Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Bankimi hallall

 

Para 30-40 viteve vendet islame kanë pasur një sistem të thjeshtë bankar i ndërtuar mbi asnjë bazë religjioze. Në fillim të “ renesansës islame “ filluan të kyqen shpirtërisht bankat tradicionale me bazë haramin. Përmes Kur`anit , All-llahu xh.sh. ndaloi kamatën. Jo vetëm kur është në pyetje vetëm një njëri. Kur njëri prej pjesëtarëve të ummetit do të ndërronte dy hurma të kualitetit të dobët me një hurmë të kualitetit të mirë , sipas Muhammedit a.s. edhe kjo është kamatë , ai tha : “Ajo është kamatë. Ktheni hurmët , shitni hurmët tona e pastaj bleni hurme nga ato para që i fitoni.”
Forma e parë e bankës islame ka qenë e formume në Egjipt. Në vitin 1963 eposi financiar Ahmed al-Nexhar formoi bankë – mesatare e cila nuk ka llogaritur kamatë dhe nuk ka marrë përqindje. Mjetet e reja të akumuluara nga investimi në tregëti dhe industri , dhe fitimi ishte i ndarë ndërmjet pjesëmarrësve. Një mënyrë të këtillë bankimi islam teologët e pranuan si hallall ku kjo punë ka qenë e bazuar në Kur`an.
Deri në vitin 1967 në Egjipt vecse janë hapur 9 banka të njejta. Megjithëate , esenca islame e atyre bankave nuk ishte e ngjajshme dhe dukshëm ka qenë e ndryshueshme. Udhëheqësit e atëhershëm të qeverisë së Egjiptit ishin miq të mëdhenjë të BRSS dhe kundërshtar të rrept të fundamentalizmit islam. Kthimi i masës islamit burimor nuk i ka pëlqyer udhëheqësisë së Egjiptit. Kur qeveria erdhi në përfundim se duhet t`i ulet rejtingu bankave islame dhe se shteti duhet të orientohet ka një sistem tjetër banker , kanë hasur në një barrierë të madhe. Ahmed al-Nadxhar është larguar nga udhëheqësia nga ana e atyre që vet e aprovuan të cilët kanë hasur pengesë në arkën shtetërore. Udhëheqësi i hallall-bankimit është detyruar që të emigroj , në fillim në Sudan ,e pastaj më 1969 në Arabinë Saudite.
Inovacioni i Al-Nadxharit ka marrë një vlerësim të mirë nga ana e muslimanëve. Duke pranuar inovacionin e ekonomistit egjiptian , Arabia Saudite në mënyrë të shpejt u bë qendër botërore e bankave islame. Duke e marrë si shembull Arabinë në lëminë e bankave islame , edhe shtetet tjera islame filluan që të vendosin një sistem të këtillë. Ajo është përhapur me një shpejtësi marramendëse ku edhe një dobi plus për të ka dhënë edhe kriza energjetike. Viteve të 70 , Lindja e Afërt është derdhur nga dollarët e naftës. Në fillim ky sistem bankar ka hyrë edhe në shtetet perëndimore. Megjithëate një sponzorim i këtillë ka pasur nevojë për një interes më të gjërë a jo për punë vullnetare. Banka islame është bërë një inovim kryesor për burimet e naftës. Vendet pjesëmarrëse në Organizimin e Konferencës Islame në vitin 1975 themeluan Bankën Islame për Zhvillim me seli në Xhida. Kjo bankë ka pasur për detyrë të sponzoroj formimin e bankave islame nëpër botë , të propagandoj idenë e ekonomisë islame dhe të jetë një udhëheqës i sistemit financiar islam në rruzullin tokësor. Shuma e përgjithshme në aktivën e organizatës kreditore islame arriti deri në 200 milijar dollarë.
Kur'ani është argumenti kryesor i debatit aktual ekonomik. razumije se, nije najjači argument u aktuelnim ekonomskim debatama. Drejtësia dhe efikasiteti i modelit islam i tregon instrumentet islame sic janë , mudaraba , mushareka , zekat , kadrul hasan dhe bejtul mal.
Mudaraba është financim i përbashkët. Njëra anë e jep kapitalin në shfrytëzim , tjetra anë udhëheq me kapitalin , ndërsa fitimi ndahet ndërmjet tyre sipas marrëveshjes që bëjnë.
Mushareka përfaqëson realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet bankës dhe biznes-partnerit. Fitimi dhe humbja ndahet në mënyrë proporcionale në bazë të pjesëmarrjes me mjete investive.
Zekati është obligim islam. Muslimanët janë të detyruar që minimum 2.5 % prej të hyrave të tyre të ndajnë për të varfurit.
Kadrul hasan , është pa përqindje , pa kamatë – një model i mirë. Presupozohet se banka e sotme islame duhet të ketë një llogaritar të vecant kreditor , ku shumica e muslimanëve mund të merrnin kredi afatshkurtëra ose afatgjata. Marrësi garanton kthimin e mjeteve , por përvec parave që ka marrë në huazim nuk kthen asgjë më shumë. Kjo në një formë është mirësi , gjegjësisht këto kredi janë forma të tilla pa kamatore për ato njerëz që janë ngusht financiarisht.

