Njeriu eshte nje krijes biologjike, shoqërore dhe religjioze. Ai realizon objektivat e tij ne kete jete te përshtatura me ambientimin qe ia mundësoi All-llahu xh.sh. Dikush jeton jeten me parime te se vertetes e dikush jashta atyre parimeve , dikush eshte mbrojtës e dikush sulmues i atyre parimeve. Bota eshte bere thjeshte nje konglomerat ndjenjash dhe sfidash ndërmjet njeri-tjetrit. Cdo force mundohet te dominoj mbi secilin segment dhe sfere te jetes. All-llahu xh.sh. e krijoi njeriun ne menyre perfeksionuese pa gabime ne krijim. Por, fakti se ka vene ne jete nje segment te njeriut si domosdoshmëri per jete , pra vullnetin e lire te zgjedhjes d.t.th. se paraqiten nje sere problemesh ne rruzullin tokësor. Kjo eshte urtësi e Krijuesit dhe ne edhe fort nuk mirremi me ate ceshtje.
Cdo ambient ne kete bote ka ligje , rregulla dhe kodekse ne baze te te cilave duhet te rregullohet jeta shoqërore e njeriut. Njeashtu ne cdo shoqëri hyne ne funksion edhe koncepti i dyfisht nevoje-obligim qe eshte edhe baza e ekonomise dhe e se drejtes komparative. Njerezit kane nevoja te ndryshme qe duhet t`i realizojnë , njeashtu edhe obligime ndaj ligjeve pozitiviste dhe fetare normal.Per realizimin e këtyre nevojave dhe obligimeve All-llahu xh.sh. ka sjelle shkaqe dhe urtësi ne kete bote, e nder ato urtësi eshte edhe e drejta e cdo personi per te punuar dhe ne kete menyre te behet realizimi i qëllimeve te tij ne kete jete dhe ne ahiret. All-llahu xh.sh. thotë ne Kur`anin Famemadh:”Ai eshte qe juve token ua ben te përshtatshme , prandaj ecni neper pjesët e saj dhe shfrytëzoni begatite e Tij. [1]
Ky eshte parim i Islamit!
Zoti e ka bere te përshtatshme token per ta shfrytëzuar njeriu. Pra, ai obligohet te ece neper toke e t`i shfrytezoje begatite e saj te dhuruara nga Zoti! Nuk i lejohet myslimanit te pertoje ne kërkimin e furnizimit te vet per shkak te perqendrimit ne adhurim , ose ne emer te mbështetjes ne Zotin xh.sh. , ngaqë qielli nuk lëshon as flori e as argjend. Gjitheashtu njeriut nuk i lejohet te kërkoj as lemosh , nese eshte i afte per pune , perkatesisht nese eshte i afte ta furnizoje veten dhe familjen. [2]
Ne esence keto fjale edhe nuk kerkojne shume shpjegim, pasiqe janë te shpjeguara ne ate menyre te thjeshte dhe te qarte qe po te vazhdonim vetëm se do te kishim gabuar. Ne, ne kete menyre ketu mbyllim temen , por nuk do te ndodhe nje gje e ketille pasiqe kjo teme ne vete ngërthen edhe nje sere problemesh tjera qe duhet analizuar me nje perpikmeri te vecant analitike. Puna eshte nje veprimtari njerëzore e ndërgjegjshme me qellim te përfitimit te produkteve te reja ose kryejne shërbime te ndryshme , te afta per te plotësuar nevojat e konsumatoreve. Ne mesin e faktorëve ekonomik, faktori pune , merre vendin prioritar me vet faktin se ajo perfaqeson nje paramendim ose supozim per realizimin e gjitha qëllimeve ekonomike. Pa punen nuk kemi as prodhimtari, as trampe , as distribuim , e as konsumim. Per punen eshte karakteristik fakti se kërkohet nje mundim i vecant te njerëzve qe janë te kycur ne kete proces , gjegjësisht nje harxhim te bioenergjise se tyre ne aspektin psiko-fizik. Puna ne kuptimin abstrakt te fjales , realizohet me njerëzit qe janë qenie psiko-fizike, ku sipas kësaj shfrytëzimi i këtyre aftësive lind edhe kërkimin e angazhimit te njerëzve te rinje – bioenergjine e tyre dhe kohen e tyre. Rendesia ekonomike e punës bazohet ne:
-e para- per shkak te asaj se aktiviteti punues kërkon mundim dhe harxhim te bioenergjise dhe te kohës se njerëzve, puna fiton karakter te lendes me te cilen duhet te ekonomizohet , gjegjësisht te shfrytëzohet racionalisht , per shkak se ajo mundëson rezultate me te mira ekonomike;
