Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Zekati, e drejta për te drejten

 

Ekonomia bashkëkohore e bazuar në intriga, mashtrime, mito, korrupsion, mallverzim mallrash dhe shërbimesh,kamatë, dita ditës, po i afrohet nevojës për një rifreskim dhe mendim pak më ndryshe.Sipas disa analizave të instituteve ekonomike evropiane, do të vijë së shpejti një kohë kur do të kemi shumicën e popullatës të varfur dhe robotët do të bëhen pronar të kapitaleve të cilat më mund të madh por edhe me mashtrime të ndryshme janë formuar.Nga kjo pikëpamje ne vetëmse mësojmë fytyrën e vërtet të ekonomisë perëndimore e cila mburret me të “arriturat “ e saj në gamën e gjërë të teknologjisë dhe tregëtisë elektronike.Sot nuk ka nevojë që shitësi të takohet më blerësin por këtë detyrë me mjaft mjeshtëri po e kryejnë “mendjet e mençura” të cilat me mjaft mjeshtëri perëndimi po i shfrytëzon.Ndërkaq sot civilizim po quajmë gjithçka që është e lidhur me paratë dhe teknologjinë.Ndërsa dikur pak më herët nuk ishte kështu.Dikur [1]me fjalën civilizim nënkuptonim tre nocione:zhvillimin ,qytetërimin dhe kulturën.Thuhet se me qytetërim kombëtar nënkuptohet niveli ekonomiko-matrial i një kombi , ndërsa me kulturë kombëtare nënkuptohet një anë tjetër e kombit.Fjala kulturë nuk nënkupton vetëm diturinë por edhe pamjen e jashtme, mënyrën e të mënduarit, të sjelljes dhe edukatës.Të gjitha këto bëjnë pjesë në anën ekonomiko-matriale.Dhe ky ishte civilizimi nga kuptimi i përgjithshëm që masa e madhe e intelektualëve perëndimor po e jetësojnë.Ndërkaq i gjithë ky siklet po jetësohet nën maskën e kapitalizmit dhe sistemit të ekonomisë së tregut.[2]Termi “kapitalizëm” do të thotë “sovranitet i kapitalit”, një sistem ekonomik i lirë e i pakufizuar , i mbështetur tërësisht te përfitimi ku shoqëria është në konkurencë brenda këtyre kritereve.Gjenden tri elemente në kapitalizëm:Individualizmi, konkurenca dhe fitimi.  
Me individualizmin në shoqëritë kapitaliste nënkuptojmë përfitimet dhe pasuritë e individëve si pronarë të kapitalit pa mos llogaritur fare mënyrat e arritjes deri te ajo pasuri.Konkurenca ka rëndësinë e saj ku shpesh herë dinë të bëhet e pamëshirshme dhe si rezultat i pamëshirës së saj njerëzit e varfur vuajnë edhe më shumë dhe humbin shpresat nga jeta.Dhe përfitimi është caku kryesor i këtij sistemi ekonomik që po mbisundon në botë , dhe deri te ai arrihet me shumë mënyra. Ky është segmenti ekonomik që sot ka kapluar botën dhe si rezultat i saj edhe pjesa e tokës islame ka mbetur nën ndikimin e saj. Ne kemi mjaft potenciale ekonomike, mirëpo potencialet tona ekonomike janë të paralizuara.[3] Ne jetojmë në vendet me pozitë më të rëndësishme, me tokë më të këndshme dhe më pjellore, me më tepër pasuri minerale nëntokësore, dhe mbi sipërfaqen e saj... Karakteristikë e jona më e theksuar është bërë ajo se ne konsumojmë e nuk prodhojmë, importojmë e nuk prodhojmë. Pra ,në një farë mënyre jemi bërë të varfur në vendin tonë, në shtëpinë tonë. Kjo nuk është në rregull me muslimanët dhe këtë Islami nuk e lejon. Të rrijmë gjithmonë duarkryq para stuhive të kohës dhe se vetëm të importojmë dhe të harxhojmë e asgjë të mos kursejmë dhe të realizojmë në segmentin ekonomik?  
Ndërkaq ekziston ajet i qart si qielli i hapur ku All-llahu xh.sh. thotë në Kur`an:[4]”All-llahu qorton për paaftësinë, andaj bëhu i shkathtë.”Gjithë këtë udhëtim tonin të gjërë ose të ngusht e bërëm me qëllim që të shohim realitetin që na rrethon dhe metodologjinë e Islamit, mendoj në metodologjinë reale të përballimit dhe zgjidhjes së problemeve ekonomike në këtë shekull.Ne nuk mëtojmë që të flasim për të gjitha metodat e islamit edhe pse dicka edhe do përmendim kalimthi.Por si objekt analize e këtij punimi do të jetë ana pozitive e ekonomisë islamë, zekati.  
[5]Ekonomia zë vend të rëndësishëm në Islam. Kjo shihet nga shumë fakte:  
