Dinari islam prej kohësh është monedha e Darul-Islam (shtetit islam). Pas rënjes se perandorisë Osmane monedha islame u harrua.
Profesori spanjoll Umar Ibrahim Vadillo, themelues i te ashtuquajturve Murabitet, kishte idenë e "rivënjes". I propaguar për mjet pagese, dinari do te duhet te perdorej si kundërmonedhë ndaj dollarit amerikan dhe te perdorej në umma (umet - popujt musliman).
Vadillo u mbështet nga qeveria e Malajzisë dhe Dubai Islamic Bank. Monedha e parë u shtyp me 1993 dhe u sjell në qarkullim në shuma te vogla. Qe nga viti 2001 ndërmarrja dubajase Islamic Mint shtyp këto monedha dhe i shet në mbarë botën. Në gjermaninë lindore mendohet te janë shitur një numër i madh i tyre.
Malajzia disa herë ka provuar që t'i bindë shtetet tjera për monedhën; së fundi në qershor te vitit 2005 gjatë një takimi te Organizatës së Konferencës Islamike. Përvec një deshire te Iranit nuk kishte ndonjë rezonancë.
Një dinar Islam i përgjigjet 4,25 gram te 22 karat ari. Njësia më e vogël e monedhës është Dirhami. Përbëhet nga 3,0 gram argjend i pastër. Te dy monedhat tregojnë Qaben në njërën anë dhe shehadetin në anën tjetër.
wikipedia
ekonomia-islame.com
|