Ekonomia ёshtё njё lёmi e jetёs sё njeriut qё ka rёndёsinё e duhur edhe nё religjionin islam. Në këtë kontekst t`i japim disa definime mbi ekonominë islame nga shkencëtar të famshëm mysliman.[1] ”Ekonomia islame është diciplinë mbi përdorimin e mjeteve nga ana e njeriut në kufij të asaj që është caktuar zëvendës për plotësimin e nevojave jetësore të individit dhe shoqërisë konform një metodologjie të caktuar juridike islame. ”Ekonomia islame është ajo e cila e drejton aktivitetin ekonomik dhe e rregullon atë konform parimeve dhe politikës ekonomike islame në korniza të dy lloje rregullash dhe dispozitash, rregulla konstante për nga natyra dhe rregulla fleksibile për nga natyra”.
Por, në këtë lëmi-sikur edhe në teorinë islame të shtetit-Kur`ani përmban vetëm disa parime themelore; bukur shumë flitet për aktivitetet ekonomike të muslimanëve. Islami është orientuar drejtë aspekteve morale të sferës ekonomike, që e bënë bazën e qëndrimit të tij ndaj sistemit social në tërësi. Ai fillimisht është i interesuar për etikën ekonomike të besimtarit si prodhues, shitës dhe konsumator.[3] Ndërkaq lënda e hadithit prek aspektin ekonomik në jetën e myslimanit.[4] Islami konstaton se varfëria dhe mosbesimi janë partner, ndërsa i Dërguari i All-llahut lutej dhe thoshte: ”O Zot, unë kërkoj mbrotje te Ti prej mosbesimit dhe varfërisë.” (Transmeton Ebu Davudi). Varfëria është rrezik për moralin dhe sjelljen.[5] Kështu cilësohet kjo si sëmundje po cili është bari? Kur u pyet lideri islam Nexhmedin Erbakan lider i Refahut në Turqi për metodat më të mira të përmirësimit të ekonomisë turke, ndërprerjes së borxheve , huazimeve dhe kamatave tha: ”Kjo mund të arrihet përmes shtimit të mundit dhe prodhimit”.[6] I është thënë Ahmed in Hanbelit: ”Cka thua për personin që rri në shtëpi apo xhami dhe thotë ”nuk punoj kurgjë derisa të vijë rrizku”. Ahmedi tha:”Ky njeri qenka injorant në shkencë”. Transmetohet se Omer ibn Hattabi r.a. pas namazit vërejti disa njerëz të mbyllur në xhami me pretekstin të mbështetjes në All-llahun, e ai u tha ”Le të mos ndalet dikush nga kërkimi i furnizimit e të thotë ”O Zot më furnizo, kur dihet se qielli nuk lëshon as ar e as argjend, por All-llahu xh.sh. thotë:[7] ”E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut...”Vёnia e bazamenteve ekonomike nё teori ёshtё njё cёshtje mjaft senzibile qё kёrkon studim tё tёrёsisё sё ekonomisё dhe vecantinё e saj nё Islam.
