Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Islami dhe zhvillimi ekonomik

1

Që nga koha kur njerëzimi shkeli mbi tokë menjëherë nisi dhe dëshira dhe përpjekja për një jetë më të mirë. Revolucionet në bujqësi në industri u bënë më qëllim që njerëzimi në mënyrë të natyrshme t’i shfrytëzoj të mirat e tij deri aty sa sot zhvillimi ka qenë dhe dëshira e shumë shoqërive në vende të ndryshme që të përparojnë në fillimin e kësaj rruge. Qëllimi i shumë politikave dhe planeve ka nisur tashme, por çfarë është në të vërtet zhvillimi dhe në ç’mënyrë mund ta arrijmë më me shpejtësi atë?
Zhvillimi dhe progresi janë ndër fjalët që përdoren shumë në gjuhën e ekonomisë dhe të politikës së botës. Në shumë kërkime ekonomike, këto fjalë kanë kuptime të ndryshme dhe për këtë disa ekspertë të ekonomisë përpiqen që të krijojnë një farë dallimi mes këtyre dy fjalëve. Në shpjegimin e fjalës zhvillim flitet më shumë për parametrat ekonomik dhe më pak për të ardhurat apo për prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Në anën tjetër progresi përfshin zhvillimet dhe ndryshimet në bazë, dhe më fjalë të tjera përkufizimi i fjalës progres ka kuptimin më të gjerë të fjalës zhvillim. Disa ekspertë ekonomik shpërndarjen e drejtë të pasurisë, varfërinë, gjendjen shëndetësore, arsimimin, krijimin e punësimit, krijimin e kushteve për mundësitë e natyrore dhe njerëzore dhe në fund asistencën e përgjithshme e radhisin tek pjesët e zhvillimit. Një nga ekspertët e ekonomisë i quajtur Majkëll Todaro e shpreh kështu progresin ekonomik:
"Progresi ekonomik është zhvillimi në cilësinë e jetës së të gjithë komponentëve të ekonomisë. Ky përmirësim vjen sipas zhvillimit ekonomik dhe analizohet në bazë të mënyrave që marrin formë në prodhim. "
Në dhjetëvjeçaret e fundit kuptimi i zhvillimit bazë të ekonomisë vërehet të përdoret në shoqëritë ndërkombëtare. Pretendimi i përkrahësve të progresit bëhet më qëllim që ambienti të jetë një çështje e pandashme e zhvillimit ekonomik dhe duhet të respektohet zhvillimi. Kështu standardet e progresit megjithëse janë në qendër të vëmendjes së ekonomisë dhe të shoqërisë përsëri ajo duhet të jetë në qendrën e vëmendjes së ambientit dhe të ruajtjes së tij. Progresi i cili nuk merr parasysh ambientin, burimet natyrore dhe fenomenet e natyrës për një afat të gjatë kohor do të bëjë që këto gjëra t’i humbasim dhe të ziemi ngushtë më një problem të tillë.
Në debatin për progresin disa ekspert nuk përqendrohen vetëm tek çështjet e ekonomisë dhe arritjen në zhvillimin kulturor e radhisin tek qëllimet e progresit. Në kushte të tilla ndërmjet progresit dhe vlerave shoqërore ekziston një farë marrëdhënie, pra çdo shoqëri në progresin kulturor duhet të lëvizë në bazë të vlerave kombëtare dhe fetare të saj dhe jo në bazë të kulturës që drejton shoqëritë perëndimore dhe vendet e zhvilluara. Që para 10 vjecarit 70 në fjalor nuk zinin vënd fjalët zhvillim, kulturë dhe vlera kulturore dhe elementët ekonomik ishin baza e zhvillimit. Në dekadën 70 në konferencat e mbajtura nga OKB ju kushtua vëmëndje elementëve të tjerë si elementët kulturor. Ndërkohë studimet dhe kërkimet eksperte të UNESKO-s treguan se cështjet kulturore për zhvillimin nuk zinin shpesh herë vënd në programet e vëndeve në zhvillim e sipër.
Ajo që duhet të kihet parasysh në procesin e zhvillimit të një shoqërie është fakti se si duhet të nisë ky zhvillim? Cili grup apo grupe do të përfitojnë prej kësaj dhe vallë zhvillimi ekonomik më cfare cmimi mund të arrihet. Më gjithë mendimet e disa ve nuk duhet të imagjinohet se për shtimin e të ardhurave kemi nevojë që të marrim parasysh vlerat morale, drejtësinë ekonomike, dhe asistencën ndaj popullit. Zhvillimi ekonomik mundet të ec bashkë më drejtësinë, lirinë dhe ruajtjen e vlerave të njeriut.
Për këtë kemi si qëllim që në programet e ardhshme zhvillimin ta analizojmë për nga pikpamja islamike si dhe ta shohim vëndin e tij në sistemin ekonomik islamik. E thënë prerazi islami si një fe e cila ka lidhje më të gjithë dhe ka nevojë për njerëzit dhe kuptimi i progresit nuk kërkohet larg. Zhvillimi dhe kuptimi i saj në mësimet islamike është ngritur falë mendimit të kësaj feje për vëndin e njerëzimit në botë i cili ka si qëllim që ta përmirësojë jetën në botë dhe ti shfrytëzoj të mirat e saj. Duke parë mësimin islam shohim se ky mësim përbën dhe sjelljet ekonomike të shoqërisë, të qeverisë dhe të hapsirës shoqërore për faktin se zhvillimi ekonomik analizohet duke u bazuar tek qëllimet e larta në shoqëri. Nuk duhet të harrojmë se në shoqërinë islame kanë rol dhe qëndrimet morale dhe njerëzore në aktivitetet ekonimike dhe kjo gjë bën që aktivitetet ekonomike ne hapsirën e përshtatshme të kenë një funksionim të saktë duke u bazuar në këto baza.

