Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Fondi për te varfërit

 

Pas samitit dy ditor në Meke, iniciator i së cilës ishte mbreti Abdullah, krerët e Botës Islame ranë në dakord rreth fondit për të varfërit. Ata gjithashtu diskutuan edhe për planin dhjetëvjeçar për rritjen e tregëtisë mes muslimanëve, si dhe veprimin në qetësimin e ekstremizmit religjioz, i cili, siç thonë ata, e solli Botën Islame në krizë.

Sekretari i OIC-së të martën kishte thënë: “Plani ynë bazohet rreth përmbajtjes (maturisë) dhe modernizmit të Ummetit musliman i cili do ta shpëtoj nga nënvlerësimi i zhvilluar”. Krerët diskutuan rreth formimit të fondit për fatkeqësi natyrore, si dhe për zhvillim, dhe i bënë thirrje të gjitha vendeve muslimane që së bashku në planin shumëvjeçar prej 10 viteve të rrisin tregëtinë mes atyre vendeve nga 13% në 20%. Për fat të keq nuk është konceptuar mënyra e arritjes së atij nijjeti.

Ihsanoglu kishte thënë: “Banka Islame për zhvillim do të filloj hulumtimet e nevojshme për formimin e fondit, ndërsa si program tjetër, do të duhet një period e gjatë kohore që të implemetohet.” Është sqaruar edhe problemi i vendeve islame më pak të pasura, nga të cilat, siç thuhet, “Nuk kërkohet pjesmarrje e madhe, ajo mund të jetë një shumë modeste”, çka do të thotë se më në fund uniteti është një ndër qëllimet kryesore të këtij Ummeti, shumica mendojnë se më i merituari pë këtë është mbreti Abdullah.

Badawi i cili në samit e përfaqësoi Malezinë tha se shpreson se fondi do të jet mjaft i madh t’i ndihmoj popujve të cilët nuk kanë asgjë. Ai gjithashtu shpreson se një pjesë e madhe do të ndahet dhe t’i ruhet Palestinës për t’ju ruajtur integriteti i saj.

Përfaqësuesit e unitetit kishin thënë se ky samit do të jep një forcë të re në këtë punë 35 vjeçare dhe se më në fund do të ndërmeret diçka konkrete.

Burimi: al jazeera

09.12.2005.Islamgjakova.net

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com