Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Marketingu dhe ekonomia islame

 

Shumica e njerëzve kur ndëgjojnë termin marketing menjëher pa hezitim i shkon ndërmend termi reklam dhe këtu i vëndojnë pikë. Përvec kësaj disa mysliman të cilët mundohen që të jetësojnë më shumë rregulla islame në shoqëri pa hezitim japin mendim rreth dispozitës islame për marketingun, ato thojnë se është e ndaluar sepse sipas tyre marketingu nuk është dicka e vërtet dhe është fshehje e realitetit , fshehje e të metave që ato bazohen me hadithe dhe me ajete se mashtrimi dhe fshehja e të metave të mallrave dhe shërbimeve është e ndaluar. Shikuar nga ky pozicion edhe kanë të drejtë, por nëse hulumtojmë pak më thëllë atëherë do të ndërronim mendim rreth asaj se cka është në fakt marketingu dhe kur është shfaqë për të parën herë. Sipas Enciklopedisë Britaneze me marketing nënkuptojmë [1]aktivitetin e sjelljes ose më mirë thënë ndërmjetësimin në mes shitësit dhe blerësit. Në ekonomitë e zhvilluara, ndërmjetësimi i marketingut luan rrol kryesor në rregullimin e politikës së korporatave. Dikur ka luajtur rrolin e rritjes së shitjeve të mallrave përmes reklamave dhe tjera teknika promovuese, mirëpo tash, departamentet e marketingut fokusohen në politikat kredituese, zhvillimin e prodhimit , mbështetjen e blerësve, distribuim dhe komunikim i përbashkët. Marketingu përdoret edhe për rritjen e prodhimeve aktuale dhe sjelljen e prodhimeve të reja. Pra sipas kësaj enciklopedie në marketing , reklama është vetëm metod e saj përbërëse ose instrument dhe jo vet marketingu në tërësi. Ndërkaq marketingu si shkencë për të parën herë paraqitet në ShBA dhe me një shpejtësi të madhe bartet në tërë rruzullin tokësor. Ndërkaq shkencëtarët kanë bërë dy vështrime të marketingut atë mikroekonomik dhe makroekonomik.[2 ] Kështu, mikromarketingu do të ishte vënia në jetë e veprimtarive që synojnë arritjen e objektivave që ka caktuar një organizëm , mbi bazën e parashikimit të nevojave të klientëve , duke drejtuar një fluks të mirash e shërbimesh nga prodhuesi drejt konsumatorit e që kënaqin nevojat e këtij të fundit .Makromarketingu paraqitet si një proces social ekonomik që drejton fluksin e të mirave e shërbimeve nga prodhuesi tek konsumatori me qëllim harmonizimin e ofertës me kërkesën dhe realizimin e objektivave të shoqërisë.

Pra, ky është edhe segmentimi i marketingut nga spektri mikro dhe makroekonomik që ndërlidhet në të dy rastet me shoqërinë nga e cila dalin shkathtësitë dhe kthehen tek ajo si synim kryesor. Marketingu shikuar nga këndi islam është një përpjekje apo angazhim për të organizuar, planifikuar dhe distribuuar prodhimet e prodhuara që islamikisht janë të lejuara deri te konsumatorët. Vet plasmani i mallrave dhe shërbimeve bënë pjesë në strategjitë e marketingut dhe sipas Islamit njeriu duhet t`i tregoj të metat e mallit, e sipas mendimit tim ai tregtar që tregon të metat e mallit të tij konsumatorit jetëson një urdhër të Krijuesit por njëashtu edhe një parim ose ligj të marketingut, që është ligji i sinqeritetit. Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`anin famëmadh[3]: ”Thuaj:Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një , e pastaj të mendoni thellë( që ta kuptoni).” Nga ky ajet kur`anor kuptojmë se cdo punë duhet të bëhet për hir të Krijuesit dhe me sinqeritet dhe me logjik. Fjala e fundit e ajetit kur`anor ...mendoni thellë... mund të përmbajmë lirisht mendimin tonë se këtu bënë pjesë edhe njohuria e strategjive të marketingut.[4] Profesor Abas Akkadi hartoi një libër me titull: ”Të menduarit e thellë është detyrë e domosdoshme islame”. Sepse për të udhëhequr një biznes duhesh të jeshë vizionar dhe njeri i devotshëm e besimtar, ndërsa si vegël pa të cilën sot asnjë biznes nuk mund ta paramendoj vazhdueshmërinë e tij është edhe njohja e shkathtësive të marketingut. Ky është një mendim mjaft me vlerë, tash në vazhdim do të cekim ligjet e marketingut që janë të hartuara nga një ekspert i kësaj lëmije. Këto janë 22 ligje mjaft të vlefshme që me fjalorin e ekonomistëve perëndimor paraqesin “BIBLËN E MARKETINGUT”. [5]

