Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Instalimi i principeve islame në ekonomi

 

Jeta ekonomike e njeriut ne bote eshte e pasuruar me shume ide, sfida , mendime dhe kahje qe po ngjyrosin cdo skaj te rruzullit tokësor.Njeherit , ekzistojnë disa teori qe po inflitrojne njeriun brenda suazave te qenies ekonomike ose homo ekonomikus vetëm e vetëm qe boten t`ia përshtatin ideve te tyre.
Realiteti qe po frymojmë dita-dites po nxihet dhe po imponon nje mendim pak me te bute dhe qete rreth definimit te problemeve ekonomike nga kendi islam.Linden shume probleme dhe teori pa zgjidhje , ose thene shkurt utopi qe ende po mbajnë boten pezull.
Gjithcka ne kete sistem ekonomik , ose me mire thene ne gërshetimin e sistemeve ekonomike nuk eshte ne bardh e zi , por ka edhe nje mes i cili eshte per tu lavdëruar.Por , i mungon nje qasje serioze drejte rritjes dhe përpunimit te atyre instrumenteve te dobishme ne shoqëri.Njekohesisht duhet te shikohen edhe anet negative ose te dëmshme te atyre instrumenteve , pasojat e tyre , dhe zgjidhjet e atyre pasojave me kosto sa me te ulet.
Si epiqendër e ekonomise gjendet njeriu dhe nevoja e tij per te konsumuar.Disa teoricient japonez shkojnë aq larg me kete supozim saqë krijesën e quajtur njeri e bejne “Zoti yne eshte klienti” , ndërsa disa tjere ia nderrojne formen këtij termi duke e zevendesuar me nje term pak me te bute , se “klienti eshte mbret ne tregti”.
Jane formuar dhe krijuar shume rruge te përfitimit material , janë ndërruar trajtat e mendimeve ideologjike dhe janë formësuar shume teori te ngjashme rreth këtij aspekti.Njera prej rrugeve drejte përfitimit material eshte edhe trupi i zhveshur i femrës.Edhe pse neper shume institute dhe institucione mësohet etika profesionale e punës ekonomike , si lende , prap se prap , nuk rrespektohet gjinia e kundërt , duke u servire para konsumatoreve si nje thithëse e pasurise.
Ekonomia monetare me rrugen e saj grandioze kamatën ka arritur përmasa qe njerëzit te habiten me kohegjatesine e saj dhe segmentimin e saj ne te gjitha sferat e ekonomise.
Efekti i bilanceve tregetare ndërmjet shtetesh eshte mbushur dhe sterzmadhuar me mito dhe korrupsion.Ne cdo dogane ekziston sllogani i arte mito dhe korrupsioni. Ketu paraja eshte gjithçka dhe nuk eshte mbret ,por vetëm Zot, dhe vetëm Zot.Disa shtete sunduese mundohen qe te instalojnë forcen e tyre permes politikave te jashtme tregetare brenda shtetit “partner” qe asnjehere keto partnere nuk janë te barabart ne cdo lidhje te cdo marrëveshjeje.
Gjtiha keto sfida dhe te tjera ,qe ne shikim te pare nuk kane zgjidhje pasiqe insistohen nga vet formuesit e tyre dhe implementuesit e tyre, ne fakt kane nje zgjidhje te vetme e ajo zgjidhje eshte Islami.All-llahu xh.sh. i ofroi njeriut zgjidhje primare dhe te qete e stabilizuese per cdo kohe dhe ne cdo segment te jetes se tij.Ai zbriti Kur`anin Famelart , Muhammedit a.s. qe eshte udhëzim dhe ndricim per njerëzit.
Principet islame qe janë te shumëllojta mund te ndikojnë qe botes t`ia ndryshojnë ngjyren e injorancës drejte dritës se vertete.Ato principe , janë te shumta , por ne do te cekim vetëm disa sa per te ilustruar idenë tone rreth këtij punimi.


1.Principi i punës - Eshte pyetur i Derguari i All-llahut , sal-lallahu alejhi ve sel-lem:”Cili eshte fitimi me i mire?, dhe eshte përgjigjur :”Njeriu te ushqehet dhe te furnizohet nga puna e duarve te tij dhe cdo shitje e kryer pa ndonjë mekat”.[1]Puna ne Islam ka rendesine e vet, dhe nese cdo njeri do t`i përmbahej këtij principi pergjithmone varferise do t`i thuhej lamtumire.Ky hadith i Pejgamberit a.s. ne menyre koncize therret ne ngritjen e vetëdijes shoqërore tek muslimanet rreth këtij instrumenti kaq te larte shoqëror.Pasiqe ne Islam cdo gje qe behet ne emer dhe per hir te All-llahut llogaritet adhurim , edhe puna hyne ne grupin e adhurimeve islame sic janë adhurimet tjera.Ne nuk themi se puna hyne ne kete grade te vlerave ne islam apo ne ate grade.Ne kete rast u munduam te argumentojmë vetëm vlerën dhe rendesine e saj si princip islam ne ekonomi.

