Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Abuzimet teknologjike në ekonomi

Nga titulli i shkruar ekonomistët do më qortonin se kam vëndu dic jashta normave reale në shoqërinë demokratike. Ato justifikohen me rritjen ekonomike që sjelli teknologjia dhe nuk do të pranonin asnjë sekuencë të sulmit të teknologjisë së tyre. Unë jam i bindur se teknologjia ka arritur efekte positive në ekonomi sic jam i bindur se po kjo teknologji u vendos në të kundërtën e njeriut dhe jetës së tij të rehatshme në këtë botë. Islami më mësoi që gjërat t`i shoh drejtë dhe arsyeshëm dhe nga ky segment edhe do të bëjë këtë analizë ekonomike.
Kalimi nga sistemi ekonomik centralist në atë me ekonomi tregu la pas vete pasojat e veta nga modeli i ambientuar në shoqërinë njerëzore. Këtu nuk janë fillet e para të këtij parametri logjik , por ato startojnë që më zbulimin e makinës me avull në Angli shumë ma herët sesa ndryshimi i një sistemi me një sistem tjetër. Por ne , zbulimin e asaj makine e llogarisim si dic të mirë dhe të drejtë prandaj edhe nuk e marrim si referim sherri në temën tonë. Gjithëcka cka i lehtëson jetën dhe punën njeriut ne e llogarisim si përparimtare dhe të mirë e gjithëcka cka është kundër jetës së njeriut dhe punës së tij ne trazohemi për ta sulmuar atë.
" Në zotërimin e kësaj jete sipas urdhrave të All-llahut , dija dhe veprimi nuk e humbasin njëri-tjetrin gjatë përplasjes së tyre , sic ndodhë gjatë praktikimit të ideve në jetë. Në të kundërt , secila duke forcuar njëra- tjetrën , ndihmon në realizimin e fitoreve të reja. Qëllimi është arritja e një konceptimi të thellë të thelbit të dijes dhe dinamikave që sigurojnë një jetesë më të mirë , duke e sunduar atë me anë të veprimeve që urdhërohen nga këto burime kryesore..."( më gjërësisht shih : Univerziteti i padukshëm , Prof.dr. Ersin Nazif Gurdogan , Tiranë 2004 f.95)
Ashtu sic sqaroi profesori i nderuar se kjo jetë është venduar nën urdhrat e All-llahut dhe jo nën qejfet e njerëzve , dhe si e tillë duhet të funksionojë. Kur vazhdon funksionomin e saj jashta kësaj kornize atëherë ajo arrinë në devalvim dhe në abuzim në shoqëri. Mjet mjaft efikas i olirgakëve për të abuzuar në ekonomi është edhe teknologjia. Ato duke poseduar teknologjinë e tyre dhe fuqinë e lirë të punës , bëjnë disperzimin ose shpërndarjen e prodhimit në zona ku kanë nevojë për punë , posedojnë fuqi punëtore , por mungon shpirti i sipërmarrjes. Raste të ketila janë të panumërta në shoqërinë njerëzore , ndër ta do të përmendin fabrikën "Puma" e cila vrapoi me ndërtimin e qendrave të saja në Azi në vendet rurale duke rritur prodhimin e saj me shpenzime minimale të mundshme. Ekonomistëve ky shembull do t`iu dukej real dhe i pacipt , se gjithëcka këtu është ok dhe se nuk ka dicka jashta natyrës njerëzore. Është e vërtet se fabrika "Puma" punsoi një numër të madh të njerëzve në Azi , por është irreale që punsimi i tyre të bazohet mbi baza të shfrytëzimit maksimal ku përfitimet nga ky shfrytëzim kalojnë vetëm tek një njeri. Edhe pse përdorin një teknologji të sofistikuar athua vallë a nuk bëjnë abuzim me atë teknologji kur një aziatik punon për 50 $ në muaj , e në Holand prodhimet e tilla në njësi shiten nga 120 $? Ju mund të thuani se kjo është zotësi , po e zëmë se keni të drejtë. Qëllimi i njeriut në këtë botë nuk është shfrytëzimi i tij me mekanizmat e ekonomisë së tregut dhe me fuqinë e saj lëvizëse teknologjinë , por qëllimi i tij është rehatia , drejtësia , harmonia shoqërore dhe shpirtërore duke lidhur ngushtësisht materialen me shpirtëroren.
