Prof. dr. Sasha Popovic
(profesor në Fakultetin Ekonomikë në Podgoricë )
E pranoj, gabim jam. Ju në fund të tekstit do të gjykoni se si qëndron puna me juve. Gjithëcka filloi me hulumtimin tim të fundamentalizmit islam, mu ashtu si shumica e rasteve kur njeriu i Perëndimit me njohuri të pakta për Lindjen sjelli qëndrime të mëdha për to. Para dhjetë viteve më ra në dorë libri Islamic Financ në një librari në Londër dhe libri tjetër menjëher i titulluar Islamic Banking. Perëndimorët e painformuar sa duhet sipas tyre ajo paraqitet si shkencë subverzive nga ana e fundamentalizmit islam. A mundet financat të kenë lidhje religjioze? Pse nuk ekziston fizika islame, ose kirurgjia islame? - kam parashtruar këtë pyetje atëherë. Sot, pas disa hulumtimeve të njëpasnjëshme të këtij fenomeni, haptazi i kërkoj falje Islamit.
Ja pse:
Paramendoni një rregullim ku kamata nuk është as e madhe as e vogël , as e shënuar as e ambientuar, thjeshtë është e ndaluar. Ekonomia pa kamatë - kjo është baza e financës islame. Aktiviteti ekonomikë i cili vepron në bazë të normave sheriatike, thënë shkurt, ndalon realizimin e të hyrave, duke shitur mallra që nuk janë në pronë të tij ose ndarja e profitit në mënyrë jo të drejtë dhe pa autorizim. Ndërmjet rregullave të financës islame ku kamata është e ndaluar nuk ekziston ai kodi perëndimor financiar, e cila thirret vlera kohore e mallit. Financa perëndimore bazohet në vlerën kohore të fitimit të realizuar, gjegjësisht në atë se kredia e dhënë sot për një periudhë më të gjatë do të ketë vlerë më të madhe, megjithëate lëshojmë nga dora që nga transakcioni i realizuar të bëjmë marrëveshje edhe me persona të tretë për transakcione të reja.
Qëllimi kryespr i kësaj drame ekonomiko-religjioze e dallojmë përmes :
- Ekzistojnë dy mënyra të përfitoni mal l- njerëz që punojnë, dhe mallra që shiten.. Rëndësia e njerëzve në grupin e klientëve në asnjërin religjion nuk demantohet, por rëndësia e mallrave si fitim dhe e hyrë për ndërmarjen qartësisht dallon në religjione të ndryshme për nga natyra dhe forma e shitjes. Në këtë qëndrim nuk e kemi Islamin. Pastaj ekzistojnë ekonomi asimetrike dhe konvencionale perëndimore ku fitimi ndahet në mënyrë proporcionale ndërsa humbjen e përballon vet.
Nëse nuk besoni pyetni bankat e vendit se a do ju japin kredi pa kamatë dhe pastaj do e kuptoni. Kundër kësaj është një princip i financës islame. Për dallim nga topografia financiare e Dantes, topografia financiare sipas Kur`anit ka këtë renditje: kamata , sigurimi, ardhmëria dhe opcioni ( normal kamata nga aspekti negativ). Por, kjo është vetëm një element i mozaikut të identitetit islam.
Financat sipas perëndimorëve! Kjo ngurtësi ekonomike ka bazë të njejtë psikologjike njejtë sic kur erdhë Bushi në vizitë KFOR-it në Kosovë dhe tha:“ Ne jemi këtu të mbrojmë vlerat të shoqërive amerikane.” Këtë ngurtësi nëse e deshifrojmë sjellë porosinë e njejtë – nuk ka financa dhe vlera tjera nga financat dhe vlerat tona. Por, si realitet qëndron në pyetjen e zhvillimit të alternativavetë formave të financimit, nuk do të më habiste nëse në ardhmërinë e afërt profesori i financave do të bëhej profesor i financave alternative – ashtuqë qartazi të duket specializimi i tij
Financa Islame është shpërndarë gjërësisht në botë edhe atë jo vetëm në pjesët ku janë të banuara me musliman. Rreth 70 vendeve në botë e njohin këtë formë të financave në të cilat ka afër 250 institucione financiare islame ku i ofrohen shërbime klientelës së saj, cka peshon portofolion afër një milliard dollarëve amerikan ku arrihet një rritje vjetore prej 15 %.
Pjesa tjetër e botës ku nuk funksionojnë normat sheriatike është e futur ne amoralin e kamatës. Megjithëate edhe Bibla flet për ndalimin e fajdes në Jerusalem, jehudët ashtu sic më thotë profesori Djuro Shushnic, edhe pse e kanë lejuar kamatën, nuk kanë punuar me kamatë ndërmjet vete.
Mund që Emanuel Svedenborg të ketë pasur të drejtë kur patë thënë se shpëtimi i njerëzve ka karakter intelektual. Pra , a jeni gabimtar apo të drejtë?
Burimi i shkrimit në boshnjakisht http://www.monteislam.com/index.php?akcion=news&op=sf&main_id=80
Perkthyer nga Hamdi Nuhiju
|