Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Kurbani - Flijim dhe vetëmohim

 

“Thuaj: Namazi im, sakrifica ime, jeta ime
dhe vdekja ime janë vetëm për All-llahun,
Zotin e gjithësisë”. (El-En’am, 162)

 

Praktika rituale e bërjes fli është e vjetër sa edhe historia e religjionit. Si Bibla, edhe Kur’ani shënon rrëfimin mbi kurbanët e dy bijve të Ademit (a. s.), nga të cilët njërit iu pranua, e tjetrit nuk iu pranua, Interpretimi i këtij tregimi në Dhjatën e vjetër, dallon nga ai kur’anor në një aspekt shumë të rëndësishëm, pa të cilin tregimi e humb vlerën dhe kuptimin e vazhdimësisë. Dhjata e vjetër preferon “majmërinë” e kurbanit, kurse Kur’ani – devotshmërinë e njeriut. Për Kur’anin me rëndësi vendimtare është motivi e jo lënda e kurbanit (sakrificës).
Duke mos përmendur emrat, Kur’ani e çliron mendjen, ngjarjen nga prangat kohore dhe kështu tregimin e bën të hapur dhe aktual për çdo kohë. Të gjithë ne jemi bijtë e Ademit dhe gjithmonë në mesin tonë do të ketë nga ata, sakrificën e të cilëve do ta pranojë All-llahu (xh. sh.) dhe nga ata sakrificën e të cilëve nuk do ta marrë fare parasysh. Therja e kurbanit është formë specifike e sakrifikimit islam dhe e traditës, e cila shtrihet deri te rasti që lidhet për Ibrahimin dhe të birin e tij, Ismailin (a. s.)
Një natë në ëndërr Ibrahimi (a. s.) mori urdhër nga All-llahu (xh. sh.) që të flijojë djalin e vet, Ismailin. Kjo ishte sprova e All-llahut drejtuar Ibrahimit (a. s.) dhe Ismailit.
Kur’ani e paraqet këtë ngjarje në këtë mënyrë:
“Dhe kur fëmija (Ismaili) u rrit aq sa t’i ndihmojë në punë, Ibrahimi i tha: “O biri im, kam parë ëndërr se duhet të të pres, çka mendon ti?” “O baba – tha (Ismaili): Vepro ashtu siç je urdhëruar; njëmend do të bindesh se nëse do All-llahu – unë do të jem i durueshëm.” Pasi e pranuan që të dy urdhërin, e rrëzoi (djalin) në krah. Ne i thirrëm: “O Ibrahim, ti e realizove ëndrrën. E Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit. Kjo e të vërtetë ishte një sprovë e qartë. Dhe ne e zëvëndësuam atë me një kurban të madh. Kurse përkujtimin e tij të mirë ua lamë brezave të ardhshëm.” (Es-Safat, 102-107)
Vendosmëria e Ibrahimit që të bëjë skrificë dhe gatishmëria e Ismailit që të bëhet sakrificë, ka qenë një sprovë shumë e madhe dhe e pashembullt në historinë e gjinisë njerëzore. I gatshëm ta flijojë djalin, lindja e të cilit ishte fryt i luftës dhe shpresës modeste pleqërore, gëzim i pritur gjithë jetën. Dhurata e Zotit që i duhet kthyer Zotit. Të bësh kurban atë, mendja njerëzore do ët thoshte të presësh palmën e gjelbër që shkretëtirës së vdekur i premton shpresë në zgjatjen e jetës, ndërsa për mednjen profetike ajo është të konfirmuarit e nënshtruashmërisë ndaj përcaktimit të Zotit. (I.D. “Dy fjalë mbi Kurbanin”, Elif, nr. 5, 1991)
Kjo është ngritja e njeriut deri te dashuria më e lartë, dashuri që shrkinë çdo dashuri tjetër, deri të vullneti i çeliktë, i cili eviton çdo gjë që rrezikon dorëzimin e plotë ndaj Zotit. Ai na jep çdo të mirë, e në në shenjë mirënjohjeje, falim namaz dhe presim kurban. Ai që na urrën do të mbetet i papërkujtuar, ndërsa përkujtimi ynë është përkujtimi i Ibrahimit nga brezat e ardhshëm:
“Ne të dhamë ty, me të vërtetë, të mira shumë të mëdha. Prandaj falu dhe prej kurban për Zotin tënd! Ai që të urren ty, me siguri, do të jetë pa ardhmëri”. (Keëther, 1-3)
Çdonjëri prej nesh biem nganjëherë në sprova, vërtetët më të vogla, por të ngjashme me atë të Ibrahimit (a. s.). Ne e dimë më mirë ç‘është dhe cili është “Ismaili” ynë. Ai mund të jetë pasuria, pozita, pushteti, karierra etj. Çdo gjë që afërsisht e duam në atë mënyrë dhe në atë masë sikurse Ibrahimi Ismailin. A ka tek ne diçka të ngjashme me babain e tillë dhe me djaline tillë? (I.D. po aty...)
Para nesh janë dy breza, i vjetri që po perëndon dhe i riu në agim. Takimi i dy brezave nën idealin e besimit në Një Zot, gjen gjuhë të përbashkët dhe vija të plota konvergjente. Të dy këta breza, të dyja këto figura pasqyrojnë në mënyrë të plotë e të qartë përmes kësaj sprove, besimin e tyre të paluhatshëm në All-llahun (xh. sh). Ata janë shembujt më të përkryer, të cilët pasqyrojnë dy kategori njerëzish në ditët tona: intelektualin dhe të riun e sotëm.
Ibrahimi (a.s.) është profeti i parë që përdori intelektin (metodën racionale) për t’i dëshmuar dukuritë natyrore dhe ekzistencën e Fuqisë absolute të Zotit. Në këtë pikëpamje, Ibrahimi (a. s.) është model për intelektualin e sotëm. Ai është shembul i dashurisë më madhështore ndaj idealit më të lartë, ndaj Krijuesit të madhërueshëm, shembull i flijimit të asaj që është më e dashura për njeriun, pasionit për pasuri e pasardhës.
Ismaili (a.s.) profeti i ardhshëm i Zotit, është poashtu model për të rinjtë e sotëm. Është model i nënshtrimit të plotë ndaj urdhërit të All-lahut (xh. sh.) dhe i dëgjueshmërisë shembullore ndaj prindit. Ai është model i sakrifikimit të çdo gjëje, qoftë edhe të asaj që është më e shenjta dhe më e shtrenjta për çdo njeri, jetës rinore në emër të Zotit dhe për zbatimin e urdhërit të Tij.
Ibrahimi (a. s.) ishte i gatshëm të flijojë edhe djalin e vet për hir të All-llahut (xh. sh) sikurse për idealin më madhështor, pa të cilin nuk ka ngritje dhe progres. Vetëm në emër të idealëve të larta, vetëm në emër të All-lahut, mund të bëhen sakrifica të mëdha për të mirën e të tjerëve, për të mirën e popullit, për të mirën e atdheut dhe të njerëzimit në përgjithësi. Njerëzit bëhen të famshëm e të pavdekshëm vetëm nëse janë të gatshëm të flijojnë, qoftë edhe veten, për qëllime fisnike, ndërsa popujt bëhen të mëdhenj e të fuqishëm vetëm nëse stolisen me virtyte e ndjenja sakrifikuese dhe gadishmëri për të flijuar atë më të dashurën e më të çmuashmen për të mirën e përgjithshme, për prosperitetin dhe mirëqenien e popullit. (Ibrahim Hoxhiq, “Mbi të kuptuarit intelektual dhe primitiv të fesë”, Sarajevë, 1971).
Kur’ani këtë e ka thënën qartë:
“Ju kurrsessi nuk dp të arrini mirësinë e plotë (prosperitetin), përderisa të mos sakrifikoni diçka nga ajo që e keni më të dashurën dhe më të çmuashmën”. (Ali Imran, 92)
Pasuria dhe fëmijët janë stolitë e jetës së kësaj bote, por veprat e mira, që mbeten përgjithmonë, janë më mirë të shpërblyera te Zoti dhe janë shpresa më e mirë.” (El-Kehf, 46)
