Nёse duam tё flasim pёr tregёtinё atёhere domosdo kemi qё ta definojmё atё si nocion qё i pёrgjigjet dinamikёs sё kёtij shekulli. Shumё shkenctarё tё ndryshёm kanё dhёnё definicione tё ndryshme nё lidhje me tregёtinё, ndёrsa vet definicioneve tё tyre iu ёshtё imponuar ndryshimi i shpesht ngaqё edhe lёvizshmёria e transakcioneve ekonomike nё botё ёshtё bёrё mjaft fleksibile dhe e paarritshme pёr pasivёt.
Sipas njё grupi tё shkenctarёve me tregёti nёnkuptojmё blerjen e mallrave tё gatshme nga blerёsit dhe shitjen e tyre blerёsve. Mirёpo nocioni i tregёtisё nuk ёshtё kaq i ngusht dhe jofleksibil,sepse teoritё ekonomike bashkёkohore kanё dhёnё nocione mё tё pёrshtatshme qё i hudhin posht nocionet e ngushta klasike. Pra tregёtia ёshtё blerja e mallrave , shёrbimeve, lёndёs sё parё, letrave me vlerё, fuqisё puntore, etj, nga njё vend i caktuar dhe shfrytёzimi i tyre pёr kohё tё caktuar me qёllim tё arritjes sё fitimit qё do tё ndikonte nё ndryshimin e rrethanave tё biznesit. Kjo deri diku i afrohet koncepteve bashkёkohore.
Deri tani u munduam qё tё afrohemi deri tё definimet e tregёtisё nё pёrgjithёsi dhe nga shkenctarёt ekonomikё perёndimor, ndёrsa cfarё definimi jep Islami pёr tregёtinё? Kjo do tё jetё objekt analize e kёtij punimi.
Imam Gazaliu(1058-1111) ka bёrё disa analiza ekonomike qё janё bartur edhe nё ekonominё perёndimore dhe mund tё themi lirisht se ai ёshtё edhe njёri prej meritorёve tё shumtё pёr themelimin e shkencave ekonomike.
All-llahu xh.sh. nё kur`anin famёlart thotё:”E kur tё pёrfundoj namazi (i xhumasё), atёherё shpёrndahuni nёpёr tokё dhe kёrkoni mirёsinё e All-llahut dhe pёrmendeni shumё All-llahun qё (tё mund) tё shpёtoni...”(El-Xhumua:10).
Nga ky ajet ne edhe vetёmse mund tё qartёsohemi nё aspektin e vёnies sё definimit tё tregёtisё nga apsekti Islam.
Nderkaq Muhammedi a.s. thote ne nje hadith te tij te vertet: ”Tregetari korrekt do te jete me sidiket dhe me shehidet ne Diten e Gjykimit”
Pra tregёtia ёshtё njё gjё jo e ndaluar islamikisht e cila ka pёr qёllim bashkimin e forcave prodhuese dhe shitёse duke i pasur parasysh rrespektimin e rregullave tё sheriatit ku nё kohёn e caktuar duhet tё nxjerret zekati dhe ku ёshtё rreptёsisht e ndaluar tregёtia me gjёra tё ndaluara , me qёllim tё realizimit tё fitimit.Kjo ёshtё vetёm njёri prej dimensioneve tё shumta qё mund ta nxjerrim nga analiza e kёtij ajeti. Ky klasifikim mund tё themi se paraqet bazёn e analizave ekonomike klasike mbi kuptimin e tregёtisё nga shumё dimensione.
Meqe po analizojme definimin e tregetise nga kendveshtrimi islam , lind nevoja e analizes sone te kushteve te shitblerjes se mallrave dhe sherbimeve ne baze te sheriatit.Ne kete aspekt na paraqiten disa prej kushteve qe shitblerja te llogaritet valide:
Nё pajtim me punimet e hershme tё Fik`hut, Gazaliu ka analizuar 3 elementet e tregёtisё:
1)Dy palёt afariste - blerёsi dhe shitёsi;
2)Lёnda( objekti) i kёmbimit, malli ose sendi dhe shёrbimi;
3)Pёrmbajtjen e kontratёs.
