Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

A jeni punëtor i padukshëm?

Ndonjë punë mund ta kryeni gjatë kohë. Ndoshta e doni punën , vazhdimisht mundoheni që të vini deri te njohuri të reja, trajnime, kujdeseni për etikën e punës dhe kualitetin e lartë të punës. E gjithë kjo nuk është e mjaftueshme për ta fituar rrespektin e merituar nga ana e përgjegjësit tuaj dhe vendin të cilin e meritoni. Ku gaboni?
Në mbledhje pyetjet dhe detyrat gjithmonë drejtohen kiah ato të punsuar të cilët më shumë tregohen, haptas diskutojnë për gjërat. Ju gjithmonë jeni në hije dhe asnjëherë askush nuk i dinë kualitetet e juaja. Ju llogarisin për person më pak të kualifikuar nga të tjerët cka e kryejnë të njejtën punë. Për shkak të kësaj mendoni se keni problem se nuk ju llogarisin seriozisht. Me fjalë të tjera ju jeni të padukshëm. Gjëja më me rëndësi është se e dini se kush jeni dhe cka mund të bëni. I dini kualitetet tuaja, mundësitë, kapacitetet, aftësitë, njohuritë të cilat gjithmonë në secilën kohë mund t`i aplikoni në praktikë. Jeni të përkryer për punën cka e kryjnë dhe jeni shumë më të mirë se të tjerët që fitojnë shpërblime më të mëdha dhe kanë rezultate më të mira në punë. Për atë duhet që të vendoni një qëllim për ta ndryshuar pamjen tuaj dhe reflektimin tuaj dhe hap pas hapi të vini deri tek fotografia cka dëshironi ta kenë ato për ju:


1. Analizoni dhe vështroni
Lejoni që të ju ndihmojnë ato cka tregojnë rezultate më të mira në punë dhe kanë përvojë më të madhe në punë. Vështroni fjalët e trupit , formën e komunikimit. Vështroni detalet e caktuara cka sjellin deri te autoriteti. Pyesni dhe besoni se do të fitoni fidbek. Do të fitoni informata për krejtë atë cka ju intereson cka dëshironi ta dini.


2. Aspekte të kompanisë
-Fjala e trupit - Aq sa të jetë i njohur , nëse nuk ka asnjë reagim dhe nëse nuk reflekton vetbesim, nuk do të fitoni rrespekt. – Tempoja dhe intonacioni i zërit - Cështje kryesore gjatë bisedimit është që të mos e mbështjellni tonin. Gjithmonë të flisni me tempo të njejtë dhe ton të njejtë. Edhe atëherë kur ndjeheni i frustruar mos flisni shumë shpejtë. – Gramatika dhe fjala e drejtë- Bëhuni ekonomik me fjalët. Kujdesuni se si po flisni. Mundohuni që të shfrytëzoni fraza cka tregojnë autoritet. – Qëndrim profesional - Veshuni elegant, në kostume. Ajo tregon se keni shije të mirë. – Shaka të kontrolluara - Largoni vesin e të qeshurit me zë, e vecanërisht kur jeni nervoz dhe kur ndjeheni jo mirë. Personi i cili gjithmonë qeshet duket joserioz dhe joprofesional.


3. Identifikoni veset tuaja që ju pengojnë
Përgjegjësit tuaj ndoshta do të zbulojnë dic cka është pjesë e karakterit tuaj, dic cka nuk ju përshtatet viteve tuaja. Veset, vecanërisht veset e këqija mund shumë të ju dëmtojnë. Ato mund të bëjnë që të dukeni keq dhe m`u për ato vese nuk do ju kuptojnë si serioz. Për atë mundohuni që ta analizoni veten tuaj. Me analizën zbuloni dobësit tuaja dhe adutet tuaja cka do ju sjellin deri në fitore. Gjeni ato pjesë të karakterit tuaj cka do ju sjellin deri te fitorja dhe ato cka ju bëjnë nervoz dhe ju krijojnë situata të stresit. Të gjitha trajtoni njejtë. Ajo cka e llogarisni si të mirë mbajeni, ndërsa ajo cka është e keqe largojeni.


4. Merrni pjesë me qëndrim të ri ndaj liderizmit
Bëni ndryshime grandioze. Korrigjoni secilin hap tuaj. Kërkoni mendim edhe nga përgjegjësit tuaj. Punoni pak në qëndrimin tuaj ndaj punës. Bëni që të jeni gjithëkah prezentë, të shkëlqeni me vetbesim, pjekuri në mendim, të jeni të favorshëm për rrespekt. Personalitetit tuaj jepni stil natyror.

Suzana Stevanoviq
Nga Maqedonishtja: Hamdi NUHIJU
Matriali është huazuar nga gazeta ditore Biznis , e hënë 14 nëntor 2005

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com