Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Problemet e rregullimit islam sot

 

Napolon Zeqiri

 

Përpara se të gjesh emrin e sëmundjes nga e cila vuan një popull, më parë duhet t’i bësh një grafi të detajuar gjendjes së tij shpirtërore, shoqërore, ekonomike. Natyrshëm lind pyetja:

Cili është realiteti i botës arabe?

Realiteti është i tillë ku mbisundon dhuna edhe pse feja islame është një fe paqësore. Mbisundon urrejtja për popujt-fqinjë dhe botën jo-muslimane, edhe pse kemi të bëjmë me një prej shoqërive me besimin më radikal në botë. Mbisundon varfëria tek masat edhe pse në atë pjesë të botës gjejmë sheikët më të pasur në botë. Mbisundon analfabetizmi në masë edhe pse 1000 vjet më parë ishte një prej qytetërimeve më përparimtare të kohës. Mbisundon diktati i diktatorëve dhe monarkëve edhe pse njerëzit lutën për liri e paqe. Njerëzit e kësaj pjese të botës janë më të vërtetë për të ardhur keq jo vetëm për gjendjen në të cilën jetojnë, por edhe pamundësia për të parë rrugën e ndryshimit për mirë. Nuk u mungon dëshira për ndryshimin, por izolimi fanatik nga pjesa tjetër e botës ka bërë që njerëzit të kthehen në skllevër të diktatit të tiranë, ashtu siç ishim ne shqiptarët për 50 vjet.

Cilat janë shkaktarët e gjendjes së krijuar?

Është shumë e lehtë për një njeri jashtë atij rajoni për të parë shenjat e epidemisë që ka pushtuar atë pjesë të botës. Arsyeja për këtë është se ne dimë më mirë, jetojmë më mirë, kemi parë më mirë. Kjo nuk na bën ne më të zgjuar se ata njerëz, na bën me më fat se ta. Nga ana tjetër, nuk është aq e lehtë të gjesh shkaktorët e gjendjes së krijuar. Ajo që ne mund të bëjmë është vetëm analizimi i mendimeve që hedhin grupe të ndryshëm dhe analiza e strukturës shoqërore që mban në këmbë këto rregjime.

1. Feja Islame

Në plan të parë në këtë debat ka dalë feja islame pasi ajo është aktualisht besimi i vetëm që mban bashkuar dhe nënshtruar këto shoqëri nën regjimet tiranike. Në mungesë të një sistemi të mirëfilltë politik, vakumin e politikës e përmbushin mësimet fetare dhe rolin e politikanëve në këto shoqëri e luajnë klerikët islamik. Klerikët gëzojnë si respektin dhe mbështetjen e masave, edhe tolerimin e tiranëve dhe monarkëve të cilët kanë nevojë për mirëkuptimin e klasës së klerikëve në mënyrë për të ruajtur stabilitetin brenda regjimit të tyre diktatorial.

Feja islame për njerëzit e varfër është shpëtimi nga vuajtjet, për klerikët është pushtet dhe për tiranët është mjet për të ruajtur pushtetin e tyre absolut.

Pse ndodh kështu, shtrohet pyetja? Apo ku qëndron problemi që muslimanët duke e patur Islamin si fe të jenë në një gjendje të tillë?

Mendoj që problemi kryesor qëndron, pikërisht aty se ne si musliman kemi humbur sensin, për të njohut gjërat ashtu si duhet.Të bëjmë dallimin e duhur në mes së mirës, së bukurës, dhe të vërtetës së përgjithshme. Prandaj, duhet të njohim elementet kryesore psiqike të njeriut dhe në bazë të tyre të nxjerrim vlerën e duhur. Jo ndoshta që nuk i kemi të  njohura, por ndoshta që shumë pak iu kushtojmë rëndësi.

Elementet psiqike përveç përgatitjes dhe aftësisë prezentojnë edhe artet e letersisë dhe në këtë mënyrë si zakonisht formojnë shijën që e quajmë psikologjike.

Nga ky parim konstatojmë se filozofët nuk janë larguar shumë kur i kanë ndarë vlerat në tre grupe: në vlera të së drejtës, në vlera të së mirës dhe në vlera të së bukurës.

