Fitim Flugaj
Të kuptuarit e globalizimit (ose globalizmit)
S’ka dyshim se që nga kohėt e hershme njeriu ndėrtoi qytetėrimin mbi sipėrfaqe tė tokės, pa marrė parasysh se ēfarė ishte ai qytetėrim. Secili popull krijoi pėr vete gjuhėn me tė cilėn flet e kuptohet, po ashtu, popujt krijuan sisteme politike, shoqėrore e ekonomike nė bazė tė ambientit ku jetonin. Ndėrsa, pėrsa i pėrket aspektit tė zhvillimit mė tė avancuar tė njė populli ndaj njė populli tjetėr apo popujve tė tjerė nė pėrgjithėsi, kjo varej nga forca dhe aftėsia e atij populli se sa ka qenė nė gjendje tė pėrparojė e tė ballafaqohet me vėshtirėsitė qė duhej tė pėrballonte. Disa popuj mbetėn tė ngrirė nė vend dhe ishin tė paaftė tė ecnin drejt pėrparimit, zhvillimit e modernizimit tė jetės, prandaj i kaploi bloza e harresės, kurse disa popuj tė tjerė u zhvilluan, pėrparuan dhe ngritėn qytetėrime te fuqishme, tė cilat i pėrhapėn jashtė kufijve tė tyre, qoftė me dėshirė ose vetėvullnet tė popujve tė tjerė, qoftė me dhunė nėn hijen e perandorive tė mėdha dhe nėn hijen e feve universale. Pėr secilin nga kėto qytetėrime tė avancuara kishte veēori dhe karakteristika qė e veēonin. Disa nga kėto qytetėrime fituan cilėsinė e universalitetit (globalitetit), kurse disa tė tjera mbetėn brenda kufijve regjionalė ose kombėtarė-nacionalė. Pėr kėtė arsye pėrgjatė epokave tė ndryshme historike paraqiten modele tė ndryshme tė qytetėrimeve. Kėto qytetėrime nganjėherė ndodhte tė gjenin gjuhė tė pėrbashkėt dhe tė bashkėjetonin, por nganjėherė hasnin nė konflikte dhe luftonin njėri-tjetrin, po megjithatė shkėmbenin vlera nė mes tyre, - jepnin e merrnin. Pėrparimi njerėzor ishte peng i faktit se sa ishin nė gjendje qytetėrimet tė solidarizoheshin nė mes tyre. Solidarizimi i vėrtetė nė mes qytetėrimeve ndodhi atėherė kur u paraqit revolucioni industrial, pėr tė cilin ka shumė pėr t’u thėnė, kurse afrimi nė mes tė qytetėrimeve u bė atėherė kur nė skenė u paraqitėn dy revolucione; - ai informativ dhe ai i telekomunikimit dhe shndėrrimi i botės nė njė fshat tė vogėl. Megjithatė, pėr secilin qytetėrim mbeten veēoritė specifike qė dallojnė njėrin nga tjetri, ashtu qė nė epokat bashkėkohore kristalizohen qytetėrimet mė tė rėndėsishme dhe mė tė mėdha nėpėrmjet pėrshfaqjes sė dhjetėra modeleve tė tyre, nė krye tė tė cilave qėndrojnė modeli socialist-sovjetik dhe modeli kapitalist perėndimor, kurse nė mes tė tyre modelet e mesme, siē janė modeli islam, modeli socialdemokrat e shumė tė tjerė.
Mirėpo, rreth dy modeleve - atij sovjetik dhe atij perėndimor, ishin mbledhur ithtarė tė tyre, tė cilėt nė kėtė mėnyrė krijonin paktet ose klanet e mėdha ekonomike dhe politike pėr t’i bėrė konkurrencė njėri-tjetrit. Shkapėrderdhja e Bashkimit Sovjetik nė vitin 1991, pėrbėn njė mundėsi pėr agimin e mendimit tė ri, nė tė vėrtetė, ajo ishte fundamenti i dy revolucioneve; revolucionit informativ dhe telekomunikues. Ky qėndrim tashmė ėshtė bėrė i njohur me emrin globalizim.