1.Gjeja qe shitet duhet te ekzistoj,
2.Te jete prone personale e dikujt, gjegjesisht te mos behet kontrate per shitblerje me gjera te cilat jane prone e te gjitheve, si p.sh. uji i lumit, kullotat ne mal etj.
3.Te mund te kaloj ne prone te bleresit,
4.Malli te jete i njohur, gjegjesisht bleresi duhet te jete ne dijeni per mallin te cilin e blene,
5.Te jete i lejuar fetarisht,
6.Vullneti i lire i paleve,
7.Objekti i kembimit duhet te jete i pastert,
8.Objekti i kembimit duhet te jete i perdorshem.
Dy palёt afariste duhet qё tё jenё nё ujdi pёr mallin e kontraktuar me qёllim qё ky transakcion tё vlejё sipas Islamit. Mendojmё transakcion i cili ёshtё i lejuar me rregullat e sheriatit e jo nё transakcionet e ndaluara .Blerёsi ёshtё personi i cili ka shije pёr disa mallra tё caktuara dhe mendon se me blerjen e tyre mund t`ia arrijё qёllimit pёr t`i konsumuar ato mallra ose edhe pёr t`i shitur.Ai analizon kёrkesat e konsumatorёve dhe pastaj luan rrolin e blerёsit.Shitёsi ёshtё personi i cili ka mundёsinё qё t`i perceptoj nevojat dhe kёrkesat e konsumatorёve tё tij dhe ato ai i pёrmbush me shitjen e mallrave dhe shёrbimeve tё tij nё treg me qёllim tё realizimit tё fitimit.
Lёnda ёshtё malli ose sendi qё vihet nё treg dhe pёr tё cilin konkurojnё njё grumbull njerёzish ku gjejnё shijen e tyre pёr atё mallё, shёrbim.
Pёrmbajtja e kontratёs ёshtё njёri prej elementeve kyce nё tregёti sepse ajo nuk guxon qё pjesёt e saja pёrmbajtёsore t`i ketё tё thurrura nё baza jo tё lejuara dhe duhet tё pёrcaktoj saktёsisht obligimet e tё dy palёve kontraktuese. Mirёpo konceptet islame janё tё ndёrtuara mbi bazat e hallallit dhe haramit, prioriteteve dhe sekondareve, nevojave dhe mirёsisё, strategjisё dhe elokuencёs. Ata ngriten mbi kuptime tё pastra dhe me bazё sheriatike.
All-llahu xh.sh. nё kur`anin famёmadh thotё
:”...Ka njerёz tё cilёt veprimtaria dhe shitblerja nuk i pengon qё ta pёrmendin All-llahun...”
Nga ky ajet shohim qёllimet fisnike qё duhet t`i ketё njё tregёtar musliman.Nga kjo mund tё konstatojmё se pёr tregёtarin musliman gёnjeshtra ёshtё gjё e ndaluar, mashtrimi gjithёashtu, fshehja e tё metave tё mallit dhe shumё gjёra tjera qё nuk i pёrkasin natyrёs njerёzore sic ёshtё kamata , tё gjitha kёto janё stimuls pёr nё xhehenem , kurse Islami ёshtё pёrkujdesur pёr ndalimin e tyre dhe fisnikёrimin e popujve.
Ne pamje te pare na jepet nje pasqyre e nje vendi me shume mallra dhe konsumatore dhe shitës, vend i ngurt nga njerëz te pameshirshem qe vetëm se mendojnë ne mashtrimet e rradhes dhe asgjë me shume.Kemi fituar kesi përshtypje per shkak te largimit te muslimaneve nga mësimet islame dhe teprimin e tyre ne mashtrime ekonomike.Saqe nocioni treg sot asocion ne cdo gje te keqe, nje vend ku vjedhet, ku bisedohet shume, ku gënjehet shume e shumecka.Por athua ne te vërtet a eshte gjithe ajo qe ne e mendojmë ashtu , apo ndoshta edhe bene pjese ne paragjykimin tone te rradhes?Kete pyetje mund ta zbulojmë vetëm nese e definojmë ne menyre te drejte tregun
.Me treg kuptojmë bashkesine e klientëve, te cilet permes procesit te shkëmbimit plotesojne nje nevoje, nje deshire a nje kerkese.D.m.th. kryejne shitblerjen e zakont te tyre permes plotësimit te njeri tjetrit.Nderkaq Muhammedi a.s. shpesh na mësonte se myslimani eshte pasqyre e myslimanit, dhe se muslimanet janë si nje trup, dhe shume porosi tjera qe insistojnë ne plotësim te njeri tjetrit ne pune te mira dhe progresive.