2

Bazën e zhvillimit në sistemin ekonomik islamik dhe të shohim se fare pikëpamje ka islami për zhvillimin dhe për përparimin. Kjo është një pyetje e cila qëndron në mendjen e shumë prej dëgjuesve të nderuar dhe ashtu siç thamë njeriu që nga koha e jetës në shpella e deri tani përpiqet të ketë një jetë më të mirë. Qëllimi i kësaj përpjekje është zhvillimi dhe kuptimi i gjerë i saj në sfera të ndryshme të jetës, por sot kritika më e madhe që i bëhet shoqërive industriale është se ky zhvillim i shoqërive njeriun e nxjerr si dikë që nuk ka besim tek morali dhe tek spiritualiteti.
Sociologët mendojnë se zhvillimi duhet të bëhet në të gjitha dimensionet shoqërore, kulturore dhe ekonomike dhe qendra e zhvillimit është njeriu, qëllimi i të cilit duhet të eliminojë nevojat financiare dhe shpirtërore të tij. Vëmendja ndaj nevojave financiare, pa marrë parasysh kërkesat shpirtërore do të sjellë një situatë të pavlefshme, nga ana tjetër duhet të thuhet se zhvillimi në çdo shoqëri duhet të jetë i përshtatur me vlerat e kësaj shoqërie, çdo komb ka specialitetet e veta, mendimet dhe pikëpamje të veçanta për botën, njeriun dhe jetën dhe personalitetet historik të tij marrin formë pikërisht nga bashkësia e këtyre elementëve. Për këtë, këto veçanti duhet të vërehen për nga ana e zhvillimit, sepse në të kundërten, mjetet kulturore të importuara, sistemi shoqëror dhe kulturor do ta kërcënojë shoqërinë. Disa shoqëri islamike për të arritur karvanin e zhvillimit botëror po punojnë shumë dhe në bazë të kësaj shumë vlera kulturore kanë ndryshuar.
Duke studiuar saktësisht historinë dhe eksperiencën e shoqërive islamike mund të arrijmë në besimin se zhvillimi i këtyre vendeve mund të pranohet vetëm brenda këtyre shoqërive dhe duke i kushtuar vëmendje vlerave morale, kulturore dhe shoqërore të islamit. Para se të flasim për rrugët e zhvillimit në islam, fillimisht duhet të analizojmë pikëpamjen e islamit për njeriun, jetën dhe mirësitë e tij.
Mendimi islamik për zhvillimin këmbëngul në atë se një Zot i madhëruar krijoi ekzistencën dhe njeriun dhe vendosi si zëvendësin e tij me qëllim që nëpërmjet mënyrës dhe pamjes së shenjtë të jetojë ditët e jetës së tij. Zoti është drejtuesi i saktë i të gjithë pasurive dhe mirësive dhe njeriu i shfrytëzon këto veti dhe këto gjëra të vërteta mundet t’i zbulojmë nga ajetet e Kur’anit. Zoti duke i falur vlera njeriut i ka dhënë atij një farë superioriteti ndaj krijesave të tjera dhe botën e ka vënë nën shërbimin e tij me qëllim që njeriu ta kryejë mirë detyrën e tij. Për këtë e ardhmja e njeriut në botë dhe në fund të jetës së tij ka lidhje të ngushtë me mënyrën e veprimit dhe të sjelljes së tij.
Në suren Isra ajeti 70 thotë:
"Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam."
Sipas Kur’anit të shenjtë, bekimi është mirësi dhe urojmë që Zoti nëpërmjet arsyes të vendosë vlerat tek njeriu derisa njeriu ta shfrytëzojë këtë mirësi dhe të krijojë kushtet për zhvillimin dhe lartësimin e tij dhe të largojë tundimet e djallit duke iu përmbajtur inkurajimit të shenjtë. Në suren Bakare në ajetin 168 thuhet se:
"O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji."
Këtu të bie në sy rrjedha e fjalëve të drejtuesve dhe të mëdhenjve të fesë islame e cila ju shpjegua njerëzimit nëpërmjet tyre, që me punë dhe me përpjekje të përparojnë dhe të përdorin mundësitë e shenjta në botë dhe të kthehen përsëri në lartësinë e shpirtit dhe të moralit.
