Vërtet me plot të drejtë mund të themë se është një temë e komplikuar e cila kërkon vështrim të posacëm analitik. Ndërkaq komplikueshmërinë e saj e rritë edhe më shumë udhëheqja e shteteve të ashtuquajtura islame të cilët në emër të Islamit bëjnë dicka jashta Islamit dhe në këtë mënyrë stimulojnë monopolet në treg dhe politik njëashtu. Po pse të ekzistojnë monopolet? Cdo njeri mendon se do të jetë përgjithmonë në këtë botë dhe se është gjithmonë më superior se tjetri. Cdo punë që bënë mendon se i`a ka qëlluar dhe se tjetri nuk e ka në të drejtë, mundohet me cdo mënyrë që ai me idenë e tij të dalë fitimtar. Edhe pse jeta e tij është e mbushur më frikë dhe me mllef ai prap vazhdon të njejtën histori dhe nuk ndalet dot.Kështu ndodhë edhe me bizneset.Prirja e tyre që gjithmonë të jenë profitabile dhe të vetme ta kenë fatin e ndarjes së pasurisë është mëse e dukshme në këto kohëra që edhe po frymojmë.Në njëfarë mënyrë monopolet na paraqiten si sindrom ekonomike që po infekton cdo biznes dhe biznesmen. Porse në epokën e globalizmit ky sindrom ekonomike ka filluar të infektoj edhe popullatën myslimane të cilët gjithnjë e më shumë garojnë në krijimin e monopoleve në ekonomi dhe në cdo fushë të jetës dhe kanë harruar termin strategji ekonomike, politike dhe sociale. Gjërat të cilat po na servohen po i marrim dhe po i konsumojmë pa pyetur për to dhe gjithnjë e më shumë po i ndihmojmë krijimit të monopoleve në vend se ne të bëhemi armik më të mëdhenjë të saj.[1] Fjala monopol rrjedh nga greqishtja :mono që do të thotë i vetëm dhe polein që do të thotë më shitë.Në kuptimin e saj gjuhësor ne krijojmë përshtypjen e një vendi vetëm me një shitës i cili në mënyrë efikase funksionon.Ose edhe mund të themi një vend me më shumë shitës po ku rregullat e lojës ekonomike i vendos vetëm një firmë ose një individ.Po si mund të ndodhë një gjë e këtillë në ekonominë e tregut ku rregullat e lojës ekonomike vendosen nga oferta dhe kërkesa për mallra dhe shërbime?[2]Disa kritikë kanë akuzuar ekonomistët profesionist për injorim të rrolit të cmimeve të administruara në ekonominë amerikane dhe për pretendimin se të gjitha cmimet vendosen nga oferta dhe kërkesa.Sipas shumicës së këtyre kritikëve , ekonomia amerikane sot kontrollohet në mënyrë të konsiderueshme nga monopolistët dhe oligopolistët , të cilët nuk duan të dinë për kërkesën dhe ofertën , por në të kundërtën përdorin fuqinë e tyre të tregut për të manipuluar cmimet sipas interesave të tyre egoiste dhe të ngushta.[3]Pra, monopoli përfaqëson një firmë të vetme e cila prodhon dhe shet gjithë produktin e një dege.
Kjo është pamja e saj e vërtet në ekonominë bashkëkohore dhe si e tillë po sundon në gjithë botën.Një grup njerëzish përvec se po vendosin fatin e ekonomisë botërore ato njëashtu edhe po vulosin fatin e një numri të madh konsumatorësh .Për këtë që thamë do t`i cekmi disa tipare të monopolit:
1.Mungesa e zëvendësuesve të afërt, pra në munges të zëvendesuesve për mallra të caktuar një firmë e vetme jeton në botën e çudirave dhe krijon monopol kështu që për shumë vite dhe dekada ajo krijon një kapital gjigand që do të jetë rrezik për konsumatorët e saj.
2.Aftësia për të ndikuar mbi çmimin, kjo është mëse e realt në kohën e mungesës së zëvendësuesve të afërt edhe firmat monopol janë shumë të afta që të rrisin cmimet në treg që është në kundërshtim me etikën e shoqërisë në përgjithësi.
3.Ekzistenca e pengesave të hyrjes, normal që do të kenë pengesa të gjitha ato firma që kërkojnë të hyjnë në këtë degë , ngase monopolisti ka krijuar një gjendje të lakmueshme për veten e tij dhe ka dizajnuar një politikë mbrojtëse për vetveten.
Këto janë vetëmse disa nga tiparet e shumta të monopolit që sot ka sunduar botën dhe për cdo ditë edhe në zhvillim e sipër dhe jo në shkatërrim.Dhe ka një mori efektesh negative në shoqëri sic edhe mund të numërojmë:
-ngritja e cmimeve në treg,
-stimulimi i dallimeve të tepërta të klasave sociale,
-pasurimi i tepërt i një grupi personash të caktuar,
-mosfunksionimi i duhur i ekonomisë për shkak të moslaramanisë së produkteve,
-varësia ekonomike e shteteve nga firma të caktuara dhe shumë efekte tjera negative që në cdo moment dhe në cdo hap mund t`i hasim në shoqëri.Nga kjo mënyrë e të menduarit ne vetëm se krijojmë një ndarje të shoqërisë në klasa dhe përcarje, urrejtje dhe hakmarrje, vjedhje dhe denoncim, largim të njerëzve nga morali.