Kėtė orientim tė ri para botės e shpalli presidenti i ShBA-sė Xhorxh Bush nė vitin 1991, qė ishte njė sigurim i plotė pėr amerikanėt qė tė udhėheqin botėn nėn hijen e modelit civilizues perėndimor, ose thėnė troē dhe mė saktė, nėn hijen e modelit amerikan.
Lidhur me kėtė sistem tė ri filluan tė merren me studime dhe elaborime e hulumtime tė ndryshme shumė dijetarė e mendimtarė tė kohės; mė i njohuri ėshtė Fukajama, i cili nė librin “Fundi i botės” paralajmėron pėr fitoren e modelit perėndimor. Kjo ishte ndjekje e sė njėjtės ideologji tė historianit amerikan Samuel Hetington nė librin e tij “Pėrplasjet ndėrmjet qytetėrimeve”, i cili pėrfundon duke thėnė se globalizim d.m.th. triumf i qytetėrimit perėndimor me Amerikėn nė krye mbi qytetėrimet e tjera.
Ndėrsa historiani tjetėr amerikan, Poll Kenedi, globalizimin e koncepton me njė koncept tematik, garanci e tė cilit ėshtė revolucioni shkencor informativ, telekomunikues dhe revolucioni nė shkencat e laserit dhe teknologjisė gjenetike, tė cilat, sipas tij, asgjėsuan distancat dhe i ngushtuan boshllėqet dhe mospajtimet e kundėrshtimet nė mes qytetėrimeve qė kanė ideologji tė ngjashme. Nga kjo lindi ndjenja qė bota mundtė unifikohet nė aspektin e njohurive pėr tė cilėn kontribuan qytetėrimet e ndryshme, secili sipas mundėsisė sė pėrparimit tė atij qytetėrimi.
Nga kėtu, globalizimi jep tė kuptohet si kooperim nė mes qytetėrimesh duke ruajtur secili veēoritė e veta, dhe kurrėsesi avancim i njėrės prej tyre.
Ky koment mund tė jetė mė afėr pėrkufizimit tė globalizimit pėr aktualitetin pėr se mund tė themi se globalizimi ėshtė: ”Bota pa kufij”, se qėllimi i tij ėshtė t’i largojė kufijtė nė mes shteteve, t’i heqė ata, tė mėnjanojė tė gjitha pengesat ekonomike, shkencore dhe informative nė mes vendeve dhe popujve. Globalizimi nė fillim karakterizohej si lėvizje nė drejtim tė bashkimit tė tregjeve monetare, letrave me vlerė komerciale, duke hequr taksat doganore dhe veprrimet qė pengojnė lėvizjen e kapitalit, punės dhe shėrbimeve, gjė qė hap dyert e konkurrencės nė mes shteteve tė botės. Ky orientim forcoi rolin e vet tė rėndėsishėm nėpėrmjet institucioneve dhe enteve ndėrkombėtare, si psh. Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN), Banka Botėrore (BB) dhe kompanitė e agjencitė ndėrkombėtare si dhe Organizata e Tregetisė Botėrore (OTB) e njohur me emrin (GAT).
Ky orientim synon globalizimin e prodhimit, duke i bashkuar aty edhe atė qė ka qenė e njohur me herėt si shkėmbim i gjėrave dhe shėrbimeve. Pa kurrfarė dyshimi, ky orientim global jep mundėsi tė kėrcėnohet sovraniteti i shteteve, sidomos kėrcėnon seriozisht interesat e shteteve tė botės sė tretė, ekonomia e tė cilave ėshtė e paaftė tė hyjė nė konkurrencė me ekonomitė e shteteve tė zhvilluara, me ekonomi tė fuqishme.
