Refik Beekun, Ph. D., Profesor i menaxhimit dhe strategjisë,
Universiteti i Nevadas.
Xhemal Badaui, Ph. D., Profesor i menaxhimit në Universitetin e St
Mary, Kanada.
Përktheu Ardit Kraja
Lidershipi në islam është një besim. Shpesh, merr formën e një
kontakte të hapur ose betimit midis një lideri dhe ndjekësve të tij
që ai do të bëjë të pamundurën për t'i udhëzuar ata, për t'i
mbrojtur dhe për t'i trajtuar me drejtësi. Pra, fokusi i lidershipit
në islam është tek integriteti dhe drejtësia. Duke parë theksimin
mbi sjelljen etike në literaturën e lidershipit (Kouzes dhe Posner,
1995), një ekzaminim i bazave morale të lidershipit nga një
perspektivë islame mund të ofrojë disa pikëpamje interesante për
fushën e lidershipit në përgjithësi. Në këtë letër, ne do të
ekzaminojmë çfarë është lidershipi nga një perspektivë islame, të
diskutojmë dimensionet morale të lidershipit dhe të zbulojmë
karakteristikat e liderëve dhe ndjekësve siç sugjerohet nga islami.
Përkufizimi i lidershipit në islam
Muslimanët bazojnë sjelljet e tyre si lider dhe / ose si ndjekës mbi
fjalën e Zotit siç është shpallur në librin e tyre të shenjtë,
Kur'anin. Ata besojnë që Profeti i islamit, Muhammedi , e ka model
për liderët mysliman dhe ndjekësve për të gjitha kohërat. Ky besim
mbështetet kur Zoti thotë të mëposhtmen rreth Muhammedit.
"....dhe ti qëndron një standard i lartë karakteri.."
Shembulli i Muhammedit, atëhere, është ai çfarë kërkojnë të imitojnë
liderët dhe ndjekësit Sipas Profetit Muhammed, lidershipi në islam
nuk i është rezervuar për një elitë të vogël. Ndryshe nga kjo, varet
nga situata, çdo person është "bari" i një tufe dhe zë një pozicion
lidershipi. Muhammedi transmetohet se ka thënë:
"Secili nga ju është një bari dhe secili do pyetet për subjektet e
tij". [Sahih Buhari, nr. 3733]
Në pjesën më të madhe të rrethanave në jetë, muslimanët janë të
urdhëruar për të përcaktuar një lider dhe ta ndjek atë. Sipas
Profetit Muhammed muslimanët duhet të caktojnë një lider gjatë një
udhëtimi, të zgjedhin një lider për të udhëhequr faljen dhe zgjedh
një lider për aktivitetet të tjera në grupe.
Lidershipi, atëhere, mund të përshkruhet si një proces nga i cili
lideri kërkon pjesëmarrjen vullnetare të ndjekësve në një përpjekje
për të arritur disa objektiva. Ky përkufizim sugjeron që lidershipi është esencialisht një proces ku lideri udhëzon ndjekësit e bindur.
Në të gjitha kohërat, një lider duhet të kuptojë që ai nuk mund t'i
detyrojë të tjerët për të bërë gjëra lundër vullnetit të tyre.
Rolet e lidershipit nga një perspektivë islame
Sipas islamit, dy rolet primare të një lideri janë ato të liderit-
shërbëtorë dhe liderit-rojtarë. Së pari, lideri është shërbëtorë i
ndjekësve të tij (sejid el-kaun khademuhum). Ai duhet të kërkojë
mirëqenien e tyre dhe për t'i udhëzuar ata drejt të mirës. Ideja e
një lideri si një shërbëtorë ka qenë pjesë e islamit që në fillimet
e tij por vetëm tani është zhvilluar nga Robert Greeleaf.
Lideri-shërbëtorë është shërbëtorë së pari....Ai e fillon me ndjenja
natyrale që dikush dëshiron t'i shërbejë, t'i shërbejë së
pari..Testi më i mirë dhe më i vështiri për tu administruar është: A
zhvillohen si persona ata që shërbehen?
Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, e ka
theksuar një rol kryesorë të dytë të liderit mysliman për ta
mbrojtur komunitetin e tij kundër tiranisë dhe shtypjes, për të
inkurajuar vetëdijen e Zotit dhe takuan (frikën ndaj Zotit) dhe për
të promovuar paqen.
"Një lider (i muslimanëve) është një mburojë për ta".
Qoftë si shërbëtorë ose si mbrojtës, një lider mysliman mund të
përdor disa baza fuqie për të qenë efektiv. Islami njeh ekzistencën
e fuqisë por sugjeron një etiketë për përdorimin e saj.
