Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Institucioni i Hisba-s

 

Hisbah është institucion religjioz nën autoritetin e shtetit i cili i cakton njerëzit me përgjegjësinë që të urdhërojnë/këshillojnë për të mire, kurdoherë që njerëzit fillojnë ta lënë pas dore, dhe ndalimit nga e keqja, kurdo që njerëzit të fillojnë të futen në të. Qëllimi i kësaj është që të ruhet shoqëria nga devijimi, të mbrohet besimi, dhe të sigurohet mirëqenia e njerëzve në kuptimin religjioz dhe të jetës së kësaj bote duke ju referuar ligjeve të Allah-ut. Allah-u e ka bërë të obligueshme për muslimanët urdhërimin apo këshillimin për të mire sipas mundësisë dhe diturisë së tyre personale.

Allah-u thotë: "Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit." (K.3:104)

I dërguari Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi te) ka thënë: "Kushdo nga ju që të sheh një vepër të keqe le ta ndalë me dorën e tij. Nëse ska mundësi ta bën këtë, atëherë le ta ndryshon me gjuhën e tij. Nëse nuk ka mundësi ta bën këtë, atëherë me zemrën e tij, dhe kjo është besimi më i dobët."
Përmendëm më pare se Hisbah është institucion religjioz, duke menduar që kjo është një nga zyret e një shteti islam, që specializon në përmbushjen e detyrës së obligueshme të urdhërimit në të mire dhe ndalimit nga e keqja. Hisbah është mënyrë zyrtare për ta kryer këtë obligim.

Fushëveprimi i Hisbah:
Hisbah në esence është e organizuar në mënyrë që të ruhen kufijt e Allahut nga cenimi, mbrojta e nderit të njerëzve, sigurimi i sigurisë publike. Ajo poashtu përfshinë mbikëqyrjen e tregjeve, punëtorive, dhe objekteve prodhuese për të siguruar se ligjet islame mbahen në këtë entitete. Ajo poashtu përkujdeset që standard i kualitetit mbahet në nivel. Hisbah i kryen këto obligime në bashkëpunim me agjensionet përkatëse shtetërore dhe organizmat tjera që kanë lidhje me këtë. Rëndësia e Hisbah-së në rendin e përgjithshëm Islam: Islami ka qëllim që të sjellë një shoqëri stabile dhe të sigurt të mbushur me dashuri, në të cilën anëtarët e asaj shoqërie punojnë me solidaritet dhe me drejtësi. Një ambient i tillë i lejon secilit të kryej obligimet e të qenurit mëkëmbës i Allah-ut në tokë dhe të përmbushë qëllimin e vet të ekzistencës, e që është adhurimi i Allah-ut. Allahu thotë:
"Nuk i kam krijuar njerëzit dhe xhinët përveç se të më adhurojnë."
Njerëzit janë në pandërprerë në nevojë për rregull në jetët e tyre, dhe si rezultat, ata kanë nevojë për ndonjë autoritet për ta siguruar këtë rend. Për shkak të kësaj, duhet të jetë dikush që do ti përkujtoj njerëzit në lidhje me këtë rend dhe të mbaj nën përkujdesje se si njerëzit e mirëmbajnë dhe i përmbahen kësaj. Kjo është arsye pse urdhërimi në të mire dhe ndalimi nga e keqja është kaq e rëndësishme.

Al-Hisbah krahasuar me antikorrupsionin
Në islam aktivitetet ekonomike, duke përfshirë edhe tregtinë dhe shërbimet e saj, janë të kontrolluara nga Sheriati (brenda katër burimeve që pasojnë) në një shoqëri islame. Ngjashëm, sistemi i Hisbah është pjesë përbërëse e një ekonomie të drejtë në një shoqëri të drejtë. Fatmirësisht, kjo vlen edhe për jomyslimanët (Ahl Aldhimah) që qëndrojnë në shoqëri islame. Në lidhje me këtë, një musliman nuk duhet të mashtroj një jo-musliman në çfarëdo qoftë biznesi. Profeti Muhammed: "Kushdo që (një Musliman) shkakton dëm një dhimijj-ut (jo-Muslimanit) poashtu është duke më shkaktuar dëm mua (Muhammed); dhe une do të jam kundërshtari i tij në Ditën e Gjykimit"! Të gjithë janë të barabartë para Allahut .

