Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Sektoret dhe deget ekonomike

 

Ekonomia është e organizuar në dy sektore kryesorë:
a) sektorin shoqërore-shtetëror
b) sektorin privat - individual.

 

Varësisht prej sistemit ekonomik, në degët e ndryshme të ekonomisë mbizotërojnë subjektet private (bujqësi, zejtari, sherbime) ose shtetërore-shoqërore (industri, xehtari, komunikacion, arsim, shëndetsi, institucione publike etj.) Ekzistojmë edhe forma mikste të pronësisë (shoqata aksionare etj.)

 

Degët e ekonomisë

Degët e ekonomisë ndahen në disa mënyra:
a) degët prodhuese; b) degët joprodhuese.

Në degët prodhuese bëjnë pjesë ato degë të cilat prodhojnë të mira materiale, si: bujqësia, industria, zejtaria prodhuese, ndërtimtaria, kurse në degët joprodhuese bëjnë pjeseë degët e ekonomisë që nuk prodhojnë, por i ndihmojnë prodhimit, sikurse janë: komunikacioni e lidhjet, tregtia e turizmi, hoteleria, shërbimet bankare etj.
Degët joekonomike nuk prodhojnë drejt për së drejti, por ato me punën e tyre ndihmojnë degët ekonomike, si: arsimi, shkenca, kultura, shëndetsia, administrata, organizatat publike e shoqërore, shteterore, mbrojtja.

 

Sipas llojit të produktit ose shërbimit që bëjnë, fuqia punëtore ndahet sipas veprimtarive në tre sektore:
a) sektori parësor (primar): bujqësia, pylltaria, gjuetia;
b) sektori dytësor (sekondar): xehtaria, industria, ndërtimtaria, zejtaria prodhuese;
c) sektori tretësor (terciar): komunikacioni dhe lidhjet, tregtia, hoteleria, turizmi, shërbimet personale, administrata, arsimi, kultura, shëndetsia, bankat, sigurimi, agjensitë e ndryshme.

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com