Lidershipi dhe bazat e fuqisë
Fuqia është "aftësia për të përdorur burimet njerëzore informate dhe
materiale për të kryer një punë".
Pesë baza fuqie zakonisht përmenden në literaturën e lidershipit,
perspektiva islame e lidershipit përmbledh të gjitha të pestat por i
shikon ndryshe.
1. Fuqia legjitime
Fuqia legjitime është e shoqëruara me pozicionin në organizatë.
Zakonisht islami nuk inkurajon muslimanët të kërkojnë në mënyrë
aktive pozicionin e autoritetit.
Fushata për kërkimin e një pozicioni mund të implikojë që ai
dashurohet me pozitën e zhvillimit të vetvetes ose disa arsye të
tjera vetë shërbyese. Muhammedi është raportuar se ka thënë:
"Mos kërkoni një pozitë autoriteti sepse nëse ju jepet kjo pozitë si
një rezultat i kërkimit tuaj ju do të liheni vetëm (pa ndihmën e
Zotit për t'i shkarkuar përgjegjësitë që ajo përmban) dhe nëse ju
jepet pa kërkesën tuaj ju do të ndihmoheni ( nga Zoti për t'ju
shkarkuar përgjegjësitë tuaja).
Një përjashtim duhet bërë për këtë urdhëresë kur një person shikon
një situatë në të cilën ka një krizë dhe fatkeqësi. Nëse ai ka
ekspertizën e kërkuar për t'i ndihmuar të tjerët në këtë situatë, ai
mund të kërkojë një pozicion specifik sa për të ofruar ndihmë.
P.sh., Profeti Jusuf kërkoi për një pozitë të tillë kur ai i kërkoi
Mbretit të Egjiptit për ta vendosur në administratën e hanbarëve.
Një vepër, e shoqëruar me një qëllim të mirë, është brenda
parametrave të islamit.
2. Fuqia e shpërblimit
Një lider i cili ka pozitë fuqie mund edhe të kontrollojë shpërblime
organizative, duke përfshirë dhënien e pagave, detyrat në punë, ose
promocionet. E njëjta vlen për islamin. Kjo është e mirënjohur, Umar
Ibën el-Hatabi i jepte zyrtarëve të lartë paga të larta. Ai
dëshironte të sigurohej që ata nuk do të ngacmoheshin nga ryshfetet.
Duke i trajtuar zyrtarët barabar, Umar u bë një nga liderët më të
famshëm të muslimanëve.
3. Fuqia detyruese
Krahas shpërblimeve të kontrollit organizativ, një lider në një
pozitë autoritet gjithashtu kontrollon sanksionet nga grupet. Islami
njeh legjitimitetin e fuqisë detyruese por sugjeron që nuk duhet të
përdoret për ti detyruar ndjekësit drejt të keqes. Në fakt, Profeti,
paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, një herë tha që "bindja
(ndaj liderit) kërkohet vetëm në të mira". Për ta theksuar rolin e
liderit si shërbëtorë, Umari thuhet se ka thënë:
"Unë kam caktuar mbi ju guvernatorë dhe agjent jo për t'ju rrahur
dhe as për t'ju marrë paratë por për t'ju shërbyer dhe mësuar ju".
Fuqia e ekspertizës
Liderët të cilët posedojnë ekspertizën dhe informacionin kanë fuqi
ekspertize përsa i përket ndjekësve të tyre të cilët kanë nevojë
këtë informacion për të kryer detyrën e tyre. P. sh, në një falje me
xhemat, një person mund të zgjidhet për të udhëhequr faljet për
shkak të diturisë së tij të islamit. Nuk ka murgëri në islam.
Fuqia karizmatike
Një person ka karizëm kur të tjerët dëshirojnë ta ndjekin për shkak
se ata tërhiqen nga personaliteti i tij. Liderët e lindur janë
zakonisht karizmatik. Liderët karizmatik, të tillë si Profeti
Muhammed dhe të gjithë Profetët e tjerë, përdorën fuqinë për dobinë
e njerëzimit, mësuan nga kritika, punuan për të zhvilluar ndjekësit
e tyre në lider dhe për ta mbështetur mbi stadartet morale. Një
lider shumë karizmatik mysliman amerikan ka qenë Malcolm X. Shumë
përqafuan islamin në SHBA pasi dëgjonin ose lexonin rreth tij.
"Jeta e Malcolm X-it më tregoi diçka shumë më të vlefshme sesa
oratoria e mësuar. Çfarë roli mund të luaj feja ashtu siç ju afrua
kësaj vetëdije racore. Ai ofroi një shembull sesi një njeri mund të
përdor bindjen si një instrument të fuqishëm për të ndryshuar kursin
e jetës, të vetvetes dhe të të tjerëve".
