Muhammed el-Sherif
Përktheu Ardit Kraja
Gjatë kohës së Profetit, ndodhi që një njeri fjeti tërë natën dhe
humbi faljen e mëngjesit. Përkundër faktit që ky është një zakon i
shpeshtë në ditët tona, në atë kohë të tilla gjëra ndodhnin rrallë.
Ai humbi faljen e mëngjesit dhe kështu ata erdhën dhe i treguan
Profetit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te, për këtë...
Abdullah Ibn Mesudi transmeton: " Një njeri erdhi dhe i tha Profeti
saas: "O i dërguari i Allahut, me të vërtetë njëri fjeti natën e
kaluar deri në mëngjes, derisa agoi dita dhe ai humbi faljen e
mëngjesit. Profeti iu përgjigj: "Ky është një person të cilin
shejtani e ka urinuar në veshët e tij".
Të dashur vëllezër dhe motra, përpiquni të shfletoni librat e
hadithit. Në secilën prej tyre do të gjeni një kapitull të
titulluar "Baabel-Istiaadhah Minel Kasl". Përkthimi i këtij
kapitulli është kështu: "Kapitulli i kërkimit të mbrojtjes së
Allahut nga dembelizmi".
Kasl ose dembelizmi është një sëmundje studentët e universitetit e
dinë mirë së çfarë i bën ajo studimeve të tyre. Ajo është një
sëmundje që prek mendjen, prek zemrën, së fundi përmes zemrës tërë
trupin. Sot, ne do të mësojmë që dembelizmi është një teknikë e përdorur nga
Shejtani dhe do të mësojmë teknika që mund t'i përdorim për ta
luftuar atë. Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të,
shpesh bënte duanë e mëposhtme:
"O Allah, unë kërkoj mbrojtjen tënde nga elajz". "Elajz" do të thotë
paaftësi për të bërë ndonjë gjë. Dhe kur dikush thotë: "Unë nuk mund
ta bëj atë", Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, do
të kërkonte mbrojtje nga të tilla fjalë negative duke shtuar: "Dhe
unë kërkojë mbrojtjen Tënde (o Allah) nga el-kasl", e cila
përkthehet si dembelizëm.
Në zemrën e saj, kjo shoqëri është e ndërtuar mbi dembelizmin.
Konsideroni që kjo është një shoqëri e bazuar mbi idenë që ne duhet
të pushojmë të dielave. "Pse duhet të pushojmë të dielave?" -disa
mund të pyesin. Shoqëria (Allahu na mbroftë nga kjo) do të
përgjigjet që edhe Allahu u dembelos të dielave. Ai punoi gjithë
javën, krijoi qiejt dhe tokën dhe të dielën Ai u lodh dhe pushoi.
Kështu, Allahu na mbroftë, kultura bashkëkohore pushon dhe sheh
lojërat e futbollit të dielave. Allahu dëshmon për falsitetin e një
ideje të tillë, duke thënë:
"All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është
mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as
gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund
të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që
është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm
aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt
dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është
më i larti, më i madhi." (2/255)
Ne jetojmë në një shoqëri që jeton për "shpejt dhe lehtë". Ne kemi
bërë fast food-et, madje dhe mikrovalët të cilat gatuajnë për pesë
minuta, konsiderohen si të mërzitshme sepse duhet që çdo dy minuta
ta nxjerrësh jashtë gjellën dhe ta përziesh derisa të gatuhet. A
keni dëgjuar premtime për të pasur trupin perfekt në dhjetë minuta
për vetëm tre ditë në javë? Dhe në kërkim për "shpejt" dhe "lehtë",
shoqëria nuk e kupton që rrënjët e problemit, në të vërtetë, rrënjët
e të gjitha gjynaheve të mëdha, mbështeten tek dembelizmi.
Pse një person duhet të pijë alkool dhe të marrë droga? Ata janë
tepër dembel të ndryshojnë gjendjen e tyre. Në vend që të
përpiqeshin të ndryshonin, ata marrin drogë ta ndryshojnë menjëherë
atë.
