Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Bankat islame, nevojë e shekullit tonë

 

Hyrje

[1]Sistemi banker e ka nismën e tij në Babilon para rreth 3 mijë vjetësh.Shkaktar për zbulimin e tij është ari.Pasi që ata të cilët kanë poseduar ari nuk kanë mund të bajnë me vete metalin e rëndë, e kanë lënë nën kujdesin e ndonjë miku të I cili kanë pasur besim.Ndërsa ai u ka dhënë një copë pergament ose lëkurë me nënshkrimin ose vulën e tij.Më vonë cdonjëri që ia ka sjellë atë vërtetim ka mundur ta marrë arin .Gjatë kohës ky sistem bëhet i njohur .Njerëzit special e gjithë më profesional bëhen ruajtësit e arit dhe ata fillojnë t`i ruajnë arkat e shumë njerëzve të pasur.Në participimet e tyre tregëtare , pronarët e arit më vonë fillojnë që ata vërtetime t`i ndërrojnë mes veti , kështu që nuk ishte patjetër që ari të merrej prej ruajtësit.Bëheshin vetëm ndërrime të pronarëve.Në këtë mënyrë te ruajtësi grumbullohej ari dhe gjërat e çmueshme.Edhe pse ky metal i shtrenjtë nuk ishte i tyre, ruajtësit filluan t`ua japin hua tregëtarëve tjerë, të cilët paguanin një përqindje për shfrytëzimin e tij.Më vonë këta ruajtës të arit dhe të gjërave të çmueshme bëhen të njohur me emrin fajdexhinj. Po jetojmë në këtë kohë që shumica e njerëzve po kanë nevojë për një element mjaft të rëndësishëm në jetën e tyre e që është sinqeriteti dhe devotshmëria.Si mysliman dhe si jomysliman , në ditët tona po orientohen drejtë një platforme që është në interes të shpirtit të tyre dhe që po jetëson kënaqësinë e elementit material.Padyshim në këtë kohë raportet shoqërore ndërmjet njerëzve kanë arritur në piedestalin më të lartë.Ndërsa jeta ekonomike e njerëzve është bërë domosdoshmëri që nuk mund të mosinfektohet njeri nga ky element.Themë infektim për shkak të realitetit të ekonomisë perëndimore dhe jo për shkak se ekonomia është një gjë komplet e ndaluar islamikisht.Si pjesë zhvillimore dhe përbërëse të ekonomisë paraqiten edhe bankat e që janë më të ndikueshmet për hyrjen në ndalesat e All-llahut në njërën anë, por në anën tjetër janë një formë e re e paraqitjes së civilizimit islam dhe virtyteve të këtij civilizimi.Sipas Enciklopedisë Britaneze me [2]bankat nënkuptojmë institucionet financiare që punojnë me para dhe dhe ndërrimin e tyre dhe siguron shërbime financiare.[3] Në fillim forma e këtyre bankave ka qenë shumë e thjeshtë njejtë sikur e shumicës së degëve tjera ekonomike.Pastaj vazhdon zhvillimi i këtyre institucioneve financiare deri në ditët tona më një shpejtësi të madhe.Shikuar në aspektin historik , na paraqitet një tregues mjaft interesant në periudhën e Perandorisë Osmane.Gjatë gjitha periudhave të zhvillimit njerëzor kemi patur banka që kanë punuar mbi baza të interesit , ndërsa periudha e Perandorisë Osmane edhe pse fillet e saj bankare i ka nga Europa prap ka një karakteristikë se ka qenë e ndaluar kamata dhe kanë funksionuar në mënyrë mjaft dinamike.Kjo periudhë ka qenë një sinjal i ri për shoqërinë njerëzore dhe një formë e re e zhvillimit ekonomik.Dijmë se kamata nuk ndalet me periudhën e perandorisë osmane dhe që ajo ndalohet në kohën e zbritjes së shpalljes.Por njohja e muslimanëve në mënyrë dinamike me institucionet bankare mundësohet që në kohën e Perandorisë Osmane.Sipas disa burimeve[4] banka e parë në Perandorinë Osmane paraqitet në vitin 1847 në qytetin Caringrad , nën udhëheqjen e bankierëve francezë dhe italian.Por normal këto banka nuk kanë qenë krejtësisht islame dhe që kanë punuar pa kamatë , por takimi i parë i muslimanëve me këto institucione bëhet bash në këtë periudhë, edhe pse edhe më herët kemi patur disa forma bankimi në qytetin e Bagdadit dhe një formë e re e gjuhës bankiere ka qenë e zbuluar nga muslimanët sic kanë qenë ceqet. Ndërsa tentimi i parë për banka islame është që në vitin 1963 në Egjipt nga Ahmed Nexhar.Edhe pse ky lloj bankimi në fillim ka qenë vetëmse si eksperiment por me kalimin e kohës merrë hov të madh në shoqëri dhe mundësohet përhapja e tyre në mënyrë të shpejt. Në këtë artikull do të mundohemi që në pika të shkurtra të sjellim një fizionomi të bankave islame nga perspektiva e kohës sonë.Shpresojmë se do t`ia dalim mbanë.