Duke qenë sesi islami e shikon lidershipin dhe fuqinë, çfarë do të
duhet që lideri mysliman të sillet në mënyrë etike? Bazat morale të
lidershipit islam pritet të ofrojnë zemrën e brendshme që i udhëzon
liderët.
Bazat morale të lidershipit islam
Lidershipi në islam është rrënjosur në besim dhe nënshtrimin e
vullnetshëm tek krijuesi, Zoti. Përqendrohet mbi shërbimin ndaj tij.
"Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i
orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e
zekatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë". [Kur'an 21/73]
Për t'i shërbyer Zotit, një lider mysliman duhet të sillet sipas
urdhrave të Zotit dhe Porfetit të tij dhe duhet të zhvillojë një
karakter të fortë islam. Ky karakter etik do të reflektohet tek
shtimi i tij i besimit të fortë në Zot ashtu siç ngjitet përmes
katër etapave të zhvillimit shpirtërore, imani, islami, takua dhe
ihsan. Çdo etapë diskutohet në termat sesi ndikon sjellje e një
lideri mysliman.
Imani
Në zemrën e karakterit islam është imani ose besimi në Zot. Imani
nënkupton besimin në Njëshmërinë e Zotit dhe profetsinë e
Muhammedit. Një lider me një iman të fortë do ta konsiderojë veten
dhe pasuritë e tij të gjitha si i përkasin Zotit. Ai do të përkul
egon e tij, idetë e tij, pasionin e tij dhe mendimin e tij para
Zotit. Imani gjithashtu nënkupton besimin në jetën e përtejme dhe në
përgjegjshmërinë për veprat e tij. Një lider me një iman të fortë
nuk do t'i neglizhojë përgjegjësitë për veprat e tij dhe do të bëjë
vazhdimisht vepra të mira. Për të përforcuar këtë ide. Kur'ani e
lidhi imanin me veprat e mira jo më pak sesa 60 herë.
Megjithëse, muslimanët e konsiderojnë atë të dëshirueshme për të
caktuar një lider me iman mund të mos jetë gjithmonë e mundshme për
të gjetur një person të tillë. Një organizatë mund të zgjedh midis
një myslimani të fortë me aftësi të dobëta të lidershipit ose një
lider të fortë me një dobësi të moderuar të kuptimit të islamit.
Shembulli i Amër Ibën el-Asit duhet të kuptohet këtu. Ai kishte
vetëm katër muaj që ishte bërë mysliman kur ai u caktua nga Profeti
tek një pozitë kyçe lidershipi. Kjo çështje është shpjeguar nga Ibën
Tejmija në librin e tij As-Sijasah esh-Sherijah.
Një lider me ekspertizë të dobët ose joadekuate mund të sjellë
rrënoja një organizate ku një lider i aftë mund të avancojë dhe të
ndihmojë të njëjtën organizatë. Madje edhe nëse lideri i aftë të mos
ishte një mysliman i fortë i gabimet e tij mund të rregullohen me
shura ose nëpërmjet procesit konsultativ të vendimmarrjes.
Islami
Mbi imanin, islami është shtresa e dytë e personalitetit etik të një
lideri mysliman dhe ndjekësve të tij. Islam do të thotë arritja e
paqes me Zotin, brenda vetes dhe me krijimin e Zotit, përmes
nënshtrimit të vullnetshëm ndaj Zotit. Siç Meududi (1991) thotë aq
mirë: "Imani është fara dhe islami është fruti". Për shkak të imanit
të tij/saj një lider i cili praktikon islamin kurrë nuk do të
shikojë veten si suprem. Letra e Ali Ibën Ebu Talibit dërguar Malik
el-Ashta en-Nukar, guvernatorit të ri të Egjiptit, e thekson këtë
pikë në mënyrën e mëposhtme:
"Melik, ti nuk duhet të harrosh që nëse ti je një lider mbi ata,
atëhere Halifi është një lider mbi ty dhe Zoti është suprem mbi
halifin".
Takua – devotshmëria
Islamit, ai zhvillon një borxh ndaj Zotit. Kjo është detyrë
gjithëpërfshirëse drejt Atij është takua. Ashtu siç tregohet nga
Meududi, "esenca e takuas mbështetet në sjelljen e zemrës dhe
mendjes më tepër sesa një formë e jashtme". Kur ndërlidhet me takua,
korniza e mendjes së një personi – mendimet, emocionet dhe prirjet e
tij – do të reflektojnë islamin. Takua do ta pengojë një lider
mysliman ose ndjekës nga sjellja e padrejtë, qoftë tek anëtarët e
komunitetit, konsumatorët, furnizuesit ose personit tjetër.