Islami duke marrë parasysh nevojat e njeriut dhe të shoqërisë është kthyer në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit të njerëzimit, por zhvillimi në kuptimin islamik ashtu sikurse edhe frontet e tjera të jetës janë në kuadrin e spiritualitetit me qëllim që njeriu në rrugën e zhvillimit financiar të mos preket nga koprracia dhe nga dhuna dhe agresioni. Bota dhe vetitë e saj në të njëjtën kohë bëhen dhe të papranueshme ku njeriu është prekur prej saj dhe kjo e fundit ka bërë që njeriu ta humbë rrugën e tij dhe të bie pre e dhunës. Ajetollah Sejjid Muhamed Baker Sadr, i cili ka njohuri dhe ndikim me vlerë në fushën e ekonomisë islamike në librin e tij me titull ‘ekonomia jonë’ shkruan : "shtimi i pasurisë dhe i zhvillimit është ndër qëllimet e rëndësishme por jo qëllimi i fundit, e cila ka kuptimin se myslimani duhet që nëpërmjet këtij qëllimi t’i bindet detyrës si zëvendës i Zotit dhe të mësojë ka mundësitë e dhëna prej tij. Për ketë shtimi i pasurisë do të jetë ndihmë e mirë për arritjen në fund të jetës por nëse pasuria bëhet qëllimi përfundimtar i aktivitetit të njeriut do të bëhet dhe mbyllje e të gjitha shtigjeve çka do të sjellë dhe largimin e njeriut nga Zoti. Myslimani duhet t’i drejtohet rrugës së pasurimit dhe të zhvillimit por jo që të ketë edhe varësi prej saj, sepse duhet të ketë supremacinë e tij ndaj pasurisë dhe mandej të zhvillojë personalitetin e tij dhe të inkurajojë qëllimet e mëdha që ka."
Kështu shohim se islami bëhet dhe qendër për zhvillimet financiare dhe për progresin në dimensione të ndryshme por ky zhvillim duhet të jetë në bazë të logjikës e bazuar tek vlerat islame dhe të jetë në shërbimin e informacioneve të njeriut dhe në zbatimin e drejtësisë.

3

Cdo gjë në këtë botë dhe gjithësi është e vlefshme për të plotësuar gjendjen shpirtërore dhe fetare të njeriut, dhe në rast të kundërt, kthimi i njeriut drejtë materializimit behet shkak për mënjanimin dhe fundosjen e tij. Islami ka një vështrim të plotë dhe të logjikshëm lidhur më botën, ai nuk është kundër që njeriu të përdorë mirësitë e botës drejtë zhvillimit. Por ai është kundër përdorimit te njëanshëm të tyre dhe atë drejtë qëllimeve materialiste. Islami është i mendimit së myslimanët arrijnë të kenë një jetë individuale dhe shoqërore të pëlqyeshme, në kohën kur zhvillimi i tyre të shkojë kah bota dhe vlerat islamike. Në përgjithësi ajo që është e nevojshme për plotësimin e jetës së njeriut është shtimi i prodhimit dhe ndërtimit. Zoti në Kur’anin e madhërishëm lidhur me këtë në ajetin 61 të sures Hud thekson:
“Eshtë Ai që ju krijoi nga toka dhe kërkon nga ju të ndërtoni në të”.
Zoti në këtë ajet detyrën e ndërtimit të njeriut në toke ja ka lenë në duart e tij, në mënyre që njeriu me anë të përpjekjeve të tij të përdorë dhe shfrytëzoje burimet dhe mundësitë e tokës. Per kete arsye Islami është pro përdorimit dhe shfrytëzimit në mënyre të drejtë të mundësive dhe të mirave në toke. Në ajetin 32 të sures A’raf thuhet:
“Thuaj kush është ai i cili të mirat e shenjta i krijoi për krijesat e tij dhe ditët e pastra i ka bërë haram?”
Të paret e fesë gjithashtu kanë vënë theksin në shfrytëzimin sa më të mirë të burimeve dhe rezervave të tokës. Hazreti Aliu thekson: çdo kush i cili ka në dorë ujin dhe token dhe nuk e punon ate por kerkon nga te tjeret, ai është larg urtësisë dhe mirësisë së Zotit”.
Ai në disa fjalë të tjera lidhur më bujqësinë thekson: “bujqit janë pasuria e tokës”.
Nga ajetet dhe tregimet thuhet së në sistemin e ekonomisë islame i kushtohet vëmendje edhe nevojave te njeriut edhe përmirësimit dhe zhvillimit të tij. Por në këtë mes ka një kusht që të respektohet drejtësia dhe zhvillimi i fuqisë materiale të njeriut, keshtu qe të mos behet shkak i kthimit te tij në një sundues dhe dhunues. Kjo çështje mund të arrihet vetëm në një kohë kur zhvillimi të jetë vetëm në kohën kur ai të këtë një qëllim të përbashkët, atë të arritjes në pozicionin më të lartë të shenjtë. Pra shumë njerëz në kohën kur arrijne të mira të shumta largohen nga Zoti duke iu kthyer djallëzirave. Kjo është në një kohë kur përmirësimi dhe zhvillimi duhet të jetë një rruge, ku njeriu të falënderoi Zotin dhe të afrohet më tepër pranë Tij. Vlen të theksohet së në kohën kur njeriu zbaton urdhëresat dhe falënderon Zotin, atëherë Zoti do t’i shtoje akoma më shumë mirësitë dhe bereqetet për të. Në ajetin 96 të sures A’raf thuhet:
“Në rast se materialistet besojnë dhe përulen përpara Zotit për ato do të hapen bereqetet e qiellit dhe të tokës”.
