Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Investimet në ekonominë islame

 

Cështja e investimeve është njëra prej temave më të rëndësishme e ekonomisë islame në veçanti dhe në zhvillimin e shteteve të ndryshme në përgjithësi.Sipas Enciklopdesië britaneze me [1]investim nënkuptojmë procesin e ndërrimit ose transformimit të të mirave materiale për një send prej të cilës pritet të kemi fitim më të madh në një periudhë të ardhme.Investimet nuk mund të paraqiten pa kursimin, e cila siguron financimin pasiqë investimet rrisin kapacitetet prodhuese që është faktor për zhvillimin ekonomik.Kjo është nga kuptimi terminologjik dhe nga definimi i saj , por investimet ose më mirë thënë fjala investim ka edhe kuptimin dhe prejardhjen e saj gjuhësore.[2]Fjala investim buron nga fjala latine ,”Investicion”, që d.t.th. deponim mjetesh.Ndërsa kjo fjalë ka dy kuptime.Kuptimi i parë ka të bëjë me deponimin në krijimin e të mirave konkrete reale, kurse kuptimi i dytë ka të bëjë me të mirën konkrete në kuptimin fizik, në procesin e krijimit të saj.Kjo është aspekti i përgjithshëm i investimeve dhe i definimit të saj, por neve na interesojnë investimet në ekonominë islame dhe zgjerimi i tyre.

Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`anin fisnik:[3]” O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
Padyshim se në Islam bëhet ndarja e punëve në bazë të vlerës që kanë dhe iu kushtohet rëndësi gjërave në bazë të saj.Namazi është shtyllë e Islamit dhe nuk kemi se cka diskutojmë për të.Po edhe shitblerja është pjesë e besimtarit që i ofron mundësi që në mënyrë të qetë t`i kryej dhe t`i zhvilloj elementet tjera sistematike të sheriatit islam.Gjithcka në Islam duhet të posedoj qëllimin e pastërt dhe nëse nuk ekziston ai personi në fjalë duhet ta pastroj zemrën e tij nga qëllimet tjera përvec kënaqësisë së All-llahut.Ekonomia është njëra prej cështjeve mjaft me vlerë dhe me rëndësi të vecant në Islam dhe në shoqërinë myslimane[4].Muslimanët nuk guxojnë të jenë të pakujdesshëm ndaj cështjes së ekonomisë, ngase përmes kësaj mbrohen kufijt e All-llahut të Madhërishëm në cështjet e hallallit dhe haramit.Pra ekonomia përvec që është një spektër i gjërë njohurish dhe praktikash ajo njëashtu mund të na paraqitet edhe si masë mbrojtëse ndaj fenomeneve destruktive që janë kundër fitrës së pastërt njerëzore në shoqëri.Duke ditur rëndësinë e ekonomisë në Islam dhe rëndësinë e investimeve në ekonomi pa asnjë hezitim mund të konstatojmë së cështje primare e ekonomisë islame është zhvillimi i saj përmes investimeve të ndryshme në degë dhe sektore të ndryshme të ekonomisë.
Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij se Muhammedi a.s. ka thënë në një hadith:”Nëse nesër bëhet kiameti e dikush prej jush në dorë ka një fidan, le ta mbjellë.”
[5]Hadithi në fjalë është shumë i qartë në mbështetjen e faktit se Islami thërret në zhvillim ekonomik, krahas segmenteve tjera që nuk i ka anashkaluar, hadithi vendosë pikë kur është në pyetje investimi, sepse mbjellja e fidanit është alegori për domosdoshmërinë e investimeve, që të arrihet një zhvillim më i madh ekonomik.

