Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Ekonomia islame si realitet dhe sfidë për botën

 

Në shikim të parë ky titull nuk duket mjaft atraktiv dhe nuk i përgjigjet standardeve ekonomike botërore, por në esencë komplet realiteti i këtij shekulli në aspektin material fshehet nën këtë titull. Por, për ta qartësuar mendimin tonë lypset definimi i problemit në fjalë .Pra, shkojmë me rradhë. Me termin ekonomi nënkuptojmë tërësinë e marëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror.[1] Ndërsa nën termin islam nga aspekti etimologjik fshehet fjala nënshtrim dhe dorëzim, ndërkaq terminologjikisht nënkuptohet nënshtrimi i robit ndaj All-llahut me qenien e tij të brendshme dhe të jashtme duke zbatuar urdhërat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, me c`rast përfshinë fenë si tërësi.[2] Me termin realitet nënkuptojmë gjithë atë që ekziston në të vërtet , bota objektive, natyrore e shoqërore; sendet dhe dukuritë e vërteta , që nuk janë vetëm në përfytyrimin e njeriut ose që nuk janë nxjerrë nga koka e tij.[3] Dhe me termin sfidë nënkuptojmë thirrje që i drejtohet dikujt për të hyrë në ndeshje a në garë me të.[4] Tash vetëmse e kemi të qart problematikën në fjalë dhe mund të zgjerohemi në sqarimin e saj.Islami në rruzullin tokë erdhë që të sjellë një sistem të ri jete dhe të rifreskoj qenien njerëzore me një metod të re mendimi. Nuk ka dyshim se zhandri i ndikimit të Islamit në shoqëri është i gjërë dhe i paparashikueshëm , dhe përgjigjet e saj për nevojat e njeriut janë mjaft të sakta dhe rehatuese për të. Nga njeriu kërkohet vetëm t`i përmbahet urdhrave hyjnore dhe t`i jetësoj ato në jetën e tij, por nuk guxon të bie ndesh me to sa përndryshe e pret një ndëshkim i rënd për të. Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`anin famëmadh: ”Dhe thuaj:” Veproni, All-llahu do ta shoh veprën tuaj , edhe i dërguari i Tij e besimtarët...”[5] Nga ky ajet kur`anor ne vetëm se kuptojmë qëllimin e jetës sonë. Njeriu për të jetuar duhet t`i përmbush nevojat e tij elementare dhe si shkak i kësaj duhet të zhvilloj teknika të reja menaxhimi , kërkimi dhe furnizimi në shoqëri. Edhe pse All-llahu xh.sh. është Furnizuesi , ai pra njeriu prap duhet ta kërkoj atë dhe asnjëher të mos ndalohet. Ky modalitet ose kjo formë e komunikimit të njeriut me jetën e tij quhet me një fjalë tjetër ekonomi. Pra gjuha e komunikimit të njeriut me jetën e tij reale quhet ekonomi dhe është si bazë për vazhdimin e ekzistencës së tij në këtë botë. Nuk ka asnjë dyshim se në anën tjetër të medaljes gjërat nuk shikohet sikur në këtë anë.Atje njeriu jeton në kundërshtim me vetveten dhe me ligjet e Krijuesit, ndërsa këtu në harmoni me veten e tij dhe në pajtim me ligjet e All-llahut xh.sh.Atje ai ka të drejtë në gjithçka dhe në të gjitha metodat, këtu ka të drejtë në gjithçka por nuk ka të drejtë në përmbushjen e orekseve të shejtanit.Ajo botë ose ajo anë tjetër e medaljes është e mbushur me dekadencë, mëkate, devijim , shtrëngim , mostolerancë, shfrytëzim, mostolerim ;ndërkaq ana tjetër është e mbushur me dhembëshmëri, dashuri, respekt, mosmashtrim, drejtësi, dhe sinqeritet. Në këtë botë në të cilën po frymojmë ka ardhur momenti i fundit, ose është ngritur në piedestal nevoja e ndryshimeve kah e mira, sepse i tillë është njeriu nëse stërmbushet me të këqijat e demonit kërkon freskim shpirti i tij dhe vazhdim të qenies së tij, sepse nuk mund t`i qëndroj imun të gjitha planeve të tij. Ai ka ardhur në të njejtën pozit sikur njeriu para Islamit, kur detyrohej ta varros vajzën e tij për shkak të turpit të tij në shoqëri, ka ardhur në atë pozit sikur grueja e para Islamit ishte e gjithkujt në shfrytëzim dhe e askujt në të drejta. Por erdhi Islami me një sistem të ri dhe gjeti zgjidhje për gruan dhe për të gjitha problemet e njeriut në atë kohë. Po i njëjti Islam është edhe në shekullin që po jetojmë, plot e përplot me zgjidhje dhe alternativa.Ai hulumtoi edhe jetën ekonomike të besimtarit dhe sot në botën që po jetojmë ky element duhet të jetë prezent në cdo shoqëri dhe në cdo spektër të jetës.  
Ekonomia islame është dicka reale, që ekziston dhe e zakont, ajo ka përgjigjet e saja kundër shfrytëzimit të qenies njeri dhe kundër metodave të rënda ekonomike. Sistemi ekonomik islam është sistem i mesit dhe si i tillë për botën na paraqitet si sfidë që duhet përballuar nga ana tjetër e urës. Sistemi ekonomik islam (SEI) nuk njeh lirinë absolute ne asnjë veprim, dhe as ne atë ekonomik, por, ka parapare rregulla, parime dhe norma legjislative, te cilat koordinojnë këtë aktivitet ne përputhshmëri me fenë islame dhe me shoqërinë, si dhe ne koncenzus te plotë me dobinë apo interesin, te cilin e realizon si për shoqëri po ashtu edhe për individ.[6]Nga ky element mjaft i rëndësishëm që është legjislativa islame krijohet një rend mjaft harmonizues në shoqërinë njerëzore në përgjithësi.Njeriu nuk guxon ta fundos fatin e njeriut dhe nuk guxon ta robëroj atë, por edhe ai vet nuk guxon të robërohet.Nga rregullat e arta islame kemi edhe rregullën se më mirë është të jesh i pasur në kokë se i pasur materialisht.Sepse dituria të mbron ty ndërsa pasurinë t`i duhesh ta mbrosh.Vepra e njeriut në cfarëdo dege ekonomike duhet të jetë në pajtim me etikën e tij dhe nuk guxon të dalë jashta normave islame.Ndërsa në shoqëritë kapitaliste lejohet që individët të bëhen të pasur dhe masën edhe më shumë ta varfërojnë ndërsa ndalojnë etikën e mirëfillt të punës dhe largohet nga kodi i sjelljes së mirë në shoqëri. Ekonomisti mysliman detyrohet që ta jap zekatin sepse e ka kusht për të qenë mysliman, ndërsa kapitalisti perëndimor detyrohet që me dhunë t`ua marrë kamatën të varfurve që për nevoja primare jetësore marrin kredi për një vendbanim të qëndrueshëm.Ky trajtim i kapitalizmit ndaj të varfurve dhe shumë dobësi të tij e sjellën këtë gjendje të botës sot.Një pjesë e botës ka pasuri tepër, ndërkaq pjesa tjetër vdes nga uria, një pjesë e tjetër vrapon nga e mira e luksit në të mirën e luksit, ndërsa pjesa tjetër nuk mund të arrij as deri te të mirat inferiore....Dhe për fund thotë Muhammedi a.s. në një thënie të tij : ”Veprat vlerësohen sipas qëllimit dhe se cdokujt i takon ajo që e ka pasur për qëllim.Prandaj kush shpërngulet ( bën hixhret ) për hir të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij , shpërngulja ( hixhreti ) e tij është përv All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërkaq shpërngulja e të cilit është të fitoj disa të mira të kësaj bote, ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitoj tjetër përvec cka ka pasur për qëllim.”[7] Na bëftë All-llahu prej atyre që veprimtaria jonë ekonomike të jetë vetëm për hir të arritjes së kënaqësisë së Tij. Të All-llahut jemi dhe nuk ka asnjë dyshim te Ai edhe do të kthehemi.