Historia e njerëzimit, sidomos historia e përhepjes së Islamit, është plotë me shembuj që flasin shumë qartë se asnjë sukses – edhe më i vogli, nuk mund të arrihet pa sakrifica. Sa herë që Bashkësia islamike bëhej e fuqishme shpirtërisht dhe e gatshme të japë çdo gjë prej vetes, muslimanët atëherë ecnin përpara dhe prosperonin.
Islami është knstruktiv dhe praktik dhe në pajtim me këtë janë përcaktuar edhe dispozitat dhe janë themeluar institucionet e tij. Të gjitha detyrimet materiale janë caktuar që t’i shërbejnë sa më mirë qëllimit të vet – shërimit të mjerimit material e shpirtëror të idividit dhe shoqërisë.
Është parimi përgjithshëm etik që pa sakrifica nuk ak as vepra të mira. Sakrifica mund të shprehet në disa forma: materialisht, personalisht me vetëmohime, përpjekje intelektuale, puna fizike etj. Çdo individ sipas aftësive të tij intelektuale, fizike dhe materiale, e ka obligim përpjkjen dhe vetëmohimin për të mirën vetjake dhe kolektive.
Obligimi i prerjes së kurbanit për ata muslimanë që kanë mundësi materiale, është shumëfish i dobishëm. Prerja e kurbanit ka disa domethënie: fetare, morale dhe sociale. Aspekti fetar manifestohet përmes gatishmërisë për flijim në shenjë bindjeje e mirënjojeje ndaj Krijuesit të gjithësisë, sepse, nuk arrin tek All-llahu mishi dhe gjaku i tyre, por vepra dhe devotshmëria jonë e bërë me sinqeritet.
Domethënia morale e prerjes së kurbanit nënkupton çlirimin nga varësitë e ndryshme të pasurisë, egoizmit dhe koprracisë, spese prerja e kurbanit është shenjë e dlirësisë së zemrës, “dhe se All-llahu e pranon atë vetëm nga ata që janë të mirë.”
Pres që me prerjen e kurbanit, me simbolin e sakrificës, do të vrasim egoizmin në vete, do t’i afrohemi All-llahut (xh. sh.), do të bëhemi më bujarë, më të afërt me njëri tjetrin, më të moralshëm, më të fortë në fe, përkundër të gjithë atyre që mbjellin urrejtje e përçarje bashke me genjeshtra e shpifje. (Glasnik, 2000, fq. 185).
Domethënia sociale e kurbanit shprehet me faktin që dy të tretat e mishit të kurbanit u jepen farefisit, miqve, fqinjëve dhe njohurve, pavarësisht nga përkatësia fetare. Lëkurat e kurbanëe shiten në llogari të institucioneve fetaro-arsimore dhe humanitaro-shoqërore.


Ky është, pra, obligimi i kurbanit dhe kjo është njëkohësisht edhe rruga e All-llahut, të cilën duhet ta ndjekim dhe për të cilën duhet të flijojmë:
“O besimtarë! Kryeni obligimet tuaja ndaj Zotit dhe kërkoni mënyra si t’i afroheni! Luftoni (bëni përpjekje) në rrugën e Tij po deshët të shpëtoni”. (Et-Tevbe, 24)
Ky ajet thekson qartë kushtet e lumturisë së gjithmbarshme. Njerëzit dhe bashkësitë që u përmbahen strikt këtyre kushteve, patjetër do të arrijnë shkallën më të lartë të zhvillimit dhe mirëqenies së tyre të përgjithshme.
Si përfundim, sakrifica dhe vetëmohimi është baza e suksesit në jetë, e progresit në të gjitha fushat e jetës njerëzore. Vetëmohimi dhe sakrifica zënë vend të lartë në shkalllën e virtyteve në Islam. Vetë ritet fetare islame kanë vlerën e atyre virtyteve. Të gjitha këto na shpien në përfundimin që sakrifica është rruga kryesore që na shpie te mëshira e Zotit (xh. sh.).

Muhadin Ahmeti (www.mendime.net)

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com