a)Ajetet e shumta kur`anore që flasin për fitimin e lejuar dhe të ndaluar, mënyrën e shfrytëzimit të pasurisë...  
b)Një varg hadithesh të Pejgamberit a.s. që janë të lidhura me cështjen e pasurise dhe rrugët e fitimit.  
c)Obligimi i detyrave të ndryshme të natyrës materiale në Sheriatin Islam.  
d)Rëndësia dhe kujdesi i madh i Fikhut që ja kushtoi ekonomise...  
e)Lidhja e ngusht e hallallit dhe haramit dhe cështjet e pasurisë dhe rrugët e fitimit...  
Kalimthi sipër i përmendëm vetëm disa baza dhe elemente që stimulojnë ekonominë hallall dhe që ndalojnë varfërinë përmes shfrytëzimit të mençur të potencialeve ekonomike dhe intelektuale.Ne dimë se në shoqërinë që po frymojmë nuk janë të gjithë njerëzit të pasur dhe se ka edhe prej atyre që mezi arrijnë ta sigurojnë ekzistencën e tyre.Për to All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin famëmadh:[6]”Dhe në pasurinë e tyre kanë të drejtë lypësit dhe të ngratët(që kanë nevojë por nuk lypin)”.Mirepo institucioni i zekatit nuk duhet të kuptohet vetëm në këtë segment dhe në këtë mënyrë.Por ai duhet të kuptohet edhe si metodë e luftimit të varfërisë , zhvillimit ekonomik dhe sigurimit të shoqërisë për periudha afatgjate.Sipas mendimit tim që nuk d.t.th. të kem edhe të drejtë, zekati është përgjigje dhe instrument mjaft i fuqishëm për zhvillimin ekonomik të popujve islam në botë.Sot kemi nevojë të ngrisim fonde të ndryshme për zhvillim dhe menaxhim, ku përmes tyre edhe investim në degë të veçanta ekonomike.Me këtë mënyrë ne pastrojmë të pasurit tanë dhe i mundësojmë të varfurve të kontribojnë për një rritje të qëndrueshme ekonomike.Sepse [7]fjala zekat do të thotë pastrim, ose larje.Ajo gjithashtu ka kuptimin shtim, rritje.Ky është ai myslimani i vërtet i cili nuk është koprac por urdhërin e All-llahut e zbaton deri në detaje.Islami ndalon koprracinë dhe e sulmon atë në mënyra të ndryshme.Këtë na e dëshmon edhe fjala e Pejgamberit a.s. i cili e kishte zakon të lutej në këtë mënyrë[8]:”O Zoti im, unë kërkoj mbrojtje prej Teje, prej frikës dhe kopracisë.”Ndërkaq këtu do të sjellim një histori të një koprraku që mund të mësojmë shumë nga kjo.[9]Thuhet:Një koprrac ishte i kamur dhe kishte shumë pasuri, dhe llogariste deri në imtësi të gjërave.Ai bleu disa nevoja të veta, pastaj thirri një hamall dhe i tha:Për sa mi bartë këto?Ai i tha:Për një qindarkë.Ndërkaq koprraci ia ktheu:Ule edhe pak.Ndërsa hamalli i vendosur prap tha:Nuk ka më pak se një qindarkë.Nuk di c`të them.Ai ia ktheu:Blejmë karrota me një qindarkë , dhe të ulemi bashkë e të hamë”.Me të vërtet një histori interesante që na mëson shumë gjëra nga aspekti i ekonomisë.Qëndrueshmëria e njeriut në realizimin e kërkesave të tij të panumërta është mahnitëse dhe mjaft fleksibile.Por sikur kjo qëndrueshmëri të ishte në anën e kundërt të medaljes dhe si e tillë të ekzistonte në zbatimin e urdhërave të Krijuesit.Atëherë do të mbisundonte ekonomia islame në botë dhe ne do të udhëheqnim me botën ashtu si na ka mësuar Islami.Por deri aty është një rrugë e gjatë dhe e vështirë.Ne pikësëpari duhet të mësojmë rreth obligimeve islame e pastaj duhet edhe t`i zbatojmë ato në praktikë.[10]Zekati në Islam është një mjet për qetësimin dhe afrimin e vetes me Zotin, dhe është i bazuar tërësisht mbi sinqeritetin.Për këtë All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin famëmadh[11]:”...mëshira Ime ka përfshirë secilin send.Atë(Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen(mëkateve), e japin zekatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.”  
Pra, zekati është një element mjaft i rëndësishëm në ekonominë islame dhe si i tillë duhet të vështrohet më një shikim të posacëm.Përmes zekatit ne:  
1.I ndihmojmë të varfurit, ku përmes kësaj mundësohet edhe shkollimi i gjeneratave të reja që në fjalorin ekonomik d.t.th. investimi në kapacitetet intelektuale që do të jenë bartësit kryesor në të ardhmen në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë islame.  
