Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Ahtisari dhe ekonomia e Kosovës

 

(Albert Spahiu)


Propozimi i Ahtisarit pavarësisht se në çfarë forme gjithsesi do të ketë një përgjigje për statusin e Kosovës, por ajo nuk i përgjigjet pyetjes se në çfarë drejtimi do të zhvillohet ekonomia e Kosovës?
Sipas raporteve të fundit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nga pikëpamja ekonomike Kosova ende është në një pikë kritike. Këto dy institucione vërejnë se edhe pse ka shumë shenja pozitive në ndërtimin e institucioneve dhe stabilizimin e dukshëm makroekonomik ka përsëri shenja shqetësuese. Së pari dhe mbi të gjitha hapi me të cilën është rimëkëmbur ka qenë shumë i ngadaltë dhe nuk ka mundur t’i përmbushë kërkesat dhe kërshëritë e popullit kosovar.
Ka sinjale që ekonomia mund të bjerë në një qark të mbyllur, ku mungesa e zhvillimit ekonomik dëmton qëndrueshmërinë politike dhe mungesa e qëndrueshmërisë politike dominoi zhvillimin ekonomik.
Sot norma e papunësisë është rreth 33% e që vendi të ketë një rezultat të kënaqshëm në punësim duhet të paktën të ndërtojë 25% deri në 27% të Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) për 10 vite rresht. Sot të ardhurat për frymë të çdo kosovari luhaten 700€ deri në 800€ duke qenë 60% më pak se Mesatarja e Ballkanit.
Ndërkohë, niveli i ulët i kursimeve të vetë kosovarëve nuk garanton investime për rritje ekonomike. Në Kosovë momentalisht veprojnë shtatë banka që mbajnë gjithsej 840 milion € depozita e që kanë dhënë që nga fillimi vetëm 400 milion € kredi.
Sipas raportit të Qeverisë së Kosovës do të duhet të mbështesë për 30% të GDP-së për 10 vite rresht që të mbajë ritmin e duhur të investimeve pa rrezikuar një rritje të borxhit.
FMN dhe Banka Botërore paralajmërojnë një rënie të ndihmës së huaj dhe flukseve hyrëse private që sot përbëjnë rreth 50% të GDP-së dhe sipas tyre tani Kosova do të përballët me nevojën për rritje të shpejtë ekonomike.
Sektori i donatorëve ka krijuar një treg artificial eksporti për mallra dhe shërbime kosovare që arrijnë rreth 20% të GDP-së. Një ndryshim i menjëhershëm në fluksin hyrës privat ose një tërheqje e menjëhershme e ndihmës së huaj do të dërgonte në një situatë ekonomike të dhimbshme.
Gjithsesi, FMN dhe Banka Botërore vërejnë se zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës do të ofrojë mundësinë e duhur për të zbutur ndikimin dallues të pasigurisë politike të investimeve në ekonomi.

menaxherat.net


 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com