Në lidhje me Hisbah ka literature mjaft voluminoze që shtrihet nga periudha e viteve 622 e deri tek viti 1805. Shumica e burimeve nga kjo temë konsiderohen klasike, sidomos gjatë shekullit të katërmbëdhjetë. Në këtë kontekst, mund të përmendim disa referenca të zgjedhura: al-Qadi Abu ya'ali (d. 440 AH shekulli 11), Hamid Al-Ghazali (d. 505 AH= shekulli 12), al-Shaizari (d. 589 AH = shekulli 13), Imam Ibn Taymiyyah (d. 728=shekulli 14) Imam Ibn Murad A1 Sanani A1 Hanafi (India) (d. pjesa e parë e shekullit 8 AH = shekulli 14), dhe al-Qadhi Tajuddin al-Sobki (d. 771 = fundi i shekullit 14).
Antikorrupsioni ishte pjesa kryesore e përgjegjësive të secilit autoriteti islamik qoftë publik apo/edhe qeveritarë. Sipas mendimit tim, mungesa e Al-Hisbah në ditët e sotme është arsye themelore për devijim. Më poshtë do të jape përmbledhjen:
A. Principi i Hisbah-së;
B. Procedurat dhe shtrirja;
C. Masat e vet-përfshira përmirësuese.

A. Principi
Korrupsioni perceptohet si një e keqe dhe çrregullim që ndalon krijesat njerëzore për të bërë vepra të mira ndaj të tjerëve. Kurani thotë: "Ata që cilët pasojnë të dërguarin, Profetin analfabet, të cilin e gjejnë të përshkruar në Tewrat dhe në Bibël. Ai i urdhëron ata që të bëjnë atë që është e mire dhe i ndalon nga ajo që është e keqe." [7:157]. Ka edhe ajete tjera Kuranore të cilat e theksojnë rëndësinë e urdhërimit në atë që është e mirë dhe ndalimit nga ajo që është e keqe. Kjo është në esencë çështje e thjeshtë e lidhur me moralin. Gjithsesi, qëllimi i një etike të tillë është që të mëkëmbë drejtësi dhe gjithashtu ta mirëmbajë atë. "Allah-u urdhëron në drejtësi dhe mirësi (vepra të mira për Allahun dhe njerëzimin) dhe japjen e lëmoshës për ata që kanë nevojë; dhe Ai ndalon vrazhdësinë, çoroditjen dhe shtypjen " [16:90]. Është sjellje tepër e civilizuar të shikosh veprime ekonomike të drejta nga vet dëshira e palëve si dhe tregtinë e drejtë. Ia vlen të përmendet këtu që një shtet i vërtetë Islamik është pushteti i plotë i ligjit dhe të së drejtës; një shtet i Sheriatit. Kjo është arsye se pse Byroja e Ankesave (diwan Al-Mathalim) ka luajtur një rol të rëndësishëm në monitorimin e besueshëm të ligjit të Sheriatit. Duke qenë mëkëmbës i Halifit (Amir al-Mo'minin) ai kishte shprehi të mbikëqyrte veprimet e mëkëmbësve regjional, duke përfshirë edhe veprimet e Al-Muhtasib me qëllim të shikimit, kontrollimit dhe përmirësimit. Autoriteti juridik në një shtet të vërtetë islamik është krejtësisht i pavarur.

B. Procedura e Al-Hisba
Sipas Imam Abu Hamid Al-Ghazali (në librin e tij Ihja' Ulum Eddin (Vël. II) ka gjithsej katër elemente kryesore:
1. Kualifikimi i Al-Muhtasib.
2. Kushtet e procesit të Al-Hisbah.
3. Kush është i obliguar apo me kënd mirët al-Muhtasib.
4. Shkallët e masave që mirën nga ana e Al-Hisbah's.

