Bota, marrė nė pėrgjithėsi, ėshtė e ndarė nė njėsi, tė cilat i bashkojnė faktorė tė pėrbashkėt. Edhe Bota Islame konsiderohet njė ndarje e rėndėsishme botėrore, kėtė e bashkojnė qytetėrimi, historia, gjeografia, interesat politike e ekonomike.
Sot, nė botė numri i muslimanėve ėshtė pėrafėrsisht dy miliardė. Mbi dy tė tretat e tyre janė banorė tė shteteve islame, ndėrkaq njė e treta janė pakica, jetojnė nė shtete joislame, ose nė shtete qė mund tė konsiderohen islame, por qė akoma nuk i janė bashkuar Organizatės sė Konferencės Islamike, si BeH, ose nė shtete qė veten e konsiderojnė islame dhe pse myslimanėt pėrbėjnė shumicėn e banorėve tė tyre, si Eritreja dhe Etiopia. Shifrat qė pasojnė mė poshtė kanė tė bėjnė me shtetet anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike, qė mbledh 56 shtete.
Nė kėtė shėnim do tė pėrfshijmė gjendjen aktuale tė shteteve anėtare tė OKI, duke u bazuar sidomos nė botimet e fundit tė Librit tė Fakteve (The World Factbook) pėr vitin 2000, si dhe Udhėzuesin e zhvillimit njerėzor tė botuar nga Kombet e Bashkuara pėr 1999, natyrisht pas analizės pėr secilin shtet veē e veē.
I. Gjeografia
Bota Islame shtrihet nga shkalla 18o nė perėndim deri nė 140o nė lindje dhe nė rrethin e paraleles 10o nė jug tė vijės sė ekuatorit deri nė 55o nė veri. Sipėrfaqja e Botės Islame pėrfshin pėrafėrsisht 32 milionė km2 ose pėrafėrsisht ¼ e sipėrfaqes sė thatė tė botės, e cila ka afėrsisht 149 milionė km2, kurse gjatėsia e kufirit tokėsor pėrafėrsisht ėshtė 168.760 km.
Shteti me sipėrfaqe mė tė madhe i Botės Islame ėshtė Kazakistani (2.717.300 km2), qė ėshtė i 11-ti nė botė pėr nga sipėrfaqja; pasojnė: Sudani (2.505.810 km2), dhe Algjeria (2.381.740 km2). Ndėrkaq, shtetet me sipėrfaqe mė tė vogėl janė Maldivi (300 km2), Bahrejni (620 km2), Ishujt e Bregut tė Fildishtė (2.170 km2).
Shtetet e Botės Islame shtrihen nė katėr kontintente, megjithėse shumica dėrrmuese e tyre janė kryesisht nė dy kontinente: Afrikė dhe Azi, sepse nė tė parin janė 26 shtete: Uganda, Benini, Burkina Faso, Ēadi, Tunizia, Algjeria, Ishujt e Bregut tė Fildishtė, Xhibuti, Senegali, Sudani, Siera-Leone, Somalia, Togo, Gaboni, Gambia, Guineja, Guineja Bisao, Kameruni, Libia, Mali, Egjipti, Maroku, Muaritania, Mozambiku, Najgjeri, Nigeria. Nė Azi janė 27 shtete: Azerbajxhani, Jordania, Uzbekistani, Afganistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezia, Irani, Pakistani, Bahrejni, Bruneo, Bangladeshi, Turqia, Turkmenistani, Saudia, Siria, Taxhikistani, Iraku, Omani, Palestina, Xhirgjistani, Katari, Kazakistani, Kuvajti, Libani, Maldifi, Malezia dhe Jemeni. Edhe dy shtete janė nė Amerikėn Jugore: Suriname dhe Guajana dhe vetėm njė nė Evropė: Shqipėria.
