Institucioni i zekatit u bë obligim për muslimanët qysh në Mekë. Mirpo, meqë muslimanët atëbotë qenë të persekutuar e të keqtrajtuar nga ana e idhujtarëve mekas, urdhëresa e zekatit nuk mund të zbatohej në tërësi.
Kjo dispozitë u theksua përseri në Medinë, në vitin e dytë pas hixhrit, në ajetin:
"Falne namazin dhe jepeni zekatin..." (El-Bekare, 43)
dhe që atëherë zekati nisi të kryhet në praktikë.
Vlera, gjegjësisht lartësia e zekatit, nuk është caktuar në Kur'an, siç nuk janë caktuar e saktësuar më hollësisht as urdhëresat tjera, sic është namazi, haxhi etj. Ato i ka sqaruar dhe me shembullin e vet i ka treguar Muhamedi alejhisselam.
Muhamedi a.s. ka caktuar edhe përqindjen e ndarjes së zekatit: "Ndajeni një të dyzetën pjesë të pasurisë suaj" (do të thotë, 2.5% të pasurisë), ndërsa Ebu bekri dhe Omeri r.a. e kanë qartësuar hollësisht këtë me rregulloret e tyre.
Arabët më të pasur, të cilët në fillim qenë të prirë të kalonin në Islam, këtë urdhëresë e shikonin me dyshim, sepse Islami u paraqit si sistem i ri social.
Mbledhja e zekatit si dhe e tatimeve e kontributeve të tjera, ishte brengë e shtetit Islam.
Edhe pse bota arabe gjatë jetës së Muhamedit as.s përqafoi Islamin në masë, përsëri shumëksuh nuk mundi t'i flakte shprehitë dhe zakonet pagane. Kështu që disa fise pas vdekjes së Muhamedit alejhisselam refuzonin të jepnin zekatin dhe kaluan në anëne e disa profeteve të rrejshëm, si Musejleme el-kedhabi, duke deklaruar se nuk e lëshonin Islamin, por vetëm refuzonin ta jepnin zekatin.
Halifi Ebu Bekr pa kurrëfarë ngurrimi luftoi kundër këtyre fiseve, duke i detyruar ta jepnin zekatin. |