Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Sasia e zekatit

 

Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, që në fund të vitit ka vlerë të hollash në mbi tetëdhjetë gramë ari, të gatshme apo në formë artikujsh tregtarë, duhet të japë zeqatë me një sasi minimale prej 2.5 për qind. Po të ketë personi sasi të gatshme të të hollave është shumë më lehtë. Megjithatë, kur personi disponon me pasuri në formë të mallit nga puna afariste apo në formë artikujsh tregtie, ai duhet ta vlerësojë pasurinë e tij në fund të çdo viti në pajtim me vlerën rrjedhëse dhe ta japë zeqatin në sasinë e njëjtë prej 2.5 për qind nga e gjithë vlera e pasurisë. Nëse investimi i tij është pronë e palujtshme, si ndërtesa me të ardhura dhe industri, atëherë sasia e zeqatit duhet të shkojë me sasinë e përgjithshme të të ardhurave, e jo me vlerën e përgj'ithshme të tërë pronësisë. Por, nëse ai i nxjerr ndërtesat dhe shtëpitë në shitje dhe tregti, atëherë sasia e zeqatit duhet të shkojë me vlerën e përgjithshme të gjithë pronësisë. Po ashtu, nëse dikush është kreditues dhe nëse njeriu që ka borxh është njeri i besueshëm, zeqati paguhet për sasinë që e ka lënë në besim, për arsye se ajo ende është pjesë e pasurisë së tij të garantuar.

Në të gjitha rastet, duhet të mbahet mend vetëm ajo se personi paguan vetëm për ribalancimin e tij të pastër. Së pari paguhen shpenzimet e tij personale, familjare, harxhimet e tij të nevojshme, kreditë e tij të nevojshme, kurse zeqati paguhet vetëm për ribalancimin e pastër.

Po ashtu duhet të mbahet mend se sasia prej 2.5 për qind është vetëm minimumi. Në kohë të jashtëzakonshme apo në kohë të shtimit të nevojave, sasia e zeqatit nuk kufizohet, sa më tepër që të jepet, aq më tepër do të përfitoj'në ata që kanë nevojë. Ndarja e zeqatit u shërben të gjitha qëllimeve për të cilat formohen shumë fonde të mbledhjes së të hollave. Fondi i zeqatit i zëvendëson të gjitha fondet tjera. Në mënyrë autentike është thënë se në kohën e historisë së administrimit islam, ka patur raste kur nuk ka pasur njerëz nevojarë për ta pranuar zeqatin; çdo subjekt - qoftë musliman, i krishterë apo hebre - nga perandoria e gjerë islame ka pasur mjaft për t'i kënaqur nevojat e veta, kështu që të pasurit duhej ta depononin zeqatin në arkën shtetërore. Kjo na tregon se kur ligji i zeqatit zbatohet në mënyrë të drejtë, ai i zvogëlon nevojat e qytetarëve dhe e pasuron më tepër arkën shtetërore, deri në atë masë saqë të mos ketë më të varfer e të nevojshëm, madje derisa të paraqitet edhe teprica.

Fuqia e palujtshme e kësaj mase të interesit publik, i ka rrënjët nga fakti se ajo është një masë hyjnore, një urdhëresë nga vetë Zoti. Ky nuk është një problem personal apo një kontribut vullnetar; ai, në të vërtetë, është një obligim për plotësimin e të cilit njeriu i përgjigjet Zotit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pasi që zeqati është legjislaturë e vetë Zotit, e cila i bashkangjitet interesit të përgjithshëm, asnjë muslimani nuk i lejohet që ta refuzojë këtë. Nëse ai nuk zbatohet në mënyrë të duhur, autoritetet kompetente të shtetit e marrin përsipër që në dobi të masave të gjera popullore, ta rivendosin e ta përforcojnë këtë institucion.

burimi: BIM

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com