Ujėrat mbulojnė njė pjesė tė vogėl tė Botės Islame, pak mė shumė se 500.000 km2, dhe nė tė rrjedhin lumenjtė mė tė rėndėsishėm e mė tė gjatė, si Nili, i cili ėshtė lumi mė i gjerė nė botė, pastaj Najgjeri, Sindi, Zembiri, Tigri, Eufrati, Amani dhe Senegali.
Bota islame zgjatet dhe prek detet dhe oqeanet mė tė rėndėsishme; kufirin detar e ka pėrafėrsisht 102.347 km.
Nė Botėn Islame janė liqenet mė tė mėdha tė botės, si:
Liqeni Kaspik 438.000 km2
Liqeni Viktoria 83.000 km2
Liqeni Ural 63.000 km2
Liqeni i Ēadit 16.000 km2
Deti i vdekur 1.050 km2
Emri i lumit |
gjat. nė km. |
Nili |
6.695 |
Najgjeri |
4.700 |
Sindi |
2.900 |
Eufrati |
2.736 |
Zimberi |
2.700 |
Tigri |
1.835 |
Senegali |
1.700 |
Edhe ujdhesat mė tė mėdha janė kryesisht nė Malezi dhe Indonezi.
Nga e tėrė sipėrfaqja e Botės Islame, vetėm 11.3% ėshtė sipėrfaqe bujqėsore, nga e cila 658.000 km2 ose 18% madje edhe ujiten.
II. Numri i banorėve
Numri i banorėve tė Botės Islame arrin nė 1.361.441.883, qė pėrbėn 22.7% tė numrit tė pėrgjithshėm tė botės (pėrafėrsisht 6 miliardė banorė).
Indonezia ėshtė shteti islam qė ka mė sė shumti banorė (afro 225 milionė banorė), pason Pakistani (afro 142 milionė) dhe Bangladeshi (129 milionė). Vetėm kėto tri shtete pėrbėjnė 36% tė numri tė gjithmbarshėm tė banorėve tė Botės Islame. Nė anėn tjetėr Maldivi ėshtė shteti me numėr mė tė vogėl tė banorėve (afro 301.000 banorė) dhe Brunei (336.000).
Nė Azi (ka afro 852 milionė), dhe nė Afrikė afro 438 milionė banorė myslimanė.
Nė mesin e 40 shteteve tė botės me mė shumė banorė, dhjetė janė islame:
- Indonezia – nė vendin e katėrt
- Pakistani – nė vendin e shtatė
- Nigeria – nė vendin e dhjetė.
Nė Botėn Islame pėrqindja e natalitetit ėshtė afėrsisht 2.2% dhe kjo ėshtė pėrafėrsisht e njėjtė me mesataren botėrore. Ndėrkaq, nė nivel tė Botės Islame kjo pėrqindje ėshtė mė e madhja nė Palestinė (8.3%), pason Siera-Leone (4.34%) dhe Somalia (4.13%).
Popullatės islame sipas grupmoshave ėshtė me njė shumicė e re. Gjysma e popullit i takojnė moshės 15-64 vjet ose 57.2%, pason grupmosha nėn 14 vjeē, qė ėshtė 39%.
III. Niveli i zhvillimit
Pėr tė saktėsuar nivelin e zhvillimit, duhet tė merren nė konsideratė, sė paku disa faktorė mė me rėndėsi: lindshmėria, vdekshmėria, vdekshmėria e fėmijėve, niveli i arsimit dhe sa investohet nė tė, investimet nė shėndetėsi, investimet nė ushtri dhe disa faktorė tė tjerė qė i ka numėruar OKB nė raportin e saj vjetor.
Mesatarja e lindshmėrisė tek shtetet e Konferencės Islamike arrin afėrsisht 30/1000, mė e larta ėshtė nė Najgjer (51.45/1000), pason Ēadi (48.81/1000), pastaj Uganda (48.04/1000). Ndėrkaq, mesatarja e vdekshmėrisė ėshtė 10 nė 1000 banorė, mė e larta ka qenė nė Mozambik (23.29/1000), pastaj nė Najger (23.17/1000) dhe Siera-Leone (19.58/1000).
