Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Stabiliteti makroekonomik dhe reformat strukturore në bankimin e republikës se Maqedonisë

Nga Maqedonishtja: Hamdi Nuhiju

Republika e Maqedonisë në planin e saj drejtë arritjes së një stabiliteti makroekonomik, ka të arritura reaultate të dukshme dhe nëse krahasohet me ato përcaktues me shtetet tjera në tranzicion, ajo gjendet në pjesën e sipërme të tabelës.

Në planin e reformave strukturore rezultatet janë dukshëm më të vogla dhe në këtë plan Republika e Maqedonisë gjendet në pjesën e fundme të tabelës nga shtetet tjera në tranzicion. Shkaqet për një gjendje të këtillë, janë objective dhe subjektive.

Brenda shkaqeve objective do të përmendsha streset e jashtme cka e përcjellën Republikën e Maqedonisë në krejt këtë periudhë sic ishin dy embragot nga fqinji i jonë jugor, sankcionet nga Kombet e Bashkuara ndaj fqinjit tonë verior, kriza kosovare, kriza e sigurisë etj. Gjitha këto ngjarje gjatë kësaj periudhe Maqedonië e bërën një vend të rrezikshëm dhe i larguan investitorët potencial nga investimi dhe restrukturimi në ekonominë e Maqedonisë.

Këto faktor dhe disa dobësi të future në ligjin për privatizim sjellën modele kryesore të privatizimit të jenë employee by out dhe management by out, të cilët në pjesën më të madhe kanë lindur në vazhdimin e vetëudhëheqësisë.

Në aspekt të stabilitetit të cmimeve dhe kursit devisor, nga koha në kohë shfaqen dyshime të caktuara se a na duhet një stabilitet i tillë i cmimeve dhe se kursi a është real a jo dhe se a duhet të kemi ndonjë kurs stimulativ.

Fillimisht, në lidhje me lartësinë e inflacionit, definitivisht nuk ekzistojnë dilema dhe pikëpamje në rrethet akademike dhe polismijkerët në shtetet e zhvilluara se vetëm një inflacion i vogël si dobi përfundimtare mund të siguroj një stabilitet ekonomik dhe zhvillim të saj. Megjitëate- në pyetjen cila rritje e inflacionit do të tolerohet, Unioni Europian gjegjësisht Banka Qëndrore Europiane ka të figuruar 2%.

Në anën tjetër të oqeanit - Alan Greenspan, guvernatori i FED është me qëndrimin se inflacioni duhet të jetë aq i ulët ( gjegjësisht aq i lartë ) cka investitorët e ardhshëm, gjegjësisht kontraktuesit, nuk do e ndërtojnë në marrëveshjet e tyre investive.

Insistuesit e inflacionit më të lartë te ne, shpesh herë përmendin shembullin e Sllovenisë e cila ka shkallë të lartë inflatore por edhe rritje më të madhe ekonomike, dhe këtë e orientojnë drejtë një shembulli pozitiv, në mendimin se inflacioni më i lartë sjellë në rritjen ekonomike. Është një turbullirë e madhe të mendohet se Sllovenia ka shkallë më të madhe se tonën të rritjes ekonomike për shkak se ka shkallë më të lartë inflatore. Arsyet pse Sllovenia ka shkallë më të lartë të rritjes ekonomike janë shumë tjera nga ajo se ka edhe shkallë të lartë inflatore. Kritikat kryesore për politikat ekonomike të Sllovenisë të cilat vijnë nga Unioni Europian janë në planin e inflacionit dhe kërkesat kryesore të Unionit Europian janë që ky inflacion të sjellet në shkallët e shteteve të Unionit Europian.

Të kuptohemi , unë nuk jam me qëndrim të fuqishëm, se inflacioni duhet me cdo kush të sjellet afër 2%. Varësisht nga lëvizjet tjera të ekonomisë në disa vite ndaras inflacioni mund të jetë edhe më i madh. Por, ajo rritje duhet të jetë vetëm deri në një inflacion njëshifror , për arsye se vetëm ajo mund të mbahet nën kontroll. Unë mendoj se është anarkizëm që sot në shekullin XXI disa ende të mendojnë se inflacioni mund të jetë si mjetë për rritjen ekonomike.

Në vitet e fundit në një numër të madh shtetesh stabiliteti i cmimeve - është vlerësuar si e mirë publike - ku asnjë Qeveri nuk guxon t`ia marrë popullit.