2.Principi i Kohes - Thote All-llahu i Madherishem ne Kur`an:” Pasha kohën!Nuk ka dyshim njeriu është në një humbje të sigurt.Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të të jenë të durueshem.”[2]Ky princip ne ekonomi ka rendesine e vet.Lidhet shume me ekonomsine , produktivitetin dhe rentabilitetin. Nese per nje prodhim te caktuar shfrytezojme kohe me pak se tjerahere duke iu faleminderuar zbulimeve tona tekniko teknologjike atehere kemi zbatuar kete urdhër kur`anor. Flas ne aspektin ekonomik, se kjo sure nuk i drejtohet vetëm këtij grupi njerëzish.Islami si sistem jete ka te instaluar kete princip per shkak te rendesise se madhe te saj.

3.Principi i Ndihmes - Thote All-llahu i Madheruar ne Kur`anin famëmadh: “Ndihmohuni mes vete me te mira dhe ne pune te mbara, e mos u ndihmoni ne mëkatim e armiqësi. Kini dro dënimit te All-llahut , se me te vertete All-llahu eshte ndëshkues i forte.”[3] Asnje shoqëri nuk mund te ekzistojnë pa ndihme reciproke ne mes vete. Kjo eshte ajo qe disa filozofe e quajnë:”pajtim gjithekombetar”. Njeriu vete , as nevojat e tij personale nuk mund t`i kryej. Jeta e tij varet prej maredhenieve me te tjeret. Ndihma shoqërore eshte domosdoshmëri, ndërsa ne Islam , eshte prej vlerave me te larta.[4]

4.Principi i Drejtesise - Thote All-llahu i Madherishem ne Kur`anin Famemadh:”O ju qe keni besuar, vazhdimisht te jeni dëshmues te drejte per hir te All-llahut edhe nese eshte kundër (interesit ) vetvetes suaj, kundër prindërve ose te afermve , le te jete ai ( per te cilin dëshmohet ) pasanik ose varfanjak, pasi All-llahu di me mire per ta.Mos ndiqni pra emocionin e t`i shmangeni drejtesise. Nese shtrembëroni ose tërhiqeni , All-llahu hollësisht di cka punoni.”[5] Ne cdo segment te ekonomise nevojitet ky princip. Nese do te instalohej ne ekonomi si urdhër nga All-llahu xh.sh. dhe nese do te aplikohej si i tille do te kishte përmasa mjaft pozitive dhe diametralisht progresive ne shoqëri.

5.Principi i Univerzalitetit - Thote All-llahu i Madherishem ne Kur`anin Famemadh :”Hani e pini , por mos shpërdoroni me marrëzi e pa mase...”[6] Ky ajet kur`anor sipas Jakup efendi Asipit eshte baza e ekonomise.Islami eshte universal, por edhe principet e saja janë per cdo kohe dhe ne cdo vend. Deshmi per kete eshte ky ajet kur`anor qe stimulon pa mase kursimin.


6.Principi i Mesit - Mesi paraqet inkuadrim ne zonen e sigurise dhe largim prej rrezikut; skajet zakonisht janë vendshfaqje e rrezikut dhe trazirave , perkunder mesit qe eshte i mbrojtur e i ruajtur.Lidhur me kete poeti ka thene:/Nje kohe te gjate ishte mesi plot siguri, /deri atehere kur u shkua ne skajshmëri/. Mesi eshte argument i fuqise , eshte epiqendër e fuqise. A nuk i sheh te rinjtë , te cilet jetojnë fazen ndërmjet dobesise foshnjore dhe asaj te pleqerise? Dielli me rrezet e tij me te forta ndriçon ne mes te ditës.[7] Pra, sistemi i ekuilibrit edhe ne ekonomi eshte i preferuar nga Islami. Nuk kërkohet nga njeriu te shkoj ne fitime skajshmërisht te larta, por as ne humbje te thella, Islami permes mekanizmave te saja gjithmonë insiston ta mbaj gjalle mesin ne profitim por edhe ne prodhim.

Shkurtimisht analizuam disa nga principet islame qe mund te instalohen ne ekonomi dhe te lozin rrolin e tyre te permiresimit e jo te rrënimit dhe te erresires. Por, te gjitha keto ndryshime qe presim te ndodhin dhe synojmë drejte tyre arrihen vetëm nepermjet bindjes tone ndaj All-llahut xh.sh. dhe nënshtrimit tone te plot ndaj Tij.


Hamdi Nuhiju , Kumanove

Literatura e konsultuar:

1. Kur`ani famëmadh përkthim me komentim nga Sherif Ahmedi
2. Fetvate e te Derguarit te All-llahut a.s. , Ibn Kajjim el-Xhevzije , Shkup 2006
3. Vecorite e Pergjithshme te Islamit , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002
4. Per Kushtetuten Islame , Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer , Kacanik 2005

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Fetvate e te Derguarit te All-llahut a.s. , Ibn Kajjim el-Xhevzije , Shkup 2006 f.121
[2] Suretu Asr
[3] El-Maide, 2
[4] Per Kushtetuten Islame , Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer , Kacanik 2005 f.35
[5] En Nisa , 135
[6] El-A`raf , 31
[7] Vecorite e Pergjithshme te Islamit , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002 f.114


 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com