Ndikimi i globalizimit nuk pėrkufizohet vetėm nė unifikimin e bazamentit ekonomik botėror, por arrin deri atje sa tė pėrpiqet tė gjejė njė formė tė re tė sistemit qeverisės, i cili bazohet sidomos nė sistemin demokratik liberal e nė respektimin e tė drejtave tė njeriut. Nė kėtė mėnyrė liria tregtare, mjetet komerciale, liria e transferit tė punės, liria e transferit tė kapitalit kėrkon qė tė pėrfshijė pa tjetėr edhe njė sėrė parimesh politike qė shfaqen me emėrtimin demokracia liberale. Nė kėtė mėnyrė globalizimi shpie tek ndryshimi dhe rindėrtimi i formave tė reja tė sistemeve shoqėrore - qofshin ato kulturore ose etiko-morale, gjė qė kėtu pėrfshin fuqizimin e tė gjitha elementeve qė i ofrojnė popujt dhe mėnjanimin e elementeve qė i largojnė dhe dallojnė popujt. Nė kėtė mėnyrė kėrcėnohen seriozisht veēoritė kulturore tė qytetėrimeve qė nuk janė perėndimore, nė mesin e tyre qytetėrimi islam, ngase virtytet morale, kulturore dhe shoqėrore nė qytetėrimin perėndimor mbėshteten nė gjurmat klasike (greko-romake), shtuar aty edhe ato tė ungjillit. Gjurmat klasike janė fare larg virtyteve e parimeve fetare. Po t’u kthehemi mjeteve perėndimore tė informimit, ato janė shumė tė avancuara dhe arrijnė tė emetojnė parimet e tyre morale e shoqėrore nėpėrmjet televizionit e internetit dhe filmave kinematografikė, duke goditur rėndė trurin e Botės sė Tretė dhe nė kėtė mėnyrė paraqitet njė rrezik shumė serioz, sidomos pėr Botėn Islame (e avancuar ndaj Botės Perėndimore sa i pėrket moralit po e lėnė mbrapa nė aspektin tė zhvillimit teknologjik, pėr se shkaktar ėshtė distancimi i muslimanėve ndaj fesė sė tyre si tėrėsi. Krahas gjithė kėsaj, rrezik tjetėr vjen edhe nga institucionet dhe entet ndėrkombėtare, siē ėshtė UNESCO dhe Organizata pėr tė Drejtat e Njeriut, e cila ka nxjerrė disa konkluzione e rregulla nėpėrmjet tė cilave dėmton shumė parime dhe virtyte islame. E njėjtė ėshtė edhe Marrėveshja GAT dhe ēdo gjė qė pėrfshihet nga kriteret e kėsaj Marrėveshjeje, sepse shtetet qė dėshirojnė t’i bashkohen ajo i detyron tė largohen nga disa parime dhe virtyte morale e kulturore. Kėto rregulla ose kritere nuk mbrojnė aspak veēoritė e kulturave tė tjera, por drejtpėrsėdrejti mbėshteten nė veēoritė kulturore tė qytetėrimit perėndimor, duke injoruar veēoritė e qytetėrimeve tė tjera. Rreziku shtohet edhe mė shumė kur dihet se nė qytetėrimin perėndimor respektohet vullneti i ndėrgjegjes shoqėrore nė aspektin e ndarjes sė drejtėsisė qė bazohet krejtėsisht nė ligjet e natyrės, pėr se kėrcėnon atė qė bazohet nė drejtėsinė hyjnore, dhe nė kėtė mėnyrė rrezikon interesin e vėrtetė shoqėror dhe i jep prioritet egos.
