Polemika e të dërguarve në Parlamentin e FBiH ende ka qëndrime të prera
Keshetovic: Bankimi Islam në formë të përkryer funksionon në botë
Nga Boshnjakishtja përktheu dhe përshtati : Hamdi NUHIJU
Pse z. Madunic e lufton sjelljen e ligjeve sheriatike. Është e padëshirueshme të ndalojmë hyrjen e kapitalit të ri në BiH
Përfaqësuesi i HDZ-a Madunic Përderisa ishte në fokus në parlamentin e FBiH propozim ligji për ndryshimin e ligjit të bankave në FBiH, u pranua amandamendi i deputetit Izudina Keshetovica, i cili amandamend definon sjelljen e disa elementeve të formës islame të bankimit, Ivan Madunic, përfaqësues i klubit HDZ-a, theksoi për Dnevni Avaz se dot mundohet që ta ndalojë sjelljen e ligjeve të sheriatit në FBiH.
Kapitali i ri
- Po, ajo është ligj islam. Megjithëate nuk është qëllimi tek ajo. Unë kam qenë kundër procedurës në bazë të së cilës është sjellur amandamendi. Neni 39 në të cilin orienton deputeti Keshetovic nuk mund që të ndryshohet. Nuk e di se sa mund të pengojë funksionimin e bankave të deritanishme sjellja e këtij amandamendi të ri.
Ai ndoshta dot mund të gjente ekspert për këtë cështje, por tek ato banka ku veprohet me principe të këtilla. Parashtrohet tani pyetja: Cka tash me bankën qëndrore?- thotë Madunic.
Paralajmëron deri tek kolegët e tij në Parlament që të mos lejojnë sjelljen e një amandamendi të këtillë në parlament.
Në Agjencionin për Banka në FBiH nuk ishin në gjendje që ta komentojnë Propozim ligjin për ndryshim dhe shtesë të ligjit për bankat në FBiH, përderisa Parlamenti i FBiH ende nuk ia ka caktuar.
Megjithëate Keshetoviq mendonë se nuk duhet të ndalojmë hyrjen e kapitalit të ri në BiH. Vetëm provision - Principet e bankës islame në mënyrë të përkryer funksionojnë në të gjitha vendet e botës. Malejzija është shtet i pasur dhe edhe ajo funksionon në bazë të këtyre principeve. Kjo formë e bankimit nuk mundet që të pengojë format tjera të bankimit , por vetëm mund të orientojë ofertën momentale në kapital investues. Në bankat tjera është e drejtë e tyre që të pranojnë ose të mos pranojnë , askush nuk është i detyruar. Pse ta luftojmë këtë formë të bankimit- theksoi Keshetovic. Banka islame nuk pranon dhe nuk paguan kamatë , përderisa kamata në Islam është e ndaluar , por tregëtia është e lejuar. Bankat që shërbejnë në këtë formë marrin vetëm provision bankar.
Në vend të kamatës , punohet në ndryshimet
Sipas fjalëve të doc.dr. Fikret Hadzhic , professor i Fakultetit Ekonomikë në Univerzitetin e Sarajevës , banka islame ka vetëm një formë të punës.
-Profiti në Islam nuk është i ndaluar. Banka Islame shpenzimet e veta i paguan në bazë të fitimit. Përshembull , nëse dikush dëshiron që të blejë kompjuter me mjete kreditore të bankave konvencionale , e fiton mallin , por duhet të paguaj kamatë. Në bankat islame përfaqësues i kompjuterit është banka , ajo do e blejë dhe ty do ta shesë me cmim të caktuar që do ta paguash për një periudhë të ardhshme por pa kamatë. Ajo bankë fiton në marzhën ose në pjesën e dallimit në cmim- ka theksuar Hadzhic.
Ekziston edhe në Britani të Madhe
Izet Ibragic, profesor në fakultetin Ekonomik në Tuzëll, vlerëson se nuk ka mundësi secili që dëshiron të ndalojë formën islame të bankimit në Bosnje.
-Bankimi islam ekziston edhe në Britani të Madhe. Ai princip i punës vecse është pranuar nëpër botë. Banka që pranon formë të këtillë të punës ajo vecse pranon modealitetet e të Dërguarit të All-llahut , - thekson Ibragic.
|