SADAKATUL-FITRI (DHĖNIA E LĖMOSHĖS)
A. Tekstet argumentuese
Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi a.s. e ka obliguar Sadakatul-Fitrin në Muajin e Ramazanit për robin, të lirin, mashkullin, femrën, fëmijën dhe plakun muslimanë, qoftë nga sa'ë hurme ose elbthi. (Buhariu, Muslimi dhe të tjerët).
Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi a.s. ka urdhëruar të jepet Sadakatul-Fitri para se të nisen për në namaz. (Transmetimi i të gjithëve përveç Ibn Maxhes).
Transmetohet nga Ibn Abbasi se Muhammedi a.s. e bëri obligim Sadakatul-Fitrin për pastrimin e agjëruesit nga përgojimi dhe fjalët e turpshme; me agjërimin ai (Muhammedi a.s.) e obligon t'i ushqejë tė varfërit; ai që e jep Sadakatul-Fitrin para namazit pranohet e kush e jep pas namazit (të Bajramit) është sadaka (lëmoshë) e rëndomtë. (Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Hakimi).
B. Rregullat e Sadakatul-Fitrit
Vitrat obligohen të jepen para agimit të mëngjesit në ditën e Bajramit të Vitrit (Bajramit të Madh), kurse për atë që vdes në këtë kohë ose lindet pas kësaj kohe, nuk janë obligim. Më mirë është të jepen para namazit të Bajramit si dhe mund të jepen gjatë Muajit të Ramazanit. Nëse vonohen nga namazi i Bajramit, nuk anulohen por patjetër të realizohen.
Sadakatul-Fitri i jepet për çdo person një të varfëri, bile nuk lejohet t'u ndahet dy apo tre varfanjakëve, sepse qëllimi i kësaj sadakaje është shpëtimi; ngase Muhammedi a.s. thotë: "Shpëtoni ata nga hallet (barra e rëndë) në këtë ditë".
Preferohet Sadakatul-Fitri ne te holla, nese keshtu me tepër u konvenon të varfërve.
|