Shndėrrimi i globalizimit nė mjet amerikan
Duke u nisur nga fakti se amerikanėt janė miq tė Kosovės dhe popullit shqiptar, nuk do tė doja tė flisja diēka kundėr tyre, mirėpo duke u mbėshtetur nė realitetin se amerikanėt janė shumė realistė dhe praktikė, njė gjė e tillė nuk i pengon ata qė tė vėrtetėn ta pranojnė dhe tė shprehen demokratė, e unė e besoj se janė demokratė dhe janė duke luftuar pėr hir tė demokracisė dhe mbrojtjes sė saj nė secilėn anė tė botės - do tė flitja pak nė pika tė shkurtra se si u bė e mundur qė amerikanėt ta shfrytėzojnė globalizimin si mjet tė tyre. Nga rezultatet qė vlejnė tė pėrmenden pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik, ėshtė dėshtimi i sistemit socialist pėrballė sistemit kapitalist perėndimor, i udhėhequr nga ShBA, dhe mėpastaj dalja e Amerikės si prijėse ose udhėheqėse e botės. Kėtė fuqizim tė Amerikės e ka ndihmuar edhe paaftėsia e Evropės sė zhvilluar pėr t’i bėrė konkurrencė amerikanėve tė fuqishėm, sepse Bashkimi Evropian edhe mė tej qėndron si njė foshnjė qė ende nuk ka zėnė tė ecė nė aspektin politik. E njėjta gjė vlen edhe pėr Japoninė, e cila ka arritur tė bėhet fuqi gjigante ekonomike, mirėpo roli i saj politiko sa i pėrket nė aspekt tė globalizimit mbetet i kufizuar. Kam bindjen se edhe amerikanėt do tė pajtohen, madje ndoshta janė edhe krenarė qė ia kanė arritur, qė tė dirigjojnė drejtėpėrsėdrejti politikėn ndėrkombėtare dhe t’u marrin fuqinė vendimmarrėse dhe vepruese institucioneve dhe organizatave ndėrkombėtare. Mashtrohemi nėse mendojmė se Kėshilli i Sigurimit si organi mė i lartė i OKB-sė mund tė veprojė diēka pa dėshirėn dhe vullnetin e amerikanėve. ShBA-ja tani e ka caktuar drejtėpėrsėdrejti veten si mbrojtės tė demokracisė dhe lirive tė njeriut kudo nė botė, nganjėherė duke pėrdorur si perde edhe legjislacionin ndėrkombėtar ose vendimet formale tė Kėshillit tė Sigurimit tė KB. Pėr argument marrim ligjin e aprovuar nė vitin 1998, i cili i jep tė drejtė ShBA-sė qė tė ndėrhyjė nė punė tė brendshme tė njė shteti tjetėr qė nuk e respekton demokracinė dhe cenon tė drejtat e njeriut e tė pakicave etnike dhe fetare. Pastaj ka aprovuar edhe ligjin me tė cilin denoncon tė gjitha kompanitė e shoqėritė dhe agjencitė qė bashkėpunojnė me Iranin, ēfarėdo qofshin ato kompani tė tjera joamerikane. Shembuj qė argumentojnė njė gjė tė tillė ka shumė, si ndėrhyrja ndaj Irakut nė vitin 1991, e njohur si ”Stuhia e shkretėtirės”, ose vendosja e embargove ekonomike ndaj Libisė menjėherė pas aksidentit te Lukerbit, duke pėrfunduar me rastin e fundit nė Kosovė, edhe pse kjo ishte nė tė mirėn tonė pėr se duhet patjetėr tė falėnderojmė ShBA-nė pas falėnderimeve ndaj Allahut qė i bėri shkaktarė amerikanėt qė tė ngulin kėmbė pėr ndėrhyrje, edhe pse kjo pėrbėnte njė injorim tė plotė tė Kėshillit tė Sigurimit tė KB-sė. Pason edhe kjo e fundit, kur amerikanėt, nė emėr tė globalizimit dhe luftės globale kundėr terrorizmit, pa i bindur as miqtė mė tė ngushtė tė tyre, ndėrhynė ushtarakisht nė Afganistan dhe Irak, e tė mos flasim pėr shumė e shumė raste kur amerikanėt, pa u konsultuar fare, insistojnė tė caktojnė ēmimet globale tė naftės dhe shumė e shumė tė tjera veprime duke mos qėndruar mbi kritere tė unifikuara pėr ndėrhyrje, por duke treguar njė pragmatizėm tė paparė ndonjėherė.
