Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Te drejtat e punëtorit

 

Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Paguajeni shpërblimin e argatit para se t'i thahen djersët." (transmetuar nga Ibën Maxhe [2445] dhe është i vërtetuar nga Albani). Është një dëshmi që shtyn muslimanët të paguajnë pagën e ndihmësve dhe punëtorëve të tyre në kohë. Kjo nënkupton që ata duhet të paguhen në kohë sipas kontratës që ata kanë midis tyre. Punëdhënësit duhet të respektojnë obligimet e kontratës së punonjësve të tyre.
Të drejtat e muslimanit janë një gjë shumë e respektuar. Në një hadith autentik Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Gjaku i juaj, paratë e juaja dhe nderi i juaj janë të ndaluara për njëri tjetrin si kjo ditë, ky muaj, ky vend". (dita e Arefatit, muaji dhilHixhe, në Mekke sh.r.)

 

Muhammed el-Mani'i
Universiteti Ummul Kura
Përktheu: (Ammar) Ardit Kraja

Nga albislam.com

 
 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com