"Shekulli"
TIRANË- Një tjetër projekt që pritet të marrë zgjidhje është edhe ai për ndërtimin e Urës ë Bunës, Shkodër. Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, dërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për zhvillim, për pjesëmarrje në financimin e projektit “Ndërtimi i Urës së Bunës, Shkodër”, me një kredi prej 6 000 000 (gjashtë milionë) dinarësh islamikë. Ky vendim hyn në fuqi
menjëherë. Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave. Po dje, Këshilli i Ministrave vendosi shpronësimin, për interes publik, të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i kolektorit të ujërave të bardha, në qytetin e Shkodrës. Shpronësimi do të bëhet në favor të bashkisë së Shkodrës.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, të kompensimit që shkon në vlerën prej 9 milion lekësh.
Shpenzimet procedurale, në shumën 112 500 (njëqind e dymbëdhjetë mijë e pesëqind) lekë do të përballohen nga bashkia e Shkodrës. Shpronësimi duhet të përfundojë brenda
datës 1.10.2006.
10/08/2006
|