Reagimet pėr ta pėrballuar rrezikun e globalizimit
Pėr tė qenė realistė e pėr ta thėnė tė vėrtetėn, nė shumė pjesė tė botės ėshtė shfaqur pakėnaqėsi dhe ėshtė kundėrshtuar ky lloj i globalizimit, madje edhe nga disa partnerė tė ShBA-ve nga shtetet evropiane e kundėrshtuan, edhe pėrkundėr asaj se i pėrkasin tė njėjtit model civilizues, pra qytetėrimit perėndimor, saqė shohim tė na paraqiten rryma ideologjike jashtėzakonisht tė indinjuara, tė cilat fuqimisht e refuzojnė globalizimin nėn hijen e liderizmit amerikan. Nė tė njėjtėn kohė, gjejmė edhe rryma tė cilat, nė njė formė a tjetėr, e pėrkrahin duke iu bindur realitetit aktual, duke u pėrpjekur qė t’i mėnjanojnė ose t’u ikin pasojave negative tė globalizimit dhe tė pėrfitojnė vetėm nga rezultatet pozitive. I i kėtij mendimi jam edhe unė dhe ndryshe kjo quhet rruga ose metoda e dytė qė e kryesojnė ish presidenti amerikan Bill Klinton dhe kryeministri britanik Toni Bler. Kurse rruga a metoda e tretė, ose edhe rryma e tretė ideologjike e globalizimit ėshtė apeli qė tė harrohen tė gjitha veēoritė ose karakteristikat e secilit qytetėrim nė vete duke u shkri plotėsisht nė atė qė ėshtė mė e fuqishmja. Sa i pėrket Botės Islame, qė tė tri rrymat janė prezente. E para qė e kundėrshton globalizimin ėshtė e pėrbėrė nga fundamentėt tė cilėt qė nga shekulli i kaluar u ballafaquan dhe e luftuan invazionin e qytetėrimit perėndimor mbi Botėn Islame. Tė tillėt e shohin globalizmin si njė metodė tė re tė kolonializmit, prandaj e refuzojnė kategorikisht.
Rryma e dytė qė ndryshe mund tė quhet mesatare dhe pėrkrahėsit e kėsaj rryme shkojnė nga ajo qė tė pėrfitohet nga globalizmi, por aty ku ėshtė e mundur pėrfitimi, pėrderisa janė kategorik qė ta ndėrrojnė lėkurėn. Pra, tė ruhen veēoritė e qytetėrimit Islam dhe tė merret ajo qė pėrputhet me Islamin, duke mos e dėmtuar qytetėrimin islam dhe duke mos e akuzuar pėr armiqėsi qytetėrimin perėndimor.
Rryma e tretė ėshtė rryma mė e rrezikshme pėr Botėn Islame dhe pėrbėhet nga shekullaristėt ose laikėt qė nė Botėn Islamė janė paraqitur nga shekulli i nėntėmbėdhjetė. Kjo rrymė kėrkon shkrirje tė plotė nė qytetėrimin perėndimor, por pėr fat tė mirė ata nuk kanė gjetur shtrirje nė masėn e gjerė nė Botėn Islame, megjithse tė tillėt qeverisin shumicėn e Botės Islame. Ajo qė neve na intereson ėshtė rryma e mesme. Kjo rrymė shkon nga ajo qė nė kuadėr tė globalizmit tė pėrfitohet dhe nga bota perėndimore tė barten; metodat e hulumtimeve shkencore qė janė pulsi i pėrparimit, modelet e teknologjive tė ndryshme qė janė shumė tė avancuara etj. Por nė tė njėjtėn kohė, veprohet me rezerva nė aspektin kulturor, social e nganjėherė edhe nė atė politik. Nganjėherė ndodh qė kjo rrymė tė pėrpiqet pėr t’i afruar dy qytetėrimet: atė islam dhe perėndimor, dhe nuk luhatet pėr tė huazuar shprehje ose terminologji nga qytetėrimi perėndimor, siē ėshtė shprehja demokraci ose shprehja tė drejtat e njeriut. Por assesi nuk pranohet tė trajtohen nė tė njėjtėn formė si i trajton qytetėrimi perėndimor si ēėshtje. Sepse si ēėshtje ato bien ndesh me virtytet dhe parimet e qytetėrimit islam, tė sistemuara nė bazė tė Kur’anit dhe Synetit. Si shembull mund tė marrim sistemin e trashėgimisė mbi parimet islame. Rreziku mė i madh nga globalizimi ėshtė transmetimi i ideve dhe mendimeve nėpėrmjet mjeteve tė teknologjisė sė avancuar, siē janė: televizioni, kamerat satelitore, rrjeti i internetit, kinemaja, videoteka etj. Nėpėrmjet kėtyre, arrihet njė ndikim shumė i shpejtė dhe masiv, pa dallim profili ideor e profesional. Me rėndėsi ėshtė qė njė gjė e tillė rrezikon edhe dhomėn e gjumit e tė mos flasim pėr gjėra tė tjera.