" Malejzia para krizës valutore , rrezitej në harenë dhjetëvjecare të më tepër se 8 % të rritjes vjetore , ndërsa malejzianët punonin zellshëm dhe me entuziazëm për të krijuar një të ardhme më të mirë për vetveten. Qëllimet e tyre ,si dhe mjetet për arritjen e tyre , ishin shprehur në një skemë madhore për zhvillimin ekonomik , shoqëror e kulturor të quajtur "Vizioni 2020". Malejzia synonte t`i bashkëngjitej botës së shteteve të zhvilluara deri në vitin 2020 , ndërsa deri në verën e vitit 1997 , ne po ecnim lirisht drejt cakut. I tërë kombi qe inkurajuar të punoj drejtë këtij qëllimi të përbashkët- për të mirën jo vetëm të të pasurve dhe të fuqishmëve , por të cdo qytetari të Malejzisë dhe , vërtetë , edhe të popujve fqinjë.."( më gjërësisht shih : Një marrëveshje e re për Azinë , Mahatir Muhamed , Shkup 2004 , f.8)
Malajzia është një rast specifik i një padrejtësie që ndodh në sytë e botës. Elementet e shkatërrimit të këtij shteti nga zhvillimi ekonomik është e vërtetë se nuk ishin teknologjia dhe invazioni i jashtëm , por si shkak i asaj egoje që është krijuar nga materializmi i tepruar me shpikjen e teknologjisë lind edhe ky inat dhe kjo xhelozi që ka përmasa botërore. Vet Fondi Monetar Ndërkombëtar është ndërtuar mbi baza të padrejtësisë shoqërore dhe rritjen e kësaj padrejtësie në botë. Fondi Monetar Ndërkombëtar përmes mekanizmave të saja kontrollon vendet e dobëta ekonomikisht por edhe ato që janë në zhvillim e sipër qëllimi kryesor i këtij kontrolli është që të pasurit gjithmonë të mbeten të njejtët dmth pronar , ndërsa ato që kanë synim të arrijnë në stadet më të larta të pasurisë njerëzore duhet t`iu mbyllet goja dhe të kënaqen me pak kredi që i ofron po ky Fond. Malajzia përdori teknikë për largimin e këtij Fondi nga vendi dhe pa dritën e zhvillimit. Por , fuqive të mëdha i pengonte që në rangun e tyre të bashkohet një forcë orientale dhe arritën që të stimulojnë krizën valutore , ku për të justifikuar veprimin e tyre ndaj Malejsizë këtë krizë e zgjeruan në një pjesë të madhe të Azisë. Mahatir Muhamed përdori një mjet mjaft të fuqishëm të zhvillimit ekonomik , mjet që Shejhu i nderuar Jusuf Kardavi e kërkon edhe sot e kësaj dite nga shumica e vendeve muslimane që mos ta ndiejnë veten inferior para botës por t`i shfrytëzojnë kapacitetet që i posedojnë dhe të bëjnë dic të bukur nga ato. Qëllimi i teknologjisë këtu duhet të jetë primar për ndihmesën e ngritjes së mirëqenies ekonomike dhe jo parimisht për ngulfatjen e ekonomive konkurrente në botë.
" Si indikator primar i konkurencës në një ekonomi nacionale mund të merret pjesëmarrja e saj në ndonjë treg të jashtëm. Nga aspekti teorik dhe praktik këtij indikatori mundemi t`i vëndojmë disa rezerva. Në rradhë të parë , nga ajo si tregues kuantitativ , nuk mund të shikohet metoda , gjegjësisht aspektet cilësore të pjesëmarrjes në treg. Së dyti , parashtrohet pyetja për pranimin edhe të shërbimeve gjatë vlerësimit të konkurencës. Edhe përskaj kësaj dhe rezervave të ngjashme , vlerësohet se pjesëmarrja e tregut bukur e sqaron fenomenin e konkurencës..." ( më gjërësisht shih :Konkurentosta Vo Republika Makedonija , Skopje 2003 , f.107)
Konkurenca si një indikator mjaft i rëndësishëm i ekonomisë së tregut nuk duhet të ngritet mbi padrejtësi , por në pjesëmarrjen e ekonomive të vendeve të ndryshme në një vend. Aty bëhet ndryshimi i çmimit të shitjes së mallrave dhe shërbimeve , por edhe ndryshimi i blerjes. Mallrat dhe shërbimet ndryshojnë edhe në cilësi , sasi , dhe në procese tjera. Qëllimi kryesor i konkurencës nuk është tregimi ose matja e forcave të njërës ekonomi nacionale me tjetrën ekonomi nacionale. Cfarë do të ndodhte në botë nëse SHBA dhe RUSIA do t`i matnin forcat në oligopolin e tyre në industrinë e armëve??/ Bota muslimane do të shkatërrohej tërësisht. Mekanizmat që do të duhej t`i përdor ekonomia e tregut do të ishin në favor të ruajtes së paqes në botë dhe jo në krijimin e një klime jo stabile në vende të ndryshme të botës. Nuk është e njejtë konkurenca në mes të Londrës me atë në Mogadishu. Pse fuqitë e mëdha kujdesen katërcipëshi për konkurencën ekonomike në Londër , ndërkaq në Mogadishu mundohen që t`i shkatërrojnë edhe ato pak resurse që ekzistojnë. A nuk është padrejtësi kjo , a nuk është abuzim teknologjik kjo , ku teknologjia në këtë rast shfrytëzohet për shkatërrimin e ekonomisë së Somalisë dhe jo nxitjen e sipërrmarjes dhe të zhvillimit ekonomik.