"All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon
nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që
të merrni mësim". [Kuran: 16/90]
Ihsani
Ndërsa takua është frika (devotshmëria) ndaj Zotit dhe ndjesia e
prezencës ndaj Zotit, ihsani është dashuria ndaj Zotit. Kjo dashuria
ndaj Zotit e motivon myslimanin për të punuar drejt arritjes së
kënaqësisë së Zotit. Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit
qofshin mbi të, e përshkruan ihsanin si më poshtë: "Të adhurosh
Zotin ashtu sikurse e shikoni Atë dhe nëse ju nuk e arrinin atë
gjendje devotshmërie atëhere ju duhet të konsideroni që Ai ju shikon
ju".
Vetëdija e vazhdueshme që Zoti është duke parë mundësisht ta
përgatit çdo lider ose ndjekës me ihsan për tu sjellur në mënyrën më
të mirë.
Ndryshimi midis muslimanëve me takua dhe muslimanëve me ihsan është
shpjeguar nga Meududi me shembullin e mëposhtëm. Midis zyrtarëve të
qeverisë, mund të ketë disa të cilët i kryejnë detyrat e tyre pa
hile, por të cilët nuk tregojnë përkushtimi shtesë. Zyrtarët e
tjerë, megjithatë, e shtyjnë vetveten për tej detyrës, ata kanë
energji dhe dëshiron të sakrifikojnë në performacën e detyrave të
tyre. Brenda kontekstit islam, grupi i parë i zyrtarëve janë si
besimtarët të cilët bëjnë atë të mjaftueshme dhe të domosdoshmen;
ata janë me takua. Për kundër kësaj, grupi i dytë i zyrtarëve kanë
ihsan. Ka lider mysliman dhe ndjekës të cilët e mbajnë pa u lodhur
flamurin e islamit nën rrethanat më të vështira.
Duke u bazuar mbi diskutimin e mësipërm të katër shtresave të
karakterit islam, liderët dhe ndjekësit mund të klasifikohen duke u
varur në cilën etapë ata janë, në Iman, Islam, Takua apo ihsan.
Karakteri etik islam kërkon që liderët të veprojnë pesë parametrat
kyçe të mëposhtme të sjelljes islame, drejtësia, besimi, mirësia,
përpjekja për vetë përmirësim dhe mbajtës së këtij kursi.
Drejtësia
Drejtësia është një karakteristikë dinamike të cilën çdo mysliman
duhet të përpiqet ta zhvillojë qoftë ai lider apo ndjekës.
"O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-
llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj
një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajoështë më afër devotshmërisë. Kinie dro All-llahun se All-llahu di
hollësisht për atë që veproni". [Kur'ani: 5/8]
Nevoja për të arritur një balancë dhe për të mbajtur një rrugë të
mesme është e rëndësishme për një lider dhe vazhdimisht është
trajtuar nga Zoti në Kur'an. Ai i përshkruan ata "të cilët do të
shpërblehen me vendin më të lartë në Ahiret" si:
"Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë
dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur. Edhe ata që
pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka
ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë,
dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen
ndëshkimin". [Kur'an: 25?67-68]
Aplikimi i drejtësisë në lidership
Principi i drejtësisë duhet të vëzhgohet nga të gjithë muslimanët
liderët dhe ndjekësit. P. sh, Zoti i ndëshkon muslimanët kështu:
"All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe
kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa
e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si
veproni". [Kur'an 4/58]
Kjo është pse Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin
mbi të, theksoi që drejtësia kurrë nuk duhet të komprometohet nga
anëtarësimi ose konsiderata të tjera.
Besimi
Ky koncept i besimit trajton idenë e përgjegjësisë drejt anëtarëve
që organizohen dhe kjo vlen edhe nëse ata që ia besojnë detyrën
muslimanëve janë vetë jomuslimanë.
"O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, që të
tradhtoni amanetet tuaja, deri e dini sa e keqe është kjo". [Kur'an
8/27]
Ashtu si një vlerë zemre, besimi përshtatet brenda etikës së
përgjithshme islame që mbikëqyr marrëdhëniet sociale.
Aplikimi i besimit tek lidershipi
Besimi është i lidhur krejtësisht hapur me lidershipin në Kur'an. Ne
i referohemi historisë së Jusufit. Pasi mbreti i tha se ai e kishte
vënë një besim shumë të madhe tek ai, Profeti Jusuf me qëllim pyeti
të vihej në detyrë për depozitat, hambarët dhe kërkoi detyrën për
t'i sistemuar dhe ruajtur ata. Ashtu siç një përkthyes i Kur'anit
(në anglisht), Abdullah Jusuf Ali, tregon se Profeti Jusuf e kuptoi
nevojën për të ndërtuar rezerva më mirë se çdo kush tjetër dhe ishte
i përgatitur që më mirë ta merrte këtë detyrë mbi veten e tij sesa
t'ia hidhte tjetër kujt barrën e kufizimit të furnizimit në kohëra
bollëku.