Roli i kulturės sė pėrbashkėt nė pėrcaktimin e identitetit
Elementet e qytetėrimit: Ėshtė mjaft e qėlluar nėse themi se kultura e pėrbashkėt luan rol esencial nė pėrcaktimin e identitetit personal tė njė populli. Kjo kulturė e pėrbashkėt arrihet kur bėhet pjesėmarrja nė disa ēėshtje ose komponente, siē janė: gjuha, historia, feja, tradita dhe doket. Kėto komponente janė qė shprehin shpirtin e njė populli dhe e dallojnė nga tė tjerėt. E qėlluar ėshtė nėse themi se secili qytetėrim pėrbėhet prej katėr elementeve kryesore: moralit (qė pėrfshin fenė, doket dhe traditat shoqėrore), gjuhės dhe pjesėve pėrbėrėse tė saj, sistemit politik e socialekonomik dhe shkencave e arteve. Nė bazė tė kėsaj arrijmė nė pėrfundimin se qytetėrimi pėrfshihet nė dy aspekte, siē e trajtojnė edhe dijetarėt gjermanė, e ato janė: aspekti shpirtėror dhe material. Aspekti shpirtėror shpreh ekzistencėn e njė populli siē janė: gjuha, ligji, feja, tradita dhe doket, kurse aspekti material pasqyron shkencat praktike. Sa i pėrket aspektit material, ai ėshtė i transferueshėm dhe mund tė bartet e tė pėrvetėsohet nga njė popull tek njė tjetėr, nga njė qytetėrim tek njė tjetėr. Por nuk mund tė jetė njėsoj edhe me aspektin shpirtėror, sepse ky aspekt e njė popull e dallon nga njė popull tjetėr, dhe nėse ai merr nga ky aspekt prej popullit tjetėr, e humb qenien e vet dhe shkrihet ose asimilohet nė popullin prej tė cilit ka bartė elementet e aspektit shpirtėror.
