Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Këmbimi i mallrave në botë

 

Këmbimi është pjesë e ekonomisë i cili nënkupton ndërimin e mallrave për mall ose për para. Këmbimi është veprim ekonomik i nevojshëm, më që në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve.

Këmbimi ndërkombtar i mallrave ka kaluar nëpër disa faza:
- faza parakapitaliste
- faza kapitaliste dhe
- faza e këmbimit bashkëkohor.

Në fazën parakapitaliste këmbimi i mallrave ishte i vogël dh ebëhej me prodhime te shtrenjta: pëlhurë, ari, diamante, qelibar, melmesa. Në ekonominë subsistante prodhohej kryesisht për veti, prandaj teprica për treg kishte pak.

Në fazen kapitaliste kur prodhimtaria e disa produkteve u shumëfishuar dhe kur u tejkaluan kërkesat e vetprodhuesve, u paraqit nevoja për këmbimin e mallrave jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe të jashtëm.
Me zhvillimin e komunikacionit tokësor (hekurudhor e automobilistik), ujor e ajror, tregtia mori përmasa ndërkombtare. Ne kapitalizëm rriten kërkesat për lëndet e para (xehet, prodhimet bujqësore), lëndet energjetike (qymyr, naftë, gaz natyror), për prodhimet industriale (metale, makina, prodhime konsumi). Tregu bëhet vend për këmbimin e mallrave dhe vendi ku takohen oferta e kërkesa, te cilat ia caktojnë çmimin e mallit.

Me paraqitjen e socializmit në një pjesë të botës, diferencohen tregjet dhe metodat e tregtisë ndërkombtare. Gjatë një kohe gati 50 vjeçare (pas Luftës së Dytë botërore deri në vitet 90-ta) u formuan grupacionet e shteteve kapitaliste dhe socialiste, me interesa te ndryshme që e pengonin tregtinë e lirë ndërkombtare. Pas viteve te 90-ta fillon një fazë e re në këmbimin ndërkombtar, në të cilën u përfshi e tërë bota në tregtinë botërore.

Tregu mund te jetë i nivelit lokal, regjional, nacional dhe botërore. Kembimi mallrave në tregun lokal, regjional e nacional bëhet brenda kufinjëve te një shteti, përkatësisht brenda kufinjëve doganor dhe quhet tregu i brendshëm.

Tregu ndërkombtar nënkupton këmbimin e mallrave në tregjet e jashtme mes shteteve në nivel te ndryshëm te zhvillimit, te pa zhvilluara, në zhvillimi dhe te zhvilluara. Shtetet e pa zhvilluara dhe në zhvillim në tregun ndërkombtar ofrojnë prodhimet e veta agrare (sheqer, kafe, çaj, banane, kakao, duhan, pambuk etj.) dhe lëndë te para për industri (xehe, naftë, koncentrate) të cilat e kanë çmimin me te ulët se sa prodhimet industriale (metale, makina, prodhime kimike, farmaceutike etj.) të cilat i shesin shtetet e zhvilluara.
Në tregun botëror kontrollin mbi shumë prodhime agrare, xehe, koncentrate e mbajnë kompanitë e mëdha, te cilat e kanë monoplin mbi çmimet e tyre. Në tregtinë ndërkombtare nuk është krijuar ndonjë mekanizëm botëror, i cili do t`i rregullonte raportet në mes të shteteve të zhvilluara dhe të pazhvilluara, të mëdha dhe të vogla.

Në strukturën e eksportit të vendeve në zhvillim marrin pjesë zakonisht 1.2 ose 3 prodhime kryesore. Kështu p.sh. nafta eksportin e Kuvajtit, Venecuelës, Irakut etj. merr pjesë me mbi 90%; bananet, kafja, kakao, sheqeri në disa shtete te Amerikës Latine (Ekuador, Kostarikë, Kolumbi, Panama, Kubë etj.) marrin pjesë në vlerën e eksportit në mes 70-90%; xeheroret e kallajit, volframit, plumbit, bakrit marrin pjesë me rreth 80%, pambukut, kikirikave, duhanit dhe agrumeve në mes 50-70% ose misri, misri i Argjentinës rreth 40% etj.

Me qellim te krijimit te disa lehtësive në mes shteteve dhe regjioneve janë formuar asociacione tregtare te cilat i rregullojnë raportet në mes shteteve pjesëmarrëse dhe shteteve jashtë tyre.

Asociacionet më të njohura në Europë dhe botë janë këto:
- GATT (marrëveshja e përgjithshme mbi doganat dhe tregtinë) formuar në vitin 1947 në Gjenevë, në të cilën janë anëtarësuar më shumë se 80 antar;
- OEEC (organizata për bashkëpunim ekonomik) i ka 21 shtete antare te Europës, Amerikës Veriore dhe Janoninë, formuar që nga viti 1961:
- EFTA (bashkimi europian për tregti të lirë) u formua në vitin 1958 në Stokholm, me 8 antarë shtete europiane:
- ODECA (bashkësia tregtare e vendeve te Amerikës së Mesme) u formua në vitin 1960 në Managua (Nikaragua):
- LAFTA (bashkësia latino-amerikane për tregti të lirë) u themelua në vitin 1961 me antarë shtetesh të Amerikës Jugore;
- OPEC (bashkësia e shteteve prodhues te naftës);
- ASEAN (bashkësia e shteteve të Azisë Juglindore) etj.

Prof. Dr. Asllan Pushka
 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com