Njëherë një individ kishte pranuat të betohej lideri i një grupi ose
organizate, ai u bë i besuari i tyre. Në një organizatë, për-
përfitim, menaxhimi i organizatës është i lidhur me besimin e
investimit të aksioneve. Në një organizatë, jo- përfituese,
menaxhimi i organizatës ka si detyrë të mbikëqyr pronat e besuara.
Rrjedhimisht, çdo vendimi menaxheria duhet të balancohet përsa i
përket ndaj këtij besimi. Koncepti i besimit mund të zgjerohet tek
dimensione të tjera të punës së dikujt si një lider ose një ndjekës.
Nëse dikush humb kohën ose burimet organizative në kryerjen e
detyrës, ai është duke dhunuar besimin e punëdhënësit të tij/të saj.
Ndershmëria
Ndershmëria është përshkruar si më poshtë:
Devotshmëria
Devotshmëria përshkruhet si më poshtë:
Devotshmëria është të besosh tek Zoti dhe tek dita e fundit dhe
engjëjt dhe librat dhe të dërguarit, për të shpenzuar nga pasuria
juaj nga dashuria për Të për njerëzit e tu, për jetimët, për
nevojtarët, për jabanxhitë, për ata që kërkojnë për të qenë të
përpiktë na falje dhe praktimin e bamirësisë së vazhdueshme për të
përmbushur kontratat e tyre që ju keni bërë dhe të jeni të vendosur
dhe të durueshëm në dhimbje (ose vuajtje dhe vështirësi.
"Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah
lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i
beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve
dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve,
udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal
namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të
durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët
janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit". [Kur'an
2/177]
Këto atributet të përgjithshme tani do të lidhen me atributet që
liderët mysliman dhe ndjekësit duhet të përqafojnë.
Aplikimi i devotshmërisë në lidership
Duke u bazuar mbi vargjet e mësipërme, disa atribute morale të
devotshmërisë bëhen vitale.
• Ata duhet të drejtojnë me drejtësi dhe të mos lejojnë
ndjenjat personale që ta pengojnë të jetë të drejtë.
• Ata kanë iman, besim.
• Ata kujdesen për ata në nevojë dhe veprojnë ashtu për hir të
Zotit.
• Ata janë të përpiktë në falje dhe dhënien e zekatit.
• Ata i përmbahen tërë kontratave dhe
• Ata janë të durueshëm pa marrë parasysh se çfarë lloj
vështirësish mund të hasin përpara.
Atëhere, në përgjithësi, pjesëmarrësit ose anëtarët organizohen të
të gjithë feve janë të titulluar për tu trajtuar me dinjitet dhe
njerzillëk dhe me maksimumin e lojës së rregullt dhe drejtësisë. Në
një organizatë islame, një lider pritet të bëhet i ndjeshëm ndaj
nevojave të tyre.
Përpjekja brenda vetvetes drejt vetë përmirësimit
Ky koncept është portretizuar më shumë preçizion nga Kur'ani.
Profeti Muhammed ka folur për rëndësinë e kësaj përpjekjeje të
brendshme për tu vetëpërmirësuar:
I dërguari i Zotit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ka
thënë: "Besimtarët në botë janë në tre klasa: ata të cilët besojnë
në Zot dhe të Dërguarin e Tij dhe nuk dyshojnë, por përpiqen me
pasuritë e tyre dhe me personin e tyre për kauzën e Zotit: njeriu të
cilin njerëzit e besojnë me pasurinë e tyre dhe personat e tyre dhe
njeriun i cili, kur shfaq pangopje, largohet nga ajo për hir të
Zotit, i Cili është I madhe dhe Lavdishëm".
Dimensioni i luftës së brendshme nënkupton progresin nga imani tek
ihsani dhe vazhdon më tej.
Aplikimi i konceptit të luftës me vetveten tek lidershipi
Ky princip përfshin luftën e brendshme drejt vetëpërmirësimit.
Liderët dhe ndjekësit duke praktikuar këtë princip janë duke
monitoruar dhe vlerësuar vazhdimisht qëllimet dhe veprat e tyre dhe
duke për të përmirësuar vetveten e tyre. Ata punojnë shumë për të
praktikuar atë çfarë thonë dhe i inkurajojnë të tjerët në këtë luftë
për vetëpërmirësim.