Në lidhje me kursin devizor situata është pak më ndryshe. Këtu ekonomistat nuk janë të një zëshëm sikur në pyetjen paraprake. Dilemat kryesore sjellen rreth definimit të kursit devizor si fiks, fluktuiv ose fluktuiv udhëheqës kurs. Diskutime të tilla udhëhiqen tashmë një kohë të gjatë edhe në FMN, edhe atje ekzistojnë ajo ndarja në dy grupe dhe nuk sjellin një zgjedhje të njejtë për të gjitha vendet. Ju do të gjeni vende të cilat kanë të lidhur marrëveshje me FMN me një regjim të ndryshëm të kursit devizor.

Në vendin tonë numri më i madh i ekonomistëve relevantë janë për kursin e udhëhequr fluktuiv devizor. Dhe, mendoj, se nëse do të ndodhte që net ë mos i ndalojmë arazhmanet cka i kemi patur me FMN dhe me Bankën Botërore në dy vitet e kaluara , gjegjësisht t`i realizonim në mënyrë të suksesshme, tash do të krijoheshin rrethana për kalim de fakto në kursin devizor fluktuiv udhëheqës.

Mëgjithëate, për hir të të vërtetës, dhe për ato që mendojnë se kursi është ai shkopi magjik cka do të na sjellë një përqindje më të madhe zhvillimore dhe mirëqenie ekonomike , më lejoni që të përmend se kursi devizor fluktuiv udhëheqës d.t.th. që të ndjeket tendenca e formimit të kursit të tregut devizor dhe të mos lejohën oscilime të mëdha, por të mos ndërrohet me intervenime metodologjia. Nëse i marrim vetëm 5 vitet e fundit pas devalvimit të kryer, nqs. do të kishim kurs devizor fluktuiv udhëheqës, në vite të ndara, denari do të aprecojke, pasiqë oferta për një periudhë të gjatë ishte më e madhe se kërkesa.

Për atë , për mua është më e rëndësishme se kursi a është real dhe stimulues sa duhet. Analizat cka bëhen në Bankën Popullore të Maqedonisë tregojnë se ky kurs ende është real dhe stimulues. Ai cka mendon ndryshe le t`i sjelle argumentet por në bazë të metodologjisë së ndërtuar shkencore. Jo në bazë të “fajfert” metodën , pasiqë atë metodë e lamë në shekullin e XX.Për atë, unë mendoj se koha është para neve, duke mbajtur stabilitetin e rënd të cmimeve dhe stabilitetin e kursit devizor, kujdësin duhet ta orientojmë kah reformat strukturore dhe kah shkalla më e lartë e zhvillimit ekonomik.

Reformat strukturore dhe shkalla më e lartë e zhvillimit mund të fitohen para së gjithash me investime të reja, qoftë në formë të investimeve direkte, ose përmes kredive afatgjate.

Ku i shoh unë rezervat e fshehura të cilat mund shpejtë të aktivizohen dhe ta përshpejtojnë zhvillimin ekonomik?

Bankat tona, brenda, punojnë vetëm me potencialin e denarëve, edhe atë në formë të lejimit të kredive afatshkurtëra, kredi për punë sezonale. Kredi afatgjate pothuasje as që jipen në potencialin e denarëve.

Bankat tona potencialin e tyre devizor e ruajnë në banka të huaja dhe frikohen ta investojnë në ekonominë tonë. Afër 500 milion $ përfshijnë kursimet tona depozitare dhe pjesa më e madhe janë të plasuara në bankat e huaja.

A duhet për këtë t`i gjykojmë bankat. Para dy viteve Banka Popullore e Maqedonisë sjelli një rregullore ku stimulohen bankat që një pjesë të depozitave devizore t`i investojnë në ekonominë e Maqedonisë.

Njëri prej drejtorëve të njërës prej bankave më të mëdha , erdhi atëherë dhe më tha: “Guverner mundesh edhe të më ndërrosh, por unë nuk do ta rrespektoj vendimin dhe asnjë dollar nuk do të investoj prej depozitave devizore të popullsisë në ekonominë e Maqedonisë. Ende janë të freskëta plagët e kursimit të vjetër devizor për të mundur të vendos për një hap të këtillë.”

Cka duhet të bëjmë që ta rrisim sigurinë e bankave dhe ato të forcohen që këto mjete të mos i mbajnë jashtë, por t`i investojnë në ekonominë e brendshme. Duhet shumë punë për t`u bërë. Nuk kemi kohë t`i elaborojmë. Unë vetëm mund të ju tregoj se bankat do të vendosin ta investojnë atë potencial në kredi afatgjata në ekonominë e Maqedonisë në atë moment kur të ashtuquajturat “plasmane të këqija” do të sjellen në nivel të vendeve ku edhe i ruajnë ato para. Dhe, sa për ilustrim, më lejoni që të përmend se si është gjendja e të ashtuquajturave “non performing loans” në vende të ndryshme. Në Slloveni 6 %, në Kroaci 7 %, në Maqedoni në fillim të vitit 2002 ishin 20 %, ndërsa në fund të vitit 2002 ishin 15.9 %.