Cka është banka Islame?

[5]Për dallim nga sistemet konvencionale financiare të cilat si gjë prioritare kanë patur fokusimin e tyre në aspektet e transaksioneve financiare dhe ekonomike, sistemi financiar islam ka për qëllim që të realizoj në mënyrë të njejtë aspektet etike, morale , shoqërore dhe religjioze që jetësohen nga personat e kycur në këtë proces për të mirën e gjithë shoqërisë.[6]Për sa i përket bankës , aktivitetet e tyre mund të ndahen në tre veprimtari themelore: transmetimi i mjeteve, ruajtja e kursimeve dhe investimet ( huatë me qëllim që të fitohen mjetet).Shpenzimet e punës shkojnë në llogari të atyre që me to shërbehen ; mbetet vetëm cështja e huasë për tregëtinë, për industrinë dhe nevojat tjera ekonomike , nëse banka merrë pjesë në rrezikun e borxhlinjve të vet , ashtu si në fitimin e tyre, Islami atë e lejon ... Bankat në përgjithësi na paraqiten si sisteme financiare që kanë për qëllim kryesor fitimin dhe sipas disa teorive ato nuk mund të funksionojnë pa instrumentin e tyre mjaft të fuqishëm të quajtur interes ose kamatë.Por bankat islame janë të parat që dëshmuan të kundërtën e kësaj dhe jetësuan një element mjaft frytdhënës në shoqërinë njerëzore e që është ndalimi i kamatës në të gjitha transaksionet e saja.Ka dallim ndërmjet tregëtisë dhe kamatës dhe si rezultat i këtij dallimi muslimanët sot e kësaj dite realizojnë qëllimet e tyre ekonomike duke anashkaluar dhe hudhur jashtëloje kamatën si një gjë neveritëse për shoqërinë në përgjithësi.Banka Islame nuk është vetëmse një utopi ose emër në veti, por një realitet që sot në mënyrë mjaft efikase po funksionon në disa vende evropiane dhe në një pjesë të shteteve aziatike.[7]Kjo do të mund të realizohej nëse kredituesit bashkë apo individualisht marrin pjesë në menaxhment ( mushareke) , edhe pse gjithashtu do të mund t`ua linin udhëheqjen partnerëve tjerë ( mudarebe) , aktiv, pasiv apo “ të qetë “ , por përgjegjës.Në të dyja rastet vendos faktori sipas së cilit kredituesit ndajnë edhe profitin por gjithashtu edhe humbjen.Ky është parimi i sistemit bankier pa kamatë me të cilin Pakistani eksperimenton që nga viti 1985, kur obligacionet me kamatë të fiksuar dhe kamatat në llogaritë kursimore ishin të stopuara.Meqë nuk mjaftojnë mjetet , madje edhe tregu pa kamatë të kapitalit duhet të orvatet: -të tuboj mjete dhe -t`i orientoj në projekte profitabile. Për dallim nga bankat tjera në bankat islame debitori dhe kreditori takohen si partner në biznes dhe jo si lidhje e tyre nëpërmjet dhënies dhe marrjes së kamatës.Partneriteti në biznes padyshim ka edhe disa qëllime dhe kategori të veta , ku ndërmjet palëve lindin obligimet dhe detyrimet e tyre.Në këtë rast bankat islame na paraqiten si dhënëset e parave ose kredive për persona juridik ose fizik që të zhvillojnë ose investojnë në degë të caktuara ekonomike.Dhe si rezultat i kësaj kredie ajo ,pra banka islame hynë në partneritet me personat e caktuar dhe fitimin dhe humbjen e ndajnë bashkë duke mos u bërë padrejtësi asnjërës palë.Padyshim ky rregull ka lindur nga vet esenca e fesë islame , sepse kjo fe është universale dhe e drejtë .Në vazhdim do të flasim mbi principet apo instrumentet kryesore të bankave islame që na japin një dëshmi të qart se pse bankat islame janë domosdoshmëri e kohës në të cilën edhe po jetojmë.Ndërsa si instrumente më të rëndësishmë të bankës islamë mund t`i numërojmë:Mudareba , Murabaha , Mushareka , Idzhara , Istisna , Muqerade dhe Qard Hasen etj.

