Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Tatimet dhe rëndesia e tyre në Islam

 

Brenda termit tatim fshehet taksa e cila paguhet nga ndërmarjet dhe shtetasit , shtetit për të ardhurat që ato kanë ose për fitimet që ato nxjerrin.[1] Ndërsa sipas Enciklopedisë Britaneze nën termin tatim fshehet e dalur nga individët , grupet ose subjektet ekonomike për të ardhurat dhe fitimet që ato nxjerrin.[2] Ky është aspekti i parë i definimit të problemit në fjalë.Ndërsa me termin taksë nënkuptojmë detyrim , zakonisht në para, që sipas ligjeve të caktuara, shteti e merrë nga shtetasit e vet ose me anë të doganës për të plotësuar buxhetin.[3] Gjitha këto aspekte ose definime janë në rregull deri në momentin e argumentimit dhe shpjegimit të tyre.Nuk ka dyshim se tatimet gjatë gjithë historisë së njerëzimit kanë luajtur një rrol të rëndësishëm në ekzistimin e shtetit dhe të financimit të saj.Kështu duke patur parasysh efektet e saj gjithnjë e më pozitive në shoqërinë njerëzore dhe në individin padyshim që edhe Islami i kushtoi një rëndësi dhe i dha hapsirë të duhur të manovrimit të saj. Tatimet janë të ndryshme nga vendi në vend dhe rëndësia e tyre nuk mund të përcaktohet saktësisht për periudhë ose për vend të caktuar. Sepse rrethanat implikojnë një lëvizje të llojeve dhe karakteristikave të tatimeve dhe si të tilla janë mjaft atraktive për analizim. Fillimisht për të ekzistuar një ekonomi e fuqishme dhe e drejtë ajo duhet pikësëpari që sistemin e saj politik ta ketë të drejtë dhe ndikimi i saj në ekonomi të jetë i natyrshëm.Kështu mund të themi se për mbledhjen e tatimeve nga shteti rroli i saj në ekonomi duhet të jetë balancues ndërmjet vlerave të vërteta dhe të mos implikoj ide dhe mendime që ekonominë e cojnë kah degradimi dhe moszhvillimi i saj.Imam Shatibiu konsideron se shteti duhet të intervenoj brenda aktiviteteve ekonomike të individëve atëherë kur ata veprojnë kundër interesave ekonomike të shoqërisë.Njëashtu ai lejon që udhëheqësi i shtetit me forcë t`i ndalë të gjitha llojet e eksploatimeve në shoqëri dhe të vendos një sistem të atillë ekonomik me anë të të cilit do të mënjanoheshin të gjitha pengesat për plotësimin e nevojave në shoqëri.[4]Nga kjo kuptojmë se në të mirë të individit është pagimi i tatimeve shtetit pasiqë në këtë mënyrë ai arrinë deri te shërbimet kualitative për jetën e tij dhe të familjes së tij si në aspektin shëndetësor, social, ekonomik arsimor etj.Njëashtu edhe përmes politikave të ndryshme ekonomike shteti duhet të ndërhyjë në ekonomi me qëllim që të ndalojë monopolet ose tentimet për një gjë të këtillë, të ndaloj stimulimin e veprimtarive që është në dëm të ekonomisë së vendit, t`i ndaloj produktet e jashtme me qëllim favorizimin e produkteve të brendshme , të ndikoj mbi uljen e cmimeve në të mirën e shoqërisë etj.Këto janë të gjitha aspekte që në mënyrë direkte apo indirekte mund të themi se lidhen me tatimet dhe bazat e saja.Sepse tek e fundit mbrojtjen e pasurisë e ka cekur edhe i Dërguari i All-llahut a.s. ku thotë në një hadith të tij :”Cdo mysliman e ka të ndaluar ndaj vellaut të vet mysliman gjakun ( ta vrasë), pasurinë ( të mos i`a grabisë) dhe nderin ( të mos e fyej )”.[5]Kjo është një vështrim mjaft i arsyeshëm për njeriun në veçanti dhe muslimanët në përgjithësi.Mbrojtja e pasurisë për myslimanin nënkupton që shteti të kujdeset për të në mënyra të ndryshme ku si bazë mjaft e fortë është edhe marrja e tatimit në pronë , në të ardhura, në fitim etj.Tatimet kanë rëndësinë e tyre dhe rrolin fiskal në të gjitha vendet me rëndësi dhe luajnë rrol edhe si instrumente ekonomike dhe sociale.[6]  