Tabela nr.1

Pjesëmarrjë në plasmanet e rrezikshme në porfotofilnë e krediteve përgjithësisht të bankave në vendet në tranzicion me gjendje nga 31 12 2001

Shteti

% të pjesëmarrjes në plasmane të rrezikuara

Sllovenia

6.3

Kroacia

7.2

Litvanija

7.5

Polonia

13.8

Maqedonia

15.9

Cekia

21.5

Sllovakia

22

Burimi: raportet vjetore supervizore

Në atë moment kur Maqedonia bile do të arrijë nivelin slloven, bankat do t`i kthejnë ato para dhe do të forcohen që të investojnë në ekonominë e Maqedonisë.

Burimi i dytë ku mundemi relativisht shpejtë të bëjmë ndryshime në lidhje me shfrytëzimin e linjave kreditore të lejuara nga jashtë në republikën e Maqedonisë të cilat shumë pak shfrytëzohen. Në këtë moment janë të disponueshme përmbi 60 milion % , të cilat nëse ka projekte të gatshme që prej nesër mund të efekturohen. Bankat arsyetohen se nuk ka projekte të mira, se nuk ka komitenta bonitet, punëdhënësit ankojnë për procedurën e komplikuar që e vëndojnë bankat etj.

Në kriteriumet për dhënie të kredive nuk guxojmë të lëshojmë pe , dhe nuk guxojmë ta bëjmë gabimin që e bëri Qeveria e kaluar më linjën kreditore Tajvaneze, e cila për ta shpejtuar procedurën për shfrytëzim i rrethoi bankat dhe u lëshua në distribuim direkt të kredive , përmes Agjencionit famoz për zhvillim. Nuk dua të bëhëm predikues i keq , por pjesa më e madhe nga këto kredi në fund do të bëhen të papagueshme, e megjithëate shteti do të duhet t`i kthejë në Tajvan.

Se prapë mund të përshpejtohet procedura dhe të rritet përqindja e shfrytëzimit të këtyre linjave kreditore tregon edhe shembulli me Bankën Maqedona për mbështetje të zhvillimit. Një numër i madh nga këto linja kreditore shkojnë përmes kësaj banke.

Drejtori më i ri , zgjedhi 20 ndërmarje më të mira dhe shkoi tek pronarët e tyre t`u ofroj kredi afatgjate me kamatë të ulët. Pronarët nuk mund të vetëdijësohen. Për herë të parë drejtor i bankës shkon në ndërmarje me ofertë për dhënien e kredive. Këto janë trendet e reja në bankim. Bankat në botë nuk presin në projekte, bankat ofrojnë pakete. Atë duhet edhe ne ta bëjmë.

Tash, shkurtimisht të ndalemi pak në reformat strukturore në bankim. Si është gjendja në këtë lëmi dhe ku gjendemi?!

Për ta parë se ku gjendemi duhet të bëjmë krahasime me shtetet e tjera na tranzicion , sipas indikatorëve të caktuar. Pasiqë në të njejtën kohë erdhi deri të një rrymym i socializmit edhe në shtetet antare të SEV edhe në ish-RSFJ , mund të bëhen krahasime cili shtet cka ka bërë në planin e reformave strukturore në lëminë e bankimit , pasiqë viti bazë thuajse është i njejtë. Pavarsisht pse në Jugosllavi ekzistonte sistem dy shkallësh bankat ( si në ekonominë e tregut) dhe se bankat ishin shoqëri akcionere , sistemi i punës së përbashkët dhe udhëheqja me bankat nga ana e debitorëve, sjelli deri te pasojat e njejta pas bankave, njejtë si në shtetet me rregullim centralist. Kështu bankat, në kohën e rënies së Bashkimit Sovjetik dhe të RSFJ, ishin jo sollvente , jolikuide dhe me shuma të mëdha të papaguara të kredive.

Një rrethanë plus e vështirë me të cilën janë përballur bankat në ish-RSFJ ishin kursimet devizore të qytetareve dhe borxhet e mëdha ndaj bankave të huaja. Për atë reformat në të gjitha shtetet filluan sëpari me zgjidhjen e të ashtuquajturit kredi të këqija dhe kursimi i vjetër devizor. Ato i ndërmori shteti. Njejtë edhe borxhet ndaj dhënësve të huaj i mori përsipër shteti.