MUDAREBA

[8]El-Mudarebe është partneriteti mes dy apo më tepër personave kur njëri merrë pjesë më kapital kurse tjetri me punë dhe aktivitet , duke u marrë vesh që profiti të ndahet mes tyre konform përqindjes së caktuar. Humaniteti i sistemit ekonomi islam në këtë drejtim shihet në faktin se Islami e ndaloi kamatën , por hapi para muslimanëve mundësi të reja të shtimit të pasurisë dhe profitit në mënyrë të ndershme dhe duke mos përfituar në kurriz të të tjerëve. [9]Mudareba përfaqëson pjesëmarrjen e përbashkët në bankën islame ndërmjet klientëve dhe bankës në projekte të caktuara. [10]Perfaqeson marrëveshje midis dy paleve ku njëra pale(raab al-mall) ose shfrytëzuesi i te drejtave, i beson parate e veta pales tjetër e cila quhet(mu-darib) ose i besueshmi.[11]Sipas këtij instrumenti paratë merren hua dhe njëkohësisht merret pjesë edhe në fitim edhe në rrezik.Nëse dy individ, psh. bashkohen, secili jep gjysmën e kapitalit dhe nëse punojnë së bashku , ndarja e fitimit nuk është e rëndë, por nëse kapitali rrjedh nga një anë, kurse puna nga ana tjetër , ose nëse dy vetë japin kapitalin dhe vetëm njëri punon , e kështu me rradhë, atëherë shpërblimi i merituar në punën e kryer , në bazë të kushteve të konfirmuara më parë , merren parasysh para se të ndahet fitimi.Me siguri janë ndërmarrë edhe masat e sigurimit që të evitohet rreziku , por Islami lyp që në cdo marrëveshje kontraktuese të dy anët e kontraktuara të marrin pjesë edhe në fitimin edhe në humbjen me të njëjtat kushte. Ky instrument i bankës bazohet në atë që njëra palë dhe tjetra duhet të kenë të drejtë pjesëmarrje në profit edhe pse mallrat e të dy palëve në cilësi dallojnë.Nuk është në rregull që të caktohet shumë fikse në marëveshje dhe sipas këtij instrumenti patjetër duhet ajo të përfaqësohet në marëveshje me përqindje.Ndërsa në rast të humbje secili humb atë që e ka investuar dhe as më shumë e as më pak.Sipas kësaj banka humb mjete të saja financiare ose materiale, ndërsa klienti humb kohën, mundin dhe kjo paraqet humbje jomatriale.[12]Principe sipas të cilave nuk është shprehi përzierja e kapitalit vetanak të mudarebes me kapitalin e marrëveshjes mudarebe përfaqëson principin klasik të këtij instrumenti bankar, ndërsa mudarebe në kohën moderne ose neoklasike dominon rregulli se bankat islame duhet të shfrytëzojnë qeverisjen më kapitalin aksionar bashkarisht me kapitalin e depozitorëve të saj. Rëndësia e këtij inovacioni në sistemin financiar islam është e pakrahasueshme.