Sot njeriu duke përdorur mundësinë mendore të tij ka arritur një zhvillim të madh. Shtimi i sipërfaqes diturore dhe përfitimit të dijes dhe teknologjisë është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të burimeve njerëzore. Gjithashtu, zhvillimi ka nevoje për dije, profesionalitet dhe një pune të vlefshme. Një çështje shumë e rëndësishme për zhvillimin në islam, është theksimi që i bën kjo fe dijes dhe përkushtimit që i duhet bërë diturive dhe teknologjive të ndryshme. Zoti në Kur’anin e madhërishëm ka bërë betim dhe në ajete të ndryshme ve theksin mbi rendësin e dijes dhe teknologjisë dhe përfitimit të tyre. Në pjesë të ndryshme të Kur’anit thuhet së personat që dinë më ato që nuk dine nuk janë të barabarte. Zoti në Kur’an ka theksuar se qëllimi kryesor i dërgimit të pejgamberëve është mësim, kjo gjë tregon më së miri vendin dhe pozicionin e rëndësishëm që zë dituria dhe njohuria në formimin dhe plotësimin e njeriut. Kjo gjë vihet re qartë në hadithin e njohur të Pejgamberit i cili thekson: ‘përfitimi i dijes është një detyre për çdo mashkull dhe femër myslimane, gjë e cila qartëson vijën plotësuese të një njeriu”. Në bazë të këtij hadithi të shtrenjte shihet së padituria dhe injoranca nuk janë te vlefshme për njeriun dhe se ai duhet të hedhe hapa drejtë ndriçimit të vetvetes. Pejgamberi i islamit në thëniet dhe veprimet e tij ka vënë theksin mbi rendësin e dijes duke thëne se në luftëra pengjet do të lirohen me kusht se në rast se kanë dije duhet të mësojnë shkrim e lexim një pjesë të mirë të myslimanëve. Hazreti Aliu dijen dhe njohuritë i konsideronte investimin njerëzor. Ai duke shpjeguar dijen për një nga shokët e tij thotë: ‘dija është më e mirë se malli. Gjithashtu dija të ruan ty ndërsa malli është gjeja që ti duhet ta ruash. Malli zvogelohet duke e dhene, ndërsa dija duke e dhene shtohet akoma më shumë’.
Një element tjetër i zhvillimit është puna, e cila në shumë raste ndihmon në prodhim dhe në shërbim të shoqërisë. Në islam përfshirja në pune, industri, tregti dhe prodhim është shumë i vlefshëm dhe personat të cilët hoqën dorë nga përpjekja dhe pertacia kanë mbetur prapa. Të paret e fesë kanë vënë theksin në përkushtim dhe pune. Ato gjatë gjithë jetës së tyre kanë qënë të zëne me pune. Hazreti Aliu a.s. lidhur më zgjerimin e profesionalitetit gjithashtu thekson në menre të veçante. Ai kritikon myslimanët të cilët bëjnë pune shumë të përhapura, duke shtuar së personat të cilët bëjnë pune të ndryshme nuk të arrijnë dot në sukses. Në fjalët e tij, gjithashtu vërejmë: ‘rruga është mbyllur, atë hapeni me përpjekje dhe pune pasi puna është bereqet’.
Në këtë mënyre vëmë re se islami jo vetëm që nuk është pengese e zhvillimit, por ka elemente efektive që ndihmon zhvillimin në shoqëri. Islami thërret popullin që të përfitoje dije dhe profesionalitet, si dhe të mund të ndërtoje në toke dhe të zhvilloje punën në mënyre që njeriu të jetoje i lumtur. Është e qartë se përparimi i përgjithshëm arrihet në kohën kur shoqëria të arrije në zhvillim dhe të këtë mundësitë e nevojshme. Por zhvillimi në islam ka veçoritë e tij e cila e veçon atë nga ideologjitë e tjera ekonomike. Të nderuar dëgjues në emisionin ardhshëm do të njihemi më disa nga këto veçori.

4

Dijetarët mendojnë se shoqëria për nga lartësimi i saj ndahet në tre faktorë të rëndësishëm që janë feja, zhvillimi dhe drejtësia shoqërore. Simboli më i madh i shoqërisë njerëzore gjatë periudhave të ndryshme të historisë dhe kryesisht pas ardhjes së feve të mëdha kishte në vetvete këto tre elemente. Në lidhje me këtë, gjatë historisë ka patur obligime për të arritur te këto simbole, dhe obligimi primar ishte feja që duhej përhapur në tokë, dhe më pas zhvillimi i cili duhej kërkuar në të gjitha sferat e jetës dhe drejtësia shoqërore e cila duhej të përhapej njëtrajtësisht mbi shoqëri të ndryshme. Këto tre elemente pra feja, zhvillimi dhe drejtësia, janë elementë të rëndësishëm të zhvillimit të drejtësisë në shoqëri dhe duhet thënë se largimi nga secila prej këtyre bazave do të kishte ndikime të shumta në ekonominë, kulturën dhe moralin e shoqërisë.
Islami duke përmbledhur ligjet dhe rregullat e qarta është fe më e plotë dhe përmban brenda tij esencën dhe moralin njerëzor. Kjo fe për t’i dhënë përgjigje kërkesave njerëzore në fusha të ndryshme të jetës, përmban plane dhe programe të ndryshme. Një nga këto pika është ana financiare dhe ajo fizike. Në këtë fushë flitet për zhvillimin dhe progresin, kështu qe sipas islamit përmbajtja e natyrës apo e thënë me fjalë të tjera, e jetës së kësaj bote vërehet të ketë një lidhje të ngushtë me njerëzimin. Prandaj, ndërtimi i një botë të qytetëruar dhe plot bekim bazohet tek menaxhimi i drejtësisë. Zhvillimi në vështrimin islamik është një efekt i vonuar, i cili ka pas vetes të gjitha çështjet ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore. Ndër veçantitë e rëndësishme të zhvillimit në islam është dhe vëmendja që i kushtohet në të njëjtën kohë, gjendjes financiare dhe shpirtërore. Këto veçanti i japin zhvillimit të islamit kuptimin e zhvillimit të fushave të tjera ekonomike.