Sipas analizave, bie nė sy se mesatarja e natalitetit dhe mortalitetit nė disa shtete tė Afrikės ėshtė mė e madhe pėr shkak tė varfėrisė, urisė, thatėsisė, pėrhapjes sė sėmundjeve ngjitėse etj.
Mortaliteti i foshnjave nė vendet e Organizatės sė Konferencės Islamike ėshtė pėrafėrsisht 67.8 nė 1000 banorė. Ky ėshtė shkaku i uljes sė moshės sė tė jetuarit pėr individė nė disa shtete, saqė mesatarja e mortalitetit tė fėmijėve mė e larta ka arritur nė Afganistan 149,28/1000 banorė, nė Siera-Leone 148,66/1000, nė Mozambik 139,86/1000, kurse mė e ulėta ėshtė regjistruar nė Kuvajt: 11,55/1000, nė Brunei 14,84/1000, nė Emiratet e Bashkuara Arabe 17,17/1000.
Jetėgjatėsia nė shtetet e Organizatės sė Konferencės Islamike ėshtė 61 vjet, natyrisht me dallimet eventuale nga njė shtet nė njė tjetėr nė bazė tė shkallės sė zhvillimit tė tyre.
Mosha mesatare mė e lartė e jetės nė Botėn Islame ėshtė nė Jordani (77,36 vjet), qė si mesatare ėshtė e pėrafėrt me atė botėrore, pason nė Kuvajt (76,08 vj.), nė Libi (75,45 vj.) ndėrsa mė e shkurtra ėshtė nė Najger (41,27 vjet), nė Siera-Leone (45,25) dhe nė Gini (45,56 vjet).
Shkalla e arsimimit nė Botėn Islame arrin 63.2% nė kohėn kur mesatarja e investimeve pėr tė nuk tejkalon 4% nga tė hyrat kombėtare; kjo nė vendet e zhvilluara arrin 5,18%.
Mesatarja e investimit ditor nė shėndetėsi pėr kokė banori arrin nė 123$. Kėto investime reflektojnė nivelin e zhvillimit tė shtetit pėrkatės. Katari mė sė paku investon nė shėndetėsi, (vetėm 27$), pason Brunei me 32$, pastaj Emiratet e Bashkuara Arabe me 35$. Shtetet qė investojnė mė sė shumti nė shėndetėsi janė Somalia – 191$, Najgeri – 185$, Afganistani – 184$.
Bota Islame ka investuar nė rrafshet ushtarake mė 1997 mė shumė se 72 miljardė $. Saudia prin nė vendin e parė me investimet nė ushtri gjatė vitit 1997 afro 18 miliardė $, pason Turqia me 8 miliardė $, pastaj Indonezia me 5 miliardė $. Nė anėn tjetėr, shtetet qė mė sė paku investojnė nė pėrgatitje ushtarake janė: Guajana dhe Guineja Bisao (nga 7 milionė $ secila prej tyre), pason Gambia (me 15 milionė $), dhe Surinami (17 milionė).
Ekonomia
Nė Botėn Islame prodhimi i pėrgjithshėm vendor (pėrfshin prodhimet ekonomike, pėrpunimin e lėndės sė parė dhe tė gjitha shėrbimet e tjera deri nė pėdorimin final) arrin nė 3.483 miliardė $ pėr vitin 1999. Nė kuadėr tė Botės Islame me prodhimin mė lartė vendor ėshtė Indonezia (602 miliardė $), pason Turqia me 425 miliardė, dhe pastaj vjen Irani me 340 miliardė $. Ndėrkaq, prodhimin mė tė vogėl e kanė: Bregu i Fildishitė (410 milionė $), dhe Maldivi me 540 milionė $.
