Bashkimi në grupe, respektivisht në shoqeri, është njëra prej nevojave natyrore të njerezve. Një bashkëjetesë pa probleme është e mundur vetëm atëherë kur ata mbahen në rregulla dhe ligje të caktuara. Përkrah sistemeve politike, shoqerore dhe juridike e kemi edhe sistemin ekonomik. Pyetja që duhet të shtrojmë këtu është se me cilat parime të këtij sistemi duhet të mbështetemi në mënyrë që të mund t'i zgjidhim problemet themelore dhe të pergjithshme të njerezve. A mund ta bëjnë këtë sistemet e krijuara nga njerezit apo vetem një shpallje Hyjnore? Këtu do të japim një vështrim rreth themelit të sistemit ekonomik Islam dhe të sqarohet pyetja se a mund të ketë alternativë në sistemet tjera ekonomike.
Këtu do të mund të pyesnin disa musliman: A ekziston fare një sistem ekonomik Islam? Kjo pyetje do të dukej e drejt duke pasur parasysh faktin se veprimet ekonomike (dhe jo vetem kjo) në botën Islame funksionojnë sipas regullave të lojes përendimore. Muslimani sot e sheh një realitet trishtues: bota e tij është e ndarë në gati pesëdhjet forma shtetrore të pafuqishme, të udhehequra nga regjime marionete, të cilet popullin e tyre e shfrytëzojë dhe e shtypin. Por fatkeqësisht shumica e muslimaneve mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjeter veçse të pranojnë realitetin dhe të adaptohen me rrethanat e krijuara. Të tjeret janë verbuar nga sukseset të sistemeve ekonomike përendimore sa që faktin e realitetit nuk mund ta shohin ose nuk duan. Në anën tjeter përendimi mundohet që sistemin e tij ta prezentoj si të vetmen alternativë. Por nese njeriu e përcjellë situaten botërore dhe e analizon më vemendje, do të vetëdijësohet që ky sistem është i padrejt dhe jo njerëzor. Nëse ne, përshembull, mendojmë tek vendet e botës së tretë në kokë do të kemi një figurë të qartë te urisë, thatësisë, të të vdekurve, luftave civile etj. Në këtë rast njeriu mendon në borxhet e mëdha shtetërore të vendeve të caktuara nga të cilat ata s'mund të dalin më. Njeriu duhet t'i mendojë arsyet e këtyre zhvillimeve dhe të vie tek përfundimi i pashmangshëm se fajin kryesor për këtë e mban bota kapitaliste perendimore, ku dy organizatat e saj botërore kanë futur vendet në zhvillim në këto borxhe. Fjala është për Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Këto dy organizata e kanë detyrimin e pretenduar që vendeve te botës së tretë t'iu ndihmojnë që t'i nxjerrin nga mizeria ekonomike dhe t'iu japin ndihme ekonomike dhe financiare për zhvillim. Por praktikisht ata vëjnë një "kolonializëm modern", duke iu dhënë këtyre vendeve pavarsinë dhe duke i shfrytëzuar ekonomikisht. Banka Botërore dhe FMN (fondi monetar nderkomvetar) iu japin kredite shteteve të botës së tretë dhe i fusin ata në atë borxh të lartë nga i cili ata nuk mund të dalin më me forcat e veta. Këto kredite janë me kamata aq të larta sa që fitimet eksportuese të këtyre vendeve nuk arrijin dot që as kamatën ta shlyejin, kështu që duhet të merren kredite tjera dhe kështu në mënyre të pashmangshme futen në rrethin djallëzor dhe në shkatërrim. Me 1988 shuma e borxheve te të gjitha vendeve në zhvillim ishte 1'200 miliard dollar. Meksika është vendi me borxhet me të mëdha në botë. Është llogaritur se çdo fëmijë i lindur në Meksikë, që nga lindja e tij iu ka borxh më shumë se 1000 dollar bankave perendimore. Kush mendon se kreditet e shumta dhe të hollat për zhvillim të popullsisë bëjnë punë, mashtrohet. Shumë shpesh këto të holla shkojnë direkt ose indirekt në xhepat e klikës udhëheqëse, të cilet pajtohen me humbjen e tyre ose i japin për projekte të padobishme prestigjioze ose për armatim. Shumë kredite rrjedhin prap direkt në kontot (e vendeve) të huaja. Kështu kanë rrjedhur përseri jashtë, brenda 10 viteve, prej 450 