Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Banka islame është bërë trend botëror

 

Gjatë sulmit të 11 shtatorit 2001 në SHBA , një numër i vogël i njerëzve në Azi kanë ndëgjuar për bankat islame , mëgjithëate koncepti i bankave i bazuar në ligjet islame është shumë i vjetër , tash përsëri del në përdorim , shkruan Zëri i Amerikës.
Institucioni Financiar në Lindjen e Afërt ka dominu me një ekip të shkatërrimit , pastaj përsëri është bërë një investim primar në Vendet e Europës dhe të Lindjes. Por edhe Azija ka fituar pjesë nga ai kulaq.

Investim i ri
Mbas sulmit të 11 shtatorit 2001 banoret e Lindjes së Afërt , nga të cilët shumë janë insistuar rrespektimi i rregullave islame deri edhe në transakcionet ekonomike , filluan të kërkojnë investitor të rinjë për një projekt të ri.Pa marrë parasysh ekonominë aktive , sistemi i zhvilluar mirë bankar dhe numri i madh i popullatës muslimane, Azija ka aplikuar që të pranojë një investitor të ri.
.Mohamed Ros është drejtor i filialës së bankës britaneze islame HSBC në Malejzi.:”Të hyrat në ekonominë e Lindjes së afërt janë të mëdha , saqë cmimi i naftës ka arritur deri në 56$ për barel.Ato të hyra duhet dikundi të deponohen.”
Celsi i afrimit të deponuesit të ri është sistemi i përhershëm bankar i bazuar në rregullat sheriatike.
Rregullat e saj ndalojnë që të paguhet interes i cili quhet “riba”.Për dallim nga bankat konvencionale nga të cilat shkalla e kamates varet nga rreziku i deponimit , në bankat islame ai që deponon dhe ai që merrë kredi ndan edhe fitimin edhe humbjen.
Përshembull , në vend që të merrni kredi për blerjen e një shtëpije , banka islame ua blen juve shtëpinë dhe ua shet juve më një profit të caktuar.Klienti pastaj paguan vetëm cmimin e shtëpisë për një periudhë të caktuar si “hipotek” , por pa kamatë.Përvec kësaj investitorët musliman blejnë akcione vetëm në biznese ku aktiviteti i tyre dhe prodhimtaria nuk janë haram ose kundër mësimeve Kur`anore.
Industritë e ndaluara janë komara , pornografija , armët dhe aktivitetet e mbrojtjes , duhan dhe biznes me mish të derrit etj.
Kërkesa për biznese që nuk bien ndesh me Sheriatin është duke u rritur në Azi.Kështuqë qeveria e Pakistanit ka sjellë vendim që në nivel botëror të blejë 600 milion $ që t`i japë si subvencione islame , ku investitorët do të fitonin nga pagesa e vendkalimeve në vend të pagesës së interesit.
Qeverisë i është ofruar një ofertë nga një shumë më shumë se miliarda $ , nga e cila gjysa ka prejardhjen e Lindjes së Afërt.Megjithëate, Badlisja Abdul Gani, shef I bankes investive islame malajzijane CIMB, tha se ka ende më shumë deponues të rid he mundësi shumë të vogla investimi.

Qendra në Malejzi
“Kërkesa për banka islame në vecanti është pasojë e disa viteve paraprake. Duke u falëminderuar atyre shumë dorëdhënës dhe korporata të guximshëm janë që të japin para në qarkullim dhe t`i dalin në ndihmë problemeve të saja”. Vendet të cilat nuk janë Islame sikur Singapuri luftojnë që t`i konkurojnë këtyre trendeve.
Një vit pas, Singapuri ka lidhur marrëveshje me vendet e gjirit persik dhe ka zhvilluar ekspertizën e saj në lëminë e bankave islame. Operacioni i bankave islame në Malejzi është në një nivel të lartë gjithëashtu edhe në Indonezi, Pakistan , Bangladesh dhe në Brunei të gjitha vende islame. Me gjithësejt 97 milion në vitin 1983, banka islame në Malejzi është rritur në 21 milijard në vitin 2003.Mohamed Ros i banës HSBC , tha se qeveria ka ndërmend që Malejzinë ta bëjë një qendër financiare islame. Edhe pse miliona musliman në Azi dhe në Lindjen e Afërme nuk shfrytëzojnë bankat islame një ditë ato do të kycen në këto procese të bankës islame dhe banka islame do të marrë epitetin e formës primare dhe superiore të sistemit financiar në Azi.

Matriali është huazuar nga: http://ba.seebiz.net/?cat=70&id=11331
Përkthehu dhe përshtati nga Boshnjakishtja:Hamdi Nuhiju , Kumanovë

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com