Shejh Selman el-Audah
Përktheu Ardit Kraja
Njëherë ndërsa po i flisja disa të rinjve rreth teknologjisë dhe
revolucionit të informacionit që tani po e përjetojmë, njeri nga
audienca ime më habiti me një pyetje. Ai tha: "A janë këto shkenca
fizike, teknike, industriale me të vërtetë të nevojshme në islam?
Studimi i të tilla gjërave a na afron afër Allahut?
Nga mënyra sesi e bëri pyetjen dukej se ai e kishte përgjigjen në
mendjen e tij. Ai, më vonë më tregoi, kishte qenë i bindur që
shkencat laike e largojnë një person nga Allahu dhe nga suksesi në
Ahiret.
Ky zakon është një arsyet më të mëdha pse bota myslimane vuan nga
prapambetja teknologjike. Ideja që dituria duhet të kufizohet të një
numër i veçantë i disiplinave fetare dhe duhet të fokusohet mbi një
paketë çështjesh shumë të veçanta, është një ide që është në
kundërshtim me vetë shpirtin e islamit. Fjala e parë që ju shpall
Muhammedit ishte "Lexo!". Ky është një urdhër madhështorë. I tregon
njerëzve të cilët janë deri në grykë në një llucë shpirtërore dhe
materiale për ta tërhequr veten tek niveli ku ata mund të bëhen
zëvendës të denjë të Allahut në tokë dhe për të marrë detyrë për
zhvillimin e botës së tyre. Kjo është detyrë që kërkon dituri, fuqi,
industri, dashuri dhe besim për ta kryer.
Ky urdhër për të lexuar i drejtohet mendjeve tona. Na tregon
rëndësinë e diturisë. Sa e mrekullueshme është që fjala e parë që u
shpall nga Kur'ani ishte urdhri "Lexo!". Sa fatkeqësi e njëjtë është
që muslimanët janë njerëz që i janë larguar leximit. Të gjitha
studimet dhe vëzhgimet që janë bërë në nivelin global porsa i përket
leximit tregojnë që muslimanët kanë nivelin më të lartë të
analfabetizmit në botë. Përsa i përket atyre që lexojnë, qëllimi i
përgjithshëm dhe thellësia e leximit të tyre është i varfër.
Kjo kulturë e nënvlerësimit të shkencave dhe shikimit të tyre si të
kundërt me shpirtin islam është arsyeja pse civilizimi myslimanështë mbrapa pjesës tjetër të botës sot në shkencë, teknologji dhe
prodhim.
Allahu thotë: "A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne
nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe
nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka
edhe shumë të zeza. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po
ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga
robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është
mëkatfalës". [Sura Fatir: 27-28]
Këto vargje i referohen subjekteve si rregullin e shiut, frytet me
ngjyrat e tyre të shumëllojshme, llojet e maleve, speciet e ndryshme
të kafshëve dhe variacionet që ekzistojnë midis qenieve njerëzore.
Këto vargje na tregojnë ne në gjuhën më të qartë që njerëzit mund të
kenë, me virtytin e kësaj diturie, një mjet për të arritur besimin
më të madh tek Allahu dhe një vetëdije të madhështisë dhe madhërisë
së Tij. Nga ku, pastaj, njerëzit vijnë me idenë që dituria e botës
fizike nuk ka mundësi për t'i afruar ata më afër Allahut?
Nëse ne shikojmë me kujdes tek këto vargje, ne mund të shohim që ata
i referohen çështjeve të çdo shkence të kaluara dhe të tashmet – që
nga astronomia dhe gjeologjia tek zoologjia, botanika dhe
antropologjia. Shkencat e tilla janë "materialet bruto" nga të cilat
zhvillimet teknologjike përparojnë.
Kur ne e konsiderojmë rëndësinë që Kur'ani i jep këtyre shkencave, është e çuditshme të shohim që shoqëritë bashkëkohore myslimane janë
më të distancuarat nga të gjitha civilizimet e botës prej atmosferës
së garës për teknologjinë. Megjithëse, ne kemi një trashëgimi të
pasur që na jep çdo arsye dhe mundësi për të zhvilluar civilizimin
tonë, ne jemi për fat të keq më të papërgatiturit e të gjithë
popujve të botës në hypjen tek treni i progresit që është duke
lëvizur përpara me një shpejtësi në rritje dhe që nuk pret askënd.
Islami ka një sjellje shumë të favorshme ndaj diturisë dhe të gjithë
formave të kërkimeve shkencore. Kur'ani është i qartë në inkurajimin
e mësimit. Në të njëjtën kohë, inkurajon leximin dhe meditimin e
mbështetur me përkujtimin e Allahut, kështu që ne do të jemi të
aftë t'i qëndrojmë larg devijimit material dhe moral.
Pyetja që duhet të bëjmë me urgjencë të madhe është kjo: Pse
muslimanët e sotëm janë larguar aq shumë kërkimit shkencorë dhe
teknologjik? Pse nuk po e marrin ata inkurajimin që e gjejmë në
Kur;an dhe në traditëne Profetit, Muhammed, për krijimtarinë,
produktivitetin dhe zhvillimin e shoqërisë?
Ne duhet ta lexojmë Kur'anin dhe traditën e Profettit, Muhammed, për
të gjitha aspektet e jetëve tona, për të gjitha punët tona qoftë si
agrikulturor, prodhues, doktorë dhe shkencëtarë.