miliard dollar riborxh, gati gjysma e kësaj shume. Njeriu s'duhet harruar se kolonializmi ka shkatërruar të gjitha resurset dhe strukturen ekonomike të vendeve të sotme në zhvillim, për qellime të ekonomisë së vet. Siperfaqet e zbuluar të pjellshme në vendet koloniale janë kthyer në mbjellje monokulturore dhe janë vënë në shërbim të konsumit europian. Për shembull në vend që të mbilleshin drithera dhe grurë, janë mbjellur vetëm kafe dhe duhan për konsumuesit europian. Kjo formë e shfrytëzimit nuk ka ndryshuar as deri me sot. Ekonomia me këtë rast ishte (dhe është) drejtuar vetem nëvojave luksoze të botës perendimore. Miliona njerez vdesin nga uria në mbarë botën, në një kohë kur EU tonelata të artikujve ushqimor i zhduk ose i magazinon, vetëm që çmimet e tregut botëror të mbesin stabil dhe bujqit europian të kenë të ardhura. Edhe pse popullsia e vendeve industriale përbën 20% të popullsisë së përgjithshme botërore, ata kërkojnë 80% të energjisë botërore, 85% të drurit, 70% të ushqimit botëror.
Përkrah këtij mentaliteti kapitalist shihet edhe propozimi cinik se si do të mund të arrihet zgjidhja e këtij problemi: një shpërndarje e drejt dhe garantuar e resurseve në posedim do të mund të arrihet vetëm me reduktimin e popullsisë botërore. "Bota" në këtë rast është e kufizuar vetëm tek të varferit e jugut dhe nuk iu referohet vendeve të pasura industriale, sepse atje popullsia paska drejt te shtohet. Por pse të shkojmë kaq larg në Afrikë? A nuk ka varfëri në vendet e ashtuquajtura të pasura industriale si psh: SHBA dhe Gjermani? Matja e pasurimit dhe të progresit në këto shtete bëhet sipas të ashtuquajturit Bruto social produkte, pra sipas shifrave dhe të dhënave, të cilat vit për vit prezentohen me krenari. Por a thonë në të vertetë dicka këto shifra për raportin dhe gjendjen e vertetë të njerezve në një vend? Sa e sa njerez të pakulm mbi kokë duhet, mu në mes të qendrave financiare dhe ekonomike, nën hijen e Wall street dhe World Trade Center, që të jetojnë sot për neser dhe të ngrihen në dimër, ndërsa pranë tyre luhen biznese me miliarda? Kur njëri duhet që bukën e tij të përditshme ta kërkoj në plehera, tjetri e ushqen qenin e tij me delikatese (ushqime speciale). Po ashtu edhe përkujdesja medicinale len për të deshiruar, me çrast mjekimin e marrin vetëm ata të cilët mund t'a paguajnë. Përkrah SHBA-ve as në Gjermani situata nuk është më e lulzuar. Edhe pse Gjermania në njerën anë llogaritet ndër vendet prijëse ekonomike me Bruto social produkte të larta dhe që mburret si "shtet social", në vitet e fundit flitet shpesh për "vaferinë e re" në këtë vend. Edhe pse nuk mund të merret me mend, por në Gjermani ka njerëz të cilët duhet të jetojnë prej shumë pak DM (markave) në ditë. Njerezit e pakulm mbi kokë, për shembull, të cilët pas humbjes së vendpunimit dhe baneses së tyre, kanë rënë ne një rreth djallëzor dhe në "rrjetën sociale". Shumë shpejt mund të ndodhë që njeriu të bie në shkatërrim ekonomik, nese mban shpresë për një shtepi të veten me anë të kredi marrjes. Para hyrjes ne vendbanime te reja, ajo (shtepia) është e ngarkuar me borxhe të larta, të cilat duhet të paguhen me qmime të përcaktuara në bankë muaj për muaj. Kështu që pronari i vertetë është banka deri sa të paguhet shtëpia edhe në centin e fundit. Po ndodhi që të mbes njeriu prapa me pagesë, p.sh. për shkak të papunësisë, sëmundjes apo dicka të ngjashme, banka e ka të drejten që shtepinë ta sekuestrojë dhe ta shes në ankand. Përfituesi i vetëm është gjithmonë banka. Këto shembuj tregojnë se i gjithë sistemi ekonomik dhe financiar kapitalist bazohet në kamatë (interes). Është një sistem që është i drejtuar vetëm në përfitime dhe shfrytëzime ekonomike në të cilin njeriu (individi) mbet anash.