Ndërkaq All-llahu xh.sh. në Kur`anin famëmadh thotë:[4]” Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kr ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër.”D.m.th. All-llahu xh.sh. nuk urdhëron ndarjen por bashkimin e njerëzve e bënë obligim për cdo njeri qoft i pasur ose i varfur, edhe nëse kanë qenë armiq para Islamit tash ato janë vëllezër dhe të qetë nën ombrellën islame.Që tregon një të vërtet të madhe dhe një nevojë e kuptimit të rregullave sheriatike në këtë shekull.Ndërkaq në ndalimin e monopolit e kemi qëndrimin e qartë të të[5] Dërguarit të All-llahut ndaj atyre të cilët dilnin dhe i pritnin prodhuesit e fshatrave para se të hyjnë në treg, ua blenin prodhimet me cmime më të ulta duke përdorur metoda të ndryshme dhe pastaj i diktonin cmimet në treg sepse vetëm ato ishin pronarë të prodhimeve.Transmeton Ibn Abbasi i cili tha:”Pejgamberi a.s. ka thënë :”Karavanët mos i pengoni, ndërsa qytetari le të mos e shesë produktin e fshatarit”.(Buhari)Ndërkaq Dr.Jusuf Kardavi thotë:[6]”Nga urtia hyjnore ka qenë që barazpeshën ta bëjë si vecori dalluese të kësaj bashkësie , të këtij misioni që paraqet finalen e misioneve hyjnore , me të cilën iu dërgua Pejgamberi i gjithë njerëzimit dhe mëshira për të gjitha botët.”Nga kjo thënie kuptojmë se Islami është mesatar dhe si i tillë ndalon teprimet dhe ekstremumet e ndryshme, nuk ka supernjeri e as super ekonomi , por për atë ekziston edhe dera e pendimit dhe zgjidhja e problemeve përmes konsultimit dhe jo kryenecësisë.Ekonomia islame mund ta ndal monopolin përmes ndërhyrjes së shtetit në ekonomi.Por jo vetëm në këtë mënyrë, por nëse bëhet fjalë për një treg me konsumues të konsiderueshëm mysliman atëherë ne edhe nuk kemi shumë nevojë që të ndërhyjmë në ekonomi pasiqë vet mësimet fetare neve na ndalojnë nga krijimi i monopoleve , duke stimuluar garimin në punë të mira dhe të dobishme por jo edhe krijimin e urave dhe udhëkryqeve të pakapërqyeshme për persona tjerë dhe ekskluzive për një grup personash. Një gjë e tillë është paranoike dhe e papranueshme për vet logjikën njerëzore.Sepse Islami u përkujdes për preventivën para sëmundjes dhe barin e dobishëm në këtë bucet barnash.Pra mund të konkludojmë se ekonomia islame si sistem , monopolin e ndalon nëpërmjet:
a) krijimit të konkurencës së mirefillt duke patur për bazë stimulimin e garimit të muslimanëve në punë të mira,
b) ndërhyrjes së shtetit në ekonomi përmes politikave të saja afariste por me bazë sheriatike dhe larg ndalesave të All-llahut,
c) investimit të saj në degë të ndryshme të ekonomisë kështu që në këtë mënyrë krijon mallra zëvendësues dhe mundësi të reja për konsumatorët,
d) formimin e klimës ekonomike nën moton se të gjithë muslimanët janë vëllezër dhe se myslimani është pasqyrë e myslimanit,
e) informimi i tregëtarëve dhe ekonomistëve mysliman me rregullat e Islamit me qëllim të efikasitetit të sulmimit të ndalesave të All-llahut.
Në pika të shkurtra u munduam që të gjurmojmë rreth e qark këtij problemi ekonomik dhe zgjidhjeve që ofron Islami për këtë. Të All-llahut jemi dhe tregtia më e mirë e jona është shitja e dynjasë për ahiretin.
Hamdi Nuhiju
Kumanovë
12 06 2006
Literatura e shfrytëzuar:
1.Kur`ani famëmadh përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmedi,
2 .Karakteristikat e sistemit ekonomik islam , Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2005
3. Vecorite e përgjithshme të Islamit, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002
4. Hyrje ne Mikroekonomi dhe Makroekonomi ,Ahmet Mancellari, Sulo Haderi, Dhori Kule , Stefan Qirici , Tirane 2002
5. Mënyra ekonomike e të menduarit, Paul Heyne, Tiranë 1994
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Hyrje në mikro dhe makroekonomi, grup autorësh , Tiranë 2002 fq.160
[2] Mënyra ekonomike e të menduarit, Paul Heyne, Tiranë 1994 fq.229
[3] Hyrje në mikro dhe makroekonomi, grup autorësh , Tiranë 2002 fq.160
[4] Ali Imran , 103
[5] Karakteristikat e sistemit ekonomik islam , Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2005 fq.93
[6] Vecorite e përgjithshme të Islamit, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002 fq.140
|