2.I ndihmojmë shoqërisë, përmes krijimit të fondeve të ndryshme në shoqëri ne përmirësojmë infrastrukturën, mundësojmë shërbime kualitative mjekësore, ofrojmë arsim mjaft cilësor, krijojmë barazpeshë midis të varfurve dhe të pasurve.  
3.I ndihmojmë ekonomisë, përmes ndërtimit të institucioneve bankare me baza islame që do të jenë bartësit kryesor në të ardhmen për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.Në këtë mënyrë ne krijojmë komitentët tanë dhe nga ky hap lehtësohet edhe organizimi i thirrjes në Islam, sepse nga këto banka pritet që të financohen projekte serioze në ekonomi ku përmes tyre edhe krijimi i një vargu të biznismenëve mysliman që do të jenë sponzorët kryesor të daves islame në shoqëri.  
4.I ndihmojmë vetvetes, sepse me dhënien e zekatit ne pastrojmë pasurinë tonë, njëashtu atë e shtojmë dhe mundësojmë që brezi i jonë familjar të ushqehet me ushqim hallall , kjo është mënyra kah ndërtimi i rinisë së shëndoshë.[12]Të japësh zekat do të thotë të japësh një përqindje specifike nga një pronë e caktuar për klasë të caktuar të njerëzve të nevojshëm.  
Zekati është shtylla e tretë e Islamit dhe si e tillë për marrësit e tij dhe dhënësit ka rregulla të caktuara dhe limite.Islami stimuloi zekatin dhe si aspekt i tillë i mirëqenies ekonomike në shoqëri është krejt në rregull.Por në Islam u miratuan edhe rregulla juridike mbi luftimin e atyre të cilët nuk e japin këtë obligim islam që e kanë ndaj të varfurve dhe All-llahut[13].Islami nuk është ndalë vetëm në ndëshkimin material si dënim për atë i cili nuk e jep zekatin, apo në ndëshkimet tjera që kanë pasur karakter preventiv, por e obligoi ngritjen e shpatës dhe shpalljen e luftës për secilin grup që posedon fuqi dhe rebelohet ndaj dhënies së zekatit.  
[14]Kjo cështje, luftimi i rebelëve ndaj zekatit është pohuar me hadithe autentike dhe me konsensusin e shokëve të Pejgamberit(sahabëve)radijall-llahu anhu.  
Pejgamberi a.s. thotë në një hadith të tij të cilin na e transmeton Abdullah Ibn Omeri:[15]”Jam urdhëruar t`i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përvec All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut, ta falin namazin, ta japin zekatin.Nëse e bëjnë këtë, atëherë i kanë të mbrojtur prej mua jetën e tyre përvec se me të drejtën e Islamit, e llogaria e tyre është te All-llahu.”Kuptuam se luftohet ai i cili nuk e jep zekatin derisa ta kryej këtë obligim.Dhe morëm vesh mbi dispozitën islame mbi zekatin .[16]Pasiqë kjo është pozita e zekatit në të drejtën islame, dijetarët kanë miratuar se , ai i cili e mohon këtë obligim, e injoron obligueshmërinë e zekatit, ai ka bërë kufër(Mosbesim) si dhe personi i tillë ka dalë prej Islamit.  
Nga e tërë kjo që u tha kuptuam se Islami i kushtoi rëndësi të vecant segmentit ekonomik duke miratuar shumë ligje që ndalojnë mospërmbushjen e obligimeve dhe urdhërojnë jetësimin e tyre.Instrumentet e shkëlqyeshme ekonomiko islame mund të jenë baza kryesore ose shtylla kah do t`i sjellin sytë perëndimi dhe ekonomia kapitaliste, ose ekonomia e tregut.Sepse një sistem ekonomik me përmasa të këtij tipi që ofron Islami nuk mund të jetë degradues në shoqëri dhe hap konkret i saj do të jetë ngritje materiale dhe shpirtërore e individit në shoqëri duke u kujdesur për këtë dhe botën tjetër.Segmentet e zekatit janë të shumta ku mund të depërtojë në ekonominë bashkëkohore ndërsa ne përmendëm vetëm disa me shpresë që në të ardhmen e afërt të bëjmë një hulumtim mbi këtë lëmi.Në fund e përfundojmë këtë punim modest me një thënie të një filozofi mysliman me nacionalitet indian Vahidud-din Han i cili thotë:”Nëse etja për ujë dëshmon në ekzistencën e tij(njeriut), atëherë edhe etja për drejtësi dëshmon në ekzistencën e tij(njeriut)”.  
 