Jetojmё nё njё shekull ku domosdo kemi transformimet qё dikur vetёm se nё letёr flitej nga teoricientёt e mёdhenjё si: Imam Gazaliu, Imam Ebu Jusufi, Ibn Tejmije, Ibn Kajim, Al Tartusi, Ibn Halduni, Al Makrizi etj. Bazat ekonomike nё suaza islame janё ato baza qё kanё ekzistuar dikur dhe qё si mostёr e saj mirret praktikimi i tyre nё kohёn e halifes Omer Ibn Abdulazizi dhe si metod krahasuese mirret rasti i Jusufit a.s. dhe jetёsimi i praktikave ekonomike islame nё njё vend jo musliman. E kemi tё njohur frymzymin e Jusufit a.s dhe devotshmёrinё e tij, por neve nё kёtё rast nuk po na intereson aspekti moral i ngjarjes sё tij, por mё shumё do tё orientohemi nё teoritё e tij ekonomike dhe udhёheqjen e saj nga ai .Nёse bёjmё krahasim ndёrmjet kohёs sё Omer Ibn Abdulazizit dhe kohёs moderne do tё shohim njё largim tё tejpjesshёm tё teorive ekonomike islame, nga burimi i tyre i vёrtet. Sot disa shtete muslimane kanё lejuar nё masё tё vogёl depёrtimin e kamatёs edhe pse dihet dispozita sheriatike mbi tё, sot influenca ekonomiko perёndimore ёshtё tejet e dukshme nё shtetet qё janё me shumicё muslimane.T i kthehemi në pika të shkurtra konceptit të kamatës.[8] Kamata në gjuhën arabe vjen nga fjala “Jerbu” që d.t.th. shtim dhe rritje. Thotë All-llahu xh.sh.:[9] Dhe kur mbi të zbritëm shiun, ajo u drodh dhe u rrit”.Gjithëashtu thuhet se fjala kamatë vjen nga fjala “Erba”, kur dikush i shton dikujt tjetër dicka, ose vjen nga fjala “Rebua” që d.t.th një vend i ngritur për shkak të fryrjes së tij të tepërt që e bënë të dallohet nga vendet tjera.A ll-llahu xh.sh. thotë:[10] ”All-llahu e zhduk kamatën dhe shton lëmoshat”. Ndërsa në kuptimin terminologjik kamatë d.t.th. shtesë mbi kapitalin pa ndërmejtësinë e shitblerjes, kurse përkufizimi më i njohur në librat e fikut është: ”Shtesë pasurore e kushtëzuar në marrëveshje pa kompensim, gjatë këmbimit të një pasurie me tjetrën. Thotë All-llahu xh.sh.:[11] ”E nëse pendoheni atëherë juve ju përket vetëm kapitali juaj.” Nё kohёn e halifes pra tё Omer ibn Abdulazizit aq shumё ishte e zhvilluar tregёtia saqё kur vinte koha e ndarjes sё zeqatit kishte njerёz qё jepnin atё por nuk kishte nevojёtar, edhe atё ky transformim ndodhi pёr njё periudhё mjaft tё shkurt. Cila ishte formula e halifes pёr dalje nga kriza? Ёshtё po e njeta formulё qё mund ta shfrytёzojnё edhe sot qeveritё muslimane nё botё. Ata nё kohёn e halifes tregёtinё e ngritёn mbi baza tё ndershmёrisё, termi reklam pothuajse nuk ekzistonte fare, se nuk kishte nevojё qё malli tё reklamohej, se dobёsitё e mallit dilnin nё pah nga pronari i saj para shitjes sё tij. Jo vetem kaq por edhe investimi nё pasuri ishte njё metod mjaft efikase mbi ngritjen e ekonomisё islame nё piedestal. Ata shfrytёzuan hadithin e Pejgamberit a.s. ku thotё: ”Punёtorit jepjani hakun para se t`i thahet djersa”. Ja kёta ishin ata qё e bartёn idenё e ekonomisё islame qё sot Perёndimi bёnё imitimin e saj dhe e ngjyros me ngjyra tё saja dhe vetёm se i jep formёn tjetёr mendoj nё pёrdorimin e metodave dhe jo qёllimeve ekonomike. Nga ana tjetёr rasti i Jusufit a.s. si ministёr i financave mund ta marrim si mostёr nё pakicat muslimane nё vendet jo islame. Nё