Njeriu ka një numër detyrash si antar i një “ familje “ më të madhe, shoqërie , shteti anëtar i të cilit është ai.Në fushën ekonomike individi paguan tatime të cilat shteti i shpërndanë në dobi të shoqërisë.Tarifet e tatimit ndryshojnë sipas llojeve të të ardhurave : është interesante të përmendin se Kur`ani i cili ka dhënë udhëzime precize për harxhimet e buxhetit , nuk ka dhënë rregulla e as tarife mbi të ardhurat e shtetit.Duke respektuar të gjitha detajet e pratikës së Pejgamberit a.s. dhe pasardhësve të tij të drejtpërdrejtë , heshtja e Kur`anit mund të shpjegohet si dhënie e lirisë së shtetit të ndërrojë rregullat sipas rrethanave, duke i udhëhequr sipas interesave të popullit.Që në kohën e Pejgamberit a.s. është mbledhur zekati, mbi një numër minimal të të ardhurave pa zekat , fshatari jep të dhjetën e vjeljeve të tij , nëse tokën i`a ujit shiu ose vërshimet e ujit , ndërsa gjysmën e asaj shume nëse tokën e ujit nga pusi.Në tregti dhe në eksploatimin e xeheve paguhet 2.5 % nga vlera e pasurisë.Përsa i përket karvanëve të huaja, në kohën e Pejgamberit a.s. dogana në emër të të drejtës së importit arrinë të dhjetën .Mirëpo ky fakt është me interes të përmendet, kalifi Omer r.a. i cili praktikoi atë taksë në gjysëm për disa lloje artikujsh që vinin nga Medineja, ai presedan i autoritetit të lartë na jep mundësi të parandjejmë principet e politikës financiare islame.Në kohën e Pejgamberit a.s. është dhënë zekat edhe për devet, dhentë, lopët, madje ato që janë rritur nëpër kullosat e shtetit , duke llogaritur mbi të ardhurat minimale e cila gjithmonë është e liruar nga zekati.gjithëashtu kanë qenë të liruara shtazët që kanë shërby për transport, lavra dhe për ujitje.Ekziston edhe një taksë , 2.5 % në kursimet, ar dhe argjend .Ajo e ka detyruar individin që ta aktivizoj pasurinë e vet ( të vejë në qarkullim ) , e jo ta tuboj dhe ta grumbullojë.[7]Gjitha këto aspekte që u përmendën janë të një rëndësie të vecant për individin dhe shoqërinë.Sepse përmes taksave njeriu përfiton por edhe shoqëria, kështu interesi është i përbashkët dhe këtu nuk ka kurrnjëfar të keqeje dhe shfrytëzimi.Nëse vështrojmë aspekte të ekonomisë perëndimore dhe parimet e ekonomistëve perëndimor mbi marrjen e tatimeve atëherë ne vërtet nuk bijmë ndesh me sheriatin Islam .Sepse gjatë pagesës së tatimeve duhet të ekzistojnë disa principe dhe rregulla,duke u nisur nga kater principet e Adams Smithit sic janë : barazia, saktësia , siguria dhe lehtësimi gjatë mbledhjes së tatimeve.[8]Këto principet njëherit edhe janë bazë mjaft efikase në vështrimin tonë mbi urtësinë e tatimeve.Dhe për në fund do të numërojmë disa dobishmëri të individit dhe shoqërisë nga shfrytëzimi i tatimeve . Këtu nuk kemi për qëllim të vendosim baza shkencore të rradhitjes sonë por thjesht një përsiatje metodologjike nga ajo që mund ta perceptoj koka e njeriut në nxjerrjen e urtësive të tatimit .  
 