Mendimi i tyre se vlerat e të drejtës dhe të së mirës burojnë vetëm nga intelekti për ne është i gabuar dhe i refuzuar. Ne gjithashtu nuk pranojmë që vlerat e bukurisë të burojnë nga intelekti apo nga shija, dëshira e epshi. Për ne muslimanët, burimi i të gjitha vlerave ka të bëjë me dy gjëra të pandashme: me shpalljen dhe ekzistencën.

Shpallja nënkupton çdo gjë që nxirret nga Kur’ani e Sunneti, gjë që aplikohet edhe me ekzistencën, ngase vetëm  nëpërmes këtyre dy burimeve i njohim shkallët e vlerave dhe i klasifikojmë në obligative, të nevojshme dhe të mira, gjegjësisht ashtu siç i kanë klasifikuar dhe ashtu siç shprehur dijetarët tanë.

Këto janë dy burime të pandashme dhe në rast se ndahen, atëherë fillon shkatërrimi i këtyre vlerave apo i të gjitha shkallëve të tyre.

Me këtë rast, dua të potencoj disa veçori të cilat e dallojnë muslimanin në ngritjen e personalitetit të tij:

Veçantia e muslimanit në besim, veçantia e muslimanit në adhurim, veçantia e muslimanit në mendim, veçantia e muslimanit në moral, veçantia e muslimanit në pamje

Materialistët në filozofinë e vet kësaj pyetjeje si gjejnë dot përgjigje të shëndoshë, ndërsa besimtarët pohojnë: “Njeriu jeton për ta njohur Krijuesi e vet të gjithëfuqishëm, për ta adhuruar Atë dhe për ta çuar në vend amanetin si mëkëmbës i Tij në Tokë”. Pra i marri jeton për të ngrënë, i mençuri ha për të jetuar, kurse besimtari jeton për t’i bërë ibadet Allahut të madhëruar

Njeriu për dallim nga kafshët ka dhuntinë e arsyes; ai është qenie e gjallë e vetëdijshme për vetveten; ai është i ndërgjegjshëm për vetveten, për mikun e tij, për të kaluarën e tij dhe për mundësinë e të ardhmes së tij.

Në ngritjen e mendimit islamik, nuk duhet të gabojmë se njeriu është pjesë e natyrës, në kuptimin se ai u nda nga bota e kafshëve, sepse Kur’ani na mëson se njeriu është pjesë e natyrës, por etnitet i ndarë nga llojet e tjera të qenieve të krijuara nga ana e Allahut të madhëruar. 

Siç e përmendëm më lartë në shoqërinë tonë muslimani ndryshon me hapa të shpejtuar. Kushtëzimet e kohës sonë dhe ndikimi i institucioneve e largojnë atë nga "ajo që është". Atij i janë marrë të gjitha tiparet dhe vlerat tradicionale, vetëm e vetëm që të shndërrohet në qenie të atillë siç "e duan ata", "e ndërtojnë ata" dhe siç po shohim që "e kanë ndërtuar"! Andaj pyetja më kryesore dhe më e rëndësishme për njerëzit e vetëdijësuara të kohës sonë është "Kush jam unë?", duke i shtuar kësaj atë se njeriu nuk mund të mbesë ai që është. Në të vërtetë, ai nuk dëshiron që t’i pranojë maskat bashkëkohore dhe me këtë t’i zëvendësojë ato tradicionale. Bashkëkohanikët e tij zgjedhin për vete. Ata me vetëdije të plotë e stolisin personalitetin e vet me ndërgjegje dhe pavarësi. Ata e dekorojnë veten gjer në themel. Ata shfaqin synime. Ata pasqyrojnë hije, por nuk e dinë në ç’mënyrë. Ata nuk e njohin disenjin e aspektit të vërtetë njerëzor të personalitetit të vet, i cili nuk është as shprehje e trashëgimisë së tyre, e as shprehje e maskës imituese të vënë në mënyrë artificiale. Me cilën prej këtyre identifikohen ato?

