Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Islamic Banking: mes sheriatit dhe renditit

 

Intervistë e Peter Burkhardt (coorporat comunatation) me Michael Chahine (creditsuisse expert).

 

Drejtësia Islame besimtarëve musliman iu ndalon kamatën. Prandaj ata janë drejtuar në produkte investuese që sjell rendite në forma tjera. Ky treg me rritjen vjetore për dhjet përqind është atraktiv edhe për bankat përendimore, thotë ekspertja e Credit Suisse Michael Chahine.

 

Peter Burkhardt: Bankimi Islam shumë po zihet në gojë. Pse ky lloj i administrimit të pasurisë është kaq i rëndësishëm?
Michael Chahine: Në mbarë botën ka mbi 1 miliard muslimanë dhe numri i tyre është në rritje të madhe. Jo cdo musliman investon në produkte që janë të pranueshme nga sheriati. Por me gjithatë administrimi i pasurisë islame është një treg i rëndesishëm në rritje vjetore mbi 10%.

 

Cfarë shuma të hollash administrohet sipas principeve islame?
Sipas vlerësimeve momentalisht janë rreth 200 miliard US-dollar. Posaqërisht kërkesat për produkte në përputhje me sheriatin janë në Lindjen e Mesme, parasegjithash në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrain, Iran dhe Emirat të Bashkuara Arabe, por edhe në vendet muslimane të azisë sic janë: Indonezia, Malajzia dhe Pakistani.

 

Cfarë duhet të kenë parasysh bankierët nëse donë të kenë sukses në administrim të pasurisë në vendet muslimane?
Ata duhët të mësojnë traditat islame, të përvetësojnë dhe dijnë rregullat Islame, për të ofruar produkte për besimtarët musliman.

 

Cili është dallimi kryesor mes rregullit ekonomik islam dhe përendimore?
Kapitalizmi përendimore bazohet në përpjekjet fitimprurëse të individëve, të cilët falë kamatave mund të rrisin gjithnjë kapitalin e tyre. Esenca e financës Islame e njeh pronën private, tregun dhe konkurrencën gjithashtu, por dobinë plotësuese që "krijon" një produkt për bashkësinë (umma) e vë në përparsi. Ky koncept ekonomik ka rrënjet tek Profeti Muhamed (a.s.) që tregtarëve arab iu ndaloj të marrin apo të japin kamatë. Kjo ndalesë e kamatës i përmbahët Kur'anit.

 

Cka do të thotë sot për një investitorë që pas 1400 viteve dëshiron të ringjallë traditën islame?
Të përjashtuara janë kreditet dhe kreditkartat, por edhe obligacionet, opcionet, derivatet, terminbizneset, hedg funds konvencionele dhe blerja e akcieve bankare dhe të sigurimit.
Gjithashtu të ndaluara janë edhe investimet në një hapsirë biznesi, të cilat sipas etikës sheriatike janë të papranueshmë. Këtu hyjnë p.sh. alkooli, duhani, armët, lojrat e fatit ose pornografia. Për fundin e mirë, po ashtu është e ndaluar të investohet në ato ndërmarrje ku borxhi tejkalon një të tretën e pasurisë së firmës.

 

Pas kësaj liste ndalimesh, a kanë investorët musliman ende "hapsira të lojës"?
Sigurisht. Atyre iu vihet në dispozicion një spektër i gjërë i mundësive investuese dhe ata si cdo investitor tjetër duan një paletë të gjërë produktesh që mbulojnë nevojat e tyre. Sfida e industrisë financiare është që të gjendet një rrugë për të prodhuar produkte që i mjaftojnë parimeve investuese islame.

 

Cilat produkte bankiere janë të lejuara sipas sheriatit?
Janë të gjitha fitimet e pranueshme, të cilat bazohet në tregti apo investim të një produkti të caktuar. Të lejuara janë financimet tregtare, borxhet kapitale me riziko, qeratë, leasing dhe tregtia me lëndë të para. Formë e përdorshme e investimeve është edhe blerja e akcieve private dhe të ndërmarrjeve publike, ku dividendet nuk llogaritën si kamatë.

 

Në administrimin e pasurisë në përendim viteve të fundit janë sjellur produkte të reja të panumërta. A do t'i bashkangjitet financa islame këtij trendi?
Po, special investorëve muslimanë iu ofrohen produkte "të prera" gjithnjë e me komplekse. Përshembull qysh para pak kohësh ka edhe hedge funds konform sheriatit, të cilat nuk përmbajnë short-position. Sepse sipas ligjeve islame është e ndaluar blerja e titujve ende pa i pasur nën posedim.

 

Burimi: credit suisse - global trends (Nëntor 2004)

ekonomia-islame.com

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com