 

Hamdi Nuhiju  
Kumanovë  
27 07 2006  
 
Literatura e konsultuar:  
 
1.Kur`ani famëmadh përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmeti,  
2. Komenti i dyzet haditheve të Imam Neveviut , Dr.Mustafa El-Buga , Muhjidin Mistu, Shkup 2003  
3. E vërteta mbi Islamin dhe kushtet e imanit , Muhammed Fet`hi-Rifai, Shkup 2004  
4. Marrë nga një çikël ligjëratash te “En Nudhum El islamijjeh”, ne “University Brunei Darussalam” përktheu Sedat Gani Islami 10-7-2006  
5. Fjalori elektronik shpjegues  
 
 
--------------------------------------------------------------------------------  
 
[1] Fjalori elektronik shpjegues  
[2] E vërteta mbi Islamin dhe kushtet e imanit , Muhammed Fet`hi-Rifai, Shkup 2004 f.5  
[3] Fjalori elektronik shpjegues  
[4] Fjalori elektronik shpjegues  
[5] Et-Tevbe,105  
[6] Marrë nga një çikël ligjëratash te “En Nudhum El islamijjeh”, ne “University Brunei Darussalam” përktheu Sedat Gani Islami 10-7-2006  
[7] Komenti i dyzet haditheve të Imam Neveviut , Dr.Mustafa El-Buga , Muhjidin Mistu, Shkup 2003 f.13

 


 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com