Kjo është ajo urtia islame dhe stimulimi i punës, zhvillimit ekonomik , investimeve në ekonomi etj.Por në një aspekt tjetër analizuar investimet na lindin një sërë problemesh që duhet zgjidhur.Pasiqë investimet paraqesin në mes tjerash edhe rrezik ekonomik ato duhet si të tilla të analizohen mirë dhe të vlerësohen nga aspektet makroekonomike dhe mikroekonomike në një shoqëri.Njëkohësisht duhet të themelohet edhe plane biznesi për mundësi të reja investimi dhe rikrijim të vlerave të reja ekonomike në shoqëri.[6]Te investimi , sidomos i projekteve që kanë për qëllim investim në kapacitete ekzistuese ose të reja, sipas prof.Sinisha Spasov, hasen këto aktivitete të rëndësishme:
-identifikimi dhe përpunimi i idesë për investim,
-kërkimi dhe planifikimi i zgjidhjeve teknike, teknologjike dhe organizative,
-kërkimet e tregut,
-kërkimin e mundësive për sigurimin e kapitalit për investim dhe
-vlerësimi i levërdisë ekonomike të investimeve.

Këto janë disa elemente mjaft me rëndësi për investimet dhe zhvillimin e ekonomisë.Normal për cdo punë fillimisht duhesh të krijosh ide për të dhe pastaj atë ta përpunosh në mënyrë efektive dhe profesionale që të arrish objektivat e tua.Pasi bëhet fjalë për segmentin e investimeve ajo ide duhet të gjejë zgjidhje tekniko-teknologjike për të arritur deri në pjesën e duhur të saj.Pastaj lind nevoja e kërkimeve të tregut, pra ne duhet të mësojmë për degën e ekonomisë ku do ta derdhim kapitalin tonë dhe mundësitë e reja për investime të reja.Pastaj përmes partneritetit tonë me bankat islame ne duhet të sigurojmë bazë të domosdoshme për investim pra paratë.Normal partneriteti jonë me bankën islame varet nga projekti i përpiluar mirë dhe detajizimi i saj për cdo segment të investimit tonë.Dhe në fund duhet të vlerësohet në mënyrë mjaft efektive levërdia jonë ekonomike nga ai investim ,zaten edhe kjo është qëllimi i jonë final në aspektin ekonomik normal se në aspektin e përgjithshëm qëllimi final i cdo pune të një besimtari duhet të jetë kënaqësia e All-llahut xh.sh.Investimet në degë të ndryshme të ekonomisë dallojnë për nga përmbajtja, rëndësia strategjike, ndikimi i saj në shoqëri etj.Por investimet në Islam duhet që të mos bijnë ndesh me sheriatin islam dhe të kenë qëllim zhvillimin e shoqërisë islame në tërësi dhe jovetëm pasurimin e një grupi individësh në shoqëri.Sipas disa burimeve, [7]tregtia, industria dhe bujqësia janë shtyllë e jetës shoqërore.Islami i ka caktuar parimet e Sheriatit për zhvillimin e këtyre sektorëve të ekonomisë.I ka caktuar obligimet, por edhe ndalesat sic janë:të mos ketë kamatë, tradhti, monopolizim, padrejtësi, mos të bëhet tregëti me mallra haram,, sic janë:droga, alkooli, mishi i derrit(tregëtia me njerëz)etj.

Këto janë disa parime të përgjithshme që duhet patur parasysh gjatë gjithë procesit të investimit tonë në një degë të caktuar ekonomike.Sepse nëse nuk kemi parasysh këto segmente atëherë e gjithë puna jonë nuk është fisnike dhe është e destinuar në humbje dhe dekadencë.Ne përmes mashtrimeve të ndryshme në ekonomi dhe investime i`a plotësojmë orekset shejtanëve dhe futemi në mëkate të rënda që Ditën e Gjykimit do të ngrihen kundër neve.All-llahu na ruajt nga një përfundim i keq dhe na mundësoft që me dynjanë ta fitojmë ahiretin.

 

Hamdi Nuhiju
Kumanovë
01 07 2006

Literatura e konsultuar:

Kur`ani famëmadh , përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmedi

Për Kushtetutën Islame, Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kacanik 2005

Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu, Shkup 2005

Solidariteti Islam, Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2003

Financimi i afarizmit dhe zhvillimit të ndërmarjeve, Dr.Shaban Prevalla, Shkup 1999

VIZIONE Revistë për shkenca shoqërore nr.1/2004 , Shkup 2004

Britanika enciklopediski recnik vol.4 ,SKOPJE 2005


 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com