Patjetër e dini se civilizimet në kohën tonë i kushtojnë vëmendje të gjithanshme interesave financiare dhe padyshim eliminimi i problemeve ekonomike përbën edhe një nga parametrat më ndikues në jetë. Për nga pikëpamja e islamit, përmirësimi i jetës së njeriut nuk është i njëanshëm, sepse zhvillimi në kuptimin perëndimor ka kuptimin e dëshirës dhe të interesit. Perëndimi pas rilindjes ju drejtua qejfeve dhe inkurajonte njerëzit që të merreshin dëshirat dhe lakmitë trupore. Kjo çështje gjithashtu pati ndikim edhe në ekonomi. Në zhvillimin perëndimor ekstremizmi u shtua për eliminimin e nevojave financiare dhe për të eliminuar konsumin, çka solli dhe nevoja të ndryshme të pamenduara më parë dhe ky ekstrem solli më pas edhe kriza shpirtërore. Një politikan amerikan tha se shoqëria amerikane tregon se ne gjendemi në një civilizim të pavërtetë dhe të rrejshëm, i përbërë nga lule artificiale, dhe vitet e jetës kalojnë duke shkuar vetëm pas epsheve dhe kjo në kohën kur zemrat i kemi pa ndjenja, sepse zemrat tona janë të ndotura me kafeinë dhe me pije të tjera alkoolike.
Në zhvillimin perëndimor vërehet qartë mungesa e vëmendjes ndaj vlerave njerëzore, si dhe një mungesë vullneti njerëzor ndaj mekanizmave. Kjo përbën edhe një nga pikat më të rëndësishme të referimit të modelit të zhvillimit njerëzor ndaj zhvillimit islamik. Në islam koordinimi dhe bashkimi i moralit me ekonominë dhe zhvillimin bëjnë që aktivitetet ekonomike të jenë pjesë e këtij zhvillimi. Zoti në Kur’an tregon se pasuritë, tregtia apo prodhimi nuk duhet që njerëzimin ta bëjnë të varur prej tyre. Në një pjesë të ajetit 37 të sures Nur lexojmë se:
Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.
Në këtë ajet flitet për atë person që në aktivitetet pozitive ekonomike të tij si tregtia, prodhimi dhe industria nuk e harron Zotin e tij. Vlen të theksohet se vëmendja e përhershme ndaj Zotit ka ndikimet pozitive të cilat të largojnë nga dhuna, mashtrimi dhe korrupsioni në aktivitetet ekonomike.
Ndër veçantitë e tjera të zhvillimit islamik është edhe drejtësia. Islami është i mendimit se asnjë element i cili ka përmasat e drejtësisë nuk mund të mos ketë lidhje me ekonominë dhe shoqërinë dhe me formimin e tij. Drejtësia është çelësi i zgjidhjes së të gjitha mashtrimeve dhe korrupsioneve shoqërore. Dhuna, mungesa e sigurisë shoqërore dhe problemet psikike, janë ndër veprat e padrejtësisë. Kjo gjë ekziston në civilizimin materialist të perëndimit, e cila ndikon tek ndihmesa dhe liria në botë. Edhe tani në perëndim drejtësia është bërë viktimë e mashtrimeve e pronarëve te fuqishëm dhe pabarazia ekonomike dhe shoqërore është në një formë të tillë, ku sot perëndimi vërehet të jetë i privuar nga bujaria. Sistemi i zhvillimit në perëndim krijonë një formë të tillë pabarazie të cilat e prishin balancën dhe krijojnë kështu mosmarrëveshje dhe padrejtësi. Tek vendet e pasura pakica e investitorëve janë të diskriminuar, sepse pronarët e fuqishëm të fabrikave kanë në duart e tyre gjithçka, sepse gjithmonë mendojnë për shtimin e të ardhurave të tyre.
Ekonomisti francez Zaks thotë se, vendet e pasura në veri edhe në kohë të vështira nuk kanë mundur ta eliminojnë papunësinë, për të eliminuar kështu varfërinë dhe të jenë në shërbim të shoqërisë. Për fat të keq vendet perëndimore në procesin e zhvillimit nuk duan t’i japin fund grabitjes së pasurive natyrore. Këto vende në zhvillim e sipër nuk i kushtojnë vëmendje shëndetit të ambientit.
Islami drejtësinë e quan pjesë të zhvillimit, kurse sistemi ekonomik në islam është në atë mënyrë që të zbatojë bazat ku ata kanë qëllimet e tyre dhe të ndihmojnë në analizimin e drejtësisë. Duke folur për drejtësinë në programin ekonomik dhe qëllimet e zhvillimit të islamit, po i vjen fundi minutave të emisionit tonë , deri në emisionin e ardhshëm mirë u dëgjofshim.

