E enjte, Tetor 19, 2006
Malajzia do të formojë një Organizatë Ndërkombëtare të Zekatit, i përbërë nga vendet myslimane ku me grumbullimin e të hollave do të arrijnë t’i ndihmojnë nevojtarëve dhe botës myslimane.
“”Ky ishte sugjerim që të bëhet në Kuala Lumpur dhe unë e kam shprehur gatishmërinë e vendit për të formuar një organizatë të këtillë,: tha premieri Abdullah Badavi për agjencinë e lajmeve Bernama të martën më 17 tetor. Vendimi për formimin e një trupi të tillë për Zekat ishte marrë në një takim të mbrojtjes së Organizatës së Konferencës islamike për çështjen e mbledhjes së Zekatit herët në fillim të këtij viti. Pastaj u vijua në një takim special në Putrajaya, ku Saleh Kamil nga Saudia që është president i dhomës tregtare dhe industriale, sqaroi çështje para oficerëve dhe klerikëve në Malajzi. “Punë është rregulluar, dhe konferenca do të mbahet më 28 nëntor në Kuala Lumpur, ku një letër do të paraqitet mbi tavolinë,: tha Abdullah. Ky takim do të bashkoj ministrat nga Malajzia, Brunei, Indonezia dhe Singapuri. Konferenca Ndërkombëtare e Zekatit ishte thirrur më 2003 për të themeluar një trup ndërkombëtar për të koordinuar punën nëpër institucione të ndryshme të Zekatit dhe për ti ndihmuar ato. Zekati, si shtyll e tretë e islamit, është e detyrueshme për ata të cilët janë të aftë të përmbushin këtë obligim ose ata të cilët kanë mbledhur pasuri për një vit. Ajo është rreth 3 ons (28.35 g) ari. |