S'ka dyshim, që distancimi i veteve tona nga udhëzimi fetarë përsa i
përket vlerës së diturisë është një gabim serioz. Allahu e krijoi
njerëzimin dhe ofroi për ne çdo gjë në tokë.
Allahu thotë: "Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka
në tokë, pastaj vullnetin e vet ai drejtoi qiellit dhe i përsosi ata
shtatë qiej. Ai është i gjithëdijshmi për çdo gjë".[Sura el-Bekare:
29]
Po kështu, Allahu na ka bërë ne për të jetuar në këtë tokë. Ai
thotë: "....Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të
tij....". [Sura Hud 61]
Allahu i dha njerëzimit sundimin mbi tokë me virtytin e diturisë dhe
arsyes me të cilën i begatoi. Ne angazhohemi në agrikulturë dhe
përpunim të drurit me çfarë toka jep prej vetes. Ne, pra, na është
dhënë përgjegjësia për tu kujdesur për tokën. Ne jemi të inkurajuar
për të parë fenomenin e krijimit për të dalluar ligjet dhe veçoritë
që Allahu ka vendosur aty, duke përfshirë karakteristikat dhe
shkaqet që qeverisin ngritjen dhe rënien e civilizimeve. Allahu e
bëri të gjithë këtë një mjet për të pasuruar jetët tona shpirtërisht
dhe materialisht.
Allahu na dërgoi Kur'anin të jetë kriter për ne për tu aplikuar në
të dyja jetët atë materiale dhe shpirtërore. Mësimet e tija janë për
prosperitetin tonë material ashtu si edhe për mirëqenien në Ahiret.
Kjo është pse ka vargje në Kur'an rreth mendimit, meditimit dhe
investigimit, siç ka pre atyre që kanë lidhje me ligjin islam dhe
doktrinën fetare. Me të vërtetë, Allahu na tregoi që Ai ".....Ne e
kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për
njerëzit...". [Sura Hadid: 25]
Në këtë varg, Allahu tregon sesa dobi i jep hekuri njerëzimit për
shkak se ne prodhojmë prej tij aq shumë vegla dhe mekanizma. Në
fakt, hekuri është esencial për teknologjitë dhe makineritë tona më
moderne.
Kërkimi i çdo dije të duhur dhe të dobishme na afron ne me Allahun
dhe na jep ne begatitë e Tij, aq gjatë sa lehtëson banimin e
njerëzimit dhe menaxhimin e tokës dhe vendosjen e besimit në të.
Ashtu siç juristi el-Maëardi e ka thënë: "...çdo gjë që na ndihmon
ne për të kuptuar detyrat tona dhe për të zhvilluar një jetë të
civilizuar mbi tokë". Kjo përfshin dijen islame ashtu si edhe
dituritë e ndryshme në fushat e mjekësisë, përpunimit të drurit,
tregëtisë, teknologjisë dhe kulturës. Të gjitha këto lloje të
diturisë i japin dobi njerëzimit dhe na ndihmojnë për të përmbushur
detyrat tona si zëvendës të Allahut mbi tokë. Kuptimi në vetvetet
tona për inkurajimin që i jep islami kërkimit të dijes dhe
zhvillimin e aftësive tona teknike është vetëm fillimi. Ne duhet të
shkojmë më tej dhe të fusim në shoqëritë tona një vetëdije islame
për rëndësinë e progresit teknologjik dhe nevojën për të mbështetur
zhvillimin teknologjik dhe krijimtarinë. Kjo ka nevojë të
inkurajohet në shkallë shoqërore përmes lavdërimit dhe mirënjohjes
publike të atyre që janë shpikës. Po ashtu ka nevojë të mbështetet
financiarisht përmes bursave shpërblyese, çmimeve etj... Pastaj
duhet që të ofrohet më tek kërkesat materiale dhe infrastruktura
për zhvillimin teknologjik. E gjitha kjo kërkon kombinimin dhe
menaxhimin mbi një nivel institucional, kështu që kontributet
teknologjike të botës myslimane të mund të zhvillohen efektivisht
dhe energjitë krijuese të muslimanëve të zgjerohen në maksimum.
Ne duhet të vendosim qendra për kërkimin dhe për të mbajtur
konferenca dhe seminare për të përkufizuar dhe më tej zhvilluar
kërkimet dhe strategjitë zhvillimore. Ne kemi nevojë të shkojmë
direkt në luftë me prapambetjen shkencore, teknologjike dhe
intelektuale që vazhdon të kërcënojë botën myslimanet. Ne te njejten
menyre ne duhet të zhvillojmë ligjet dhe procedurat e nevojshme për
të mbrojtur të drejtat intelektuale të shpikësve dhe mendimtarëve.
Ne kemi nevojë që të bëjmë çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit
tonë krijues.
Detyra e zhvillimit të një ambienti për të mirëpritur zhvillimet
teknologjike ka dimensione kulturore, akademike dhe gjithashtu
politike. Një liri më e madhe është e nevojshme ashtu si edhe
transparenca politike. Ne kemi nevojë të ndryshojmë shoqëritë tona
nga shoqëri konsumatore që importojnë mallrat nga kudo tek një
shoqëri prodhuese që shet dhe eksporton frytet e vetë industrisë së
tyre të tjerëve.
Ne i kërkojmë Allahut që të na e shtojë diturinë dhe vetëdijen, të
të dyja kulturës dhe shkencës, dhe të na sjellë ne një të kuptuar të
drejtë të islamit për të integruar vlerat tona islame dhe progresin
teknologjik në një mënyrë të harmonishme dhe prodhuese. |