All-llahu xh.sh. thotë ne kur`anin famëmadh:
"All-llahu ka lejuar shitëblerjen dhe ka ndaluar kamatën...".Nga kjo porosi hyjnore edhe mund te orientohemi ne përcaktimin e objektivave tona per te ardhmen tone ekonomike.Ky eshte parim islam qe nxite ne pune dhe lufton papunesine , qe nxite ne themelimin e tregjeve ku do te takohen shitësit dhe blerësit per te komunikuar permes gjuhës se kerkeses dhe ofertës , permes plotësimit te nevojave dhe realizimit te objektivave.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Shitësi dhe blerësi kanë të drejtë të zgjedhin, përderisa nuk janë ndarë nga ai vend". E ku te zgjedhin pra nese nuk do te ekzistonte tregu, nga kjo porosi profetike lind nevoja e ekzistimit te ketyere institucioneve ekonomike te quajtura tregje.Muhammedi a.s. pervec qe u kujdes per ndërtimin e xhamise, per vellazerine e muslimaneve , ai njashtu tretman te njejt i kushtoi edhe themelimit te këtij institucioni mjaft me vlere per ardhmerine e cdo populli.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Askush nuk mund të hajë ushqim më të mirë sesa ajo që e fiton me dorën e vet. Davudi [alejhis-selam] hante nga ajo që fitonte me dorën e tij". (Buhariu) dhe "Më mirë është për një musliman ta mbledh një grumbull krëndesh në shpindë (dhe ta shesë) sesa të kërkon prej ndokujt: e ai ose i jep ose nuk i jep". (Buhariu). Ketu gërshetohet vlera e krenarise ne islam po njeashtu edhe mosekzistimi i pertacise. Muhammedi a.s. per ardhmerine e shtetit te pare islam i kombinoi tri elemente thelbësore qe me pare edhe i cekem por tash do i shikojmë me nje vështrim tjetër. Ai beri vellazerine e muslimaneve, d.m.th. nga aspekti ekonomik bashkoi fuqinë punëtore qe do i shtyej proceset te ecin kah përparimi. Themeloi xhamine e pare duke patur parasysh nevojën e etikes se punës dhe duke u mbështetur ne parimet islame se gjitha punet e bera per hir te Krijuesit paraqesin adhurim, dhe segmentin e trete dhe mjaft te rendesishem, themeloi institucionin e financimit te shtetit, luftimit te varferise, lindjes se krenarise, themelimit te zekatit si institucion ekonomik dhe shume elemente tjera vetëm ne dobi te muslimaneve.Keto tri elemente qe perbejne boshtin themelor te nje historie te kaluar por qe janë te rendesise se njejt edhe ne shekullin ku po frymojmë i mungojnë sot botes islame.Them i mungojnë ne aspektin real te sistemit ekonomik islam si sistem real se ne fakt edhe si te tilla ekzistojnë.Kemi shume xhami neper bote, e shume tregje dhe shume xhemmate qe thirren ne vellazeri.Po pse gjithe ky kolaps ekonomik, pse gjithe kjo varferi?Moskujdesi jone ne shfrytëzimin e resurseve njerëzore dhe natyrore dhe mosinvestimi jone ne aspektin shpirtëror te jetes sonë na e sjelli gjithe kete kolaps qe myslimani i thjesht mbi trupin e vet po e jeton.