1.Al-Muhtasib është fjalë për gjykatësin (Qadi) i cili merr vendimet në vendin e ngjarjes, në çdo vend dhe në çdo kohë, përderisa i mbron interesat e shoqërisë. Përgjegjësitë e tij janë pothuajse të pakufizuara në implementimin e principeve: urdhërimi në të mire dhe ndalimi nga e keqja. Al-Muhtasib dhe/apo zëvendësit e tij si gjykatës me kuptim të plotë duhet të janë me kualifikim të lartë dhe të janë shumë të dijshëm dhe të urtë, të devotshëm, të edukuar mire, mentalisht të shëndoshë, të lire, të ndijshëm dhe dijetarë të mire (faqih). Ai ka mundësinë dallimit të së mirës nga e keqja, dhe mundësinë e dallimit në mes të lejuarës dhe të ndaluarës. Rrjedhimisht, Al-Muhtasib-it i është besuar mirëqenia e përbashkët si dhe eliminimi i lëndimeve të shoqërisë në tërësi edhe nëse një veprim i tillë do të nënkuptonte apo kërkonte nga ai të ndërmarrë masa kundër qeverisë në pushtet. Shkurtimisht, ai duhet të jetë i caktuar (me autorizim të plotë), i devotshëm dhe i drejtë.

2. Kushtet e procesit të Al-Hisbah janë të domosdoshme për definuar saktësisht se çka është e çka nuk është e ndaluar. Nganjëherë, mëkati është më pak i dëmshëm për shoqërinë sesa ndalimi i tij. Kjo është arsye se pse al-Muhtasib duhet të sigurohet se po përcillen katër kushtet e të ndaluarës (1) është qartë e definuar nga ligji i sheriatit, (2) është realitet që ndodhë, e jo vetëm thashetheme, (3) është dëshmi në shoqëri pa i inkuadruar spiunimin për të identifikuar aktin e ndaluar në fjalë, dhe (4) është i njohur, pra nuk do të ketë nevojë për ixhtihad apo interpretim. Kujdesi i Al-Muhtasib ka kuptimin e punës së zellshme vet-sakrifikuese për të kryer detyrën e tij.

3. Me kënd mirët al-Muhtasib? Natyra e detyrave të Al-Muhtasib's është e e gjerë. Përbëhet praktikisht nga të gjitha aspektet e shoqërisë si dhe gjithçka në jetën e përditshme. Kjo nuk kufizohet vetëm tek qeniet njerëzore, por gjithashtu edhe tek dëmi i shkaktuar nga shtazët! Rastet e ndotjes së ambientit gjithashtu nuk përjashtohen. Administrimi i lokacioneve gjyqësore është edhe një pjesë e përgjegjësisë për Muhtasib, për shembull, kurdoherë kur gjykatësi zemërohet dhe kjo të ketë mundësi të qoj deri gjykim të jo-arsyeshëm. Qeveritarët të cilët veprojnë në emër të Halifit gjithashtu janë përgjegjës para Al-Muhtasib. Al-Subki në librin e tij: Mëkëmbja e begatisë dhe Largimi i zemërimit elaboron 113 çështje me të cilat mirët Al-Muhtasib. Abu Ya'la': Al-Ahkam al-Sultanija flet për ndërlidhjet në mes të detyrave të al-Muhtasib dhe detyrave të Al-Kadi (Gjykatësi). Mohammad Al-Kurashi (d. 1329 AD) numëron në librin e tij në lidhje me Al-Hisbah shtatëdhjetë kapituj që përfshijnë edhe pjesë tjera që përshkruajnë punët që atëherë ishin nën mbikëqyrje. Në mënyrë të ngjashme Al-Shaizari diskuton në detaje katërmbëdhjetë kapituj plus katër shtesa. Dr. Mukhtar Holland, i cili ka përkthyer librin e Imam Ibn Tajmija's: Detyrat Publike në Islam (Institucioni i Hisba-së) ndau publikimin e tij (1983) në dy pjesë:

a. Menaxhimi i ekonomisë Islame, dhe
b. Drejt një Shoqërie të Drejtë.