Pse njerëzit praktikojnë magjinë e zezë, një fenomen që
fatkeqësisht, ka shtrirje në shumë miq të prindërve tanë? Ata e
bëjnë atë sepse ata janë dembel të dalin dhe të martohen ose ata
janë tepër dembel për t'i influencuar njerëzit në mënyra që do të
përmbushnin qëllimet e tyre të ndryshme (ata shkojnë tek magjistarët
me qëllim që ata t'i bëjnë magji dikujt që pastaj të martohen me
të). Pse njerëzit marrin pjesë në "riba" ose "kamatë" dhe bëjnë
transaksione me interes financiarë? Pse njerëzit luajnë kumbarë? Ata
vazhdimisht blejnë lotari me shanse qesharake për të fituar, me
shpresë që një dollar i tyre të kthehet në miliona. Dembelizmi është
përsëri fajtori. Çfarë mund të themi për atë punën? Pse njerëzit
përgojojnë? Njerëzit përgojojnë sepse ata janë tepër dembel të dalin
dhe t'i thonë personit të vërtetën... Dhe këto, të dashur vëllezër
dhe motra, të gjitha janë gjynahe të mëdha.
Kështu, si një helm, dembelizmi korrupton të gjitha gjërat e mira.
Ka plot gjëra të bukura dhe të mrekullueshme që mund të bëjmë për
veten tonë ose për Allahun. Qëllimi juaj është i mirë, por nëse nuk
ka energji ose nëse ju vuani nga sëmundja e dembelizmit, dëshirat
tuaja nuk do të shkojnë gjëkundi, ato nuk do të sjellin fryte.
Shkaqet e sëmundjes të quajtur dembelizëm janë të rrënjosura në
zemër.
Së pari, një dembel nuk di dhe nuk e kupton nevojën e tij ose të saj
të akumulojë (bëjë) vepra të mira. Shumë pak njerëz e kuptojnë që
kjo jetë është për grumbullim veprash dhe për tu përgatitur për
udhëtimin për në ahiret.
Allahu këshillon:
"Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë)
haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër
këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka
punoni nga e mira, All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim
(për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët
e mendjes kini dronë Time." ( 2/197)
Dhe ky është urdhri i Allahut.
Së dyti, njerëzit mund të largohen me mendimin që të tjerët do t'i
konsiderojnë "më të shenjtë se Ai". Ose ndoshta problemi është që
disa njerëz mendojnë shumë lart për veten e tyre, duke e madhëruar
veten tek një nivel i tillë i lart, që kur dëgjojnë urdhrat e
Allahut ata përgjigjen duke u justifikuar me dembelizmin e tyre
si: "Zemra ime është e pastër" ose "Pse unë duhet ta bëj atë?"
ose "Unë jam një person i mirë".
Allahu thotë:
"Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta,
përpos ndonjë pune të imët, s'ka dyshim se Zoti yt është që
gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para
se t'ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur
ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten,
se Ai e di kush është më i ruajtur." (53/32)
Nëse dikush thotë "unë jam i mirë", përgjigjja duhet të jetë
që "Allahu e di se çfarë është më e mirë, dhe se kush është i
devotshëm". Me të vërtetë ata që vuajnë nga dembelizmi nuk e
kuptojnë minierën e artë të mundësive të cilat i presin. Ka mijëra
njerëz përreth që presin të dëgjojnë thirrjen (mesazhin) e islamit.
Ne jetojmë midis njerëzish të cilët mezi presin të dëgjojnë nga
ne "Unë jam mysliman". Dhe ata do t'ju pyesin: "Si mund të bëhem
edhe unë?"
Një vëlla që kam njohur përtej detit e ka thënë atë në mënyrë
perfekte: "Amerikano-veriorët kanë perspektiva (mundësi) të mëdha.
Imagjino t'i mësosh një myslimani të ri Suren Fatiha ose sesi të
falet. Ju do të merrni shpërblim për këtë mësim të ndershëm çdo herë
që personi e reciton këtë Sure. Ju nuk mund ta bëni këtë në vendet
myslimane, megjithëse ka të tjera mundësi atje, pjesa më e madhe e
njerëzve nuk i njohin ato dhe kjo çon në dembelizëm".
Dijeni që kjo duhet t'ju shqetësojë dhe nëse ju filloni të tregoni
energjinë dhe entuziazmin që duhet për të adhuruar Allahun në më të
mirën e mundësive, atëherë ju do të jeni ai që do të marrë
shpërblimin.
Kjo është jeta juaj. Ky është shpirti juaj. Ju do të jetoni vetëm
një herë në këtë tokë dhe do të udhëtoni në ahiret me një valixhe me
vepra të mira. Shpresojmë, që të mos udhëtoni me pak valixhe. Ai i
cili e kupton këtë herët, ai i cili hipën në vagonin e adhurimit të
Allahut herët, akumulon çdo gjë.