Këtu qëndron dallimi i qartë me sistemin ekonomik Islam. Në kontrast me konceptin kapitalist, Islami bën ndarjen e drejt të të mirave dhe jo prodhimin për problemin kryesor ekonomik. Sipas perendimoreve zotron mangesi ne resurset ne posedim, ndersa ne anen tjeter kerkesa per konsum eshte teper e madhe. Për këtë arsye ata koncentrohen gjithnjë në prodhimtari në mënyre që të mund t'i mbulojnë nevojat e njerezve. Në sistemin ekonomik Islam njeriu me nevojat e tij themelore (elemetare) qëndron në qender të vemendjes. Islami bën dallimin mes nevojave themelore primare dhe nevojave tjera sekondare. Faktin që në mbarë boten ka resurse të mjaftueshme që t'i plotësoj nevojat themelore (elemetare) te të gjith njerezve, smund ta mohoj askush. Profeti a.s. këto nevoja themelore i përshkruante si vijon: "Biri i Ademit nuk posedon të drejt me të mirë se sa të ketë një shtepi, në të cilen mund të banoj, veshje më të cilen mbulon trupin (pjesen e turpshme) e tij dhe një copë bukë dhe pak uji." Ky hadithe na bën të qartë se vendbanimi, veshmbathja dhe ushqimi janë nevojat fundamentale të njeriut. Në nje shtet në të cilin është i vendosur sheriati problemi ekonomik i njerezve do të njihet drejt dhe të zgjidhet. Është detyrë dhe detyrim i shtetit që të vëje një sistem të atillë ekonomik përmes të cilit cdo banori musliman, por edhe jomusliman t'iu mundësohet përmbushja e nevojave primare themelore. Po qe se një qytetar nuk është në gjendje që t'a mbulojë ndonjëren nga këto nevoja themelore, atëherë shteti është i detyruar të ndërmerr mbështetje. Po ashtu shteti krijon edhe kushtet e nevojshme që njeriu të mund t'i mbuloj nevojat themelore me forcat vetanake. Krejtësisht ndryshe e sheh perëndimi problemin ekonomik. Mirëqenja materiale dhe ekonomike janë në qendër të vëmendjes dhe cak i një jete karakteristike kapitaliste. Islami na mëson se caku i vertetë i jetës është në arrtijen e kënaqësis së Allahut (svt), të fituar përmes një jete të udhëhequr nga sheriati. Në njerën anë padyshim se mirëqenja materiale është e rendësishme dhe e domosdoshme, mirpo në anën tjeter s'mund të jetë caku ultimativ dhe në qendër të vëmendjes dhe të veprimeve në jetën tonë. Fitimi dhe mbajtja e pronës konsiderohet si e domosdoshme, por jo cak i jetës. Të gjitha veprimet, natyrisht edhe në sferën ekonomike, udhëhicen nga sheriati dhe më ketë rast edhe vet i gjithë sistemi ekonomik bazohet në të. Prandaj në sistemin ekonomik Islam ka vija të qarta rreth pronës, posedimit dhe shpërndarjes së saj. Në fund të fundit cdo gjë që ekziston i takon Allahut (svt), të Lartësuarit. Njeriu e ka vetëm të drejtën e shfrytëzimit të këtyre të mirave dhe është i obliguar që ta administoj me plot përgjegjësi:
"Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të..."(El hadid 7) Kjo nuk do të thotë se prona private është e ndaluar. Pronën dhe të mirat të cilat i ka fituar në mënyrë të rregullt njeriu mund t'i quaj si pronë të tij. Burimet e fitimeve për pronë private mund të jenë të shumë llojshme. Mund të jenë përmes punës vetanake, përshembull përmes punës ose përmes trashegimisë dhe dhuratave, por edhe përmes ndonjë ndihme shtetërore. Në rregullin ekonomik Islam ka linja të përgjithshme që prek mënyrën e fitimit te të hollave dhe pronës. Përshembull tregtia esencialisht është e lejuar perderisa nuk ka të bëj me gjëra të ndaluara si Alkool dhe mish derri, ngrënja dhe po ashtu mbatja dhe shitja e të cilave është e ndaluar. Përkrah pronës private Islami dallon edhe atë shoqërore dhe shtetërore. Me pronë shoqërore nënkuptohet me ato të mira të cilat i takojnë shoqërisë, pronësinë e së cilës e ndajnë të gjithë qytetarët e shtetit. Këtu llogariten uji, pyjet, kullosat, por edhe nafta dhe pasuritë tjera nëntokësore. Profeti s.a.v.s. në një Hadith thoshte: "Muslimanët janë pronar në tri gjëra: uji, kullosa dhe zjarrë". Nga ky hidith mund të kuptojmë se uji, por edhe nafta, qymyri dhe të gjitha burimet e energjisë si elektriciteti etj. janë prona shoqërore, pra pronë e të gjithë muslimanëve dhe me ketë rast e gjithë ummetit. Nuk guxon që këto t'i takojnë si pronë private një personi apo një ndërmarrje e as shtetit. Këto tri lloj të pronësisë duhet që të dallohen saktësisht. Prona e shoqërore duhet t'iu vihet në shërbim, në cfarë do forme, qytetarëve të shtetit. Shteti merr përsipër nxjerrjen dhe ekonomizimin e këtyre të mirave në emër të Ummetit dhe ua përcjellë këtyre të fundit në formë të sherbimeve pa pagesë. Kjo do të thotë se në shtetin Islam nuk ka inkasim për shfrytëzim normal të rrymës dhe ujit. Për cdo shërbim shtëpiak mund të merret një shumë e caktuar në KWh për rrymë, respektivisht në Kubikmetër për uji. Një gjë e paparashikueshme për atë i cili është rritur në rrethin kapitalist. Në pronë shoqërore (të përbashkët) llogariten edhe godinat shoqërore si: xhamiat, shkollat, spitalet, të cilat aq më pak duhet të jenë në doren privat sa edhe lumenjtë dhe liqenjt. Pronës shtetërore i takojnë përshembull ndërmarrjet e mëdha si: industria e rënde dhe ajo ushtarake. Shteti Islam është i detyruar të ndërhyj në qështjet ekonomike nësë këto të fundit janë kundër rregullave Islame. Ai duhet të kujdeset që të krijohet dhe të mbahet baraspesha shoqërore dhe të mundësohet ndarja e të mirave në mënyrë të drejt. Shteti duhet të nxisë konkurrimin, por duhe të mënjanoj monopolizimin, grumbullimin e materialeve (koprracinë) dhe po ashtu të menjanojë pakësimin e ofertës në treg me qëllim të ngritjes së qmimeve. Po ashtu Islami ndalon rreptësisht grumbullimin e parave: "...Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm." (Teube:34). Në shtetin Islam politika monetare dhe financiare dallohet përmes ndalimit të kamatës, cka në përendim do të ishte një përfytyrim i pamundur. Sepse sistemi kamator është shtylla e sistemit ekonomik kapitalist. Për një njeri me koncepte kapitaliste kjo gjë është e natyrshme në interes të avancimit ekonomik dhe profitit. Një shembull të qartë për dëmin e sistemit kamator tregon pashërueshmëria që ka krijuar politika kreditore për shtetet në zhvillim. Zhvillimeve të tilla të dëmshme islami iu shmanget nga fillimi, me çrast ai mohon në mënyrë të prerë cdo formë të kamatave dhe tregtie kamatore. Dëshmitë nga Kur'ani dhe Sunneti janë të shumta dhe të qarta.