 

1. LIGJI I LIDERSHIPIT - Është me rëndësi te jesh i pari dhe jo më i miri. Kuptuar fjalë për fjalë ne vetëm se biem ndesh me rregullat islame, sepse islami kërkon cilësi dhe jo shpejtësi të panevojshme dhe të ngutshme. Por , sipas këtij ligji ne vetëm se arrijmë me prodhimet tona të parët në treg dhe në këtë mënyrë nxisim edhe të tjerët në punë dhe në këtë mënyrë zhvillojmë konkurencën dhe ekonominë islame në tërësi. Si rezultat i kësaj do të kemi më pak të papunë, shërbime dhe mallra më të lirë, më cilësore etj.


2. LIGJI I KATEGORISË - Nëse nuk arrinë të jesh i pari në një kategori, krijo një kategori tjetër, me të vërtet ky ligj është i një rëndësie të vecant. Pasiqë në këtë mënyrë mundësohet zhvillim i degëve të reja të ekonomisë islame dhe një mundësi plus e përfitimit të konsumatorëve mysliman.


3. LIGJI I MENDJES - është më mirë të jesh i pari në mendjen e blerësit sesa në treg. Me të vërtet nevoja e trasimit të idesë se produktet tona janë më cilësore se tjerat vërtet është bërë domosdoshmëri. Ne në këtë mënyrë nuk reklamojmë mallrat tonë dhe injorojmë tjerat dhe nuk ofrojmë mallra jocilësore ndërsa këndej i fshehim me propagandën tonë, ne fillimisht prodhojmë mallra dhe shërbime me cilësi të lartë dhe pastaj bëjmë trasimin e idesë tonë deri në mendjen e konsumatorit mysliman.


4. LIGJI I PERCEPTIMIT - është ligj që konsumatori ka fjalën kryesore në momentin e perceptimit të mallit tonë.


5. LIGJI I FOKUSIT - stimulon kreativitetin e prodhuesve dhe këto i lidhë me nevojat e konsumatorëve.


6. LIGJI I EKSKLUZIVITETIT - ruan sekretin afarist dhe lidhjen e krijuar midis prodhuesit dhe blerësit ose shitësit dhe blerësit dhe mallra dhe ide ekskluzive trasohen për konsumatorët , kjo bëhet me qëllim të përvetësimit të sa më shumë konsumatorëve.


7. LIGJI I NIVELIT - është me rëndësi të dijmë se në cilin nivel gjendemi te konsumatori , nëse e arrijmë këtë ne kemi edhe mundësi optimale për përmirësim dhe zgjerim.


8. LIGJI I DUALITETIT - Muhammedi a.s. na porositë që zili të kemi në dy punë dhe persona, në personin që ka dituri dhe e përdor në rrugën islame dhe në personin që ka pasuri dhe e shfrytëzon në rrugën e All-llahut.


9. LIGJI I OPOZITËS - në ekonomi nëse je mysliman nuk do të kesh fat që gjithmonë të jesh i pari , por ky ligj rregullon efektin tënd nga opozita dhe hapat e tua të ardhshme për një rikthim të sigurt.


10. LIGJI I NDARJES - ndarja e kategorive ekonomike sjellë edhe mendime të reja në konceptin e marketingut. Ne duhet të perceptojmë ndarjen me kohë dhe ambientimin tonë në një mjedis të ri ekonomik.


11. LIGJI I PERSPEKTIVËS - gjërat duhet të shikohen nga perspektiva e re, dhe e ardhmërja e afërt, në ekonomi nuk ka vend që nuk ecën më trendet dhe duhet të kihet shumë kujdes në këtë lëmi.


12. LIGJI I ZGJERIMIT TË LINJËS - përvec ndarjes ne duhet të kuptojmë dhe të jemi të aftë që t`i përballojmë edhe zgjerimit të linjës së prodhimit, nëse nuk jemi të aftë atëherë ne jemi vetëm se në humbje.


13.LIGJI I SAKRIFICËS - në Islam cdo punë për hir të All-llahut është sakrificë, padyshim edhe sakrifica jonë në shitjen e mallrave dhe produkteve me qëllim ushqimin e familjes sonë dhe sigurimin e shoqërisë islame dhe arritjen e kënaqësisë së All-llahut , llogaritet si adhurim islam.


14.LIGJI I KARAKTERISTIKAVE - duhet t`i kemi parasysh karakteristikat e shijeve të konsumatorëve.


15. LIGJI I SINQERITETIT - padyshim që cdo punë duhet të kryhet me sinqeritet dhe nëse ne fshehim të metat e mallrave dhe shërbimeve tona dështojmë edhe në këtë dynja edhe në tjetrën.


