Therrja e kurbanit është prej simboleve të dukshme të Islamit, simbol pwr të cilin mbarë muslimanët janë të pajtuar se është i ligjshëm, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vazhdimisht e ka kryer këtë ibadet, siç tregon Enesi, radijall-llahu anhu:
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i mori dy desh me brina dhe të majmë, e i therri me dorë të vet”. (Buhariu).
Në vazhdim do t’i përmendim disa rregulla dhe çështje që kanë të bëjnë me therrjen e kurbanit, edhe ate nën këto nëntituj:
Një: Vendimi i sherijatit mbi therrjen e kurbanit:
Dijetarët i kanë dy mendime mbi këtë çeshtje, shumica e dijetarëve thonë se është sunnet i fortë, kurse të tjerët thonë se është vaxhib. I këtij mendimi është edhe Shejhul-Islam Ibën Tejmijje, rahimehull-llah. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush ka mundësi të therrë kurban e nuk therrë, le tw mos i afrohet musal-lasë (vend i faljes sw namazit tw Bajramit) sonë”. (hadithi është hasen, transmeton Ibn Maxhe). Dhe thotë:
“Kush ka therrë para se ta fal namazin, le ta therrë një tjetër, e kush nuk ka therrur le të therrë”. (Buhariu dhe Muslimi). Mirëpo ai që nuk ka që të therrë let mos brengoset sepse për të ka therrur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, siç tregon Xhabiri, radijall-llahu anhu, nw hadithin qw e transmeton Ahmed, dhe Hakim i cili thotë se është hadith i vërtetë, e në këtë pajtohet edhe Dhehebi. Dy: Koha e therrjes e Kurbanit. Koha e therrjes fillon pas faljes së namazit të bajramit, duke u mbështetur në hadithin të cilin e transmeton Enesi, radijall-llahu anhu: “Kush ka therrur para namazit, ka therrur për vehte (domethënë për mish), kurse kush therrë pas namazit, ai ka therrur kurban dhe e ka qëlluar sunnetin e muslimanëve”. (Buhari).
Koha e therrjes vazhdon deri në ditën e fundit të teshrikut, pra deri në ditën e 13 të muajit Dhulhixhxhe, (dita e katwrt, dita e fundit e Bajramit), kështu që ditët për të therrur kurban janë katër ditë, duke u mbështetur në hadithin e Xhubejr ibn Metamit: “Në të gjitha ditët e teshrikut mund të therrish kurbanin”. (Ahmed dhe Darekutni, Ibën Haxher thotë: senedi është me burra të përpiktë-thikat). Por pa dyshim qw është më mirë të therret kurbani në ditën e parë pas namazit të bajramit, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Vepra e parë me të cilën fillojmë ditën e sotit (ditën e kurban bajramit), është namazi. Pastaj kthehemi dhe therrim kurbanin”. (Buhari). Tre: Forma e therrjes. Sunnet është që njeriu ta therrë kurbanin me dorën e vet. Nëse është lopë ose dele e shtrinë ate në anën e majtë, të drejtuar kah Kibleja, e vëndon këmbën në qafën e saj dhe gjatë therrjes thotë: bismil-lah, All-llahu Ekber, All-llahumme hadha minke ve leke, All-llahumme tekabbel minni ve an ehli bejti. Në këtë aludojnë hadithet që do ti përmendim në vijim: “Pejgamberi therri dy deshë të majmë dhe me brirë, i therri ata tw dytw me dorën e vet, e përmendi emrin e All-llahut dhe bëri tekbir, kurse këmbën e vëndoi në qafën e tyre”. (Buhariu).
" I Dërguari urdhëroi ti sillet një dash me brirë, me thundra të zeza, gjunjë të zi dhe përreth syrit ti ketë të zeza. Ia sollën që ti therrë, e ky i tha asaj: Oj Aishe, ma sjell thikën! Pastaj i tha: sprehe ate me gurë. Ajo e sprehu. Pastaj e morri (Pejgamberi) ate (thikën) dhe mori një dash dhe e shtriu, pastaj e therri dhe tha: bismil-lah, All-llahumme tekabbel min Muhammedin ve alu Muhammed ve min ummeti Muhammed, pastaj e përfundoi kurbanin”. (Muslimi). Kurse Ibwn Omer, radijall-llahu anhu, urrente të ngrënte nga kurbani i cili nuk ishte therrur në drejtim të kibles. Nëse kurbani është deve, ia lidhë këmbën e majtë dhe e thërrë në fyt, sepse kur Ibwn Omer, radijall-llahu anhu, ka parë një njeri duke therrë një deve të shtrirë, i ka thënë: ngrite në këmbë dhe lidhja këmbën e majtë, ky është sunneti i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (Buhari dhe Muslim).
