Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Menaxheri, teknologjia dhe shteti

 

(Albert Spahiu)


Rendi i Ri Botëror është një organizim kompleks në shoqërinë e sotme globale. Duke e shikuar në aspektin ekonomik vëmë në pah një përzierje të socializmit dhe të kapitalizmit për të qeverisur me forcat më ekstreme (jo) pozitive. Ekonomia bashkëkohore padyshim sot është një hibrid i këtyre dy sistemeve, por duke u anuar më së shumti në sistemin e kundërshtive, pra në atë kapitalizëm.
Menaxhimi forcave ekstreme të ekonomisë është një sfidë për çdo menaxher ku për t’i ballafaquar këto pengesa padyshim që ky i fundit duhet t’i përvetësoj praktika progresive në menaxhimin e situatave të reja në ekonominë globale që sot po ndërtohet.
Të menaxhohet në mënyrën më efektive është padyshim një problem i madh për çdo menaxher, ku ky i fundit gjithsesi duhet të pajiset me informata sa më te freskëta dhe t’i përdor në mënyrën më të vetëdijshme gjatë vendim marrjes.
Sot bota bashkëkohore ekonomike e bazuar në globalizëm, teknologjia informative luan një rrol të rëndësishëm në marrjen e vendimeve menaxheriale. Mirëpo, ekonomia e bazuar në globalizëm është duke shkaktuar reaksione jo të mira në të gjithë sistemin ekonomik ndërkombëtar. Ky reaksion në botë ka shkaktuar dy qasje të kundërta ekonomike; të pasurit dhe të varfrit. Nga kjo gjendje po krijohet ajo që quhet hendeku teknologjik, ku vendet e varfra po e kanë të vështirë që ta arrijnë trendin e zhvillimit teknologjik të vendeve të pasura.
Rritja e nivelit teknologjik në botë dita-ditës është duke sjellë praktika të reja në ekonomi. Aplikimi i teknologjisë është e ndryshme në hapësirë por jo në kohë, ku vendet e pasura gjithmonë janë duke praktikuar këto procese në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa vendet e varfra janë ato viktima nga thënia e përditshme “peshku i madh gjithmonë e gëlltit peshkun e vogël”, ku këto të fundit nuk kanë mundësi të mirëfilltë dhe në të gjitha fushat ta aplikojnë teknologjinë për shkak të gjendjes së tyre të dobët ekonomike dhe aftësisë për t’u ballafaquar me tregun global.
Rroli i shtetit në ndërlidhjen me teknologjike dhe të ekonomisë globale është në procesin e rritjes së tij ekonomike, ku shpejtësia e informatave në kohë sjell edhe suksesin e dëshiruar në qeverisje. Gjithashtu shteti duhet që t’i ndihmojë ndërmarrjet në avancimin e teknologjive të ndërmarrjeve me anë të subvencioneve apo me anë të politikave të tjera avancuese. E gjithë kjo do t’i ndihmojë shtetit në rritjen ekonomike dhe si rezultat ky i fundit do të pozicionohet në trendët e reja ku do të jetë një konkurrent real i ekonomisë globale.
Në fund, theksojmë faktin se menaxheri pa futjen e praktikave të reja në jetën e tij dhe pa ndjekjen e trendëve të teknologjisë, ku këta të dy duhen të ndihmohen nga shteti që ky të konkurroj në një ekonomi globale (jo) të drejt.

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com