Po t`i kthehemi këtij institucioni mjaft me rendesi qe po flasim momentalisht. Tregetia ne shekullin qe po jetojme ka nje influence mjaft te madhe dhe mund te themi se eshte njeri prej sektoreve me te zhvilluara te ekonomise. Duke mos harruar edhe insdustrine, mirëpo tregtia ka vlera te saj te cilat veshtire se mund te mos dalin me suksese.Kjo eshte ne aspektin e pergjithshem edhe pse asnje treg nuk mund te funksionoje ne menyre eficente nese gjithe lojtaret e tregut nuk jane komercialisht te afte.Kjo nënkupton vlerën e konkurences dhe mundësive reale per kyçjen tone ne investime te ardhshme ne treg. Nese nuk mundemi qe ti perballojme konkurences dhe kërkesave te panumërta te konsumatoreve atehere ne nuk jemi te afte per tregti. Por per te analizuar tregun neve na paraqiten nje sere problemesh qe kerkojne zgjidhje efikase. Shembull konkret nga konkurrenca e tepërt mund te lindin padrejtësi te reja ne treg. Nga mosstimulimi i zhvillimit te sektoreve te ndryshem te larmishëm te tregetise lind nje mungese ne treg per mallra dhe nevoje per plotësim te tyre nga jashtë. Nga mosvleresimi i pronës private lindin pakenaqesi te reja nga ana e shitësve. Nga pengesat administrative dhe taksat e larta nuk stimulohen tregetaret e rinj. Mos zhvillimi i infrastrukturës lind edhe probleme te reja transporti te lidhjes se qendrave prodhuese me qendrat shitëse. Si zgjidhen keto probleme ne Islam? Do t`i referohemi diplomatit gjerman Murad Hofman i cili ne menyre te shkëlqyer i analizon keto probleme duke na dhene nje doze te re te zgjidhjes se tyre.
Do fillojmë nga e para, me e ndjeshmja pra prona private:
1.Kur`ani kërkon pronën private sipas parimit te domethënies se mjeteve per prodhim.Megjitheate ne cdo teori prona private nuk guxon te jete lende e analizës, ngjajshem me absolutizmin e pronës ne kuptimin e se drejtes romake, por meqë e tere bota i takon vetëm Zotit, prona private eshte dëfrim, me penjte e fuqishëm social te lidhur per te.
2.Muslimani duhet te fitoj mjete per jete me pune prodhuese.Kjo inkuadron afarizmin profitabil ne treg qe lejon forminin e lire te cmimeve dhe ndalon monopolin.
3.Shteti permes politikave te ndryshme duhet te mbaje barazpeshen ne treg me qellim qe te ndaloj monopolet dhe te stimuloj investimin dhe zhvillimin e degëve te pazhvilluara te tregetise.Kjo me se miri arrihet permes ligjevenies dhe zbatimit te saj permes tatimeve te logjikshme.
4.Tregu , konsumatorit duhet t`i siguroj nje fleksibilitet zgjedhjeje permes larmisë se mallrave dhe shërbimeve qe i ofron por gjithmonë duke synuar kenaqesine e All-llahut dhe arritjen e ahiretit permes kësaj dynjaje.
Vështruar islamikisht ari dhe argjendi paraqesin kundërvlerën e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme. Kjo ndodh për shkak se në historinë islame këto dy metale të çmueshme janë përdorur si kundërvlerë e mallit dhe shërbimit të caktuar ( dinar dhe derhem). Ari dhe argjendi janë metale të çmueshme në rruzullin tokësor e këto metale i shfrytëzon njeriu për nevoja të veta. Ndërsa ari në përgjithësi është një element i fuqishëm i pagesave ndërkombëtare.
Si mjet ndërkombëtar për pages , ose si para ndërkombëtare, ari shumë herët ka ardhur parasysh duke iu falëminderuar karakteristikave të saja specifike;vlera e lartë e saj, ekzistimi i vazhdueshëm ,mundësia për transformim të lehtë etj. Ari përvec se për qëllime monetare shfrytëzohet edhe në industri .Vet depresioni i argjendit në gjysmën e dytë të shek.XIX i detyroi një numër të madh shtetesh që të vëndojnë marëdhënie stabile në kurset e valutave të tyre përball valutës udhëheqëse në atë kohë (funtës angleze).Me atë, në esencë është vendos sistemi i valutës së artë ( rëndësia e arit ) në botë.
