Header image  
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  
line decor
   Deutsch / English
line decor
 
 
 
 

 
 

Hulumtoni për planin dhe për kampanjën marketing

Ekziston një numër i madh i shkaqeve të cilat i sjellin njerëzit drejtë fillimit të një biznesi familjar.

Disa nga ato shkaqe janë:
1. Monotonia nga puna cka e kryejnë,
2. Pakënaqësia nga puna e tyre e deritanishme,
3. Dëshira për t`u bërë shef për veten,
4. Nevoja për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e vet,
5. Nevoja për qetësi shpirtërore dhe liri.


Sidoqoftë, shkaku i juaj për të hulumtuar dhe filluar biznes familjar është vetëm një mendim i juaj dhe vendim i juaj. Nëse vendosni për të, duhet të keni parasysh se ekzistojnë disa hapa të cilat duhet t`i ndërmerrni që dëshirën tuaj ta shëndërroni në realitet. Fillimisht të keni parashikime reale. Një numër i madh i njerëzve lexojnë reklama për atë se si të bëjnë një implementim të shpejtë të biznesit familjar dhe të krijojnë shuma të mëdha parashë qysh në fillim. Realisht, është e mundur që të ju duhen afër tre vite para se të filloni të krijoni para dhe të realizoni profit nga biznesi juaj. Gjithëashtu, është e nevojshme shumë kohë për të bërë një kampanjë të mirë marketing për dicka të re. Nëse vendimi juaj për të filluar biznes familjar është me qëllim që të kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj, gjegjësisht me familjen, qysh në fillim duhet të keni në dijeni se ajo është një shembull i vërtetë i një parashikimi joreal. E dyta, duhet të kaloni shumë kohë në hulumtimin e biznes idesë tuaj. Sigurohuni se keni ardhur deri në të dhëna të mjaftueshme për të gjitha sferat për të cilat dëshironi ta zhvilloni biznesin tuaj. Më e rëndësishmja është që të keni ndjenjë për atë cka doni ta punoni por mos e përzieni me realitetin e marketingut. Marketingu është një komponentë e rëndësishme në biznes. Thuhet se me reklam të mirë prodhimi shitet vetvetiu. Për atë, përskaj hulumtimit të idesë suaj, hulumtoni dhe përpunoni kampanjën tuaj marketing. E treta, mësoni aq sa mundeni për zhvillimin e bizneseve të vogla, gjegjësisht për funksionimin e ndërmarrjeve të vogla. Pyetni në institucionet komunale, por edhe në institucionet shtetërore cka janë përgjegjëse për këtë segment. Kërkoni këshilla, besoni se secila informat do të jetë e mirëseardhur për ju. Kontaktoni me njerëz të cilët vecse kanë vepruar në atë rrugë cka ju dëshironi të kaloni. Mësoni për problemet e tyr , por edhe për punët e mira cka do të mund t`i implementonit në biznes idenë tuaj. Ndani idenë tuaj dhe fitoni feedbeck nga ato. E katërta, krijoni biznes plan. Ajo për ju do të jetë si një hartë me ndihmën e të cilës do të vini deri tek destinacioni i kërkuar. Informata mund të gjurmohen nga gjithëkah. Edhe ajo që ju duket si dicka e pavlefshme, është mirë që ta dini dhe ta keni parasysh. Kurrë nuk dihet se si do ju gjendet, se si do ju ndihmojë ajo informat. Kur bëhet fjalë për biznes planin tuaj ka një numër të madh konstatimesh dhe hapash në të cilat duhet t`i kushtoni rëndësi për të mundur me operu me biznesin tuaj nga shtëpia. E pesta, kontakto me njerëz profesional dhe kërko këshilla nga ato. Për informatën e mirë ia vlenë që të paguhet. Aq sa edhe të mos keni mundësi ta realizoni atë, realiteti flet se pa një këshillë profesionale në fillim të biznesit tuaj nuk do të jeni në mundësi për të vazhduar atë biznes. Do të duhet të mendoni për taksat, lincencionet, informatat për sigurimin etj. Më së miri do të ishte që të kishit një kontabilist i cili do t`ua zgjidhte ato punë. Ai do të jetë në mundësi të ju ofrojë formën më të mirë të biznesit, për biznesin tuaj. Njëashtu mund që të ju këshilloj edhe për atë se si t`i shpenzonit paratë në vepra artistike dhe cështje tjera që do të sjellnin një pamje të mirë për zyrën tuaj në shtëpi. Për atë se si të gjeni një kontabilist të mirë duhet të mundoheni pak më shumë. Pyetni deri tek sipërmarrësit tjerë dhe cka është më e rëndësishmja, kërkoni njeri me biografi të mirë profesionale.

Nga Maqedonishtja : Hamdi NUHIJU
Matriali është huazuar nga gazeta ditore Biznis , e premte 11 janar 2005

 
 

 
 
   

 

       

Hyrja ¦ Libri i vizitorėve ¦ Rreth Faqes ¦ Stafi ¦ Kontakt

Tė drejtat e rezervuara. Lejohet kopjimi dhe shperndarja nėse vihet nė dukje burimi i tyre.

©2005-2007 Ekonomia-islame.com