Gjatë kësaj parashtrohet edhe një pyetje tjetër që del nga të menduarit e këtillë. Ne jemi muslimanë, burra e gra të një shoqërie që dëshiron të vendosë me arsyen dhe zgjedhjen e saj, e me këtë na lidhë për historinë, kulturën, fenë dhe shoqërinë e cila rrënjët dhe frymën e vet i ka marrë nga Islami. Muslimani i kësaj shoqërie do të jetë ai që është. Ai do që vetë ta ndërtojë "veten" e tij. Gjatë lindjes së re të tij, ai dëshiron që vetë të jetë mamia e vetes. Ai nuk dëshiron të jetë prodhim i trashëgimisë së saj, e as që të ketë maskë të jashtme. Ai nuk mund të mbetet indiferente ndaj Islamit dhe nuk mund të jetë i pakujdesshëm ndaj tij.

Muslimani gjatë përcaktimit të identitetit të vet, nuk mendon se Islami është i reduktuar në kohë dhe hapsirë. Por atë e kupton si ligj universal i cili e rregullon jetën në të gjitha aspektet. Ne nuk mund të jetojmë me Islamin si ndonjë xhaketë e qepur me copa të larme të papërputhura njëra me tjetrën.

2. Struktura shoqerore

Shoqëria e ketyre vendeve ka njw strukturw piramidale autokracie. Grupet shoqwrore janw shtresat e varfwra qw gwzojnq vetwm ato tw drejta pwr tw cilat flet Kur’ani ose regjimi nw fuqi; shtresa e klerikwve qw qwndron mbi shtresat e varfwra e cila pwrkufizon moralin e kwtyre shoqwrive sipas interpretimit tw Kur’anit; shtresa tiranike nw tw cilwn bwjnw pjesw diktatorwt, monarkwt dhe obortarwt e tyre tw cilwt kanw sundim absolut mbi masat e varfwra dhe e pwrdorin klerin pwr tw propaganduar frymwn e regjimit. Kwto regjime egzistojnw nw saje tw frikws ndaj regjimit qw vret e torturon, frikws ndaj klerikwve qw luajnw rolin e Zotit, frikws ndaj Zotit qw u propagandohet me aq forcw njerwzve.

Kjo erdhi si rezultat i asaj, që në nga mesi i shekullit XVIII, dyert dhe dritaret e Botës islame u hapën para mendimit perëndimor, metodologjisë perëndimore, kulturës perëndimore, qytetërimit perëndimor, arteve, shijeve dhe traditave perëndimore. Që kur filluan perëndimorët t’i ndërtojnë kishat misionariste të cilat në vete përmbanin shkolla edukative, pothuajse në të gjitha viset islame, ndërsa në anën tjetër, fortifikatat ideologjike e kulturore islame, të mbetura në mesin e këtij populli, një nga një dobësoheshin ashtu siç dobësoheshin edhe gjeneratat islame, të gjitha njohuritë tona shkencore u shndërruan 100 % në njohuri perëndimore apo të formësuara në bazë të formës dhe modelit të perëndimorëve.

Prandaj, ndryshime të mëdha nuk ndodhën në këto shoqëri. Shkuan të huajt, ndërsa mbeten njerëzit e tyre. Këta nuk ndryshojnë asgjë prej të parëve, ndohsta vetëm se mbajnë emra Hasan e Hysen. Me këtë e tërë metodologjia islame pësoi një transformim të madh. Kështu, personaliteti islamik humbi elementet kryesore intelektuale dhe psikike. Parimet intelektuale të muslimanit mbështeten jo vetëm në dhunti, përgatitje, trashëgimi, potencial, aftësi kulturore, koncepte, përsiatje, meditime, përvoja, eksprimente, studime, analiza e observime, por edhe metodologji e njohje, ngase nëse ekziston metoda dhe njohja, ekziston dhe formohet intelekti.

3. Rregjimet Teokratike

Bota islame, sot i ka dy komponente thelbësore: prapambeturinë dhe lidhjen e humbur me amzën glaobale. Bota islame tashmë një kohë të gjatë vuan nga prapambeturia dhe pafuqia komparative. Pa sukses janë provuar zgjidhje të shumta sikur janë nacionalizmi, panarabizmi, socializmi arab dhe revolucioni islam. Kjo solli deri te frustrimet dhe mllefi. Njëkohësisht, bota islame ka humbur hapin me kulturën globale botërore, që është gjendje tejet e pakëndshme për të dyja palët. Muslimanët nuk pajtohen në atë se si do të duhej vepruar në situatën konkrete. Ata nuk pajtohen as në atë se si do të duhej të duket shoqëria e tyre në përfundimin e saj.