Bëhuni pionier, përcilleni islamin tek të gjithë.
"Dhe kështu ata vijnë në ditën e gjykimit dhe aty shikojnë ato malet
me vepra të mira që ata kurrë nuk kishin imagjinuar se i kishin...
dhe do t'i thuhet atyre... kjo është për shkak se ju nuk ishit
dembela në ditën kur njerëzit e tjerë ishin...".
Njihuni me mundësitë, kapini ato dhe pritni shpërblimin për
adhurimin që të tjerët i bëjnë Allahut.
Por nëse ju zgjidhni të mos i merrni parasysh këto fjalë, të rrini
pasiv dhe të bëheni dembela, ju po ja ktheni shpinën fjalëve të
Allahut. Rrjedhojat do të jenë të rënda, për sunetin e krijimit, me
të vërtetë ligji i natyrës, tregon që ai i cili nuk kontribuon do të
shkatërrohet.
Çfarë bëni me barërat e këqija të kopshtit tuaj? Ju i nxirrni
jashtë, i hidhni tutje. Çfarë bëni me thonjët që janë të gjatë, kur
nuk ka ndonjë qëllim për gjatësinë e tyre? Ju i pritni, i hidhni në
plehra. Kështu është dhe me komunitetin dhe individët në atë
komunitet, nëse ne nuk kontribuojmë dhe nëse nuk jemi energjik për
të prodhuar, do të shihemi si të pavlerë.
Allahu thotë:
"Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre
rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart.
Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për
të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron
shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket
shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa
ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu
i sjell shembujt". (13/17)
Mos bëni gabim të mendoni që Allahu i kushton vëmendje adhurimit të
dembelit. Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi
të, ka thënë: "Bëji ato vepra që mund t'i kryesh me të vërtetë,
Allahu nuk lodhet nga ibadeti juaj derisa ju të lodheni".
Meditoni për fenomenin e atyre të cilët bëjnë dua dukë mos e pasur
vëmendjen, duke mos ditur se çfarë thonë. Ato mund të jenë duke e
lëvizur gojën, të habitur ose të përqendruar në diçka krejt tjetër.
Allahu nuk i kushton vëmendje duasë së tyre. Kjo është pse (ky është
shkaku që) Allahu nuk i përgjigjet një duaje. Një dua e përgjigjurështë ajo ku zemra dhe energjitë e personit ushtrohen. Allahu do të
dëgjojë. Nëse ju e bëni duanë më vëmendje dhe përqëndrim, ju do të
shikoni ndryshime të mëdha në jetën tuaj.
Kur isha i ri, ishte një imam i cili kishte ardhur nga një vend
tjetër, që printe për faljen e taravive në Ramazan. Ne e merrnim me
makinë në mëngjes dhe e çonim në xhami. Një mëngjes herët, unë po
ndihesha i lodhur dhe dembel. Prindërit e mi hoqën keq për të më
zgjuar. Kur arritëm tek shtëpia e imamit, unë pashë që fqinjët ishin
në mes të një mbrëmje (që kishte zgjatur deri herët në mëngjes).
Ishte ora pesë e mëngjesit dhe dritat shkëlqenin, muzika po ushtonte
dhe të ftuarit ende po pinin alkool. Ata kaluan tërë natën zgjuar
në "kijamun lejl" por jo për Allahun. Adhurimi i tyre ishte për
shejtanin. Unë kujtoj se në atë moment po mendoja se si ky
jobesimtarë kishte energjinë dhe gjymertllëkun (bujarinë) të
humbiste tërë natën, si nuk e kanë robërit e Allahut energjinë dhe
aftësinë për ta adhuruar Atë? Pas së gjithash, ato janë njerëz si
ne. Umar Ibën Katabi ka thënë: "Unë kërkoi mbrojtjen e Allahut nga
koha kur "fasiku" ose i pabinduri do të ketë shumë energji dhe
entuziazëm ndërsa të devotshmit të jenë dembel". Fasiku hap klube
kudo dhe e drejton shtëpinë e tij në imoralitet. Ndërsa të
devotshmit bëjnë shumë pak për hir të Allahut. Kur kjo të ndodhë nuk
do të ketë balancë në tokë dhe korrupsioni do të përhapet dhe do të
mbizotërojë.