Pjesėmarrja e individit nė prodhimin e gjithmbarshėm kombėtar ėshtė 3.934 $, mė e larta ėshtė nė Kuvajt (22,700 $), pasojnė Emiratet e Bashkuara Arabe (17,400 $) pastaj Katari (17,100 $); ndėrkaq mė e ulėta ėshtė nė Siera-Leone (530 $), pasojnė Somalia (600 $) dhe Bregu i Fildishtė (700 $).
Nga tė hyrat vendore tė pėrgjithshme nė bujqėsi, industri dhe shėrbime publike investohen: 24% nė bujqėsi, 30% nė industri dhe 46% nė shėrbimet publike.
Mesatarja e banorėve tė Botės Islame qė janė nėn nivelin e varfėrisė arrin nė 37%, mė e larta ėshtė nė Siera-Leone (68%), nė Gambi (64%) dhe nė Ugandė (55%).
Mesatarja e devalvimit tė valutės pėr vitin 2000 ka qenė 14%. Pėrqindja mė e lartė pėr tė njėjtin vit nė Surinam ka qenė 170%, pastaj nė Irak 135% dhe nė Turqi 65%. Pėrqindja mė e ulėt e devalvimit ka qenė nė Azerbajxhan 6,8%, pastaj nė Saudi 1,2,% dhe nė Oman 0,07%.
Fuqia punėtore nė Botėn Islame llogaritet 395 milionė ose 29% nga numri i pėrgjithshėm i banorėve. Nga informatat qė posedojmė, vėrehet se nė 35 shtete tė Botės Islame niveli i papunėsisė arrin nė 19,2%. Gjatė vitit 1999 sasia e importit ka arritur 431 miliardė $, kurse eksporti 358 miliardė $.
Pasuritė natyrore
Lėndėt natyrore qė gjenden me shumicė nė Botėn Islame, janė nafta dhe gazi natyror. Naftė kanė 35 shtete islame dhe prodhimi i saj ėshtė 43% e prodhimit botėror. Ndėrkaq, gazi natyror gjendet nė 25 shtete islame dhe paraqet 8% nga prodhimi botėror. Bota Islame ėshtė mjaft e pasur me lėndė tė tjera, si xehe, ujėra dhe tokė pjellore; kėto shtete prodhojnė 47% tė aluminit nga i tėrė prodhimi botėror.
Sfidat me tė cilat ballafaqohet Bota Islame
Varfėria – paraqet sfidėn mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė islame. Ē’ėshtė e drejta, sot nė botė jetojnė afėr 1,3 miliardė njerėz nėn kufirin e varfėrisė.
Nė Botėn Islame 37% tė banorėve ose 504 milionė njerėz jetojnė nėn nivelin e varfėrisė, me se nė shkallė botėrore marrin pjesė me 39%, qė do tė thotė se mė shumė se 1/3 e banorėve tė botės, tė cilėt jetojnė nėn nivelin e varfėrisė, janė banorė tė shteteve tė Botės Islame.
Korrupsioni – konsiderohet njė prej problemeve me tė cilat ballafaqohen shumė shtete tė botės, nė veēanti ato nė zhvillim.
Konfliktet e brendshme dhe fqinjėsore konsiderohen vėshtirėsi tė mėdha, sepse kėto kanė pėrfshirė shumė shtete islame, si: Afganistani, Algjeria, Sudani. Konfliktet fqinjėsore nė 60 vjetėt e fundit kanė shkaktuar humbje tė mėdha dhe mbi 600.000 tė vrarė. Madje disa nga shtetet islame janė sprovuar me konflikte me shtete joislame si Pakistani dhe Libani.