Veēoritė e qytetėrimit islam: Qytetėrimi islam lindi me paraqitjen e Islamit dhe u plotėsua me tė gjitha simbolet dhe komponentet e veta pas pėrhapjes sė fesė islame dhe gjuhės arabe nė shekullin e dytė hixhri, kur shumė popuj u bashkuan dhe u futėn nėn ambrellėn e shtetit islam.Muslimanėt, qė nga ajo kohė e deri mė tash, vazhdojnė tė jetojnė nėn hijen e kėtij qytetėrimi. Megjithė mospajtimet politike kohė pas kohe brenda shtetit islam deri nė momentin e shpėrbėrjes sė tij, po edhe pas shpėrbėrjes, megjithatė qytetėrimi islam ėshtė mbrojtur dhe mbrohet si nga arabėt, ashtu edhe nga joarabėt. Falė kėsaj, u arrit tė tejkalohen momente mjaft tė vėshtira nė shekullin e kaluar dhe nė fillim tė kėtij shekulli nga invazioni i qytetėrimit perėndimor, qė veproi nėn hijėn e kolonializmit evropian. Nė kėtė drejtim kanė ndihmuar edhe jomuslimanėt qė kanė jetuar brenda shtetit islam dhe, sė bashku, kanė ngritur dhe kanė ruajtur kėtė qytetėrim qė sot e quajmė qytetėrimi islam. Quhet kėshtu, sepse filozofia e tij lidhet ngushtė me Kur’anin dhe Synetin. Quhet edhe qytetėrim arab, pėr arsye tė shkrimeve qė janė bėrė nė pėrgjithėsi nė gjuhėn arabe, mirėpo kjo tezė ėshtė e papranueshme, sepse ky qytetėrim lidhet ngushtė me besimin islam, i cili nuk i jep epėrsi ose privilegje asnjėrit popull, por tė gjithė besimtarėt pa dallim pėrkatėsie kombėtare, janė tė njėjtė nė Islam. Veēoritė e qytetėrimit islam janė:
1. Ėshtė qytetėrim njerėzor global ripėrtritės. Qytetėrimi islam varet sidomos nga mendimi islam i mbėshtetur nė Kur’an dhe Synet, por bėn ndarje sa u pėrket dispozitave tė lutjeve e bindjes, nė njė anė, dhe sistemeve shoqėrore, nė anėn tjetėr. Aspekti i parė u pėrket vetėm muslimanėve, kurse aspekti i dytė ėshtė i pėrgjithshėm dhe pėrfshin muslimanėt dhe jomuslimanėt. Nga ky fakt ky e merr formėn e qytetėrimit njerėzor global ose botėror, larg ēdo ekstremizmi dhe racizmi. Gjejmė disa ajete kuranore qė i drejtohen njerėzimit mbarė pa marrė parasysh fenė, gjuhėn, racėn e kombėsinė. Si argument mund tė marrim ajetin kuranor, qė thotė: “O ju njerėz ,ju krijova prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju bėra popuj e fise qė tė njiheni (tė bashkėpunoni)nė mes veti,mė i mirė(i ndershėm)nga mesi juaj tek Allahu ėshtė ai qė ėshtė mė i devotshėm. (El-Huxhurat, 13). Qytetėrimi islam ėshtė ngritur mbi mirėqenie dhe mėshirimin ndėrfetar, thotė i madhėrishmi Allah: ”Nuk ka imponim me dhunė nė fe”(El-Bekare, 256). Ėshtė qytetėrim ripėrtritės, ngase hap dyert pėr pėrpjekje logjike tė vazhdueshme (El-Ixhtihaad), sepse u mundėsohet mendimtarėve tė mirėfilltė muslimanė qė tė shfaqin idetė dhe interpretimet e tyre rreth gjėrave qė janė tė kontestueshme e tė pėrcaktuara nė mėnyrė tė prerė nga ajetet dhe hadithet.
