Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Fondi monetar ndërkombtar kancer i ekonomisë

 

Ky fond i cili në letër shkruanse është krijuar për zhvillimin dhe ndihmimin e ekonomive të shteteve pjesëmarrëse në fakt merrë pjesë në shkatërrimin dhe devalvimin e ekonomive të vendeve anëtare përvec atyre që janë bartës të timonit të kësaj organizate.

Ky fond është formuar atehërë kur u formua edhe Banka Botërore dhe paraqet filialë të saj , selia e të cilit gjendet në Vashington. Fondi merret me problemet financiare dhe monetare. Alimentimi i mjeteve të fondit bëhet në bazë të depozitit të vendeve anëtare. Fondi ka statutin dhe organet e veta. Organi më i lartë i Fondit është Këshilli i Guvernatorëve, në të cilin secili vend anëtar delegon nga dy anëtar.

Detyra kryesore e Fondit është stabilizimi i valutave nacionale , heqja e përkufizimeve revizore në pagesat ndërkombëtare dhe vënia e raporteve në mes valutave të disa vendeve. Kështu, pa pëlqimin e Fondit vendet anëtare nuk mund të aplikojnë përkufizime të reja e as të ndryshojnë paritetet valutore të vendeve të tyre. Fondi ndihmon stabilizimin dhe konvertibilitetin e valutave nacionale, duke iu akorduar kredi vendeve anëtare për blerjen e njësive monetare të huaja revizore.[1] Dhe ja nga fillimi.Fondi dmth luan me politikat monetare të vendeve anëtare si dëshiron ajo dhe pa lejen e saj vendet anëtare nuk mund të sjellin vendime. Në këtë mënyrë ky fond duke u dhënë vendeve anëtare kredi me kamata astronomike i bënë të varura dhe i lidhë për gërbeshi. Ndërsa sipas Dr. Sabahudin Komonit qëllimet e themelimit të këtij fondi janë:”qëllimi i themelimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ishte stabilizimi dhe zhvillimi i bashkëpunimit monetar ndërkombëtar pas luftës së dytë botërore.Në realitet me statutin e Fondit janë rregulluar të drejtat dhe obligimet formale të shteteve anëtare , njëkohësisht ky institucion ka shërbyer edhe si bazë për rregullimin e rendit dhe të sistemit monetar ndërkombëtar në botë.[2] Historia e mëvonshme dëshmoi dhe ende po dëshmon se qëllimi i këtij fondi nuk është rendi dhe rregullimi monetar ndërkombërat por gllabërimi i ekonomive të vendeve anëtare duke u diktuar tutorësi në destiminim e mjeteve të Fondit dhe në këtë mënyrë duke shkatërruar ekonomitë e vendeve të ndryshme.

Në kohën e krizës ndërkombëtare të borxhit , që shpërtheu në gusht të vitit 1982, FMN u ofroi financim shumë vende që kishin vështirësi në shlyerjen e borxheve. FMN punonte ngushtësisht me secilin vend për hartimin dhe zbatimin e politikave që do të conin në përmirësimin e bilancit tregëtar.

Një nga detyrat kryesore të FMN është krijimi i lehtësirave financuese kompensuese , që kanë për qëllim të zvogëlojnë ndikimin e paqëndrueshmërisë së eksporteve në ekonomitë e vendeve. Edhe pse kjo lloj ndihme u ofrohet të gjitha vendeve anëtare , ajo përdoret më së shumti nga vendet në zhvillim. Një vend që kalon vështirësi financiare për shkak të rënies së të ardhurave nga eksporti duhet të provojë se rënia është e përkohshme dhe nuk varet prej tij. Më tej, ai duhet të tregohet i gatshëm të bashkëpunojë me FMN për të zgjidhur problemin.
Cdo vendi antar të FMN, duke u nisur nga një numër faktorësh që pasqyrojnë gjendjen e tij ekonomike , i caktohet një kuot antarsie , e cila paguhet nga të gjithë. Madhësia e fondeve që vendet mund të marrin hua nga FMN varet nga kuota që ata paguajnë.[3]