" Doktrinat perëndimore mund të jenë në pajtim me mjediset ku janë kuptuar , mjedis i qytetërimit materialist perëndimor. Kësisoji cdo pikësynim ndryshe nga pikësynimet utilitare margjinalizohet dhe cdo element njerëzor ndryshe nga egoja nuk pranohet. Kur tërë jeta mbizotërohet nga një matrializëm i tillë , nuk ka kurrëfarë sfere të lirë të veprimtarisë për ligjet jashtë punës dhe prodhimit. Si rezultat kemi luftën e klasave , e cila bëhet e pashmangshme dhe e dukshme. Por kur jeta jonë shoqërore qeveriset nga ligjet islame të këshilluara nga All-llahu , e jo nga ligjvënësit e vetëcaktuar , materializmi dhe lufta e klasave kurrë nuk mund të paraqiten.. "
( më gjërësisht shih : Islami dhe Paqeja Universale ,Prof. Sejjid Kutub , Tetovë 2005 , f.112)
Profesori i nderuar i bënë një analizë të thuktë aspekteve materiale të jetës shoqërore. Ai na bind se në kohën e globalizimit të ekonomisë më shumë flitet për liberalizimin e ekonomive dhe më pak punohet në këtë drejtim. Ai orienton logjikën e njeriut kah Krijuesi i saj dhe mundohet që ta afrojë në binaret e jetës së pastërt dhe të dëlirë. Njerëzit kanë nevojë edhe për mëshirë dhe dashuri , dashuria nuk fshehet brenda mirëqenies ekonomike , edhe pse shumica e vendeve që kanë arritur në majen e pasurimit të tyre , atje nuk ndjen veten të sigurt , shoqërinë , lindin vrasjet e përditshme , zhvillohet dhuna , incestet janë të shpeshta nëpër familje të tilla , kemi raste të narkonamisë . Psikologët thonë se zakonisht rastet e narkomanisë dhe të cështjeve devijonte në shoqëri lindin pikërisht në kohë krize ekonomike dhe pompoziteti jo real në jetën e të rinjve dhe të rejave. Atëherë ne pyesim pse vallë incestet më të mëdha në botë ndodhin në Suedi , Norvegji dhe në Danimark ( i referohem gazetës Fokus në gjuhën maqedone).?
Përfundimisht Islami nuk është kundër teknologjisë dhe prezencës së saj në ekonomi , ajo bile stimulon zbulimet dhe perfeksionimet e reja teknologjike në botë. Por , Islami ndalon ndarjen jo të drejtë të burimeve dhe të mirave ekonomike ndërmjet njerëzve , sepse toka është e Zotit e nuk është e askujt tjetër , njeriu atë e ka vetëm në posedim të shkurt. Zoti caktoi njeriun mëkëmbës në tokë për t`u kujdesur për të e jo për ta shkatërruar ate.
Të shpresojmë se njeriu do të kuptoj drejtë qëllimin e ekzistencës së tij...

Hamdi Nuhiju


Literatura e konsultuar:
Islami dhe Paqeja Universale ,Prof. Sejjid Kutub , Tetovë 2005
Konkurentosta Vo Republika Makedonija , Skopje 2003
Një marrëveshje e re për Azinë , Mahatir Muhamed , Shkup 2004
Univerziteti i padukshëm , Prof.dr. Ersin Nazif Gurdogan , Tiranë 2004
Revista Fokus , Prill 2006

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com