 
 
 
Hamdi Nuhiju  
Kumanovë  
18 06 2006
 


Literatura e konsultuar:  
1.Kur`ani famëmadh me përkthim dhe komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmeti  
2.Sahihu-l-Buhari,  
3.Sahihu-l-Muslim,  
4. Fikhu i Zekatit 1 , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005  
5. Islami dhe Civilizimi, Sejid Hava ,Kumanovë 1995  
6. Fatkeqësitë që solli Darvinizmi për njerëzimin, Harun Jahja, Tiranë 2003  
7. Ku qëndron problemi, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003  
8. Solidariteti Islam, Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2003  
9. Ilmuddini , Bilal Hasanoviq, Shkup 2000  
10. Rruga e lumturisë së përjetshme, Ibn Kudama El Mekdesi, Tiranë 2003  
11. Feja jonë, Muhamed Gazali, Tiranë 2003  
12. Udhërrëfyes i shkurtër i Islamit ,I.A.Ibrahim , Prishtinë 2002  
   
--------------------------------------------------------------------------------  
 
[1] Islami dhe Civilizimi, Sejid Hava ,Kumanovë 1995 f.3  
[2] Fatkeqësitë që solli Darvinizmi për njerëzimin, Harun Jahja, Tiranë 2003 , f.109  
[3] Ku qëndron problemi, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003, f.17  
[4] El-En`am, 153  
[5] Solidariteti Islam, Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2003 f.63  
[6] Edh-Dharijat,19  
[7] Ilmuddini , Bilal Hasanoviq, Shkup 2000 f.119  
[8] Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.  
[9] Rruga e lumturisë së përjetshme, Ibn Kudama El Mekdesi, Tiranë 2003 f.177  
[10] Feja jonë, Muhamed Gazali, Tiranë 2003 f.122  
[11] A`raf,156  
[12] Udhërrëfyes i shkurtër i Islamit ,I.A.Ibrahim , Prishtinë 2002 f.77  
[13] Fikhu i Zekatit 1 , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.84  
[14] Po aty f.85  
[15] Transmetojnë Buhari dhe Muslimi  
[16] Fikhu i Zekatit1 f.91

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com