"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!" e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën." (El-Bekare: 275)
"O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij..." (El - Bekare: 278-279)
Po ashtu edhe dëshmitë nga Sunneti janë të qarta: Xhabiri r.a. trasmeton prej Profetit a.s.: "Profti ka mallkuar ata të cilët marrin dhe paguajn kamatën, ata të cilët e shkruajnë dhe e dëshmojnë. Dhe ka thënë: "Të gjithë janë të njejtë" (Ahmad, Muslimi, Tirmidhiu). Në një Hadith tjetër nga Ebu Hurejre r.a. tregohet: Profeti a.s. thoshte: "Riba (kamata) ka shtatëdhjet shkallë; më e lehta është e krahasueshme me një njeri që bën zina (marrëdhënje) më nënen e tij".
Islami i definon qartë rrugët e lejuara për fitimin e parave dhe pasurimin e pronës si dhe veprimin me këto të holla dhe i fton muslimanët që të ndjekin ligjet dhe porosit e tij. Mundësitë e lejuara për fitimin e parave janë të përcaktuara sipas ligjeve të caktuara dhe me ketë rast rrugët e ndaluara janë të qarta. Kështu pasurimi përmes vjedhjes, bixhozit, prostitucionit, tregtisë me gjëra të ndaluara nga Islami etj. është e ndaluar. Një liri e krijimit të pasurisë sipas konceptit kapitalist nuk ekziston në Islam. Shteti, i cili merr përsipër detyrimet dhe shërbimet shoqërore, administron pronën shoqërore dhe shtetërore dhe është i detyruar të administroj me të ardhurat dhe më dhënjet (hyrjet dhe daljet). Këtë e merr përsipër "shtëpia e pasurisë" (Beit al-Mal). Këtu mblidhet tatimet (dhënjet) e qytetarëve dhe fitimet nga ekonomizimi i pronës shoqërore, adminostrohen dhe po nga këtu edhe shpërndahen. Shperndarja bëhet sipas vendimit të udhëheqësit shtetëror, me përjashtim të rastit të zeqatit. Ky i fundit iu jipet vetëm tetë grupe njerëzish të përmendur në Kuran. Të ardhurat nga Zeqati duhet të mbledhen nga qendrat shtetërore dhe po nga këto të shpërndahen dhe nuk guxon të përzihen me të ardhurat tjera, sepse ky është nga detyrimet bazë të Islamit. Të ardhurat tjera të shtetit janë nga Xhizja - tributi i jomuslimanëve, nga Kusr - tatim i meshkujve ndaj shtetit, një të dhjetën nga pasuria tokesore e njohur si Zekat i korrjes dhe Haraqit - një tjetër dhënje nga toka. Nga arka e shtetit jipen kredita pa kamatë, investohet në projekte shoqërore, jipen për nevoja shtetërore etj. Në raste të jashtëzakonshme shteti mund të ngrit tatim të vecant për muslimanët në qoftë se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për rregullimin e pagesave të nevojshme.
Ky vështrim tregon se sistemi ekonomik Islam në krahasim me sistemet tjera paraqet alternativen e vetme të sinqertë, përmes të cilit mirëqenja njerëzore qëndron në qendër të vëmendjes dhe jo profiti i shpejt ekonomik apo rritja e produkteve. Islami nuk njeh banka botërore kreditore, as shfrytëzim dhe as shoqëri dy klasore. Për ketë shkak është e nevojshme ndërtimi i një shteti në të cilin ky sistem do të gjente zbatim. Njeriut do të duhet t'i bëhej e mundur që të bindet edhe vetë në drejtësinë dhe zbatueshmërin e këtij sistemi. Shumë shembuj nga histora tregojnë për suksesin e këtij sistemi dhe edhe sot mund të bartej, nëse muslimanët do ta kuptonin se Islami është një rregull jete gjithpërfshirës që përfshin cdo pore të jetës. Dhe atëherë dhe vetëm atëherë muslimanët do të mund të dilnin nga kjo mizerie, nëse bëhen të vetëdijshëm se Islami është i përkryer, sepse në Kuran thuhet:
"...Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe..." (El maide 3)
Burimi: http://www.enfal.de/grund56.htm
Perktheu: Xh.M. |