Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Ekonomia dhe veprimtaritë ekonomike

 

Me ekonomi nënkuptojmë veprimet e vetdijshme të njeriut me qëllim të prodhimit, përndarjës, këmbimit dhe konsumit të mirave materiale.
Faktorët që e kushtëzojnë zhvillimin ekonomik janë:


1) faktori njerëzor

2) faktori material
3) faktori teknik
4) faktori financiar
5) faktori organizativ.

 

Faktori njerëzor nënkuptojmë numrin dhe vecoritë biologjike, ekonomike, arsimore, kulturore, psikologjike e organizative të personave që marrin pjesë në katër lamitë ekonomike (mosha, gjinia, aftësia e punuese, niveli arsimore, kultura e përjgithshme dhe profesionale, motivi për punë, aftësitë organizative, disciplina në punë etj.)

Faktori material i përfshin resurset natyrore mbi dhe në tokë respektivisht kushtet natyrore për sigurimin e lëndeve të para për prodhimin e të mirave materiale.

Faktori teknik nënkupton mjetët e punës dhe nivelin e tyre teknik për t'i kryer punët në kater lëmit e mëdha ekonomike.

Faktori financiar nënkupton mundësitë financiare për të investuar në faktorët ekonomik (në njerëz, mjete të punës, qarkullim, këmbim) në përputhje me nivelin e zhvillimit ekonomiko-teknik e teknologjik.

Faktori organizativ nënkupton mënyrën më të përshtatshme të organizimit të faktorëve ekonomik me qëllim të prodhimit më të madh, të llojllojshëm dhe më të lirë.

* * *

Mjetet e punës dhe lënda e parë përbëjnë mjetet e prodhimit. Në mes lëndës së parë dhe mjeteve të punës qendron njeriu, i cili i përdor mjetet dhe lëndën e parë të punës për të prodhuar dhe plotësuar nevojat.
Njeriu me vetit e tij dhe mjetet e punës përbën forcat (fuqitë) prodhuese. Përpos forcave prodhuese për zhvillimin ekonomik nënkuptojmë raportin në mes punëdhënesve dhe punëmarrësve. Forcat prodhuese dhe marrëdhëniet në prodhim janë tregues të formacioneve shoqërore-ekonomike.

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com