Sipas shpenzimeve për rehabilitim të bankave, nëse bëhet krahasim, e vetmja Bullgaria ka më shumë mjete të ndara si përqindje të GDP. Ajo ka të ndara 41.6 % nga GDP ndërsa ne 30.3%. Që d.t.th. se bankat nuk guxojnë të ankohen se shteti nuk i ka ndihmuar.

Në vitet e para nga pavarsia ose nga ndryshimi i sistemit në të gjitha vendet u vendos një qëndrim liberal për krijimin e bankave edhe me kapital minimal, si census për krijimin e bankave. Ajo qe gabim që mëpastaj u diktua, për arsye se u lejua që në banka të hyjë kapitali shpekulativ. Ajo sjelli deri te bankrotimet e shumta dhe kriza sistemore në një numër të madh shtetesh për arsye se kapitali shpekulativ lehtë vjen, por edhe lehtë shkon.

Mëpastaj në të gjitha vendet vonoheshte formimi dhe ekipimi i supervizionit. Ajo sjelli deri te paraqitja e kursimit piramidal gati te të gjitha vendet. Kursimoret piramidale nuk e lënë rehat as Republikën e Maqedonisë edhe pse në krahasim me shtetet tjera ishte në shkallë më të ulët. Pasiqë u panë këto gabime vrapuan pas forcimit të supervizionit. Ajo sjelli deri te konsolidimi i sistemit bankar, deri të fenomeni i bashkimit të bankave.

Ne në krahasim me vendet tjera në tranzicion jemi në fillim të atij konsolidimi, me proceset e zvogëlimit të bankave. Si do të qetësohet situate në regjion dhe në Maqedoni, pres një pjesëmarrje më të madhe të kapitalit të huaj në bankat dhe një konkurencë të forcuar e cila do të sjellë që disa banka të mos kenë mundësi të hapërojnë me atë konkurencë dhe të bashkohen ose të bankrotojnë.

Parametri kryesor për të parë se a janë restrukturuar bankat dhe ekonomia është krahasimi me përqindjen e plasmaneve të këqija të bankave në shtete. Pamë që në fillim se ato në Slloveni përfaqësojnë 6.3 %, në Kroaci 7.2 %, në Maqedoni në villim të vitit 2002 ishte 20 %, ndërsa në fund të vitit 2002 ishte 15.9 % ( në shtetet e zhvilluara përafërsisht 2 %), dhe në bazë të këtij treguesi Sllovenia është më afër Unionit Europian.

Sipas këtij treguesi, nuk mbajmë kritikat se bankat tona janë shumë conservative , se kërkojnë shumë procedura. Përkundrazi, kjo tregon se ende bëjnë plasmane të këqija , dhe kjo është njëra prej shkaqeve kryesore për kamatat e larta.

Një tregues tjetër e cila në mënyrë vizuele tregon se sa janë të restrukturuara bankat në Maqedoni, dhe pse me mund mbahen kamata të larta, është margjina neto kamatore.

Margjina neto kamatore është marrëdhënie ndërmjet të hyrave kamatore dhe aktivës mesatare dhe e tregon aftësine e bankës që të gjeneroj të hyra nga kamatat me të cilët do i përballojë të daluar kamatore nga ana e pasivës. Në formën më të përshtatshme këtu prap është Sllovenia dhe Estonia, ndërsa Republika e Maqedonisë është larg prej tyre.

Tabela nr.2

Magjina kamatore neto ( viti 2000)

Shteti

%

Cekia

2.5

Estonia

4.7

Hungaria

3.9

Latvia

4

Polonia

4

Sllovenia

4.5

Maqedonia

1.8


Gjithëashtu është njejtë edhe raporti i aktivës së bankave me bruto prodhimin shoqëror ku mund të shikohet niveli i financimit intermedial e cila zhvillohet përmes bankave , ndërsa përmes tyre të shikohet rroli dhe rëndësia e bankave në shtete të caktuara si psh : shkalla mesatare të financimit intermedial në vendet antare të Unionit Europian përfshin 250% (Holanda është me përqindje më të madhe 350, ndërsa Greqia dhe Italia janë me shkallë më të ulët- 150 %)

Nga shtetet në tranzicion , Cekia sipas koeficientit të financimit intermedial afrohet deri te shtetet me shkallë më të ulët në pragun e Unionit Europian, pastaj vijnë Sllovakia dhe Sllovenia.