5

Në shqyrtimin e kësaj çështjeje kemi thënë se aktivitetet programet dhe qëllimet ekonomike te islamit janë të koordinuara ne menyre të tillë që të ruhen vlerat e njeriut dhe ato morale në jetën shoqërore. Zhvillimi në islam ka kuptim shoqëror dhe ka aspekte morale besimtare dhe materiale. Nga pikëpamja e islamit zhvillimi nuk është vetëm në aspektin material dhe kjo pikëpamje është një specifike e zhvillimi në islam gjë e cila është e ndare nga ajo perëndimore. Në shoqërinë kapitaliste shikohet vetëm interesi material, ndërsa në aspektin islam zhvillimi bëhet duke ruajtur bazat e njerëzimit pranë prodhimit material të tij. Drejtësia është një tjetër specifike në zhvillimin e sistemit ekonomik islam. Sigurisht, drejtësia ekonomike dhe shoqërore në islam është në kuadër të boshtit të kësaj feje, dmth. të plotësimit dhe lumturimit të njeriut në fushat e ndryshme. Ekonomia gjithashtu është një element i cili arrin këtë qellim të larte. Zoti në Kur'anin e shenjtë në ajete të ndryshme jep urdhër për drejtësi dhe respektimin e saj, kurse qëllimi kryesor i dërgimit të profetëve ka qene vendosja e drejtësisë dhe rrugës së drejte. Nga këndvështrimi islam drejtësia është një nga nevojat e njeriut dhe padrejtësia është shkak i deformimit të shoqërisë. Padrejtësia trondit mardhëniet e drejta dhe baze të pjesëve të shoqërisë. Në këtë mënyre, përpjekjet e islamit janë në kuadër të arritjes së balancimit me ane të respektimit të drejtësisë. Vetëm me vendosjen e drejtësisë mund të arrihet një zhvillim i pranueshëm. Zhvillimi i pranueshëm dhe i shëndetshëm është një rrjedh e cila realizon plotësimin dhe lumturimin e njeriut në të gjitha fushat e jetës së tij si nga ana fetare ashtu edhe në atë shoqërore dhe politike. Në sistemin ekonomik islam, drejtësia ka një kuptim të veçante. Kjo drejtësi është e përbëre nga drejtësia në shpërndarjen e mundësive të para në prodhimin e mallrave, shpërndarjen e shërbimeve të ndryshme dhe pasurisë. Vlen të theksohet se sistemi ekonomik i shëndetshëm është në shpërndarjen e drejte të burimeve natyrore dhe pasurive të para. Në rast së këto burime do të kontrollohen nga një person apo grup i veçante shfaqet fenomeni i diferencimit të shtresave shoqërore. Islami drejtësinë ekonomike e konsideron në dy pika. E para në dhënien e pasurisë dhe shërbimet përmirësuese shoqërisë dhe e dyta është se në shoqërinë islame drejtësia ekonomike eshte e njëllojte për të gjithë personat, madje edhe për ato që nuk janë myslimane. Islami është i mendimit se gjendja e përsosur për shoqërinë është në një kohe kur të gjithë të kenë mundësinë e përfitimit të shërbimeve shëndetësore kurative ushqimore, mësimore dhe banimi në një mënyre të barabarte dhe të mjaftueshme. Kjo pikëpamje ka për qëllim eliminimin e varfërisë në shoqëri. Varfëria është një element i cili bëhet shkak i të gjitha fatkeqësive të shoqërisë të tilla si krimet. Irani detyrimet e shoqërisë i konsideron rrugë për të arritur shendetshmerine e shoqërisë. Zoti në ajete të ndryshme i benë thirrje njerëzve që të japin pjesën qe u takon nevojtareve. P.sh në surene Zarjat në ajetin 19 thuhet: '
Në mallrat e tyre ndodhet pjesa qe u takon nevojtareve'.
Në tregimet islame gjithashtu shihet qarte sjellja e profetëve, imamëve dhe familjes së Profetit mbi nevojtaret dhe të përvuajturit, në mënyre që të arrinin drejtësi në shoqëri. Imam Sadiku në një hadith thotë: 'Të varfrit i duhet dhënë aq sa ai të mund të arrijë të ushqehet të pije, të vishet të martohet dhe madje të rezervoje për të bere pelegrinimin e tij të Haxhit'. Shpërndarja e pasurisë është një tjetër çështje e zhvillimit islam. Në shoqërinë islame nuk duhet të këtë ndryshim të thelle në shoqëri për nga aspekti i pasurisë materiale. Mundësitë e njeriut në posedimin e mundësive vetjake dhe gjendjen materiale janë të paparashikueshme, pasi ato ndryshojnë për nga aspekti mendor fizik dhe ambicioz. Islami megjithëse i pranon këto specifika është i mendimit se midis shtresave të shoqërisë nuk duhet të këtë një ndryshim të gjerë në mundësitë e posedimit të gjendjes materiale. Në këtë mënyre, në këtë fe për krijimin e një bilanci shoqëror vihet shumë theksi në shpërndarjen e drejte të pasurisë, pasi përqendrimi i pasurisë në një grup personash bëhet shkak i mburrjes së tyre dhe nga ana tjetër të varfrit të drejtohet në kah të punëve të