Kjo është një shtesë në shtesën (appendix) e bërë nga Dr. M. Akram Khan në lidhje me Al-Hisbah. Detyrat e Al-Muhtasib përfshijnë çdo aspekt të jetës njerëzore, të kafshëve dhe jetës në ambient. Të drejtat e secilës nga këto duhet të mbrohen sipas ligjit të sheriatit, rregullat, normat (urf) dhe sjelljet e pranuara në shoqëri. Menaxhimi i aktiviteteve ekonomike në aspektin e përgjithshëm, sidomos ato të lidhura me suk (tregun) është shumë miri njohur qysh nga shekulli i shtatë të erës së re kur profeti Mohammad (paqa qoftë mbi te) mori rolin e Muhtasib-it të parë. Omar Ibn Al-Khattab vendosi themelet e Al-Hisbah. Gjat dinastisë së Abbasid-ëve (mesi i shekullit të tetë) Al-Hisbah ishte shëndruar në institucion të plotë dhe të zakonshëm.

4. Nivelet e veprimeve të Al-Hisbah
Al-Imam Abu Hamid Al-Ghazali kishte theksuar DHJETË nivele apo shkallë në veprimin e al-muhtasib-it. Këto do të aplikoheshin gradualisht me kujdes dhe konsiderate të lartë.

1. Kërkimi i diturisë për të ndaluarën (Al-Monkar) pa spiunuar dhe pa imponuar me force të tjerëve që të tregojnë fshehtësitë e tyre. Këtu al-Muhtasib nuk është tejkalues i kufijve të privatësisë dhe intimes.

2. Për të informuar shkelësin e të ndaluarës që ai/ajo të mos jetë i/e padijshme që veprimi është i ndaluar. E drejta për të ditur është kusht para aplikimit të ndonjë dënimi.

3. Që të ndaloj gojarisht, për shembull, duke këshilluar që të mos bëhet ajo vepër.

4. Ta ndaloj të veprën e ndaluar duke predikuar, këshilluar dhe përkujtuar dënimin e Allahut.

5. Të qortoj me fjalë të fuqishme dhe të rëndë, jo të ultë dhe të ndytë, kjo praktikohet duke qenë se Al-Muhtasib është përkujtues i butë dhe diskret.

6. Të ndikoj ndryshimin me dorë, për shembull të imponoj që njeriu të mos veshë veshje të pahijshme, apo ta thyej shishen e verës, apo ta largoj të huajin që ka hyrë me force në shtëpi të huaj… Këtu është qëllimi që të largohet e ndaluara fizikisht.

7. Duke u kërcënuar me gjëra që mund të keqësohen në të ardhmen, nëse vepruesi i të ndaluar nuk e pranon qortimin.

8. Aplikimi i dënimit duke mos përdorur ndonjë armë në mënyrë që të mos shkaktohet dëme dhe gjakderdhje.

9. Që të përdorë armë të përshtatshme për të treguar seriozitetin e asaj që do të pason.

10. Që të siguroj rregullin duke iu drejtuar policisë.

Edhe pse të gjitha këto masa aplikohen nga ana e Al-Muhtasib, nga ai pritet që të mos aplikoj masa të ashpra përveç nëse masat e buta nuk janë efektive apo nuk duket të qojnë peshë tek personi që kryen veprën e ndaluar. Kjo është për arsye se al-Muhtasib vepron në një sistem të kontrollimit dhe baraspeshës. Veprimet e tij nuk do të duhej të përfshijnë çrregullim më të madh sesa ai që duhet të rregullohet.

burimi: islamic- world

©ekonomia-islame.com

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com