Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Struktura ekonomike dhe sociale e popullsisë

 

Me strukturë ekonomike të popullsisë nënkuptojmë raportin e popullsisë që punon dhe krijon të ardhura (popullsi aktive) ndaj popullsisë e cila nuk krijon të ardhura e shpenzon (popullsi jo aktive, e mbajtur), pastaj raporti i popullsisë aktive sipas veprimtarive e profesioneve. Kjo është struktura ekonomike e popullsisë në kuptimin e ngushtë.

Në kuptimin e gjërë të strukturës ekonomike bën pjesë edhe ndrja e popullsisë sipas: a) pozitës në profesion, b) sektorit të pronësisë, c) lartësisë së të ardhurave, dhe ç) burimit të të ardhurave. Pra struktura ekonomike në kuptimin e gjërë e përfshinë edhe strukturën sociale të popullsisë.

 

Popullsia aktive përbëhet prej personave te punësuar (në marrëdhënje pune) me kohë të plotë, me kohë të shkurtuar, personat që e ushtrojnë profesionin, por nuk janë në marrëdhënie pune (në bujqësi, zejtari etj.), anëtarët ndihmës të familjes, të papunët që kërkojnë punë.
Popullsia joaktive përbëhet prej pensionistëve, personave që shkollohen e nuk punonë, fëmijtë nën moshën 14 vjeçare, amviset, personat e paaftë e të sëmurë..
Popullsia aktive sipas veprimtarive ndahet në disa mënyra:
- veprimtaritë bujqësore,
- veprimtaritë jobujqësore dhe
- veprimtaritë pordhuese dhe joprodhuese

 

Ndarja bëhet edhe sipas sektorëve të veprimtarisë:
a) veprimtaritë parësore - primare (bujqësia, peshkimi, gjuetia)
b) veprimtaritë dytësore - sekondare (xehtaria, industria, ndërtimtaria, zejtaria prodhuese),
c) veprimtaritë tretësore - terciare (komunikacioni, tregtia, hoteleria, zejtaria shërbyese, shërbimet personale, administrata, arsimi, kultura, shëndetsia, mbrojtja).

 

Në shtetet e pazhvilluara dominon popullsia me veprimtari parësore, në shtetet e zhvilluara dominon popullsia aktive në veprimtaritë tretësore dhe dytësore.
Struktura profesionale e popullsisë paraqet ndarjen e popullsise aktive sipas grupeve të profesioneve. Në botë njihen 27.000 profesione të grupuara në 469 lloje dhe 10 grupe. Dhjetë grupet e profesioneve janë:
- bujqit, peshkatarët dhe punëtorët në pylltari, xehtarët, punëtorët në industri, zejtari pordhuese dhe ndërtimtari, personeli në komunikacion, në tregti, ne shërbime, në mbrojtje, në administratë (nëpunësit dhe punëtorët), personeli udhëheqës, ekspertët, artistët, të papërcaktuarit.
Puna në profesione kërkon shkallë të ndryshme të kualifikimit dhe shkollimit (pa kualifikim, gjysmë kualifikim, kualifikim, kualifikim të lartë, arsimim të mesëm, të lartë dhe superior)
Popullsia aktive sipas "pozitës në profesion" ndahet në:
- punëtor dhe nëpunës në marrëdhënje pune, të pavarur pa punëtor, antar ndihmës të familjes , punëdhënes

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com