Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Perdorimi i kamatës për te paguar taksat

 

Shkollar të nderuar, Esselamu Alejkum.

Kam dëshirë të di a mund t’i paguaj taksat vjetore nga interesi (kamata) që e fitoj në dhogarinë e kursimit?

Xhezakum Allah hajr.

 

Ve alajkumu selam ve rahmetullahi ve berekatuhu

Në emër të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Në pergjigje të pyetjes suaj, ekonomisti dhe këshilltari i dalluar musliman, Dr. Monzer Kahf, thotë:

Vëlla i dashur, pasiqë interesi i fituar nga llogaria e kursimit apo nga cilado depozitë tjetër nuk është i juaji nga aspekti i sheriatit, nuk mund ta perdorni atë për pagimin e obligimeve legale ndaj qeverisë apo cilit do entitet tjetër ndaj të cilëve ke obligime. Gjithashtu nuk mund ta perdorni atë as për të paguar interesin në borxhin e bazuar në interes që mund të keni huazuar.

Qëndrimi i sheriatit është se interesi i fituar nuk është i fituar, por është pronë e paguesit. Pasiqë paguesi është banka, biznesi i të cilës është të jap borxhe me interes, neve nuk duhet të ja kthejmë atë paguesit, pasiqë një vepër e tillë shton të keqen e interesit (kamatës) duke rritur keqbërësinë. Kështu, duhet të merrni paratë nga interesi dhe të ja dorëzoni ndonjë shoqate bamirëse muslimane, jo si sadakë por me qëllim për t’i mbajtur paratë të pastërta.

Taksat janë obligim civil që esencialisht janë rezultat i të jetuarit së bashku në një shoqëri si dhe shërbime të nevojshme të qeverisë. Prandaj taksat janë obligim personal që duhen të paguhen nga paratë personale e jo nga ato që nuk i posedoni.

Allahu din më së miri

Nga IslamOnline www.islamonline.net

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com