Muslimani në botën bashkëkohore, gëzon imazhin më të keq të mundshëm. Në mjetet e sotme globale të komunikimit, muslimani është stereotipizuar si agresiv, destruktiv, i paligj, terrorist, i paqytetëruar, fanatik, fundamentalist, i prapambetur dhe anakronist. Ai është object i përbuzjes dhe i urrejtjes nga ana e jomuslimanëve.

Prandaj, mund të themi se sfidat kryesore të botës së sotme islame janë: në frontin politik, ekonomik dhe fetoro- kulturor.

Në frontin politik sot jemi të përçarë më tepër se çdo popull tjetër. Duke pasur parasysh pasuritë e mëdha që posedojnë këto vise, bota perëndimore ka future përçarje në mes të popullit arab, duke i ndarë në shtete të shumta dhe duke i sjellur buzë luftës me njëri- tjetrin. Çdo qeveri e muslimane, pjesën më të madhe të energjisë e shpenzon në sigurimin e pushtetit Brenda shtetit, si dhe të sovranitetit jashta tij- poir ende s’ka kurrfarë suksesi.

Në frontin ekonomik- secili shtet muslimanë përkundër pasurive të mëdha natyrore bën pjesë në radhën e shteteve të rendit të tretë. Burimet e mëdha të naftës, që Allahu i madhërua iu dha si dhuratë shteteve muslimane pak ka mundur të jenë bekime në duar të tyre. Pjesa më e madhe e investimeve bëhet jashtë shteteve muslimane duke krijuar mundësinë e forcimit gjithnjë e më të madh të shteteve kundërshtare. Kur e kuptojmë se në këto vende ka gjithnjë e më pak jostabilitet politik, atëherë bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm investimi ekonomik.

Simbioza e pandashme e fese me shtetin eshte mbase edhe nje prej pengesave kryesore qe nuk i hap rrugen ndryshimit per mire ne keto shoqeri. Ne shumicen e rasteve ligjet ne keto shtete jane vetem derivate te ligjeve islamike te nxjerra nga Kurani, dhe nuk mungojne as shembujt e rregjimeve radikale islamike sic ishte Talibani ne Afganistan apo Republika Islamike e Iranit qe eshte produkt i revolucionit islamik ne ate vend.

Kjo simbioze ka mundesuar qe rregjimi ta perdori fene si maske perpara syte te njerezve. Kryengritja e shtresave te shtypura kunder rregjimit konsiderohet si nje kryengritje kunder Vullnetit te Allahut. Kjo ka bere qe per me shume se 4 dekada keto shoqeri te ngelen ne nje stanacion qe eshte shoqeruar edhe me nje izolim fanatik nga pjesa tjeter e botes perëndimore. Kjo ka bere qe shpresa per ndryshime pozitive te brendshme ne kete shoqeri, te jete gati zero.

4. Politikat e Perendimit ndaj rajonit

Nje prej shkaktareve te gjendjes se krijuar ka qene edhe politika e ndjekur nga Perendimi karshi vendeve te rajonit. Deri ne 11 shtator 2001, Perendimi dhe gati gjithe bota kane ndjekur te njejten politike ndaj rajonit. Politika e tyre ishte e thjeshte pasi permbante vetem dy komponente dhe reflektonte qarte interesat dypaleshe:

1. Ruajtja me cdo kusht e stabilitetit edhe pse kjo do te coje qe qeverite demokratike ne Perendim te mbeshtesin rregjime diktatoriale ne Lindjen e Mesme qe jane te mirenjohura per shkeljet e tyre te hapura ndaj te drejtave te njeriut.

2. Tregtia dypaleshe e naftes qe i siguron botes energjine qe del nga importimi i naftes dhe rregjimeve burime te mjaftueshme te ardhurash per te forcuar pushtetin e tyre absolut mbi masat.

Nje politike e tille shpaloste me se miri indiferentizmin e botes se qyteteruar mbi botes islame qe interpretohej nga diktatoret si nje drite jeshile per aktet makabre te rregjimeve te tyre.

02.12.2005.Islamgjakova.net

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com