Bajtul-mal është arka shtetërore. Burimi i saj kryesor janë tatimet. Sektori shtetëror mund që t`i mundësoj obliguesit tatimor kredi për pagimin e tatimeve , nëse ai nuk ka mundësi t`i paguaj tatimet , mirëpo me kusht që kredinë do e kthen për periudhën e caktuar. Përvec kësaj arka shtetërore mund të siguroj kredi pa kamatë për kreditorët të cilët dëshirojnë të hyjnë në partneritet me arkën shtetërore ose sektorin shtetëror.
Skeptikët vlerësuan se sistemit sheriatik i bankave islame nuk është vital pasiqë themelet e saj janë të ndërtume mbi industrinë e naftës. Por , banka islame vec i ka përballuar disa rënie të cmimit të naftës. Flitet edhe për atë se nga të gjitha shtetet islame vetëm tre prej tyre kanë arritur që të largojnë sistemin kamator prej vendeve të tyre. Ato janë Sudani , Pakistani dhe Irani. Rritja ekonomike e këtyre vendeve nuk mund të jetë si bazë për orientim të vendeve tjera për një sistem të fortë financiar islam. Pa marrë parasysh ekspertët e kësaj lëmije prognozuan se ekspanzioni i bankave të këtilla do të rritet.
Sistemi financiar islam në botë sot përfshinë njëmijë organizata të ndryshme ,banka dhe holding banka , organizata të sigurimit , organizata lizing , sektore të kontabilitetit , firma konsullting etj. Numri i tyre dita ditës është në rritje e sipër prandaj edhe mund të bisedojmë për një ekspanzion. Disa prej firmave të tilla është rritur në një gjigand ekonomik si psh : “Al-Tofik Companies “ dhe “ Al – Amin Companies “ përbëjnë 260 struktura brenda vetes ( ndërmjet tyre edhe 24 banka ) , të cilat operojnë në 40 vende të ndryshme të botës. Aktiva e tyre peshon me miliarda dollarë.
Sipas raportit të ministrisë së financave , SHBA , Pakistani , Indija dhe Emiratet e Bashkuara Arabe përfaqësojnë “ tregëtinë hallall”.Ministri i financave i Pakistanit pranoi se nga një sistem i tillë financiar të hyra vjetore më shumë se vitet tjera ka prej 2 deri në 5 milijard dollarë.
Institucione financiare islame veprojnë edhe ne Biraninë e Madhe , pastaj në SHBA , Francë , Gjermani , Itali...
As Rusija nuk është anash.Në Moskë në vitin 1998 është hapur “ Badrbank”( më vonë është riemërtuar në “Badr Forte Bank “ ) e cila vepron në 40 vende. Ajo është banka e parë ruse që punon sipas modelit islam. "Badr Forte Bank" është shembull i Asociacionit Ndërkombëtar të bankave islame.
Bankat perëndimore klasike kanë hapur filijale në të cilat klijentët e tyre do të shërbeheshin në model të ngjajshëm me bankat me bazë sheriatike. Ndërmjet tyre gjigandët e tillë sic janë : "Chase Manhattan", "Societe General", "J.P. Morgan", "Goldman Saks". "Citibank"amerikane ka themeluar në Bahrein bankën simotër "City Islamic Investment Bank", ndërsa në Luksemburg - Fondin investues i cili vepron sipas parimeve islame.

Nga boshnjakishtja: Hamdi Nuhiju

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorëve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Të drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nëse vihet në dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com