Vëllezër dhe motra, më lini t'ju tregoj se çfarë do të thotë të kesh
energji dhe entuziazëm në adhurimin e Allahut:
Energjia e madhe do të fitojë për ju kënaqësinë e Allahut.
Musait i është thënë të vinte në mal për 40 ditë. Dhe ai erdhi, jo
dhjetë minuta më vonë, por duke vrapuar. Për ta shpjeguar këtë
mbërritje, Musai tha:
"Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë
i kënaqur ndaj meje!" (20/84)
Me të vërtetë, fjalët e tij ishin aq të kënaqshme për (e kënaqën aq
shumë ) Krijuesin sa Allahu i regjistroi ato në Kur'an për gjithë
përjetësinë. Kur dëgjoni një emër të një sahabi, ju thoni "Allahu
qoftë i kënaqur prej tij". Epo, kjo është si ta bësh vetveten të
dalluar. Bëhuni të ngutshëm në dëshirën dhe veprat tuaja që çojnë në
mirësi.
Energjia është karakteristikë e besimtarit. Dembelizmi është
karakteristike e hipokritit.
Allahu thotë "mynafiku" ose "hipokriti" është ai i cili mban
mosbesim në zemrën e tij ndërsa nga jashtë hiqet se beson. Allahu i
përshkruan ata në vargun e mëposhtëm:
"Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur
rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre.
Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te
njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun." (4/142)
"Më jep dhjetë minuta më tepër... më jep dhjetë minuta më tepër...
Oh! Unë humba sabahun... oh jo. Do të falem pas mëngjesit... Më jep
dhjetë minuta. Më jep dhjetë minuta...".
Një karakteristikë e hipokritëve; kur ata arrijnë për të shtypur
butonin dembelosen, ata përjetojnë një gjendje nifaku ose
hipokrizie. Allahu na mbroftë. Allahu na mbroftë ne nga shfajësimet
për të mos ndjekur veprat tona. Një kanadez mund të thotë është
shumë ftohtë. Një afrikan mund të thotë është shumë nxehtë. Të dy e
shfajësojnë veten për të mos bërë vepra të mira. Ishte verë në
shkretëtirë gjatë luftës së Tabukut dhe me një largësi prej shtatë
orësh me makinë nga Medina në Tabuk. Profeti, paqja dhe bekimet e
Zotit qofshin mbi të, i grumbulloj ushtritë e tij për një
ekspeditë, që atëherë do të zgjaste me muaj.
Allahu thotë:
"Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen
e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të
luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe
thanë: "Mos dilni (në luftë) në vapë!" Thuaju: "Zjarri i xhehennemit
ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!" (9/81)
Ibën el-Xheuzi ka thënë: "Unë kurrë nuk kam parë diçka më të
trishtueshme për mua sesa një komunitet njerëzit e të cilit nuk
punojnë për kundër aftësisë së tyre për të vazhduar!!"
Hytbja e dytë
Konsekuencat e dembelizmit mund të jenë shumë të dëmshme. Disa nga
ju mund të shohin një person i cili tregon një interes të sinqertë
për islamin. Ai person mund të jetë gati ta thotë shehadetin kur
shejtani e kap atë. Një shfajësim që shejtani i sjell në mendjeështë: "Ti duhet të kuptosh Kur'anin më përpara". Pra, ai që do të
bëhej mysliman është i bindur që e do islamin por ndoshta kërkohet
studim i mëtejshëm. Dhe kështu ai ose ajo e vonon kthimin tek Allahu
dhe ashtu si koha ikën ata nuk e kanë më atë entuziazëm.
E njëjtë në këtë, myslimanët që kërkojnë të pendohen tek Allahu, i
japin vetes kohë duke thënë: "Më lër të pres derisa të paguaj
shtëpinë (që kam me kamatë) ose të paguaj kamatën e universitetit...
më lër të pres derisa ta bëj këtë, më lër të pres pastaj do të
pendohem tek Allahu". Por nuk ecën ashtu sepse koha kalon dhe
gjynahet shtohen, zemra vazhdon të dobësohet dhe të dobësohet. Një
kohë do të vij kur personi e di shansin e fundit, por zemra mund të
jetë vulosur. Dhe ashtu siç Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e
Zotit qofshin mbi të, ka thënë: "Garoni për vepra të mira përpara
se t'ju vij një fitne, (një test) që do të bier përmbi ju si më e
errta nga netët e errëta"
A nuk janë sprovat të dukshme përreth nesh?