Murabaha

[13]Perfaqeson shitjen e mallit me cmim qe haptazi tregohet fitimi i shitësit dhe blerësit.Ky instrument sot është njëri prej instrumenteve më me rëndësi për bankat islame.Klientët janë informata të sakta se për sa para kanë nevojë për të funksionuar biznesi i tyre si duhet, por edhe bankat ndaj klientit të saj tregon një sinqeritet të hapur se deri në sa para mundet t`i huazoj dhe sa kërkon fitim nga ai huazim.Mirëpo ky instrument në krahasim me instrumentet tjera bankiere është më në rrezik për shkak të hapësirës për manipulim nga personat e tretë dhe nga vet pjesëmarrësit në biznes.

Mushareka

[14]Partneritet, e lidhur per periudhe te caktuar , e formuar per realizimin e ndonjë projekti te caktuar.Te kjo formë partneriteti ose te ky instrument i bankës islame duhet që në fillim me nënshkrimin e marrëveshjet të caktohet forma e ndarjes së fitimit dhe mënyra e mbulimit të humbjes.Sipas kësaj forme me menaxhimin e projektit duhet të caktohet vetëm një person i caktuar , ndërsa banka me pjesëmarrje simbolike përfaqëson menaxhimin e saj me këtë projekt të caktuar ekonomik ose investues.

Idzhara

Sipas kësaj banka blenë mallrat e caktuara për klientët e saj që të zhvillojnë një biznes të qëndrueshëm.Dhe nuk është vetëmse dhënie hua e parave apo e mallit të blerë për personat e caktuar. [15]Perfaqeson ekuivalencen e lizingut ose hua e cila duhet te kthehet ne keste .Edhe pse është hua që duhet të kthehet në këste ,ajo prap mund të luaj rrolin e partneritetit të saj me klientët e vet.

Istisna

Kjo [16]përfaqëson marrëveshje ku njëra anë merrë përsipër prodhimin e produkteve specifike e cila mund të realizohet më një mendim unik , i mbykqyrur nga ana tjetër që financon këto prodhime dhe një siguri të plotë për të dy palët, prodhim ky që duhet të kryhet në periudhë të caktuar.Pra, kjo është mënyra mjaft efikase në menaxhimin e projekteve specifike për shoqërinë në përgjithësi dhe si e tillë është mjaft e përhapur në shoqëritë myslimane.

Muqerade

[17]Investitorët të cilët blejnë muqereda fletëobligacione marrin pjesë në profitin e projekteve që janë të financuara në këtë mënyrë dhe njëkohësisht marrin pjesë edhe në rrezikun nga humbja.Ai nuk merrë pjesë në menaxhimin me projektin dhe nuk ka të drejtë vote.

Qard Hasen

[18]Është formë e kredisë jokamatore.Banka merrë prej klientit vetëmse një pjesë të caktuar që klienti detyrohet ta investoj në këtë bankë, ndërsa ai obligohet që kredinë e marrë ta kthejë vetëm për shumën e caktuar të marrë hua.Ndërsa deri te këto kredi mund të arrijnë vetëm ato klient që kanë arritur besimin tek banka dhe janë të rregullt në transaksionet e ndryshme biznisore me bankën dhe në pagesën e obligimeve të veta.


