Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Procesi i menaxhmentit

 

Termi menaxhment (ang.:managment = udhëheqje, prirje; lat.: manum agere = prijë me dorë) përmban një Proces që përmes veprimit dhe shfrytëzimit te resurseve arrihen ose do te duhej te arriheshin rezultate te deshiruara ose te planifukuara.

Procesi mund te futet në ndërmarrësi, por edhe si pjesë përbërese e projektmenaxhimit ose risikomenaxhimit.

 

Procesi menaxhues

Procesi i menaxhmentit përbëhet nga 5 faza:
- caku (vënja e tij)
- planifikimi
- vendosja
- zbatimit dhe
- kontrollimi

Për secilen fazë duhet te posedohen informacione specifike. Pastaj një komunikim i gjerësishëm mes pjesëmarrësve te te gjitha fazave është i nevojshëm.

Praktikat primare te procesit te menaxhmentit përmbajnë:
1. Identifikimi i aktiviteteve dhe detyrave te nevojshme.
2. Kontrollimi i mënyrës përkatëse te parashikuar.
3. Planifikimi dhe ndërtimi i resurseve dhe infrastrukturës së nevojshme.
4. Kujdesi për mbarëvajtjen e plotë te punës së nevojshme.
5. Mbikqyrja e ecurisë së punës.
6. Kontrollimi i produkteve te ecurisë së punës dhe vlerësimi i rezultateve.
7. Drejtimi i korrekturës gjatë shmangieve.
8. Kontrollimi i rezultatit përfundimtar.

 

Parimet, detyrat dhe veglat

Në literatur bëhen dallime mes parimeve, detyrave dhe veglave te menaxhmentit:

Parimet
Një proces i menaxhmentit do te duhej te ishte i orientuar drejt rezultateve, i plotë dhe konstruktiv. Zbatuesi duhet te koncentrohet në atë që është me esenciale. Koncentrimi në forcat e vetanake si dhe krijimi i besimit tek pjesëmarrësit qojnë drejt një pasqyrimi shtesë pozitiv dhe te sinqertë te procesit.

Detyrat
Detyrat shkojnë paralel me pesë fazat dhe orientohen në ato.

Veglat
- Mbledhja
- Raportimi
- Job design & Assignment Control
- Metodika personale e punës
- Buxheti & buxhetimi
- Vlerësimi i punës, produktit apo shërbimeve
- Renditja sistematike

 

Konceptet e menaxhmentit

Te gjitha konceptet dhe teknikat e menaxhmentit fillojnë gjithnjë nga stili kooperativ i udhëheqjes si teknika te sipërmarrjes. Këtu udhëheqësi sipas rregullit është koordinator dhe jep informacionet në grupin punues. Grupi merr pjesë aktive në procesin e gjetjes së vendimeve.
Aktualisht jane te themeluara konceptet e mëposhtme te menaxhmentit:

- Modeli 7-S (ndarja e ndërmarrjes në shtatë s-sektorë: strategy, structur, systems, skills, staff, style, shared vlues; pra strategjia, struktura, sistemi, aftësia, stafi, stili dhe vlerat e përgjithshme)
- Bussiness Process Reengineering (Njohuritë e Costumer-Ralationship-Management përpunohen mirë dhe permanent në zinxhirin e prodhimit dhe procesit te ndërmarrjes)
- Lean Management ("menaxhimi i hollë" efektiv)
- Management by delegation - përmes delegimit (Detyrat ndahet nga udhëheqesi tek punëtorët, të cilët përgjigjen plotësisht në lidhje me vendimet dhe zhvillimet, p.sh. zhvillimi i një detyre te plotë konsumatore përmes një grupi te punëtorëve)
- Management by objectives - përmes objetivave (Udhëheqësit dhe punëtorët pajtohen në caqe te përbashkët për bashkëpunëtorët. Punëtori paraqet vet rrugën e arritjes së cakut. Më në fund paraqitet një krahasim "do të duhej - është". Përshembull një formulim realist dhe eksakt i cakut: "rritje fitimi prej 5%")
- Management by exception - përmes përjashtimit (Punëtorët vendosin dhe veprojnë te pavarur në situatat normale dhe raste te zakonshme. Udhëheqësit ndërhyjnë vetëm në raste dhe situata te jashtzakonshme. Për shembull në rastin e mëposhtëm paraqitet një rast normal: dhënja e rabatit deri në lartësi maksimale prej 20% nga punëtorët)

 

Gabimet e menaxhmentit

Gabimet e menaxhmentit gati gjithnjë shkaktohen përmes përdorimit te metodave, menyrave dhe veprimeve te papërshtatshme (managementvoodoo).

Arsyet e perdorimit te menyrave te podobishme ose te papërshtatshme janë te ndryshme. Përvec tjerash:
- "Ketë e kemi bërë gjithnjë kështu", respektivisht "ketë nuk e kemi bërë asnjëherë kështu".
- Sepse në një menyrë (proces) të dhënë është dhënë ashtu.
- Sepse vepruesi në fakt beson ne metodologji, por nuk e kontrollon objektivisht ndikimin. (verbësia e ndërmarrjes).
- Sepse vepruesi nuk njeh asnjë alternativë, por dicka duhet te ndodhë (hutimi).

Perdorimi i metodave te papërshtatshme menaxhuese mund te humbas resurse (si kohën dhe kapitalin) dhe te shkaktoj dëme te metutjeshme.

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com