atё kohё pra nё kohёn e Jusufit a.s. shteti ishte i vendosur mbi baza tё kamatёs, por kjo nuk e pengoi Jusufin a.s qё bazat ekonomike islame ti jetёsoj edhe aty ku ёshtё prezent kamata dhe pikёrisht kёto baza islame tё jenё shtytёsi kryesor mbi zgjedhjen e problemeve tё mёdha ekonomike nё atё kohё. Sot ekzistojnё pakica muslimane nё shtete jo islame, ndёrsa ato qё kanё postet e njejta me tё Jusufit a.s. si duket ngurrojnё tё paraqiten me lartёsinё e ideologёve ekonomik islam por ata fshehen pas gёrmadhave tё historisё dhe mundohen qё tё nguliten nё karriget e tyre dhe tё mos largohen nga ato. Ja u mundova qё tё jap dy shembuj pёr sqarimin e teorive ekonomike islame nё shekullin XXI. Tash nga shembujt paraprak mund tё nxjerrim se ekonomia islame ngritet mbi parimet e : ndershmёrisё, rrespektit, marrёveshjes kolektive dhe individuale, etikёs sё mallit, prodhimtarisё, efikasitetit, shfrytёzimit tё metodave perёndimore qё nuk bien ndesh me sheriatin islam etj. Dikush mund tё thotё qё nё shiqim tё parё se kjo nuk ka tё bёjё me ekonominё islame por me njё vjedhje tё teorive perёndimore dhe vёnien e ngjyrave islame qё apsolutisht nuk kanё tё drejtё nё konstatime tё kёtilla. Pёr kёtё qё po themi iu referohemi pak edhe historisё.
Si themelues i par i ekonomisё llogaritet Adam Smith njё ekonomist perёndimor. Ndёrsa cuditёrisht idetё e tij janё nё pёrputhshmёri me idetё e Imam Gazaliut i cili jetoi para tij dhe formoi shumё teori ekonomike qё mё vonё iu shёrbyen vet ekonomisё si shkencё . Ata ishin luftёtarёt e kryqёzatave qё nё Andaluzi i djegёn veprat e muslimanёve dhe i vjedhёn idetё e tyre qё tё vijnё nё dorё tona. Pra burimi i disa teorive ekonomike perёndimore gjendet nё veprat e imam Gazaliut , imam Ebu Jusufit e shumё tё tjerёve. Por ato burimin e shkatёrruan se nuk i konvenonte burimi islam dhe atё e vjelёn e i dhanё erё perёndimore. Ja pra njё dёshmi qё kemi tё drejtё nё muslimanёt t`i shfrytёzojmё metodat ekonomike perёndimore aty ku nuk biet ndesh me sheriatin dhe tё thuhet se kёto janё teori ekonomike islame qё edhe nё fakt janё tё tilla por historia imponoi njё fshehje tё realitetit. Nё fund shpresoj se muslimanёt nё botё do tё vetёdijёsohen dhe do tё fillojnё qё t`i praktikojnё metodat ekonomiko islame me qёllim qё tё paraqitemi si moster kundrejt Perёndimit e jo ta marrim si mostёr Perёndimin.
Hamdi Nuhiju Kumanovë 22 09 2005
Literatura e Shfrytëzuar:
1.Kur`ani në gjuhën shqipe, përkthim me komentim të Sherif Ahmedit,
2.Suneni i Ebu Davudit,
3.Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam Mr. Bashkim Aliu Shkup 2005 4.Personaliteti i myslimanit bashkëkohor, Mustafa Tahhan, Shkup 2005
5.Islami si alternativë, Dr.Murad Hofman , Shkup 2000
6.Kamata lufta me All-llahun , grup autorësh, Tiranë 2004
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Ali fq.13 , Shkup 2005 [2] Islami si Alternativë Dr.Murad Hofman, fq.129, Shkup 2000
[3] Personaliteti i Muslimanit Bashkëkohor, Mustafa Tahhan, fq.235 ,Shkup 2005 [4] Po aty fq.236 [5] Po aty fq.237 [6] Po aty fq.238
[7] El-Xhumua,10
[8] Kamata Lufta me All-llahun, Grup Autorësh, fq.10 Tiranë 2004
[9] El-Haxh,5
[10] El-Bekare,276
[11] El-Bekare ,279
|