Nga këto konstatime dhe veprime të FMN ne kuptojmë se shtetet anëtare të saj janë vetëmse lodra për të plotësuar orekset e peshkut të madh i cili gjithmonë i hanë peshqit e vegjël.Vendet e fuqishme ekonomikisht i kushtëzojnë vendet e dobëta në eksport duke u caktuar shumë vështirësi të hyrjes dhe depërtimit në ato trege.Në këtë mënyrë futen këto vende në borxhe të thella dhe të mëdha.Për ti shlyer këto borxhe ato detyrohen që ta marrin kredi nga FMN që don të thotë prap nga vendet e pasura për shlyerjen e borxheve.Në këtë mënyrë bëhet dyfishimi dhe trefishimi i borxheve nga ana e vendeve të dobëta financiarisht.Ligësit e këtij Fondi i ka hasur edhe popullata shqiptare e Maqedonisë.
Nëse popullata shqiptare është e avancuar në ndonjë sferë në krahasim me popullatën maqedone ajo është vetëm sfera e konsumit qoftë ai vijues ose investiv.Shqiptarët kryesisht punojnë jashtë shtetit , kurse shpenzojnë këtu.Paratë e fituara jashtë shqiptarët i shpenzojnë në Maqedoni si psh për ushqim , pije , veshmbathje , shërbime , ndërtime dhe investime .... për cka paguajnë tatime e taksa të mëdha në konsum që paraqesin burime dominuese të buxhetit të shtetit me mbi 60 % të të ardhurave të gjithëmbarshme buxhetore.Aspektet tjera të përfitimeve makroekonomike të shtetit nga të hyrat dhe transferimet devizore prej më se 100 milion $ në vit pothuajse asnjëherë nuk shprehen me theks afirmativ.Këto të hyra devizore janë bazament i bilancit pagesor të Maqedonisë që zbusin megadeficitin në bilancin tregëtar të saj , përparësi komparative , që në rajon e kanë vetëm Maqedonia , Kosova e Shqipëria që është një karakteristikë tjetër e shqiptarëve. Nëse shqiptarët do të financojnë komunat e tyre nga burimi ku edhe realisht marrin pjesë adekuate , atëherë edhe ata do të kenë mundësi që në vendbanimet e tyre të kenë infrastrukturë dhe jo në një anë ti paguajnë taksat e tatimet shtetit, kurse në anën tjetër të krijojnë infrastrukturë me kontribut vullnetar ose me donacione ndërkombëtare ,sic është rasti me shkollimin e lartë të shqiptarëve. Sido që të jetë pala shqiptare edhe FMN e bëri për vete prandaj duhet vendosshmërisht të qëndrohet në këtë përcaktim se përndryshe do të kemi kompetenca lokale vetëm në letër nëse nuk realizojmë burim real për jetësimin e tyre.[4]