Republika e Maqedonisë me shkallë prej 23.1 % hynë në grupin e shteteve me shkallë më të ulët të financimit intermedial. Në atë grup janë edhe Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Në cilat lëmi mund të lavdërohemi se gjendemi në maje? Në dy jemi :

E para është pjesëmarrja e popullatës deri te sherbimet bankare. Ky tregues pasqyrohet përmes tre indikatoreve:

1. Numri mesatar i banorëve të cilët shërbehen nga një bankë;

2. Numri mesatar i banorëve të cilët shërbehen nga ana e njësive profesionale të bankave. (Ky indikator tregon nivelin e zgjërimit të bankave në një vend me filiala , ekspozitura, sportele etj.)

3. Numri mesatar i banorëve të cilët shërbehen nga ana e një të punsuari në bankë.

Republika e Maqedonisë dhe e Sllovenisë kanë përqindjen më të madhe të përfshirjes së popullsisë me shërbimet bankare.

Tabela nr.3

Pjesëmarrja e popullsisë deri te shërbimet bankare

Shteti

Numri i banorëve në ndonjë bankë

Numri i banorëve në ndonjë filial

Raport ndërmjet numrit të banorëve dhe numrit të punsuarve

Polonia

543,662

3,673

234

Cekia

271,053

5,882

252

Hungaria

238,095

8,871


Sllovakia

257,143

4,905

254

Kroacia

109,302



Sllovenia

95,238

3,472

183

Bullgaria

234,286


390

Estonia

200,000



Bosnja dhe Hercegovina

130,303


932

Maqedonia

95,238

3,205

471


Edhe parametri i dytë ku jemi në majen më të lartë është koeficienti i adekuatitetit të kapitalit. Republika e Maqedonisë me 34.3 % koeficientë adekuatiteti të kapitalit është në majen më të lartë.

Tabela nr. 4

Koeficienti i adekuatitetit të kapitalit të sistemeve bankare në shtetet në tranzicion me gjendje të 31 12 2001

Shteti

Koeficienti i adekuatitetit të kapitalit (%)

Maqedonia

34.3

Bullgaria

31.1

Kroacia

18.5

Litvania

15.7

Cekia

15.5

Polonia

15

Estonia

14.3

Hungaria

14.2

Sllovakia

13.4

Sllovenia

11.8


Ky koeficient i lartë i adekuititetit të kapitalit nëpër bankat në Republikën e Maqedonisë është njëri prej faktorëve kryesor, përskaj politikës profesionale conservative të bankave, për arsye se Republika e Maqedonisë është njëra prej shteteve të pakta në tranzicion e cila shpëtoi nga kriza sistemore bankare.

Në fund një këshillë deri te Qeveria, pasiqë qëllimi kryesor i këtij shkrimi është që të rezultoj me kërkesa deri te Qeveria:

Nëse dëshirojmë që me hapa më të shpejtë të shkojmë te reformat strukturore edhe në ekonomi edhe në bankim, është e nevojshme ulja e dukshme e riskut ekonomik dhe politik në vend.

Ndërsa për të ndalur këtë të ashtuquajtur country risk është e nevojshme:

- stabilitet politik dhe mbrojtës

- mbajtja e stabilitetit makroekonomik

- realizimi i aranzhmaneve me institucionet financiare ndërkombëtare dhe

- thjeshtësimi i procedurave për hyrje të kapitalit të jashtëm.

Përvojat nga Cekia, Hungaria dhe Sllovenia na tregojnë se hapat më serioz drejtë reformave strukturore në ekonomi dhe bankieri janë bërë me ndihmën e kapitalit të jashtëm- i future si investim direkt i jashtëm.

Hapi i parë cka duhet të bëhet menjëherë nga ana e Qeverisë është që të kërkohet organizata ndërkombëtare me renome për të përgaditur vlerësim për të ashtuquajturin country risk për vendin tonë.

Numri më i madh i investitorëve të huaj largohen të investojnë në një vend ku nuk ka rejting. Ky është momenti më i përshtatshëm për t`u kërkuar pasiqë Qeveria është në fillimin e mandatit të saj dhe mund të ndjekë se si lëvizë rejtingu në secilin vit të mandatit të saj , pastaj kemi stand by aranzhman cka përfaqëson një plus të madh , antarsimi në organizatën botërore tregëtare gjithëashtu është një plus i madh , pastaj inflacioni i ultë , kursi stabil dhe deficiti i vogël buxhetor. Gjitha këto tregues janë elemente të cilat shkojnë në favor të fitimit të një vlerësimi të mirë. Por edhe secili rejting është një signal për investitorët nga mos pasja rejting.

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com