Shikoni skemën e edukimit islam. Dijetarët e dalluar që ne njohim
janë me dhjetëra. Dija fetare po ikën prej nesh. Nëse e ke mundësinë
të marrësh pjesë në një tubim ose një ligjërata islame, duhet të
vraposh që tani. Mund të jetë mundësia e fundit ose nuk mund t'ju
krijohet një mundësi tjetër. Fitneja do të vijë dhe ju duhet të
mbijetoni me atë dije që ju keni. Ndoshta dija që ju posedoni mund
të jetë e mjaftueshme për të mbijetuar ndoshta jo. Pasojat janë
tepër të rënda dhe mund të çojnë në xhehenem. Allahu na mbroftë.
Pikturoni në mendje këtë analogji: Në Australi ka peshkaqenë që
gjuajnë afër bregdetit. Për të paralajmëruar njerëzit që lahen nga
rreziku i afërt, ata përdorin një bilbil që fërshëllen kur një
peshkaqen afrohet. Tani imagjinoni nëse ju ndjeheni të lodhur ose
jeni duke luajtur, duke u përpjekur sesa mund të mbani frymën në
ujë. Ju nuk e ndieni bilbilin. Të gjithë kanë dalë në breg, ata
bërtasin për ty që të nxitosh por ju jeni dhjetë minuta larg bregut.
Si mund t'ia arrini? A mund të arrish? Vetëm Allahu e di me siguri
të plotë por ajo është çfarë dembelizmi ju bën, jo vetëm që ju bën
të dobët por gjithashtu të pashpresë për atë që duhet të bësh në
mënyrë që të shpëtosh.
Por sot është një ditë e re dhe me ndihmën e Allahut ju dhe unë mund
të mësojmë sesi ta heqim qafe atë dembelizëm. Ne do të punojmë me
energji të rigjallëruar, për tu përpjekur për t'ju kthyer Allahut.
Këta janë disa teknika për tu përdorur:
Hapja e gojës promovon dembelizmin.
Hapja e gojës është prej Shejtanit. Kur na vjen, duhet ta luftojmë.
Përkundër çfarë librat shkollorë mbi mjekësinë thonë, se keni nevojë
për oksigjen përmes hapjes së gojës, është Profeti ynë i cili na ka
këshilluar të mbulojmë gojën dhe ti rezistojmë hapjes së saj dhe të
mos lëmë asnjë zë të dalë jashtë. Jo "Ahsss".
Ngrënia 1/3-tës
Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, na ka mësuar
metodën për të ngrënë 1/3. Ju nuk keni nevojë për shumë për të
mbajtur veten, pak kafshata zakonisht mjaftojnë por nëse doni të
hani një gjellë atëherë 1/3 është numër i rëndësishëm. Një e treta
duhet të jetë ushqim, një e treta ujë dhe një e treta frymë. Kuptoni
që një nga hilet më të mbrapshtë të Shejtanit është inkurajimi i
njerëzve për të mbushur barqet e tyre përtej kapacitetit. Sa herë
keni ngrënë një vakt të madh vetëm se keni filluar të keni gjumë
pastaj? Dhe sa herë ky gjynah ju ka larguar nga adhurimi i Allahut?
Kaloni kohën me njerëz energjik.
Allahu thotë:
"Bëhu i durueshëm me ata njerëz të cilët thërrasin për tek Zoti i
tyre... në mëngjese dhe mbrëmje"
Kur e shikoni një person që falet vazhdimisht, gjithmonë në një
gjendje adhurimi dhe dhikri për Allahun, ju i thoni atij: "Ej vëlla/
Ej motër, shkojmë të hamë? Unë kam dëshirë të rri me ty". Ushqehu
nga energjia e tyre. Nëse dembelët ju rrethojnë, distancojeni veten
nga ata ose bëni davet, inkurajoni për mirë.
Bëj si Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, kërko
vazhdimisht mbrojtje tek Allahu nga dembelizmi që shejtani kërkon të
sëmurë muslimanët. Kur të arrish atë butonin e dembelizmit
aka "butonin e shejtanit" dije se të është vënë një kurth kundër
teje dhe kërko prej Allahut mbrojte. Ti pastaj do të kesh energji të
mjaftueshme për ta falur mëngjesin në kohë. Së fundmi ju duhet ta
dini se dembelizmi është një gjendje mendore.
Në përfundim, ne duhet të themi që ajo që i lidh të gjitha këto së
bashku është sinqeriteti. |