2. Ngritja e sistemit shtetėror mbi bazat e debatit, barazisė dhe mbrojtjes sė lirive politike. Qytetėrimi islam dallohet nga qytetėrimet e tjera dhe, deri nė shekullin e tetėmbėdhjetė u ka paraprirė tė gjitha qytetėrimeve tė tjera nė vendosjen e pushtetit mbi baza tė debatit tė hapur (Shura). Kjo do tė thotė se pushteti islam pėr plot njė mijė e dyqind vjet ėshtė ndėrtuar mbi tė ashtuquajturėn - nė kohėn tonė-demokraci parlamentare. Kur’ani dhe Syneti nė kėtė drejtim kanė vendosur parimet bazė, mbi tė cilat janė mbėshtetur dhe kanė punuar dijetarėt nė kohė e rrethana tė caktuara. Kjo ėshtė njė temė mė vete, prandaj tė theksojmė vetėm disa ajete e hadithe qė vendosin parimet themelore mbi tė cilat bazohet ndėrtimi i sistemit shtetėror nė baza demokratike me debat, respektim tė barazisė,drejtėsisė dhe mbrojtjes sė lirive politike e fetare. Ajeti 58 En-Nisa’ė, ajeti 8 El-Maide, ajeti 256 El-Bekare, pastaj hadithi i Pejgamberit a.s. Se tė parėt, nė kohėn e injorancės, kanė praktikuar drejtėsinė vetėm ndaj tė dobėtve e jo ndaj tė fuqishėmve nė shoqėri: ”Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, nėse Fatimeja e bija e Muhamedit do tė vidhte do t’ia prisja dorėn.” Gjithashtu ėshtė njė parim nė Islam lidhur me zbatimin e drejtėsisė nė mes muslimanėve dhe jomuslimanėve, qė thotė: ”Ata duhet tė kenė atė qė kemi ne dhe ndaj tyre tė veprohet… sikur ndaj neve”. Gjithashtu ėshtė fjala e Umerit r.a. sa i pėrket mbrojtjes sė tė drejtave e lirive politike, qė thotė: ”Si i robėroni njerėzit, kur ata i kanė lindur nėnat e tyre tė lirė.”
3. Qytetėrimi islam pėrfshin njė sistem tė plotė pėr ēėshtjet e fesė dhe jetės nė kėtė botė: Qytetėrimi islam u paraprin qytetėrimeve tė tjera, ngase sistemon tė gjitha aspektet e aktiviteteve njerėzore nė kėtė dynja,qofshin ato aktivitete politike,shoqėrore,ekonomike e legjislative, dhe krahas kėsaj, sistemon edhe ēėshtjet fetare e morale. Dallon nga Krishterimi, i cili ka bėrė klasifikime duke ndarė fenė e duke e quajtur kishė, dhe ēėshtjet e kėsaj dynjaje, tė cilat i ka quajtur shtet, pėrderisa nė Islam ėshtė e pamundur tė bėhen ndarje tė tilla .Vetė fakti flet se tentavitat e tilla kanė rezultuar me prapambeturi, qė nga momenti kur filluan pėrpjekjet pėr tė bėrė njė ndarje si tė krishterėt, myslimanėt dėshtuan dhe mbetėn si peshku nė rėrė. Pra, kjo ėshtė njė veēori e Islamit qė tė gjitha kėto ēėshtje i ēon paralelisht. Islami, duke mos e ndarė fenė nga shteti, synon qė njeriun ta edukojė nė natyrėn e pastėr dhe tė balancuar nga dy aspektet, ai material dhe shpirtėror, qė e ilustron ajeti 77 i sures “El-Kasas”. Gjithashtu, duke mos e bėrė kėtė ndarje, Islami synon plotėsimin e kėsaj dynjaje tė pėrkohshme me atė tė pėrhershmen. Pra, sjelljet e njeriut nė kėtė botė janė rruga e fatbardhėsisė ose dėnimit nė botėn e amshuar.E ilustron ajeti 7 dhe 8 i kaptinės El- Zelzele.
4. Veēoria e fundit, qė vlen tė theksohet, ėshtė solidarizimi shoqėror. Qytetėrimi islam synon ndėrtimin e njė shoqėrie stabile dhe tė ekuilibruar nė mes interesit personal dhe atij shoqėror. Pėr kėtė po theksojmė ilustrimet qė na vijnė nga Kur’ani: el-Bekare 143, el-Huxhurat 10, el-Haxh 41, el-Bekare 188, et-Teube, 34.
_____________________
Literatura:
1. Materialet e Konferencės Botėrore Islame, mbajtur nė Kajro (2001) me titull ”Njė projekt pėr renesancė nė Botėn Islame”.
2. Kur’ani famėlartė.
3. Samuel Hatington, “Pėrleshjet nė mes qytetėrimeve”.
Burimi: dituriaislame
|