1.Tatimet sigurojnë shtetin-Në këtë mënyrë mbushet arka shtetërore dhe ka një bazë sigurie shteti nga të ardhurat e shoqërisë së saj.Marrja e tatimeve nga shteti ka karakter zhvillimi të saj dhe shoqërisë njëashtu edhe forcimi i saj i brendshëm dhe hartimi i politikave të saja strategjike të jashtme ndërlidhet në mënyrë direkte me pagesën e tatimeve nga individët dhe subjektet ekonomike për shtetin.Në këtë mënyrë njëashtu edhe financohet operatura shtetërore e cila punon për të mirën e shoqërisë dhe sakrifikon kohë dhe mund në këtë aspekt.  
 
2.Tatimet sigurojnë shoqërinë-Përmes pagesës së tatimeve shoqëria mund që t`i absorboj mirësit që rrjedhin nga këto e që janë me të vërtet të shumta.Përmes këtyre mundësohet që njerëzit dhe shoqëria të kenë një infrastruktur mjaft të zhvilluar dhe që i përshtatet trendeve bashkëkohore dhe botërore.Njëashtu edhe ndërtimi shkollave dhe instituteve shkencore është në të mirën e shoqërisë ku ky ndërtim nuk do të mund të realizohej pa bazën e saj fillestare në investim pagesën e tatimeve nga shoqëria.Këto institute ndikojnë direkt në zhvillimin e shoqërisë dhe menaxhimin e saj kah ajo që është e dobishme për shoqërinë dhe ndalimin e të dëmshmes për të .Krijohen gjenerata të tëra intelektualësh të cilët do t`i shërbejnë kësaj shoqërie.Njëashtu financohet edhe ushtria dhe policia dy elemente kyce në mbajtjen e rendit , sigurisë dhe qetësisë brenda shtetit dhe shoqërisë së tij.  
 
3.Tatimet sigurojnë individët-Individi tash duke nxjerrur pjesë nga e ardhura e tij për sigurimin social , invalidor, penzional etj ai ose familja e tij pas një periudhe të caktuar ndjenë një masë të caktuar të sigurisë.Zaten edhe puna më e mirë që mund të bëhet në Islam është edhe ushqimi i familjes tënde dhe sigurimi i saj nga sprovat materiale në këtë botë.Njëashtu individit i mundësojnë një shkollim mjaft cilësor, mjekim të tillë, një jetë të rehatshme dhe siguri të plot nga hajnat e ndryshëm.Këtu duhet të ceki edhe një urti mjaft interesante, njeriu ose myslimani i cili mendon se ka arritur një masë të caktuar të diturisë islame mendon se është mirë që t`i bëhet dëmë shteteve të ndryshme që nuk kanë kushtetut islame dhe mendojnë se nuk është mirë që këtyre vendeve t`u jepet tatim.Po mir, këto vende që t`i i quan se janë kundra teje, tije të siguruan strehë, sigurim social, sigurim penzional, bile të pranuan nën prehrin e tyre në kohën kur shteti i jotë të përndjeki dhe t`i nuk e sheh të arsyeshme që obligimet që ke ndaj saj t`i kryesh.Të lutem logjiko.  
 
Të shpresojmë që kemi arritur edhe qëllimin tonë me këtë punim e që është se tatimet kanë rëndësi të madhe në Islam dhe duhet të paguhen në kohën dhe në vendin e caktuar.Duhet të respektohet ky element i shoqërisë ku jeton pa marrë parasysh raportet e popullit tënd me atë popull, mendoj aspektet politike dhe religjioze, sepse tekefundit deri në momentin kur t`i shfrytëzon mundësit që të ofron ajo, obligohesh si mysliman që edhe detyrimet që ajo kërkon nga t`i t`i realizosh njejtë sikur që edhe i shfrytëzon.Të vlerësojmë se nuk kemi gabuar dikund dhe nëse kemi gabuar inshalla All-llahu xh.sh. na pranon pendimin dhe na fal gabimet sepse është në dorën e Tij që të falë dhe të pranoj pendimin e penduesit.Të All-llahut jemi dhe të Ai edhe do të kthehemi.  
 

 
 
Hamdi Nuhiju  
Kumanovë  
03 08 2006  
 
Literatura e konsultuar:  
 
Mendimet Ekonomike Islame I , Grup Autorësh, Tetovë 2002  
Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu, Shkup 2005  
Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullahu, Shkup 1985  
Rroli dhe ndikimi i Tvsh në politikën e pergjithshme fiskale të R.M. , Selami Aziri , Tetovë  
Fjalor i gjuhës së sotme shqipe në formën elektronike  
Veliki Finansijski Prirucnik 1 Grup Autorësh, Beograd 1974  
Britanika Enciklopediski recnik vol.3 skopje 2005 str  
 
--------------------------------------------------------------------------------  
 
[1] Fjalor i gjuhës së sotme shqipe në formën elektronike.  
[2] Britanika Enciklopediski recnik vol.3 skopje 2005 str.34  
[3] Fjalor i gjuhës së sotme shqipe në formën elektronike  
[4] më gjërësisht shiko në Mendimet Ekonomike Islame I , Grup Autorësh, Tetovë 2002 f.75  
[5] Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu, Shkup 2005 f.102  
[6] Veliki Finansijski Prirucnik 1 Grup Autorësh, Beograd 1974 f.287  
[7] Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullahu, Shkup 1985 f.158-159  
[8] Rroli dhe ndikimi i Tvsh në politikën e pergjithshme fiskale të R.M. , Selami Aziri , Tetovë 2006 f.3 punim diplome

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com