PËRFUNDIM

Këtyre 3 decenieve të fundit bankat islame treguan aftësinë e tyre dhe kredibilitetin që e posedojnë.Sot ky lloj bankimi për botën dita ditës po bëhet mëse i pranueshëm dhe bankat që po hapën nëpër një pjesë të madhe të vendeve islame menaxhohen nga jomysliman që i njohin rregullat e bankimit islam dhe janë mjaft efikase.Domosdoshmëria e këtyre bankave në këtë kohë është mëse e dukshme.E gjithë kjo arritje e këtyre bankave islame bazohet në rregullat islame dhe jetësimin e tyre nga ana e biznismenëve të ndryshëm.Sepse ndalesat islame janë shumë të qarta dhe të pakta në numër , ndërsa mënyra e administrimit të biznesit dhe investimeve në shoqëri është shumë e gjërë që nuk bie ndesh me rregullativat islame.Njëashtu sot vetëdijësimi i të rinjve mysliman me Islamin po rritë klienturën nëpër këto banka dhe në anën tjetër po bënë interesant investimin në këto banka edhe nga jomuslimanët.Njëashtu edhe dallimet ndërmjet bankimit islam dhe formës kapitaliste të bankimit kanë efektin e caktuar. [19]Kapitalizmi përendimore bazohet në përpjekjet fitimprurëse të individëve, të cilët falë kamatave mund të rrisin gjithnjë kapitalin e tyre. Esenca e financës Islame e njeh pronën private, tregun dhe konkurrencën gjithashtu, por dobinë plotësuese që "krijon" një produkt për bashkësinë (umma) e vë në përparsi. Ky koncept ekonomik ka rrënjet tek Profeti Muhamed (a.s.) që tregtarëve arab iu ndaloj të marrin apo të japin kamatë. Kjo ndalesë e kamatës i përmbahët Kur'anit.Dhashtë All-llahu xh.sh. që bankimi islam të marrë pozitën e duhur në gjithë botën dhe inshalla një pjesë të të mirave që sjellë ajo t`i kontojmë edhe ne në jetën tonë të përditshme.Të All-llahut jemi dhe te Ai edhe do të kthehemi.


Hamdi Nuhiju

Kumanovë 20 07 2006


Literatura e konsultuar:
Islamsko bankarstvo , Edhem Bakšiæ Sarajevo 2002
Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullah, Shkup 1985
Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu, Shkup 2005
Islami si alternative, Dr.Murad Hofman , Shkup 2000
Komploti Botëror, Nikola M. Nikolov , Tetovë 2004
Bankarsko raboteëe , Dr.Lube Trpevski skopje 2002
Britanika enciklopediski recnik vol 1 skopje 2005
www. Ekonomia-islame.com
www.biznis.com

[1] Komploti Botëror, Nikola M. Nikolov , Tetovë 2004 f.17
[2] Britanika enciklopediski recnik vol 1 skopje 2005 str.142
[3] Bankarsko raboteëe , Dr.Lube Trpevski skopje 2002 str.8
[4] po aty f.24
[5] Islamsko bankarstvo , Edhem Bakšiæ Sarajevo 2002 str.4
[6] Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullah, Shkup 1985 f.167
[7] Islami si alternative, Dr.Murad Hofman , Shkup 2000 f.136
[8] Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu, Shkup 2005 f.103
[9] Islamsko bankarstvo po aty f.9
[10] ëëë.biznis.com
[11] Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullah, Shkup 1985 f.166-167
[12] Islamsko bankarstvo po aty f. 10
[13] www.biznis.com
[14] www.biznis.com
[15] www.biznis.com
[16] Islamsko bankarstvo po aty f. 13
[17] Islamsko bankarstvo po aty f. 13
[18] Islamsko bankarstvo po aty f.13
[19] Intervistë e Peter Burkhardt (coorporat comunatation) me Michael Chahine (creditsuisse expert). huazuar nga www.Ekonomia-islame.com

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com