Mbajtës të premtimeve
Të gjithë muslimanët, qofshin lider ose ndjekës, janë të urdhëruar
të mbajnë premtimet e tyre. Ata gjithashtu nuk mund të bëjnë
premtime të cilat janë joislame në natyrë.
"O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet)". [Kur'an 5/1]
Mbajtja e fjalës është ajo që duhet ta karakterizojë myslimanin.
Thyerja e fjalës është këmbë e krye një akt hipokrizie.
Aplikimi i mbajtjes së premtimit në lidership
Duke u bazuar mbi diskutimin, duke mbajtur premtimet është shumë e
rëndësishme për të gjithë dhe një lider nuk është i përjashtuar nga
ky princip i rëndësishëm.
Unë bleva diçka nga Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit mbi të,
përpara se të merrte shpalljen profetike dhe për shkak se i kisha
borxh diçka unë i premtova që do t'ja sillja atë tek vendi i tij por
harrova. Kur mu kujtua pas tre ditësh, unë shkova tek vendi dhe e
gjeta atë atje. Ai më tha [...] unë të kam pritur për tre ditë".
[Ebu Daud]
Tani që ne kemi diskutuar bazat për lidershipin islam, ne kemi
nevojë të eksplorojmë
çfarë atributesh normative i kërkohet liderëve muslimanë dhe
ndjekësve.
Karakteristikat e liderëve
Karakteristikat e një lideri ndikon sjelljen e tij/të saj dhe janë
të përputhshme me karakteristikat e liderëve efektivë të
identifikuar nga Kouzes dhe Posner (1995). Ne tani do të flasim për
katër karakteristikat e identifikuara nga këta kërkues ndaj modelit
islam.
Ndershmëria: Liderët janë të konsideruar të ndershëm vetëm në atë
pikë kur " fjalët e tyre përputhen me veprat e tyre". Ata bëjnë
çfarë ata do të bëjnë. Në Kur'an, Profeti Musa, paqja dhe bekimet e
Zotit qofshin mbi të, është vetë i titulluar si "i fortë dhe besnik"
nga vashat ndërsa Profeti Jusuf, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin
mbi të, është i përshkruar si një i cili është i sinqertë. Njëlloj,
Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, thirrej
Sadik ( i sinqertë) dhe Amin (besnik) gjatë rinisë së tij.
Pse është ndershmëria dhe integriteti kaq i rëndësishëm për sa i
përket liderëve? Megjithëse Kouzes dhe Posner (1987) nuk i ofrojnë
lexuesit një përgjigje, islam përgjigjet. Lidershipi është më tepër
sesa një kontratë ose punë; është një amanet, siç është treguar më
përpara.
Aftësia: Njerëzit janë më të prirur për të ndjekur direktivat e një
lideri nëse ata besojnë që ky person e din se çfarë bën. Nëse
ndjekësit dyshojnë në aftësitë e liderit të tyre, ata janë më pak
entuziast për të pranuar urdhrat nga ai. Siç është sugjeruar nga
Hollander (1987), një lider i cili është i aftë në një situatë mund
të mos jetë i aftë në një situatë tjetër. Përveç në çështjet ku ai
merr një shpallje direkt nga Zoti, Profeti Muhammed, paqja dhe
bekimet e Zotit qofshin mbi të, shpesh ndiqte dhe kërkonte këshillën
e shokëve të tij. Ashtu siç Rahmeni tregon: Kjo i aftësoi të gjithë
njerëzit e tij të merrni pjesë në diskutim dhe të ofrojnë sugjerime
dhe në këtë mënyrë gjendej zgjidhja me konsultim të përbashkët".
Frymëzimi: Ndjekësit presin që liderat të tyre të qëndrojnë pozitiv
për të ardhmen pa marrë parasysh sesa e keqe është situata. Lideri
nuk duhet kurrë të dorëzohet ose të humb shpresën. Një shembull sesi
një lider i frymëzon ndjekësit e tij vjen nga Ebu Bekri, Zoti qoftë
i kënaqur prej tij. Pas vdekjes së Profetit, paqja dhe bekimet e
Zotit qofshin mbi të, muslimanët ishin në dëshpërim të madh. Umari,
Zoti qoftë i kënaqur prej tij, ishte veçanërisht i dëshpëruar. Ebu
Bekri, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, e qetësoi atë dhe pastaj bëri
deklaratën e mëposhtme:
"O njerëz, nëse ju keni adhuruar Muhammedin, atëhere dijeni që
Muhammedi ka vdekur. Por nëse ju keni adhuruar Zotin, atëhere dijeni
që Zoti jeton dhe nuk vdes kurrë".