ulta dhe zeza. Islami në rrugën e zhvillimit nuk bëhet shkak i pengimit të aktiviteteve ekonomike të njeriut, por është element inkurajues për njerëzit që të arrijnë mundësitë e nevojshme të tyre dhe për të pasurit të cilët i thërret që të japin detyrimet e tyre. Këshillimi për barazi është një rrugë e cila çon në shpërndarjen e drejte të pasurisë. Qëllimi i islamit në zbatimin e barazisë dhe këshillave eshte eliminimi i varfërisë dhe krijimi i fushave të pershteshme për aktivizimin e njerëzve nevojtare. Në këtë mënyre në shoqërinë islame nuk pranohet që disa njerëz për shkak të varfërisë të jene vetëm objekt shfrytëzimi. Hz.Aliu një nga detyrat kryesore të pushtetit e konsideron vendosjen e drejtësisë dhe gjithashtu konsideron pushtetin i cili gëzon popullaritet me ane të zbatimit të drejtësisë në shoqëri. Ai drejtësinë e konsideron një element të rendesishem në ndërtim dhe zhvillim. Ai hazret në një letër dërguar punëtoreve të tij, ka vene theksin në kuptimin kryesor dhe shumë të rendesishem në zhvillimin dhe përmirësimin e shoqërisë islame. Në disa nga këshillat e tij për një nga shokët e vet thuhet: ndërtimi dhe përmirësimi ngre fuqinë dhe durimin e popullit, kurse prishja e tokës vjen si rezultat i mungesave dhe varfërisë së njerëzve. Sipas mendimit të Imam Aliut, zhvillimi nuk është vetëm në akseptin e lartësimit dhe rritjes së gjendjes materiale, por është ne kuptimi te barazisë në ndarjen e të ardhurave, si dhe balancimin në fushën e përdorimit. Ai këto i quan elemente kryesore të zhvillimit islam. Imam aliu është i mendimit së nëse një i varfër mbetet i uritur dhe një i pasur përpiqet të shtoje pasurinë e tij, kjo gjendje është element tregues i mos barazisë në shpërndarjen e pasurisë në mesin e shoqërisë. Ai gjatë një letre dërguar Maliki Eshterit e ndan shoqërinë në grupe dhe shtresa të ndryshme, duke shpjeguar - një për një - nevojat e këtyre shtresave. Në këtë ndarje marrin pjese të gjithë njerëzit si ushtaraket dhe gjyqtaret ashtu edhe tregtaret dhe shtresat nevojtare të shoqërisë. Imam Aliu është i mendimit se të gjitha këto shtresa kanë të drejtat përkatëse të tyre të cilat ua ka dhënë Zoti. Pushtetarët janë përgjegjës në zbatimin e drejte të këtyre të drejtave.

6

Karakteristikat e zhvillimit ekonomik në Islam dhe thamë se zhvillimi në islam është i disati??? në këtë aspekt. Vështrimi i islamit ndaj zhvillimit bëhet duke marrë parasysh dy çështje njerëzore, atë financiare dhe atë shpirtërore. Për këtë arsye, zhvillimi i islamit përmban karakteristika të tilla. Vëmendja ndaj vlerave të eksiztencës njerëzore është ndër karakteristikat me themelore te ketij sistemi. Ashtu siç thamë se një zhvillim i tillë në modelin e zhvillimit islamik do të ketë dhe ndikime pozitive të cilat do të jenë larg shkeljese, mashtrimit dhe korrupsionit ne aktivitetet ekonomike. Në mësimet ekonomike të islamit, drejtësia është një tjetër element i rëndësishëm në jetë dhe zhvillim. Menaxhimi i pasurisë dhe krijimi i balancës në shoqëri duhet të analizohet në zhvillim dhe në shtimin e pasurisë dhe fuqisë financiare të popullit.
Një nga karakteristikat e rëndësishme të modelit të zhvillimit në islam është dhe vëmendja që i kushtohet ruajtjes së ambientit. Ashtu sikurse e dimë, burimet natyrore në jetën e njeriut përbejnë një rol të rëndësishem. Çdo vit shkenctaret duke bërë kërkime për burimet e reja të energjisë kanë gjetur edhe miniera të reja në mesin e tokes. Aktualisht, kuptimi i zhvillimit të shendetshëm bëhet me qëllim që procesi i zhvillimit në botë të mos i kushtojë aspak vëmendje gjendjes së ambientit dhe mundësive të burimeve energjitike natyrore. Dekadat e 60-70 ishin dhe periudhate e zgjimit të njerëzimit në fushën e domosdoshmërisë së ruajtjes së ambientit. Që prej asaj kohe, shkenctaret dhe ekspertët kanë deklaruar për mungesën e përhershme te burimeve dhe kanë paralajmeruar edhe për dëmet e shumta që i janë shkaktuar natyres. Shume ekspertë janë shprehur të shqetësuar edhe për zhvillimin e madh të nivelit të padrejtësisë në vendet e industrializuara. Tani vendet e botës kanë arritur në përfundimin se teknologjia e përshtatshme është një teknologji që është më e përdorshme dhe ka dhe më pak pasoja për shkatërrimin e ambientit. Vendet e zhvilluara kanë nevojë për zhvillimin e teknologjive që do të kursenin shfrytëzimin e burimeve të reja.