Kjo është një politikë e hartuar shumë kohë më parë nga ky Fond. Fillimisht nuk i njeh të drejtat e shqiptarëve përmes përfaqësive të veta si ambasadorët e ndryshëm dhe pas shkatërrimit dhe degradimit të tërësishme të dy etniteteve të mëdha ekonomike në Maqedoni prap ofrohet si ndihmë e vetme.Me pretekstin se i ndihmon Maqedonisë në tërësi ajo jep kredi për zhvillim të infrastrukturës bash për shkak të moszhvillimit të infrastrukturës së shqiptarëve dhe në këtë mënyrë shtetin e bënë borxhli ndaj FMN. Maqedonia nuk guxon që ato mjete ti investoj në ndonjë biznes përvec se në përmirësimin e infrastrukturës dhe kilmës ekonomike e që don të thotë gjithmonë do të punojsh për ta paguar kredinë time.
Edhe perskaj nje investimi te madh dhe intenziv, ne kete periudhe nuk jane realizuar ndryshime strukturore ne ekonomi dhe nuk e bene adaptive ekonomine perballe ndodhive ne bote , ndersa konkurimi yne me to eshte inferior , keshtu qe adaptimi i saj dhe aftesia konkuruese eshte problem i hapur.[5] Kjo arsye dhe disa arsye të tjera na bëjnë të mendojmë me veten se jemi të krijuar të lirë ndërsa disa të tjerë na robërojnë një shoqëri të tërë.
Pra Fondi Monetar Ndërkombëtar tek ne krijon një psikologji konsumuese të qëllimt dhe të pisët. Ne kete vend jo rralle here hetohej ana etike te njerezit , aq me shume mbjellej ne njerezit psikologjia konsumuese , e cila bie fjala eshte nje fenomen i paraqitur ne momente jostabiliteti dhe levizje inflacioniste.[6]
Fondi monetar ndërkombëtar nxitë investime jo reale dhe jo funksionale përmes mekanizmave të saj.
Ajo poashtu realizon qëllimet e saja përmes veprimit të saj në spektrin politik duke ndryshuar rregullativat ligjore dhe doke dhe statute të caktuara përmes presioneve ekonomike nga jashtë.
Shtetet që marrin kredi nga ky fond duhet të punojnë me vite të tëra që të arrijnë një stabilizim ekonomik për shkak të kamatave të larta dhe afatit të gjatë të kthimit të kredisë që pasojat e kësaj sëmundjeje janë shumë të rënda për qytetarin e thjeshtë.
Në pamundësi të kthimit të kredive të marra nga FMN , shteti rritë tatimet , ose edhe zvogëlon një lloj tatimesh dhe shton numrin e tyre me qëllim arritjen e një barazpesheje për realizimin e të hyrave buxhetore dhe në këtë mënyrë edhe mbulimin e kredisë së marrë nga FMN.Në qendër të sulmit prap qytetari i thjeshtë dhe i mjerë i cili është bërë rob i borxheve të shtetit pa vetëdijen e tij dhe vullnetin e konsekuencës së tij.

Dhe në fund mund të konstatojmë se Fondi Monetar Ndërkombëtar është kancer i ekonomisë por jo edhe sidë e saj, që na jep të kuptojmë se është semundje e shërueshme në shoqëri. Shërimi i kësaj sëmundjeje realizohet me vet refuzimin e ndihmesës së marrë nga ajo dhe dëbimin e saj nga vendet tona. Zhvillimi i një vendi varet nga pesha e mirëqenies së atij vendi përmes investimeve të ndryshme nga brenda dhe jashtë por më kredi pa kamatë.Këto ide dhe mendime realizohen vetëm me ndihmën e kredive bankare islame dhe instrumenteve financiare islame. Të All-llahut jemi dhe te Ai edhe do të kthehemi.

 

Hamdi Nuhiju
Kumanovë
02 12 2006

Literatura e konsultuar:
Një dekadë e mendimit ekonomik dhe politik në Maqedoni , Abdulmenaf Bexheti , Shkup 2006 f
Drejtimi Financiar Ndërkombëtar , Jeff Madura , Tiranë 2004
Makroekonomia Aplikative , Prof.Dr.Musa Limani , Prishtinë 2003
Financat , Prof.Dr.Sabahudin Komoni , Prishtinë 1986
Ekonomska Stabilizacija Imperativ , Dr.Urosh Andreevski , Skopje 1982

[1] Më gjërësisht shih:Makroekonomia Aplikative , Prof.Dr.Musa Limani , Prishtinë 2003 f.46
[2] Më gjërësisht shih:Financat , Prof.Dr.Sabahudin Komoni , Prishtinë 1986 , f.148
[3] Më gjërësisht shih:Drejtimi Financiar Ndërkombëtar , Jeff Madura , Tiranë 2004 f.67-68
[4] Më gjërësisht shih:Një dekadë e mendimit ekonomik dhe politik në Maqedoni , Abdulmenaf Bexheti , Shkup 2006 f.261-263
[5] Shih librin:Ekonomska Stabilizacija Imperativ , Dr.Urosh Andreevski , Skopje 1982 ,fq.18
[6] Shih librin:Ekonomska Stabilizacija Imperativ , Dr.Urosh Andreevski , Skopje 1982 ,fq.18


 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com