***
Nė kėtė pėrmbledhje tė shkurtėr tė shifrave. lexuesi mund tė vėrejė nivelin e krizės zhvillimore nė Botėn Islame. Pėrqindja e papunėsisė duket se ėshtė nė rritje. Shtresa e mesme angazhohet nė dobi tė asaj qė ėshtė nėn nivelin e varfėrisė. Shtetet prodhuese tė naftės me standard tė lartė tashmė janė regjistruar si shtete qė kanė borxhe. Tė gjitha kėto dhe shumė faktorė tė tjerė duhet tė nxitin Organizatėn e Konferencės Islamike, ta thonė rolin e vėrtetė tė saj dhe tė lėvizin rrotėn e zhvillimit pėrpara.
|
Sipėrfaqja |
32 milionė km2 |
1. |
Kufijtė tokėsorė |
168,760 km |
2. |
Kufijtė detarė |
102,347 km |
3. |
Sipėrfaqe e thatė |
28,820,175 km2 |
4. |
Sipėrfaqe me ujė |
558,649 km2 |
5. |
Numri i shteteve islame nė Afrikė |
26 |
6. |
Numri i shteteve islame nė Azi |
27 |
7. |
Numri i shteteve islame nė Amerikėn Jugore |
2 |
8. |
Numri i shteteve islame nė Evropė |
1 |
9. |
Pėrqindja e tokės bujqėsore |
11,3% |
10. |
Sipėrfaqja e tokės |
658 mijė km2 |
11. |
Banorėt e Botės Islame |
1,361,441,883 |
12. |
Banorėt e shteteve islame nė Azi |
852 milionė |
13. |
Banorėt e shteteve islame nė Afrikė |
438 milionė |
14. |
Pėrqindja e natalitetit tė banorėve |
2,2% |
15. |
Grupmosha 65 vjet e mė shumė |
4,6 |
16. |
Grupmosha prej 15-64 vjet |
57,2% |
17. |
Grupmosha mė pak se 14 vjeē |
39% |
18. |
Mesatarja e rasteve tė lindjes / nė 1000 banorė |
30 |
19. |
Mesatarja e vdekshmėrisė (mortalitetit) nė 1000 banorė |
10,11 |
20. |
Mesatarja e vdekshmėrisė sė fėmijėve / nė 1000 banorė |
67,8 |
21. |
Mesatarja sa mund tė jetojė individi |
61 vite |
22. |
Mesatarja e fuqisė kalorike |
2534 |
23. |
Arsimimi |
63,2% |
24. |
Pėrqindja e investimeve nė arsim |
4% |
25. |
Investimi ditor nė shėndetėsi pėr njė person |
123 dollarė |
26. |
Investimi nė ushtri |
72 miliardė dollarė |
27. |
Prodhimi vendor i pėrgjithshėm |
3483 miliardė dollarė |
28. |
Prodhimi vendor i pėrgjithshėm pėr njė person |
3934 dollarė |
29. |
Investimi nė sektorin e bujqėsisė |
24% |
30. |
Investimi nė sektorin e industrisė |
30% |
31. |
Investimi nė sektorin e shėrbimeve publike |
46% |
32. |
Mesatarja e banorėve qė janė nėn nivelin e varfėrisė |
37% |
33. |
Mesatarja e devalvimit |
14% |
34. |
Fuqia punėtore |
395 milionė banorė |
35. |
Mesatarja e papunėsisė |
19,2% |
36. |
Kapacitetet importuese |
431 miliardė dollarė |
37. |
Kapacitetet eksportuese |
358 miliardė dollarė |
38. |
Numri i aparateve tė radios |
222 milionė |
39. |
Numri i televizorėve |
102 milionė |
40. |
Numri i telefonave tė rėndomtė |
56 milionė |
41. |
Numri i telefonave mobilė / celularė |
10 milionė |
42. |
Numri i kompjuterėve / nė 1000 banorė |
16,5 |
Burimet:
1. The World Fact Book 2000
2. Udhėzues i zhvillimit njerėzor pėr v. 1999
3. Raport vjetor i WHO pėr v. 1999
4. UNSD pėr v. 1999
5. FIRST pėr v. 1999
Pėrgatiti: R.Rexhepi |