Për mendimin e përkrahësve të zhvillimit, ambienti është pjesë e pandashme e zhvillimit ekonomik dhe kjo duhet respektuar si diçka zhvilluese. Vlen të theksohet se zhvillimi i teknologjise do te ishte i pamundur po te mos kishin qene mundësitë që ve ne dispoyicion ambienti. Vallë ambienti është marrë ndonjeherë parasysh si materie për zhvillimin e njerëzimit? Marrëdhëniet e njeriut me natyrën nuk duhet të jenë në kuadër të shfrytëzimit, por në marrëdhëniet mes njeriut dhe ambientit duhet te ketë një balancë dhe respekt reciprok. Tashme jemi deshmitar të asaj se njeriu po i kushton shumë rëndësi shkencës, teknologjisë dhe zhvillimit, duke u përpjekur për një jetë më të mirë por po e shkatërron ambientin fare. Përkrahësit e zhvillimit mendojnë se nuk është e rëndësishme që gjithmonë zhvillimi ekonomik dhe ambienti të bëhen kurban për njëri - tjetrin, sepse cilësia më e mirë e ambientit i vjen në ndihmë zhvillimit ekonomik. Për këtë arsye njerëzimi ka nevojë për një revolucion të madh për ambientin, ngase duhet të kujdesemi për burimet natyrore edhe për brezat e ardhshëm. Kështu që në zhvillimin me baza të forta nevojitet edhe përdorimi i logjikshëm i natyres, qënia në një mendim, drejtësia dhe balancimi i mirë, të cilat janë faktorë që bien shumë në sy në mesimet ekonomike të islamit.
Tekstet fetare islamike përmbajnë mendime dhe fjalë të cilat e njohin njeriun me botën e natyrës. Në mendimin fetar, natyra është pararojë e fuqisë së Zotit dhe e gjithë bota është një zinxhir i fuqishëm për të. Zoti me mëshirën e gjithëanëshme të Tij ka përgatitur botën për njerëzimin dhe natyra është treguese e shenjtërisë, keshtu qe përfshirja e ndodhive natyrore është një nga rrugët e madhështisë dhe e fuqisë së Zotit. Gjithçka që ndodhet në qiell dhe në tokë, Zoti e ka vënë në shërbim të njeriut, me qëllim që njeriu të zhvillohet plotësisht në fushat materiale dhe shoqërore. Në modelin e zhvillimit islamik, njerëzit nuk duhet të abuzojnë me prodhimin dhe me jetën, por duhet t'i përmbahen burimeve natyrore dhe të mos ta demtojnë atë. Këto çështje të rëndësishme shpjegohen dhe në Kur'an dhe myslimanët janë të detyruar që ta ruajnë natyrën dhe të mirat e Zotit, në mënyrë të hapur dhe të përfitojnë nga ajo. Psh. në suren Araf në ajetin 31 lexojmë:
“Hani dhe ngopuni por mos shpërdoroni.
Kemi raste të shumta abuzimesh të cilat janë shprehur nga drejtuesit islamik. Në një thënie të Imam Sadikut a.s. thuhet se ai e quante shpërdorim edhe hedhjen ne mynyre te shkujdesur të një fare hurme. Hazreti Aliu në një hadithe të tij ka thënë:
Shfrytëzimi i mundësive financiare, njerëzit të cilët kanë karakter të fuqishëm nuk i largon nga rruga e drejtë dhe nuk lejon shfrytëzimin e këtyre burimeve ta keqperdorin ne rruge te gabuara.
Në një tjetër shprehje tjetër plotvlerë të Imam Sadikut a.s thuhet:
“Nga gjëra te shtrenjta prej të cilave përfitojmë gjëra të mira, duhet të sillemi me drejtësi. Burimet si balta, dheu, bakri, argjendi dhe lloje të tjera gurësh të çmuar janë të gjitha për përdorimin e njerëzve. Në tokë për njerëzit ka burime që kur i nevojiten duhet t'i zbulojmë dhe t'i nxjerrim nga toka”.
Në hadithet e shumta që kanë përmendur drejtuesitë e islamik flitet dhe i bëhet ftesë njerëzve për mbjelljen e pemëve dhe bujqit quhen dhe mbjellësit e tokës. Në disa raste flitet dhe për prerjen e pemëve në vende kryesisht të thata dhe të zhveshura, ku për këtë veprim u tërhiqet vërejtja njerëzve qe e kryejne kete veprim. Ndalimi i ndotjes së ambientit dhe ruajtja e shëndetit dhe natyrës janë raste të cilat janë përmendur shumë në fene islame. Psh. në një hadith të imam Aliut a.s lexojmë: nga populli kërkohet që mos t' ndodtin ujrat kryesisht te pijshëm.
Islami ka një vështrim të qartë për njerëzimin, botën dhe shoqërinë dhe aktivitetet ekonomike i trajtojnë në njëmënyrë të tillë ku përpiqet që prodhimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore t'i paraqes si te domosdoshem per ruajtjen e natyrës. Për këtë arsye shohim se në modelin e zhvillimit islamik natyra është shumë e vlefshme. Në bazë të një pikpamje të tillë, sistemi ekonomik islamik ka cilësinë e shfrytëzimit të burimeve natyrore, duke e bërë qartë një gjë të tillë dhe këto burime i lidh me të gjithë njerëzit. Këto burime dhe pasuri bëhen me vëzhgimin e saktë të menaxhimit islamik, të cilat bëhen në mënyrë shembullore dhe shfrytëzohen në po këtë kuadër. Nëse bazat logjike të islamit i përmbahen sistemit të shfrytëzimit të rregullt të natyrës, atëhere bota do të zhvillohet dhe nuk do të ketë krizë të ambientit.

http://albanian.irib.ir

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com