Lufta e dytë botërore e forcoi në mënyrë të dukshme pozitën e dollarit në ShBA në sistemin monetar ndërkombëtar, derisa valutat tjera , e vecanërisht valutat e shteteve Europiane , gjendeshin në pozita të palakmueshme.Ajo ishte si rezultat i rezervave të mëdha të arit cka i posedonte SHBA-ja dhe nga ana tjetër , potenciali i lartë ekonomik i SHBA-ve në krahasim më shtetet e Europës Perëndimore të cilat ishin të shkatërruara në luftën e dytë botërore.
Në të gjashtëdhjetat e Shekullit XX më së shumti përmenden dy shkaqe se pse është ngritur çmimi i arit: e para, prodhimtaria e arit mundet gjithmonë e më pak që t`i ndjek nevojat e zhvillimit intensiv të tregëtisë botërore....Dhe e dyta,përvec momentit psikologjik , si shkak cka nxitë rritjen e çmimit të arit llogaritej edhe periudha e gjatë nga e cila nuk është ndërruar çmimi i arit ( që nga viti 1934)
Si mundet që më së miri të jetë i zgjedhur problemi i rëndësisë së ardhshme të arit në sistemin monetar? Në teorinë ekonomike ekzistojnë dy solucione:
Në solucionin e parë jipej mendim që edhe më tutje të mbetet sistemi i vjetër i dy cmimeve të arit( edhe atë cka është e mundur më gjatë) edhe më tej të mbetet çmimi i atëhershëm i arit monetar i pandryshuar dhe formalisht të ruhet ari si mjet rezerve deri në atë vlerë. Dhe solucioni i dytë përfaqëson ndaljen e çmimit separatist të arit me çmimin e tregut...
Ari dhe argjendi janë dy metale të çmueshme të cilat All-llahu xh.sh. i bëri më të dobshme se të tjerat, për shkak të vlerës dhe jashtëzakonshmërisë (metale të rralla) , që nga kohët më të lashta , shumë popuj i kanë përdorur për monedha dhe për vlerësim të sendeve. Nisur nga kjo, sheriati ndaj këtyre ka qëndrim të vecant dhe i konsideroi pasuri e shkumueshme vetvetiu, dhe e obligoi dhënien e zekatit për këtë lloj nëse janë monedha ose xehe-gjegjësisht metale dhe pjesë të paprera si monedha-,poashtu edhe nëse shfrytëzohen si enë, vepra artistike , statuja apo stoli për burra.Ndërkaq, nëse përdoren si stoli për zbukurimin e femrave , këto dy metale të çmueshme kanë trajtim tjetër përkitazi me të cilin juristët islam kanë dallim në mendime. Për shkak se në natyrë ato janë të rralla dhe jo të shpeshta , kanë vlerë të madhe në këmbimet njerëzore. Por me kalimin e kohës këmbimi i mallrave më nuk bëhet përmes arit dhe argjendit, për shkak të sigurisë dhe jo për ndonjë shkak tjetër. Por, nëse pyetemi se pse cdo shtet rezervat e veta shtetërore i mban në ari, do të përgjigjeshim mu për shkak të rrallësisë së tyre dhe vlerës së lartë që e posedojnë. Ari dhe argjendi në histori kanë luajtur shumë rrole, por në ditët tona mund të funksionojnë vetëm në bazë të tregut të tyre të vecant e i cili njihet me emrin si tregu i metaleve të çmueshme. Me to tregëtojnë brokerët të cilët janë ndërmjetës financiar e që në emër dhe në llogari të pronarit të tyre ato shesin dhe blejnë ari dhe argjend. Mirëpo ari dhe argjendi nuk tregëtohen në mënyrë shumë të thjeshtë dhe koncize, ato i përmbahen disa parimeve Bëhet shëndrrimi i tyre në letra me vlerë dhe me letrat me vlerë tregtohet. Kjo është faza e dytë e analizës sonë.Ekzistojnë shumë artari ku shitet ari, por njëashtu edhe argjendi, shpesh herë ndëgjojmë se i ka ra vlera shumë arit, po pse? Sepse janë gjetur zëvendësues ose ari nga e mira e luksit është transformuar në një fazë tjetër më poshtë dhe fazën e saj dhe rrolin e rrallësisë e ka marrë diamanti. Diamanti është i rrallë në natyrë dhe për shkak të rrallësisë së saj më të madhe se arit , i është ngritur çmimi dhe vlera e saj në tregjet botërore. Nisur nga logjika e thjeshtë ekonomike, ekzistojnë shumë shitore që mirren me shitblerjen e arit dhe argjendit, po mirë a janë të lejuara ato islamikisht?