16. LIGJI I VECANTISË - ndërlidhet me ekskluzivitetin por nuk është e njejtë sepse sipas këtij ligji veçantia e depërtimit tonë në treg duhet të ndihet me arritjen e impulseve tek konsumatori.


17. LIGJI I TË PAPRITURËS - gjithmonë duhet të kemi në konsiderat të papriturën dhe të përgaditemi që para për këtë gjë.


18. LIGJI I SUKSESIT - nuk duhet të jemi agresiv në ekonomi dhe të synojmë fitime të mëdha, nëse e arrijmë këtë ne vetëm se praktikojmë ligjin e suksesit.


19. LIGJI I DËSHTIMIT - Nëse jemi agresiv në ekonomi dhe presim fitime të mëdha atëherë vie në konsiderim ligji i dështimit.


20. LIGJI I EKZAGJERIMIT - [6] Shpeshherë gjendja paraqitet ndryshe nga ajo që paraqitet në shtyp! Kur gjërat shkojnë mirë, kompania nuk ka nevojë ta teprojë. Kur lind nevoja e ekzagjerimit, zakonisht nuk ka të bëjë fare me situata shqetësuese dhe problematike.


21. LIGJI I RRITJES SË SHPEJTËSISË - [7] Programet e suksesshme nuk janë ndërtuar mbi trillime, por mbi tendenca! Nëse e shikon që je në një biznes që rritet shpejt dhe ka të gjitha karakteristikat e një trilli, gjëja më e mirë që mund të bësh është ta zbusësh pak. Duke e zbutur, e zgjat jetën e trillit dhe e bën më të ngjashëm me një rrymë.


22. LIGJI I BURIMEVE - [8] Pa fondet e duhura një ide nuk mund të bëhet realitet!

Marketingu është një betejë që bëhet në mendjen e klientit. Duhen para për të hyrë në mendjen e klientit. Dhe pasi ke hyrë aty, duhen akoma para që të vazhdosh të qëndrosh.

Shkurtimisht vështruam ligjet e marketingut dhe na u dha një pasqyrë e qartë rreth kësaj lëmijë mjaft atraktive në kohën që po jetojmë. Ndërkaq Marketingu ka patur edhe kritikat e saja që deri diku edhe mbajnë. Disa nga këto kritika edhe mund t`i numërojmë:[9]

a) Reklama është e mërzitshme, e pasakt dhe nxitë shpenzime të kota.
b) Marketingu nxitë instinktet matrialistike tek njerëzit,
c) Kredia në konsum i shtynë njerëzit, vecanërisht të varfurit për të blerë objekte për të cilat nuk kanë nevojë dhe që kapërcejnë mundësitë e tyre financiare,
d) Ndryshimi i stilit qonë në konsumin e përkohshëm të produkteve dhe kërkon shpenzime të parakohshme,
e) Ambalazhi dhe etiketimi shpesh janë konfuz dhe mashtrues,
f) Ndërmjetësit qojnë në ngritjen e çmimit pas sjellë asgjë në cilësi , në shpërndarje etj.

Këto kritika qëndrojnë nëse bëhet fjalë për një shoqëri që nuk i njeh vlerat islame dhe nuk i respekton ato edhe nëse i njeh. Por në një shoqëri islame nuk ka vend për kësi lloj kritikash për këtë lëmi. Sepse tregtari mysliman nuk bënë mashtrime në treg dhe marketingun e kupton si strategji ekonomike për të mirën e shoqërisë në tërësi e jo për interesa vetjake egoiste. Të All-llahut jemi dhe te Ai edhe do të kthehemi.

 

Hamdi Nuhiju
Kumanovë 07 07 2006

Literatura e konsultuar:
Kur`ani përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmedi
Pejgamberi a.s. dhe dituria, Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2004
Bazat e Marketingut, Dr.Bardhyl Ceku, Dr.Ilia Kristo, Dr.Arjan Abazi, Dr.Artan Duka, Tiranë 1996
BRITANIKA ENCIKLOPEDISKI RECNIK VOL.6 SKOPJE 2005
www.biznes.com

[1] BRITANIKA ENCIKLOPEDISKI RECNIK VOL.6 STR 56
[2] Bazat e Marketingut, Dr.Bardhyl Ceku, Dr.Ilia Kristo, Dr.Arjan Abazi, Dr.Artan Duka, Tiranë 1996 f.8
[3] Sebe, 46
[4] Pejgamberi a.s. dhe dituria, Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2004 f.21
[5] ligjet janë të huazuara nga www.biznes .com ndërkaq spejgimet janë të autorit të këtij shkrimi
[6] www.biznes.com
[7] po aty
[8] po aty
[9] Bazat e Marketingut, f.20

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com