Katër: Ndalohet të shitet diç nga kurbani. Nuk lejohet të shitet asgjë nga kurbani, as qimet e as lëkura. Gjithashtu nuk lejohet ti jipet si pagesë kasapit (therrwsit tw kurbanit) gjë nga kurbani, kjo ngase Ali, radijall-llahu anhu, thotë: “Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më ka urdhëruar që të kujdesem për kurbanin e tij, ta jap sadaka mishin, lëkurën dhe qimet e tija dhe mos ti jap kasapit nga mishi i saj asgjë”. (Buhari dhe Muslim). Dhe tha: “Ne i japim atij prej asaj që e posedojmë”. (Muslim). Pesë: اka mund të therret kurban. 1- Vetëm devetë, lopët dhe dhentë vlejnë për tu therrë kurban, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “… që ata tw mund tw përmendin emrin e All-llahut mbi bagwtinw tw cilwn Ai ua ka dhuruar atyre…” (El-Haxhxh: 34). Behimetul-enam-nw arabisht janw devetë, lopët dhe dhentë. (Shih: “El-Mugni”, 13/368 dhe tefsiri i Ibwn Kethir-it 5/412). 2- Një dele mjafton për një njeri dhe familjen e tij, duke u mbështetur në fjalën e Ebu Ejubit, radijall-llahu anhu, kur e kanë pyetur: si ka qenë therrja e kurbanëve nw kohën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? Ka thënë: Një njeri therrte një dele për vehte dhe për familjen e vet. (Tirmidhi). 3- Një deve ose një lopë mjafton për shtatë kryefamiljarw dhe familjet e tyre, duke u mbështetur në hadithin e Xhabirit, radijall-llahu anhu, i cili thotë: “Dolëm me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për në haxhxh dhe na urdhëroi që të marim pjesë në deve dhe lopë, shtatë persona në një deve”. (Muslim). 4- Deleja së paku duhet ti ketë gjashtë muaj, e cila në arabisht quhet xhidh’un, sepse Ukbe Ibwn Amir, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Kemi therrur me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, xhidh’un prej dhenve”. (Nesai). Kurse prej lopëve, deveve dhe dhive ato që në arabisht quhen sinneh, ose musinneh, pra dhia që i ka mbushur një vjet, lopa që i ka mbushur dy vjet dhe deveja që i ka mbushur pesë vjet. Duke u mbështetur në hadithin e Xhabirit, radijall-llahu anhu:
“Therrni vetëm sinneh, e nëse e keni vështirë ju lejohet të therrni edhe xhidh’un nga dhentë”. (Muslim). 5- Katër gjëra nuk lejohen t’i posedojë kurbani, siç tregohet në hadithin e Bera Ibwn Azib-it, radijall-llahu anhu: “Katër kafshë nuk lejohen për kurban: e verbëra me verbëri të qartë ( ajo tw cilws i mungon ndonjëri sy), e sëmura me sëmurje të qartë, e çala që qartë i shihet kjo e metë, e thyera dhe ajo që ska trup nga dobësia”. (shejh Albani thotë: hadithi është sahih). Gjashtë: اka nuk duhet të bëjë ai që do të therrë kurban. Kur të hyjnë dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes i ndalohet atij që dëshiron të therrë kurban ti pret flokët, thonjtë, ose lëkurën derisa ta therrë kurbanin, duke u mbështetur në hadithin e Ummu Selemes, radijall-llahu anha: “Kur të hyjnë dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes dhe ndonjëri prej jush dëshiron të therrë kurban mos të prek flokët e as lëkurën e tij”. Në trasmetimin tjetër qëndron: “e as nga thonjtë derisa ta therrë kurbanin”. (Muslim). Kjo ndalesë vlen vetëm për ate i cili do të therrë kurban, kurse anëtarët tjerë të familjes, siç është gruaja dhe fëmijët, nuk i kaplon kjo ndalesë, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka përmendur vetëm ate që dëshiron të therrë kurban, e jo edhe ata për të cilët therret kurbani. Nëse ndokush i pret floket ose thonjtë me qëllim gjatë këtyre ditëve, kjo nuk e ndalon nga therrja e kurbanit, as që kërkon shpagim, mirëpo duhet të pendohet tek All-llahu, subhanehu ve teala, për këtë gabim. Shtatë: Kurbani për të vdekurin. - Therrja kurban për të vdekurin në shenjë sadakaje nuk është sunnet, kjo sepse Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i pat vdekur xhaxhai i tij, Hamza; gruaja e tij Hadixheja, tre vajzat e martuara, tre fëmijë të vegjël, e për asnjërin prej tyre nuk ka therrur kurban. Po të ishte gjë e pëlqyeshme ai do të therrte për ta. - Por nëse i vdekuri ka lënë vasijet (testament, porosi) që të therret për te kurban, atëhere mundet, sepse vasijeti i të vdekurit duhet zbatuar. All-llahu e di më së miri.
Përpiloi: Bekir Halimi
redaktuar nga: AlbIslam.Com
|