-e dyta- puna eshte nje veprim i patjetersueshem per përpunimin e prodhimeve dhe kryerjen e shërbimeve , ku sipas kësaj paraqitet si kusht vendimtar per zbutjen e nevojave te njerëzve,
- e treta- puna eshte veprim baze per formimin e te mirave materiale dhe shpirtërore.Per secilin punëtor , njejte si per gjithe shoqerine si teresi , puna eshte burim i mundesise per harxhim dhe kusht per ekzistimin e tij. [3]
Ne ekonomi lindin edhe probleme te natyrave te ndryshme qe duhet t`u gjindet nje zgjidhje alternative me nje kosto sa me te ulet. Si psh , raportet e ndryshme ndërmjet te pasurve dhe te varfurve qe direkt implikojnë idenë e punës dhe qëllimet e saja, konverzimin e cdo te mire per veten , realizimin e qëllimeve duke shtypur te tjeret , epoka e globalizimit me efektet e saja negative përpos disa efekteve pozitive etj. Njerezit e pasuruar me dashuri shpirtërore mund te kryejne nje funksion te rendesishem ne ndryshimin e strukturës se ekonomise se konsumit , sepse keta njerëz , duke qene te vetedijshem dhe duke mos u mashtruar nga prodhimet industriale qe dalin cdo dite ne tregun e kësaj ekonomie , nuk shpenzojnë mbi nevojat e tyre ditore. Per ta , ekonomia nuk eshte te mbledhës pasuri qe nuk do te konsumohet kurrë. Ata fitojnë dashurine e njerëzve te tjere duke u shërbyer atyre. Ne qoftese qëllimi i secilit ne kete ekonomi tregu eshte te konsumoje me tepër se te tjeret , atehere ai njeri nuk eshte me i forte se ai qe ka pranuar te ushqehet me “ nje ushqim te gatuar me helm”. Ne nje ekonomi ku njerëzit vlerësohen sipas pasurise se tyre , vetëm njerëzit e përkushtuar mund ta spjegojne epersine e pasurise shpirtërore nga ajo materiale. Ata qe nuk gënjehen lehte nga kjo ekonomi , janë ata qe do te përmbysin sundimin e lakmise. Vetëm ata njerëz qe mjaftohen me nevojat e tyre ditore mund te gjunezojne kete ekonomi konsumi , e cila përparon vazhdimisht me ndryshimet teknologjike dhe nuk ka tjetër qellim , pervecse ta shtoj prodhimin me sende te panevojshme.Hapi i pare qe do t`i shpëtoj njerëzit nga ky konsum eshte pasurimi i botes shpirtërore me dashuri per All-llahun e Lartesuar dhe Profetin e Tij. Vetem njerëzit e përkushtuar , te cilet e kane kuptuar fuqinë dhe kenaqesine e jetes se thjeshte , mund te ndihmojnë te tjeret te kuptojnë te fshehtat e kësaj ekonomie dhe hapi i pare i nje myslimani per te arritur lumturine e vertete eshte largimi nga joshja e këtij konsumi.Ata qe janë mashtruar nga ky konsumim nuk mund te drejtojnë teknologji dhe nje shkence , te cilat kane dale nga kontrolli , sepse nje kulture nuk përballet dot me prodhimet Coca-Cola , Malboro , Nescafe etj , nuk mund te përballet as me vlerat dhe teknologjinë e tyre.Per me tepër , mendimi dhe veprimi janë dy ane te pandara si prodhimi dhe konsumi. Zhvillimi i njërit eshte edhe zhvillimi i tjetrit. [4] Keto janë vetëm disa aspekte dhe probleme qe mund te hase njeriu gjate harxhimit te bioenergjise se tij. Pra , si proces i punës se njeriut eshte edhe zgjedhja e konsumit dhe teknologjise se prodhimit, kjo eshte e arsyeshme per shume arsye. Nder ta do te cekim: shfrytëzimi i kohës gjate procesit te prodhimit , ndarja e kohës per nevoja shpirtërore te myslimanit , ndarja e punës ne sektore te veçanta me qellim lehtësimin e procesit ekonomik , ndarja e sektoreve ne nensektore qe karakterizon periudhën e zhvillimit te mjeteve te komunikimit masiv etj. Nje komision i dijetareve islam ka pergaditur ose hartuar nje kushtetute te mundshme islame per shtetet qe deshirojne ta pervetesojne kete forme te kushtetutes ne kohen qe po jetojmë. Ne, ne ate kushtetut hasem nje nen qe i përshtatet temës sonë e qe eshte neni 37 e drejta e punës dhe e pronesise. Nder te tjerat ne ate publikim thuhet: E drejta per pune dhe fitim eshte e garantuar, nuk lejohet cenimi i tyre, vetëm nese eshte ceshtja ( ne kundërshtim) me ndonjë vendim te sheriatit islam. [5]