Pasiqë për to sipas ixhmasë së dijetarëve nxjerret zekati, ato d.m.th. se llogariten mallra që nuk bien ndesh me sheriatin. E cdo send që llogaritet mall dhe shërbim shitet dhe blehet. Ndërsa për në fund si urti për shfrytëzimin e arit dhe argjendit do i përmendim ca dobi të tyre dhe ca dobësi.Vazhdojmë me dobitë, pse na nevojiten ari dhe argjendi?
1.Ruajmë vlerën e pasurisë sonë-Pasiqë ari dhe argjendi janë metale të rralla në natyrë dhe stabile ne përmes tyre rujamë vlerën e pasurisë sonë familjare e që i përshtatet planeve tona për në të ardhmen.
2.Ruajmë vlerën e pasurisë së shtetit tonë-Shteti islam duhet që të posedoj rezerva të veta të përgjithshme.E ato rezerva më së miri është që të jenë në formën e arit dhe argjendit, për shkak se mjetet tjera monetare nxisin inflacion në shoqëri dhe mund që në një periudhë të caktuar t`i humbas vlera e saj e që nuk ndodhë me arin dhe argjendin të cilat kanë cmim dhe vlerë konstante në shoqëri.
Po cka ndodhë në ditët tona, a jemi të sigurt me arin dhe argjendin?
1.Siguria e dikurshme ka filluar të humbas- Për shkak të politikave të reja ekonomike të cilat gjithmonë janë në lëvizje dhe cdo element mundohen që ta përfitojnë, ato paraqesin një stimuls të ri për prodhuesit e rinj. Sot rrolin e arit të dikurshëm e luan diamanti i cili nuk është i sigurt si ari edhe pse është i rrallë. Ari përdoret në shumë elemente por nuk është e sigurt si dikur.
2.Përzierja e arit me metale tjera sjellë deri te mossiguria jonë në to, për shkak se vlera e arit automatikisht i bie dhe më rroli i saj nuk funksionon si ruajtësi i pasurisë, por si pasuri për të blerë ose bërë dekorime të ndryshme.
Tregtar me te mire janë ato qe tregtuan dynjanë e tyre me ahiretin. Eh, sa tregti e mire qe eshte ajo.Inshalla All-llahu xh.sh. na mundëson nje tregtim te ketille.
Hamdi Nuhiju
Kumanovë
Literatura e konsultuar:
1.Kur`ani famëmadh përkthim me komentim nga Sherif Ahmeti
2. Sahihu-l-Buhari 5
3.Fikhu Zekat 1 , Dr.Jusuf el-Kardavi, Shkup Furkan Ism 2005
3. Islami si alternative, Dr.Murad Hofman , Shkup
4. Karakteristikat e sistemit ekonomik islam , Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2005
5. Mendimet ekonomike islame , Grup Autoresh , Tetovë 2002
6. Bazat e Marketingurt Prof.dr.Bardhyl Ceku, Ilia Kristo, Arjan Abazi, Artan Duka, Tirane 1996
7. Modeli transistor i tregut ne Shqiperi, Enti per energji elektrike
8. Devizen Sistem i Devizno Rabotenje , Dr.Tihomir Jovanovski , Shkup 1979
|