Durimi: Në Kur'an, Zoti qartësisht identifikon durimin si një nga
karakteristikat përkufizuese të lidershipit islam.
"Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që
ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona
ishin të bindur". [Kur'an 32/24]
Me të vërtetë, si të gjithë besimtarët, një lider duhet të presë
edhe të sprovohet dhe ai do të duhet të rezistojë. Shembulli i
Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, dhe
konvertuesve të hershëm në islam gjatë bojkotimit të muslimanëve në
Mekë ilustron nevojën për durim.
Thjeshtësia: Një lider mysliman duhet të jetë i thjeshtë dhe nuk
duhet kurrë ta lejojë egon e tij. Umari, Halifi i dytë, jetoi në një
shtëpi të thjeshtë. Ai nuk kishte roje për sigurimin e tij personal
dhe ecte rrugëve të Medinas pa shoqërues. Aliu, Zoti qoftë i kënaqur
prej tij , në letrën e tij Malik el-Ashtar en-Nukeit, e inkurajon
atë të qëndrojë i thjeshtë në pozitën e tij të re si guvernator i
Egjiptit, dhe i shpjegon atij pse mendjemadhësia dhe arroganca duhet
të shmangen.
Kurrë mos i thuaj vetes: "Unë jam Zoti i tyre, sundimtari i tyre dhe
mua duhet të më binden thjeshtësisht dhe të nënshtruar. Një mendim i
tillë do të ç'balancojë mendjen tuaj, do t'ju bëjë ju arrogant dhe
të kotë, do t'ju dobësojë besimin tuaj në fe dhe do t'ju bëjë të
kërkoni mbështetjen e çdo fuqie tjetër përveç Zotit.
Historia e mëposhtme tregon sesi Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet
e e Zotit qofshin mbi të, ushtroj durimin dhe thjeshtësinë kur një
ndalesë ju imponua muslimanëve nga të tjerët:
Kur ne ju ankuam të dërguarit të Zotit, paqja dhe bekimet e e Zotit
qofshin mbi të, për urinë dhe i ngritëm rrobat tona për të treguar
se ne të gjithë mbanim një gurë në bark, i dërguari i Zoti, paqja
dhe bekimet e e Zotit qofshin mbi të, ngriti rrobat dhe tregoi që ai
kishte dy gurë në barkun e tij".
Dëshira për të kërkuar konsultim: Islami inkurajon konsultimin në të
gjitha çështjet. Fraza kuranore amruhum shura bejnehum dhe zakoni i
Profetit Muhammed për kërkimin dhe pranimin e kshillës, kufijtë mbi
ushtrimin e fuqisë janë rregulluar nga të dyja nga Kur'ani dhe
Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të. Ashtu
siç el-Barej tregon, shura luan një rol kritik në administrim dhe
menaxhim, veçanërisht për sa i përket vendim marrjeve, ofron një
vetëpërmbajtje mbi fuqinë dhe autoritetin administrativ të një
lideri.
Karakteristikat e ndjekësve
Karakteristikat e ndjekësit janë gjithashtu një përbërës në procesin
e lidershipit. Ashtu si në rastin e liderit të tyre, karakteristikat
e ndjekësve mysliman ndikojnë sjelljen e tyre. Këto karakteristika
korrespondojnë ndaj atyre liderëve përveç disa karakteristikave
shtesë të bindjes ndaj liderit dhe dinamikës së pasimit ose ndjekjes.
Bindja: Në të gjitha kohërat, lideri duhet që ndjekësit ti binden.
Ibën Umari ka transmetuar se i dërguari i Zotit, paqja dhe bekimet e
e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: "Dëgjimi dhe bindja janë detyra të
një myslimani, në të dyja rastet kur atij i pëlqen dhe kur atij nuk
i pëlqen". Ashtu siç Muhammed Asad pohon, pasi një lider të jetë
emëruar, ai duhet "t'i jepet betimi dhe aleanca nga komuniteti". Si
rezultat, të dy edhe maxhoranca e cila ka votur për të ashtu edhe
minoranca e cila ka votuar kundër tij tani duhet t'i japin betimin
dhe aleancën. Islami e konsideron bindjen ndaj liderit aq të
rëndësishme sa e shikon çdo pabindshmëri si seriozisht të keqe me
përjashtim të disa rrethanave të veçanta.