Puna, fitimi dhe pronësia janë te drejta te ndërlidhura mes vete. Puna eshte e drejte e qytetarit, por ne te njejten kohe edhe obligim. Caktimi i Zotit eshte qe jeta te ndërtohet nepermjet punës, pra per plotësimin e nevojave te ushqimit, veshmbathjes dhe strehimit. [6]
Sheriati islam ka paraprire cdo sistem te vendosur nga njerëzit , sepse me drejtesine e tij i ka dhene punëtorit shpërblimin qe meriton , gje kjo e vërtetuar me hadithin pejgamberik:”Jepjani punëtorit pagen e tij para se t`i thahet djersa”. Nga tre persona qe janë armiq te All-llahut Diten e Kijametit , njeri eshte “ai njeri qe merr dike me pagese per te kryer nje pune , e pasi e ka përfunduar nuk i ka dhene shpërblimin”. Sheriati islam eshte aq i gjere sa qe ka perfshire ne gjirin e tij edhe te drejtat qe i përkasin puntoreve , duke ndërtuar lidhjet mes pronareve dhe puntoreve mbi baza te shëndosha , ne menyre qe te mos sundoje i forti mbi te dobëtin , si dhe duke mos u lene hapur shtegun e atyre personave qe kane qëllime shkatërruese dhe qe me përpjekjet e tyre mundohen te bashkojnë ne radhet e tyre klasën punëtore , e cila ndjen se eshte me e përkrahur , me e sigurt , dhe me e mbrojtur nen kujdesin e tyre. Kete , qe e themi ne sot , dijetaret e Islamit ,e kane shenuar ne librat e tyre disa shekuj me pare. Ata ua kane njohur qeveritareve intervenimin ne raste te keqpërdorimit te puntoreve nga ana e punedhenesve ne forma te ndryshme. [7]
Pra, Islami ndalon dhunen ekonomike dhe shfrytëzimin e fuqise punëtore nga ana e punedhenesit. Gjitheashtu ai lejon edhe punen e gruas por nen kushte te caktuara dhe rregulla. Se fundi te kësaj teme do te ju sugjeroja muslimaneve kudo ne bote tri gjera:
1.E para , - Shfrytezoni te drejten qe ja dha All-llahu xh.sh. per te punuar mashkullit dhe femrës dhe asnjehere mos u bani përtac.
2.E dyta , - Behuni kreativ ne pune me qellim qe gjithmonë t`i përshtateni kohës dhe rrethanave,
3.E treta , - Ruajuni nga veprimtarite e ndaluara islamikisht se ato nuk sjellin furnizim , dobi dhe miresi per ju...
Hamdi Nuhiju , Kumanove
Literatura e konsultuar:
1.Kur`ani Famemadh përkthim me komentim nga Sherif Ahmedi,
2. Fetva Bashkekohore-pjesa e pare , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003
3. Per kushtetuten Islame , Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer , Kacanik 2005
4. Hallalli dhe Harami ne Islam , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002
5. Univerziteti i Padukshem , Prof.Dr.Ersin Nazif Gurdogan , Tirane 2004
6. Organizacija na Trudot, Prof.Dr.Pance Sokollov , Skopje 1995
[1] Mulk , 15
[2] Hallalli dhe Harami ne Islam , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002 f.110
[3] me gjeresisht shiko: Organizacija na Trudot, Prof.Dr.Pance Sokollov , Skopje 1995 f.33-34
[4] me gjeresisht shiko:Univerziteti i Padukshem , Prof.Dr.Ersin Nazif Gurdogan , Tirane 2004 f.83-84
[5] neni 37
[6] Per kushtetuten Islame , Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer , Kacanik 2005 f.135
[7] Fetva Bashkekohore-pjesa e pare , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003 f.520-521
|