Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Revizioni i ciklit buxhetor

 

Hyrje

Buxheti është instrumenti më i rëndësishëm të cilën e shfrytëzon menaxhmenti për të planifikuar, kontrolluar dhe mbiqkyrur aktivitetet dhe punët e organizatës. Në një organizatë të madhe, buxheti ekziston në nivele të ndryshme të aktiviteteve. Në kuadër të buxhetit shtetëror, secila ministri, agjencion ose sektor duhet të posedoj burime të mjaftueshme matriale për t`i shpenzuar. Këto burime të përcaktuara duhet të jenë të mbështetura nga buxhetet e detajizuara për aktivitete të caktuara në secilën ministri ku ekzistojnë ndarje më detale të cilat shfrytëzohen për udhëheqjen e përditshme dhe kontrollin.

Në nivel qëndror, secila linjë e shpenzimeve duhet të ketë një shfrytëzues të qartë buxhetor i cili ka përgjegjësi për kontrollimin e atij shpenzimi.

Buxhetet për secilën organizat në nivel qëndror dhe lokal duhet patjetër të jenë të lidhura me planet strategjike dhe qëllimet e asaj organizate. Buxhetet, a me to edhe alokimi i resurseve të kufizuara duhet gjithmonë të orientohet kah prioritetet e Qeverisë, në vend që buxheti të jipet në bazë të shpenzimeve historike që kanë ndodhur viteve të mëparshme.

Rroli i revizionit të brendshëm në buxhetim

Revizioni i brendshëm mund ti ndihmojë shumë menaxhmentit gjatë vlerësimit dhe përmirësimit të sistemit buxhetor në organizatë. Kjo pjesë e broshurës jep orientime të cilat mund të ndihmojnë gjatë revizionimit të buxhetit të një organizate.

Qëllimet e revizionit në procesin buxhetor

Qëllim i thjeshtë i revizionomit të procesit buxhetor në një organizatë është që të vërtetojë se të gjitha të hyrat dhe të daluar, janë të planifikuara në mënyrë adekuate, të kontrolluara dhe të mbykqyrura. Mëpastaj, qëllimi i thjeshtë i revizionimit mund të shikohet nga aspekti i tre qëllimeve më konkrete:

Qëllimi i revizionit: Definime

Planifikimi: Formohen buxhetet e duhura në pajtim me planin strategjik dhe parashikimet financiare në organizatë.

Kontrollimi: Buxheti jep shkallën e duhur për mirëmbajtjen e aktiviteteve të organizatës në pajtim me planin strategjik.

Mbikqyrja: Përgaditen raportet e duhura të cilat menaxherëve të nivelit të lartë i mundësojnë që në mënyrë efektive ta shoh gjendjen financiare të organizatës, ashtu edhe aktivitetet e saja krahas buxhetit dhe planit strategjik.

Programi i cekur i revizionit jep orientime për pyetjet me rëndësi dhe testet të cilat mund t`i kryej revizioni i brendshëm me qëllim që të vlerësoj planifikimin, kontrollimin dhe ndjekjen e aktiviteteve të organizatës.

Megjithëate, revizori e vlerëson procesin adekuat buxhetor në secilën organizatë, duke marrë parasysh natyrën dhe kulturën e asaj organizate.

Përkthehu dhe përshtati nga Maqedonishtja : Hamdi Nuhiju , Kumanovë

Matriali është huazuar nga : Doracaku i Revizionit të Brendshëm në Maqedoni , i botuar nga : Sektori Për Revizion Qëndror të Brendshëm Në Maqedoni

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com