Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Përdorimi i kartelave te kreditit sipas vendimit te Asamblesë së fikhut

 

Këshilli i asamblesë islamike ndërkombëtare të Fikhut, i cili buron nga Organizata e kongresit Islamik, në mbledhjen e saj të dymbëdhjetë në Rijad të Arabisë Saudite, më 25 Xhumada El-Ahire 1421 H deri në fillim të muajit Rexheb 1421 h (23-28 Shtator 2000), duke u bazuar mbi vendimin e Këshillit nr. 5/6/1/7rreth temës së "Tregjeve Monetare", në lidhje me Kartat e Kreditit, vendosi të japë gjykimin e saj në mbledhjen tjetër të saj. Pasi u dëgjuan diskutimet e bëra mes fakihave dhe ekonomistave dhe pas referencës së saj në përkufizimin e Kratave të Kredititnë në vendimin me nr. e lartëpërmendur, ku përfitohet edhe përkufizimi se kartat e Kreditit me llogari bosh janë: "Dokument që e jep burimi (banka) për një person natyror apo juridik (mbajtësi i kartës) bazuar mbi një marrëveshje mes tyre që i jep mundësinë këtij të fundit të blejë dhe të shesë prej atij që e merr në konsideratëe këtë dokument (tregëtari), pa e paguar çmimin në çast, për shkak se burimi (banka) merr përsipër pagesën, e cila do të behet në llogari të burimit, por që do të kryhet më vonë nga mbajtësi i kartës pas disa afateve kronike, ku një pjesë e burimive (bankave) ngarkojnë kamatë mbi shumën e llogarisë së papaguar pas një kohe të caktuar nga koha e kërkesës, dhe disa të tjera jo."

 

Asambleja vendosi si më poshtë:

1- Nuk lejohet nxjerrja e Kartave të Kreditit (Visa, Mastercard, Maestro, Visa Electron etj) për llogari bankare bosh dhe as përdorimi i tyre, nëse ajo kushtëzohet me interesa kamate, edhe nëse kërkuesi i Kartës së Kreditit është i gatshëm të paguajë detyrimet gjatë peridhes që nuk kërkohet kamatë.
2- Lejohet nxjerrja e kartave të Kreditit edhe nëse llogariaështë bosh, nëse kjo nuk kushtëzohet me kamatë mbi kredinë e tërhequr nga Karta e Kreditit.

 

Nga kjo rezulton si më poshtë:

1- Lejohet që banka të marrë tarife fikse (jo në përqindje) për nxjerrjen fillestare të Kartës së Kreditit apo për rinovimin e saj, nëse kjo cilësohet si pagesë reale për masën e shërbimeve të ofruara për këtë qëllim.
2- Lejohet që banka të marrë prej tregtarit pagesë për blerjet e klientit të saj, me kusht që blerja nga tregtari nëpërmjet Kartës të ketë të njëjtin çmim si pagesa në dorë.
3- Tërheqja e pareve nga banka (nëpërmjet Kartës së Kreditit kur llogaria është bosh) është borxh dhe nuk ka asnjë pengesë fetare nëse për këtë nuk kërkohet interes, kurse tarifat fikse që merren për shërbimin dhe që nuk kanë lidhje me shumën e borxhit apo me kohën e tij nuk janë pjesë e borxhit.Çdo tarifë që është më e madhe se shërbimet reale është haram (pra n.q.s tarifa që merr banka është më e madhe se kostoja e shërbimit) sepse bën pjesë në kamatën e ndaluar me sheriat.
4- Nuk lejohet blerja e arit dhe argjëndit, po kështu edhe vlerave monetare me Kartë Krediti me llogari bosh.

 

Allahu e di mësë miri.

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com