Dinamika e ndjekjes: Megjithëse islami thekson që ndjekësit duhet
t'i përmbahen direktivave të liderit të tyre, kjo nuk përfshin
bindjen e verbërt. Në një rast, Umari, Zoti qoftë i kënaqur prej
tij, sugjeroi sasinë e mehrit (pajës) që duhet të vendoset në kohën
e ceremonisë martesore. Çfarë ai ka thënë nuk ishte në përputhje me
principin islam. Një zonjë menjëherë u ngrit dhe tha: "O Umar,
frikësoju Zotit". Me ta dëgjuar argumentin e saktë të saj nga
Kur'ani, Umari, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, kuptoi gabimin tij
dhe tha: "Zonja ka të drejtë dhe lideri i Muslimanëve e ka gabim".
Sjellja e Umarit ilustron qartësisht që ndjekësit në islam nuk
qëndrojnë pasivë nëse lideri i tyre gabon.
Përfundim
Modeli islam i lidershipit thekson huluk-in ose sjelljen etike të
drejtë ndaj të gjithë muslimanëve dhe jomuslimanëve. Thellësisht i
vendosur në besimin e tij në Zot dhe i kujdesshëm për rolin e tij si
besnik, një lider mysliman është i supozuar se të jetë i drejtë, të
sillet me drejtësi, të përpiqet të vetëpërmirësohet dhe kurrë të mos
e thyej fjalën e tij. Ai konsultohet me të tjerë veçanërisht në zona
ku ai nuk është i aftë. Ai supozohet t'i përballojë me durim
vështirësitë dhe të qëndrojë gjithmonë i thjeshtë.
Bibliografia
Abu Dawud. "Sunan" in Winalim. USA: ISL Software Corporation,
Release 4, 1996.
Al-Buraey, Muhammad. Administrative Development: An Islamic
Perspective. London, UK: KPI, 1985.
Ali, Abdullah Yusuf. The Holy Qur'an: Text, Translation and
Commentary. Brentwood, MD: Amana Corporation, 1989.
Barboza, S. American Jihad: Islam after Malcolm X. New York:
Doubleday, 1994.
Behzadnia, A. and Denny, S. To the Commander in Chief: From Imam Ali
to Malik-E-Ashter, 1981.
Faqih, I. Glimpses Of Islamic History. Delhi, India: Adam Publishers
and Distributors, 1988.
French, J. R. P. and Raven, B. The bases of social power. In Dorwin
Cartwright, ed. Studies InSocial Power. Ann Arbor, Mich.: University
of Michigan, 1959, 150-167.
Robert K. Greenleaf, The Servant as Leader (Indianapolis, IN:
Greenleaf Center for Servant-Leadership, 1970.
Haykal, M. H. The Life Of Muhammad (saw). Indianapolis: IN, American
Trust Publications, 1976.
Hollander, E. P. Leadership Dynamics. New York: Free Press, 1978.
Islamic Scholar Software. Mishkat Al-Masabih. South Africa:
Johannesburg: Par Excellence Computers, 1996.
Islamic Scholar Software. Sahih Bukhari. South Africa: Johannesburg:
Par Excellence Computers, 1996.
Islamic Scholar Software. Sahih Muslim. South Africa: Johannesburg:
Par Excellence Computers, 1996.
Jabnoun, N. Islam and Management. Kuala Lumpur, Malaysia: Institut
Kajian Dasar, 1994.
Kasule, Sr. , Omar H. "Leadership Module. General Theme: Leadership.
Workshop 1." In MuslimLeaders' Forum 98 Handbook. Kuala Lumpur,
Malaysia: IIIU, Malaysia, 1998.
Kouzes, J. and Posner, B. The Leadership Challenge: How To Get
Extraordinary Things Done In Organizations. San Francisco: Jossey-
Bass, 1995.
Maudoodi, Sayyid, Abu A'la. The Islamic Movement: Dynamics of
Values, Power and Change.Edited by Khurram Murad. Leicester, UK: The
Islamic Foundation, 1991.
McCall, Jr., M. Power, influence, and authority: The hazards of
carrying a sword. Technical Report. Greensboro, NC: Center for
Creative Leadership, 1978.
Rahman, A. Muhammad As A Military Leader. Lahore, Pakistan: Islamic
Publications, 1990.
Safi, Louay. Leadership and subordination: An Islamic perspective.
American Journal of Islamic Social Sciences, Summer 1995, vol. 12,
2204-223.
Schriescheim, C. A., Tolliver, J. M. and Behling, O. C. Leadership
theory: Some implications for Managers. MSU Topics, Summer 1978,
(26): 35.
Shibli-Nu'mani, Shamsul `Ulama A. Omar the Great: The Second Caliph
of Islam. Translated by Maulana Zafar Ali Khan. Pakistan: Lahore,
Sh. Muhammad Ashraf, 1957.
Umar-ud-din, Muhammad. The Ethical Philosophy of Al-Ghazzali.
Lahore, Pakistan: Sh.
Muhammad Ashraf, 1991. |